ATV

Category: Lajme

  • Shqipëria paralajmëron qytetarët të shmangin udhëtimet drejt Lindjes së Mesme

    Shqipëria paralajmëron qytetarët të shmangin udhëtimet drejt Lindjes së Mesme

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë përditësoi njoftimin për situatën në Lindjen e Mesme, duke theksuar se, për shkak të përshkallëzimit ushtarak në rajon, gjendja e sigurisë mbetet e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme.

    Autoritetet shqiptare këshillojnë shtetasit të shmangin çdo udhëtim drejt vendeve të rajonit deri në një njoftim të dytë.

    Ndërkohë, qytetarët që ndodhen aktualisht atje, duhet të tregojnë vigjilencë maksimale dhe të shqyrtojnë mundësinë e largimit përmes linjave ajrore, për aq kohë sa ato vijojnë të jenë funksionale.

    Ministria u bën thirrje qytetarëve të ndjekin vetëm burime zyrtare dhe mediatike të besueshme, të respektojnë udhëzimet e autoriteteve lokale, të mbajnë dokumentet e udhëtimit dhe mjetet e komunikimit të gatshme, si dhe të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike dhe konsullore shqiptare në rast nevoje.

    Ajo paralajmëron gjithashtu se, në rast të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës, mbyllja e hapësirës ajrore në një perimetër më të gjerë mbetet mundësi reale, ndërsa fluturimet mund të anulohen pa paralajmërim.

     

  • A do ta votonte Osmanin për presidente, Zemaj: Ta shohim

    A do ta votonte Osmanin për presidente, Zemaj: Ta shohim

    Deputeti i Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se subjekti i tij politik ka shumë figura që do t’i rekomandonte për postin e presidentit të vendit.

    “Ka shumë emra që do t’i kisha rekomandu për president nga LDK-ja. Ka meritor prej të parit e deri te anëtari i fundit, e meriton,” ka thënë Zemaj.

    I pyetur nëse do ta votonte Vjosa Osmani për presidente, Zemaj ka dhënë një përgjigje të rezervuar.

    “Njëherë për njerëzit e LDK-së, e atëherë ta shohim,” është shprehur ai.

    Deklarata e Zemajt vjen në kohën kur në skenën politike po diskutohen emra të mundshëm për postin e presidentit, ndërsa mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi përfundimtar i LDK-së në lidhje me këtë çështje.

  • OKB konfirmon dëmtime në objektin bërthamor të Iranit pas bombardimeve amerikano-izraelite

    OKB konfirmon dëmtime në objektin bërthamor të Iranit pas bombardimeve amerikano-izraelite

    Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së konfirmoi dëmtime në një impiant pasurimi karburanti në Iran – konfirmimi i parë i dëmtimeve në objektet bërthamore të vendit që nga nisja e sulmeve ushtarake nga SHBA-ja dhe Izraeli ndaj Iranit.

    Impianti i Pasurimit të Karburantit në Natanz – një nga instalimet më të ndjeshme bërthamore të Iranit – ka pësuar “dëmtime në ndërtesat hyrëse”, sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), duke cituar imazhe të fundit satelitore.

    Nuk ka pasur pasoja radiologjike dhe “asnjë ndikim shtesë” nuk është konstatuar në vetë impiantin, shtoi IAEA. Të hënën, shefi i IAEA-s, Rafael Grossi, tha se “nuk ka indikacione” që ndonjë instalim bërthamor në Iran të jetë goditur.

    Fotot satelitore treguan goditje në një magazinë të madhe dhe në dy ndërtesa më të vogla, dykatëshe, më herët të martën, sipas analizës së CNN mbi imazhet nga kompania e inteligjencës hapësinore Vantor.

    Bombardimet amerikane ndaj objekteve bërthamore në Iran qershorin e kaluar ndërprenë energjinë elektrike në pjesë të këtij kompleksi të fortifikuar rëndë, i cili ka gjashtë ndërtesa mbi tokë dhe tre nëntokësore, dy prej të cilave mund të strehojnë 50 mijë centrifuga, sipas organizatës jofitimprurëse Nuclear Threat Initiative (NTI).

  • U largua nga shtëpia pasi debatoi me nënën, gjendet pas 24 orësh 11-vjeçari në Tiranë

    U largua nga shtëpia pasi debatoi me nënën, gjendet pas 24 orësh 11-vjeçari në Tiranë

    Është gjetur pas 24 orësh 11-vjeçari që kishte humbur kontaktet me familjarët.

    Ai u gjet në Portin e Durrësit, ndërsa ende nuk dihet si ka shkuar deri atje.

    Sipas informacioneve, i mituri u largua nga shtëpia për në shkollë pas një debate me nënë e tij, mirëpo nuk u paraqit në shkollë, raporton Top Channel.

    Ai jetonte me të ëmën në zonën e Freskut, Tiranë, pasi prindërit ishin divorcuar.

  • Pas takimit Kurti-Abdixhiku, mblidhet grupi parlamentar i LDK-së

    Pas takimit Kurti-Abdixhiku, mblidhet grupi parlamentar i LDK-së

    Grupi parlamentar i LDK-së do të mblidhet për të diskutuar çështjen e presidentit.

    Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala konfirmoi takimin në selinë e partisë, ndërkohë që tha se ende nuk janë informuar mbi diskutimin që kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku pati sot me kryeministrin, Albin Kurti për çështjen e presidentit.

    Kurti foli shkurt pas takimit.

    Ai tha se takimi me Abdixhikun, i treti me radhë ishte “konstruktiv”, por nuk dha më shumë detaje.

    “Takimi shkoji në atmosferë konstruktive, mirëpo kur ka diçka të re do të ju njoftojmë. Ende nuk i kemi zgjidhjet mirëpo do të ju njoftojmë së shpejti”, tha Kurti.

    Kurti e Abdixhiku u takuan edhe ditën e djeshme.

  • ​I akuzuari për plagosjen e dy personave në Vushtrri deklarohet i pafajshëm në seancën fillestare

    ​I akuzuari për plagosjen e dy personave në Vushtrri deklarohet i pafajshëm në seancën fillestare

    Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, është mbajtur, seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarit Sh.B., i ngarkuar me veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Mbajtje e paautorizuar e armëve” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

    Në seancën e mbajtur më 02.03.2026, ai nuk e pranoi fajësinë, kështu e ka bërë të ditur, zëdhënësja e gjykatës, Hateme Haxhaj, raporton KosovaPress.

    “Meqenëse i pandehuri nuk e ka pranuar fajësinë për veprat penale sipas aktakuzës, Kryetari i trupit gjykues e ka njoftuar se brenda 30 ditëve nga dita e shqyrtimit fillestar mund të paraqes kundërshtimet ndaj provave të propozuara ose kërkesën për hedhjen e aktakuzës,” tha Haxhaj.

    Ajo ka thënë se, masa e paraburgimit ndaj të pandehurit është caktuar në procedurë paraprake dhe vlen deri më 19 mars.

    Prokuroria Themelore – Departamenti i Krimeve të Rënda kishte ngritur aktakuzë më 16 shkurt 2026 për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë”, “Mbajtja e paautorizuar e armëve” dhe “Asgjësimi ose dëmtimi i pasurisë”.

    Sipas aktakuzës, “Sh.B. ka tentuar të privojë nga jeta 16-vjeçaren E.V. dhe M.V., duke shtënë me pushkën gjysmë automatike në oborrin e shtëpisë së tij. Nga të shtënat, e mitura E.V. është plagosur në shpatullën e majtë dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ku sipas mjekëve gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë”.

    Policia kishte konfiskuar dhjetë fishekë dhe ka raportuar se predhat kanë dëmtuar një automjet në pronësi të I.B. dhe një dritare të banesës së pronarit L.Sh.

    Ngjarja ishte raportuar më 27 nëntor 2025, kur një person dyshohet të ketë shtënë dy herë me armë zjarri ndaj një familjeje në Vushtrri, duke plagosur një vajzë të mitur.

  • Haxhiu takon ambasadoren e Finlandës, flasin për bashkëpunimin e qëndrueshëm mes dy vendeve

    Haxhiu takon ambasadoren e Finlandës, flasin për bashkëpunimin e qëndrueshëm mes dy vendeve

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka takuar sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.

    Në këtë takim ato kanë diskutuar për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve.

    Kryeparlamentarja i ka shpreh mirënjohje ambasadorës për kontributin e Finlandës në proceset e shtetndërtimit dhe fuqizimin e institucioneve demokratike.

    “Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.Në takim u diskutua për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve, mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për zhvillimin demokratik të Kosovës, si dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin parlamentar në të ardhmen.Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për kontributin e Finlandës në proceset e shtetndërtimit dhe fuqizimin e institucioneve demokratike”, thuhet në njoftim.

  • Gjykata e Posaçme cakton seancën e parë për Erion Veliajn

    Gjykata e Posaçme cakton seancën e parë për Erion Veliajn

    Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 9 mars, ora 09:30, për seancën e parë të procesit gjyqësor ndaj kryetarit të Tiranës, Erion Erion Veliaj dhe 29 të bashkëpandehurve.

    Siç raporton A2, Gjykata e Posaçme vendosi më 9 shkurt të kalojë për gjykim dosjen ndaj Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe 28 personave të tjerë të akuzuar në dosje.

  • Çmimet e naftës dhe gazit natyror rriten sërish për shkak të shqetësimeve mbi furnizimin, bursat bien

    Çmimet e naftës dhe gazit natyror rriten sërish për shkak të shqetësimeve mbi furnizimin, bursat bien

    Çmimet e naftës dhe gazit natyror vazhduan tw rriten të martën, ndërsa shtohen shqetësimet se konflikti i vazhdueshëm në Lindjen e Mesme, një rajon kyç prodhues karburantesh, mund të kërcënojë furnizimet globale.

    Kontraktet e ardhshme të Brent, indeksi global i naftës, u rritën me 6% në 82 dollarë për fuçi, sipas të dhënave të FactSet, pas një rritjeje një ditë më parë kur ato u vendosën në nivelin më të lartë që nga qershori 2025. WTI, indeksi amerikan, u rrit me 6% në 75.6 dollarë të martën.

    Ndërkohë, kontratat e ardhshme të gazit natyror europian u rritën me 34% në rreth 59 euro për megavat orë, të shtyra më lart nga vendimi i prodhuesit më të madh të gazit të Katarit për të ndaluar prodhimin pasi Irani shënjestroi infrastrukturën energjetike në shtetin e Gjirit.

    Lëvizjet e çmimeve pasqyrojnë shqetësimet se konflikti SHBA-Izrael me Iranin, që tani hyn në ditën e katërt, mund të frenojë eksportet e naftës dhe gazit natyror nga Lindja e Mesme. Ngushtica e Hormuzit, një korridor i rëndësishëm transporti që anashkalon Iranin, është mbyllur në mënyrë efektive, duke lënë pak mundësi të tjera për transportimin e mallrave jetësore në tregjet globale.

    Ankthi në rritje u përhap në tregjet e aksioneve në mbarë botën. Indeksi Kospi i Koresë së Jugut kryesoi humbjet në Azi të martën, duke rënë më shumë se 7% në mbyllje. Indekset e aksioneve në Japoni dhe Hong Kong gjithashtu përfunduan më poshtë.

    Në Europë, FTSE 100 i Londrës ra me 2.7% në tregtinë e mëngjesit. Dax i Gjermanisë ra me 3.4% dhe indeksi CAC i Francës ra me 2.8%. Kontratat e ardhshme amerikane gjithashtu treguan për një hapje ndjeshëm më të ulët.

  • Rritet në 787 numri i të vdekurve në Iran nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit

    Rritet në 787 numri i të vdekurve në Iran nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit

    Numri i të vdekurve nga sulmet e vazhdueshme SHBA-Izrael ndaj Iranit është rritur në 787, tha Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane, transmeton Anadolu.

    Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar në rrënojat e ndërtesave të bombarduara, tha organizata në një deklaratë me shkrim të cituar nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve Tasnim.

    Nuk u dha asnjë informacion në lidhje me numrin e të plagosurve.

    SHBA-ja dhe Izraeli vazhduan sulmin në shkallë të gjerë ndaj Iranit që nga e shtuna, duke vrarë disa udhëheqës të lartë iranianë, përfshirë udhëheqësin suprem Ali Khamenei dhe zyrtarë të lartë ushtarakë.

    Në përgjigje, Teherani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin si dhe vendet e Gjirit, të cilat janë shtëpi të aseteve amerikane.