ATV

Category: Lajme

  • Basha dorëzohet përfundimisht, i jep Berishës faqen zyrtare të PD në “Facebook”

    Basha dorëzohet përfundimisht, i jep Berishës faqen zyrtare të PD në “Facebook”

    PD-ja njoftuar se ka marrë kontrollin edhe të faqes së Facebook me 320 mijë ndjekës, të quajtur “Demokratët Euroatlantikë”, faqe e cila më pak ka qenë me emrin Partia Demokratike e Shqipërisë.

    “Partia Demokratike e Shqipërisë lajmëron ri-aktivizimin e faqes tonë origjinale në Facebook. Në vijim të vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (Vendimi Nr. 723, datë 11 Qershor 2024), i cili konfirmoi të drejtat ligjore mbi emrin, vulën dhe simbolet e Partisë Demokratike të Shqipërisë, bëjmë me dije se emërtimi i përkohshëm në faqen e Facebook, “Demokratët Euroatlantikë” do të ndryshohet në “Partia Demokratike e Shqipërisë” për të reflektuar emrin e ligjshëm të institucionit”, thuhet në njoftim të shpërdarë në këtë faqe.

    Rikthimi i Sali Berishës në Partinë Demokratike në vitin 2022 bëri që kjo forcë politike të kalonte në një kalvar të gjatë procesesh gjyqësore, jo vetëm për drejtimin, por edhe për vulën dhe simbolet.

    Pas disa seancash në të gjitha shkallët e gjyqësorit, Basha u largua dhe krijoi partinë e tij, duke mbajtur një pjesë të simboleve.

    Tani, gati një vit pas zgjedhjeve të 2025, ish-kreu i PD-së ka vendosur të heqë dorë edhe nga i fundit simbol që e lidhte me partinë që drejtoi për më shumë se tetë vjet, faqen zyrtare të Facebook.

  • Kryediplomati kroat: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë më 1999 shpëtoi jetë

    Kryediplomati kroat: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë më 1999 shpëtoi jetë

    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Kroacisë, Gordan Grliq Radman, duke komentuar situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe rikujtoi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999, duke theksuar se ajo parandaloi një katastrofë humanitare edhe pse nuk kishte mandat të Kombeve të Bashkuara.

    Ai tha se që nga viti 1945 në botë kanë ndodhur rreth 170 konflikte pa mandat të OKB-së dhe se veprimi operacional i kësaj organizate është penguar shpesh nga vetoja në Këshillin e Sigurimit, raporton HRT.

    Ai ka foli për situatën me Kosovën në vitin 1999 dhe ndërhyrjen e NATO-s, me të cilën u parandalua një katastrofë humanitare dhe u shpëtuan shumë jetë, edhe pse nuk kishte mandat të OKB-së.

    Komentet ai i bëri pas mbledhjes së kryesisë së Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), ku u diskutua për zhvillimet në Lindjen e Mesme, si dhe për vendimin e presidentit Zoran Milanoviq për tërheqjen e ushtarëve kroatë nga Iraku dhe një nga Libani.

    Grliq Radman theksoi se Kroacia, si anëtare e OKB-së dhe e NATO-s, ka detyrime të caktuara ndërkombëtare, duke shtuar se përmes misioneve ndërkombëtare vendi tregon solidaritet, njësoj siç kishte përshëndetur praninë e forcave ndërkombëtare gjatë Luftës së Atdheut.

    Duke komentuar sulmet ndaj Iranit, ai tha se thirrjet ndërkombëtare për ndalimin e programit iranian të raketave balistike dhe atij bërthamor nuk kanë dhënë rezultat, ndërsa shprehu keqardhje për mungesën e fleksibilitetit dhe besueshmërisë së negociatorëve iranianë, gjë që, sipas tij, çoi në ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit. /rtk

  • MPJD: Katari do t’ua mbulojë shpenzimet e akomodimit turistëve të bllokuar, përfshirë edhe qytetarët e Kosovës

    MPJD: Katari do t’ua mbulojë shpenzimet e akomodimit turistëve të bllokuar, përfshirë edhe qytetarët e Kosovës

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se autoritetet e Katar do të mbulojnë shpenzimet e akomodimit në hotel për turistët që kanë mbetur të bllokuar në vend, si pasojë e rrethanave aktuale dhe kufizimeve të përkohshme të udhëtimit.

    Sipas njoftimit, vendimi ka hyrë në fuqi më 28 shkurt dhe do të mbetet në fuqi deri në rifillimin e operacioneve në aeroport dhe rihapjen e hapësirës ajrore.

    “Masa vlen edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen aktualisht në Katar dhe nuk kanë mundësi të largohen përkohësisht nga territori i këtij shteti”.

  • Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ftohet në gjykatë për banerin e Krishtlindjes

    Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ftohet në gjykatë për banerin e Krishtlindjes

    Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, është ftuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm/Divizioni për Kundërvajtje, për t’u paraqitur më 4 mars 2026, në ora 10:30, lidhur me “Mospërfillja e urdhrave të ligjshëm”.

    Lajmin për KosovaPress e konfirmoi zëdhënësja e gjykatës, Hateme Haxhaj.

    “Radojević është ftuar në cilësinë e të pandehurit ku ai do të dëgjohet lidhur me kundërvajtjen “Mospërfillja e urdhrave të ligjshëm”, për Rendin dhe Qetësinë Publike”- tha Haxhaj

    Ndërkohë, Radojeviq përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka pranuar thirrjen nga gjykata, duke e cilësuar rastin si raport për vendosjen e një banderole për Krishtlindje.

    “Kam marrë një thirrje nga gjykata në lidhje me raportin për vendosjen e një banderole për Ditën e Krishtlindjeve. Do t’i përgjigjem thirrjes, ndërsa banderola do të vendoset përsëri për Krishtlindjet e ardhshme”, ka shkruar ai.

    Zëvendëskomandantia për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për KosovaPress se Policia e Kosovës “i ka shqiptuar Radojeviqit tiketë për mosrespektim të urdhrit të zyrtarit policor”.

    Më 6 janar 2026, në prag të Krishtlindjes ortodokse, afër selisë së Listës Serbe, në Mitrovicën e Veriut, ishte vendosur një baner me mbishkrimin “Paqja e Zotit, Krishti u lind”.

  • Zelensky i ofron ndihmë Emirateve për t’u mbrojtur nga dronë iranianë

    Zelensky i ofron ndihmë Emirateve për t’u mbrojtur nga dronë iranianë

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se është ofruar të ndihmojë Emiratet e Bashkuara Arabe të mbrohen nga sulmet ajrore iraniane.

    Ukraina ka ndërtuar ekspertizë të konsiderueshme në kundërshtimin e dronëve Shahed të projektuar nga Irani, të cilët Rusia i ka lëshuar pothuajse çdo ditë në objektivat ukrainase që nga pushtimi i Moskës më shumë se katër vjet më pare, raporton Associated Press.

    Zelensky tha në X se foli në telefon me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, dhe “diskutuan se si mund të ndihmojmë” në mbrojtjen e jetëve në Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Të dielën, kryeministri britanik Keir Starmer tha se ekspertët ukrainas dhe britanikë do të punojnë së bashku për të ndihmuar vendet e Lindjes së Mesme të rrëzojnë dronë iranianë.

  • Sulme të reja amerikane dhe izraelite në Iran

    Sulme të reja amerikane dhe izraelite në Iran

    Raportimet nga Irani bëjnë të ditur se avionë luftarakë amerikanë dhe izraelitë kanë ndërmarrë sulme të reja ndaj një sërë objektesh ushtarake dhe të sigurisë në disa qytete të vendit.

    Sipas burimeve, në shënjestër kanë qenë selia e Inteligjencës së Gardës Revolucionare (IRGC) në Urmia, Gjykata Revolucionare dhe Publike në këtë qytet, baza “Unity” e IRGC-së në Paveh, si dhe i ashtuquajturi “qyteti i raketave” në Najafabad, në veri të provincës së Isfahanit.

    Ndërkohë, raportohet për fluturime të vazhdueshme të avionëve luftarakë edhe mbi zona të ndryshme të Teheranit, Shirazit dhe Isfahanit.

  • Lufta SHBA–Iran, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka indikacione për përkeqësim të situatës së sigurisë në Kosovë

    Lufta SHBA–Iran, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka indikacione për përkeqësim të situatës së sigurisë në Kosovë

    Pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe nisjes së përplasjes mes SHBA-së dhe Iranit, në rrjetet sociale janë shfaqur disa mesazhe që i bëjnë thirrje Iranit të ndërmarrë veprime kundër bazës ushtarake amerikane Bondsteel në Kosovë.

    Në lidhje me këto reagime dhe situatën e krijuar, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka deklaruar për RTV21 se nuk ka shenja që tregojnë për rritje të rrezikut apo destabilizim të sigurisë në vend.

    “Nuk ka indikacion për rritje të rrezikut të sigurisë, dhe shkrimet në portale për këtë çështje nuk mund t’i komentojmë.”

  • Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e plotë për pezullimin e Belinda Ballukut

    Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e plotë për pezullimin e Belinda Ballukut

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka zbardhur vendimin përfundimtar në lidhje me çështjen e pezullimit nga detyra të ish-zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga SPAK.

    Vendimi, u mor pas shqyrtimit të një mosmarrëveshjeje kompetence midis pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor. Konflikti nisi kur Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi masën e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Ballukun.

    Kryeministri i kërkoi Kushtetueses shfuqizimin e pezullimit, duke argumentuar se:

    1. Pezullimi cenon parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat ekskluzive të Kryeministrit dhe Presidentit për emërimin dhe shkarkimin e ministrave.

    2. Pezullimi shkel imunitetin e garantuar për anëtarët e Këshillit të Ministrave, të ngjashëm me imunitetin e deputetit, i cili nuk mund të pezullohet pa autorizimin e Kuvendit.

    Qëndrimet e institucioneve të tjera

    1. Kuvendi mbështeti kërkesën e Kryeministrit, duke argumentuar se pezullimi krijon vakum institucional.
    2. SPAK kundërshtoi, duke theksuar se masa është procedurale dhe nuk prek funksionimin e ministrisë.
    3. Presidenti la vendimin në dorë të Kushtetueses për interpretimin e masës në raport me ndarjen e pushteteve.

    Gjykata Kushtetuese u nda në dy qëndrime të barabarta (4 me 4):

    1. Një grup gjyqtarësh kërkonte që pezullimi të kushtëzohej me autorizim paraprak të Kuvendit, për të balancuar ndjekjen penale dhe funksionimin e ekzekutivit.
    2. Tjetri argumentonte se imuniteti nuk përfshin pezullimin, që prek individin dhe jo institucionin, ndaj nuk kërkohet autorizim nga Kuvendi.

    Në mungesë të shumicës prej 5 votash, Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e Kryeministrit dhe hoqi masën e pezullimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që kishin qenë të përkohshme gjatë shqyrtimit./EuronewsAlbania/

  • Quni për zgjedhjen e Osmanit presidente: Do të pajtohem me vendimin që merret në mbledhje

    Quni për zgjedhjen e Osmanit presidente: Do të pajtohem me vendimin që merret në mbledhje

    Pas takimit që pati me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit.

    Deputeti i kësaj partie, Anton Quni i pyetur për qëndrimin e tij për emrin e Vjosa Osmanit, dhe se a do ta votojë, ai tha se do ta shpreh në mbledhje diçka të tillë, ndërsa theksoi se do të pajtohet me çfarëdo vendimi që merret aty.

    “Do ta shpreh qëndrimin në organet e partisë, do ta shprehi brenda strukturave të partisë. Aty merret vendimi. Unë do të pajtohem me vendimin që do të merret”, tha deputeti i LDK-së.

    Sa i përket takimit Kurti-Abdixhiku, Quni tha se tani në mbledhje do t’i marrë informatat.

    “Tani do të marrim infomatat. Prandaj po mbahet ky takim, që t’i marrim informatat nga kryetari Abdixhiku”, tha Quni.

  • Lladrovci: Kosova është më e rëndësishme se secili politikan e parti politike

    Lladrovci: Kosova është më e rëndësishme se secili politikan e parti politike

    Gjendja shumë e debatueshme rreth emrit të presidentit, për Ramiz Lladrovcin është e lehtë, vetëm duhet vullnet politik.

    Postimi i Lladrovcit në fb:

    Njerëzit e vegjël bëjnë drama të mëdha. Kur ka vullnet, ma shpejtë zgjidhet presidenti se sa pihet një çaj. Kosova është më e rëndësishme se secili politikan e parti politike, sot e nesër!