ATV

Category: Lajme

  • Komuna e Mitrovicës ofron 10 cent subvencion për çdo litër qumështi të prodhuar

    Komuna e Mitrovicës ofron 10 cent subvencion për çdo litër qumështi të prodhuar

    Komuna e Mitrovicës ka vendosur subvencion prej 10 cent për çdo litër qumështi të prodhuar nga fermerët.

    Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Faton Peci, i cili tha se mbështetja për fermerët do të jetë e vazhdueshme dhe meritore.

    “Nga 0 cent në 10 cent për herë të parë, fermerët e Komunës së Mitrovicës do të subvencionohen për çdo litër qumësht. Zhvillimi i bujqësisë është prioriteti ynë. Ky vendim është vetëm fillimi i mbështetjes serioze në bujqësi”, ka njoftuar Peci.

  • Miratohet vendimi për bartjen e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së

    Miratohet vendimi për bartjen e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së

    Gjatë mbledhjes së pestë të qeverisë, u miratua propozim-vendimi për bartjen e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, e cila vepron në kuadër të ZKM-së, në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat Çlirimtare.

    Kryeministri Albin Kurti, në fjalën e tij bëri të ditur se kjo zyrë synon forcimin e përkujdesjes institucionale dhe koordinim më të drejtpërdrejt të politikave për kategoritë e dala nga lufta çlirimtare.

    “Bartja e zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së në kuadër të Ministrisë për Punë dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, synon forcimin e përkujdesjes institucionale dhe koordinim më të drejtpërdrejt të politikave për kategoritë e dala nga lufta çlirimtare”, tha ai.

    Pos tjerash, kryeministri tregoi se cilat punë do t’i atribuohen kësaj zyre.

  • Kapet në flagrancë gjatë një vjedhje në Prishtinë, i dyshuari arrestohet dhe dërgohet në mbajtje

    Kapet në flagrancë gjatë një vjedhje në Prishtinë, i dyshuari arrestohet dhe dërgohet në mbajtje

    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi është kapur në flagrancë duke kryer vjedhje gjatë orëve të mbrëmjes.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e policisë ka bërë të mundur arrestimin e tij.

    Sipas policisë, i dyshuari është identifikuar dhe shoqëruar menjëherë në stacion policor.

    Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • Osmani shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe delegacionin e BIK’ut

    Osmani shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe delegacionin e BIK’ut

    Presidentja Vjosa Osmani ka shtruar iftar për kryetarin e Bashkësisë Islame Naim Tërnava dhe delegacionin e tij për nder të muajit të Ramazanit, ka njoftuar Presidenca.

    Në njoftim thuhet se Osmani theksoi se |zemërgjerësia që manifestohet këtë muaj është një kujtesë e fuqishme për rëndësinë e solidaritetit, të përulësisë dhe të përkushtimit ndaj njëri-tjetrit”.

    Më tej, Osmani shprehu falënderimin e saj të thellë për kontributin e vazhdueshëm të BIK-it, në kultivimin e vlerave të paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve tanë.

  • Ndalohet i dyshuari për kontrabandë me emigrantë në Pejë

    Ndalohet i dyshuari për kontrabandë me emigrantë në Pejë

    Një rast i dyshuar për kontrabandë me emigrantë është zbuluar në Pejë, pasi një automjet me targa vendore është ndaluar nga njësia patrulluese gjatë kontrolleve në terren.

    Në automjet ndodheshin katër persona shtetas të huaj.

    Sipas policisë, drejtuesi i automjetit dyshohet se po transportonte personat në mënyrë të kundërligjshme.

    Më tej, pas verifikimeve fillestare dhe identifikimit të pasagjerëve, rasti është trajtuar në koordinim me prokurorin kujdestar.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar, ndërsa ndaj katër shtetasve të huaj do të vijojnë procedurat e rregullta ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

  • Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja

    Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja

    Gazetari dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja është ndarë nga jeta para kohe.

    Dyshohet se shkak i vdekjes së 40-vjeçarit ka qenë një trombozë në sistemin e qarkullimit të gjakut. Lajmin e konfirmuan familjarët e tij.

    Lapardhaja u shqua për analizat e tij të drejtpërdrejta dhe kritike mbi zhvillimet politike në vend. Ai është autor librash, esesh dhe një numri të madh artikujsh.

    Namir Lapardhaja ishte një qytetar i angazhuar, që jetonte mes mësuesisë, gazetarisë dhe aktivizimit të tij si qytetar i denjë i Beratit.

  • Arrestohet në Jarinjë një person i kërkuar, kishte dy urdhëresa gjyqësore

    Arrestohet në Jarinjë një person i kërkuar, kishte dy urdhëresa gjyqësore

    Një person i kërkuar është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë, gjatë një kontrolli të realizuar nga njësitë policore.

    I dyshuari, shtetas i Serbisë, është ndaluar në bazë të urdhëresave aktive të lëshuara nga gjykata.

    Sipas policisë, ndaj tij ishin në fuqi dy urdhëresa arresti, të cilat janë verifikuar gjatë procedurave të kontrollit në kufi.

    Pas identifikimit, i dyshuari është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Sorensen takon zyrtarin e OKB-së, diskutohet zbatimi i Ligjit për të Huajt

    Sorensen takon zyrtarin e OKB-së, diskutohet zbatimi i Ligjit për të Huajt

    Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim me zyrtarin e lartë të OKB-së, ambasadorin Jean-Pierre Lacroix, ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në dialog dhe hapat e ardhshëm.

    Sorensen ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka informuar atë për marrëveshjen e fundit me Qeverinë e Kosovës lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt, duke theksuar se ajo u arrit në një frymë konstruktive dhe pragmatike.

    Më tej, ai ka theksuar nevojën për avancimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023, ndërsa ka paralajmëruar diskutime të reja në OKB gjatë javës së ardhshme për vijimin e procesit të dialogut.

  • Qeveria i kërkon Presidentes Osmani t’i japë autorizimin Gërvallës për një marrëveshje me Belgjikën në fushën e drejtësisë

    Qeveria i kërkon Presidentes Osmani t’i japë autorizimin Gërvallës për një marrëveshje me Belgjikën në fushën e drejtësisë

    Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit për ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale, me Qeverinë e Mbretërisë së Belgjikës.

    Kryeministri Albin Kurti e prezantoi këtë pikë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

    “Në frymën e thellimit të raporteve dypalëshe në fushën e Drejtësisë, sot para jush paraqesim për miratim propozimin e MD që Qeveria e Kosovës t’i rekomandojë presidentes dhënien e autorizimit ministres së Drejtësisë për nënshkrimin për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale me Qeverinë e Mbretërisë së Belgjikës”, tha ai.

    Ndërkaq, Gërvalla tha se kjo marrëveshje do të intensifikonte bashkëpunimin juridik në çështjet penale.

    “Në shërbim të forcimit të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale ka iniciuar lidhjen e marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale. Kemi zhvilluar negociatat me Ministrinë e Drejtësisë së Belgjikës dhe është arritur pëlqimi lidhur me tekstin e marrëveshjes. Qëllimi është baza ligjore dypalëshe”.

  • Ministria e Sportit dhe Rinisë shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Elif Sherifit

    Ministria e Sportit dhe Rinisë shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Elif Sherifit

    Me pikëllim të thellë, Ministria e Sportit dhe Rinisë ka reaguar pas lajmit për ndarjen e parakohshme nga jeta të Elif Sherifit, gazetare dhe zëdhënëse e KF Drita.

    Në telegramin e ngushëllimit, ministri Blerim Gashani ka theksuar se Elifi do të mbahet mend për profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin e saj të veçantë për gazetarinë dhe sportin. Ai vlerëson kontributin e saj të çmuar në promovimin e vlerave sportive dhe komunikimit publik, si dhe dashurinë e saj për futbollin dhe komunitetin, të cilat do të mbeten pjesë e kujtesës së përbashkët të të gjithë atyre që e njohën.

    “Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Sherifi, kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me Elifin. Kujtimi për të do të jetojë gjithmonë. U prehtë në paqe,” shkruhet në telegram.

    Ky reagim i Ministrisë pasqyron humbjen e madhe të një profesionisteje të respektuar dhe angazhimin e saj të palodhur në fushën e sportit dhe gazetarisë.