ATV

Category: Lajme

  • Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend hyjnor e disiplinim i shpirtit

    Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend hyjnor e disiplinim i shpirtit

    Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, kryeimami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim ef. Beqiri, ka mbajtur ligjeratë tematike kushtuar festës së Fitër Bajramit.

    Para besimtarëve myslimanë, kryemami tha se islami është rend hyjnor, sistem jete, formësim i ndërgjegjes e disiplinim i shpirtit.

    “Nuk ka Zot tjetër përpos Allahut”, u shpreh ai.

  • Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator me BE-në

    Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator me BE-në

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Jeton Zulfajn në pozitën e kryenegociatorit të Kosovës me Bashkimin Evropian.

    Sipas njoftimit të Qeverisë pak minurta para mesnate, Zulfaj do të udhëheqë dhe koordinojë procesin e integrimit evropian të vendit, në bashkëpunim me institucionet përkatëse shtetërore.

    Përveç kësaj, ai është caktuar edhe Koordinator kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje (RGF), duke marrë rolin kryesor koordinues për të gjitha çështjet që lidhen me këtë mekanizëm, përfshirë komunikimin me Komisionin Evropian dhe mbikëqyrjen e zbatimit të mbështetjes nga BE-ja.

    Ky vendim, sipas Qeverisë, plotëson kornizën ligjore që i mundëson Kosovës qasjen në fondet e Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian, nga i cili vendi pritet të përfitojë rreth 882 milionë euro në formë kredish dhe grantesh.

    Njoftimi i plotë:

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Jeton Zulfaj Kryenegociator të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian. Z. Zulfaj do të koordinojë procesin e integrimit evropian të Kosovës, i mbështetur nga strukturat përkatëse shtetërore.

    Z. Zulfaj u emërua gjithashtu Koordinator kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje (RGF), duke shërbyer si autoriteti kryesor koordinues në emër të Qeverisë për të gjitha çështjet që lidhen me këtë instrument, përfshirë rolin si pikë e vetme kontakti me Komisionin Evropian dhe mbikëqyrjen e zbatimit të mbështetjes së BE-së.

    Ky vendim kompleton kornizën ligjore për qasjen në fondet e Planit të Rritjes të BE-së, nga i cili Kosova pritet të përfitojë 882 milionë euro në kredi dhe grante.

  • Nexhmedin Spahiu: Gani Geci duhet të jetë kryetar i LDK-së

    Nexhmedin Spahiu: Gani Geci duhet të jetë kryetar i LDK-së

    Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, duke komentuar mundësinë e zgjedhjeve të reja, ka potencuar nevojën për ndryshime në lidershipin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Sipas tij, kësaj partie i duhet një njeri më i guximshëm në krye për të pasur sukses në skenën politike.

    Spahiu madje ka dhënë edhe një propozim konkret, duke përmendur emrin e ish-deputetit Gani Geci si figurën e duhur për këtë post.

    “Në LDK duhet dikush që është më i guximshëm. Për shembull, po të ishte Gani Geci kryetar i LDK-së, kishin me ecur shumë përpara”, deklaroi Spahiu në emisionin “Pressing”.

  • Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ndan nga 100 euro për punonjësit për Bajram

    Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ndan nga 100 euro për punonjësit për Bajram

    Me rastin e festës së Bajramit, Bordi i Drejtorëve i NPL “Stacioni i Autobusëve” sh.a. në Prishtinë ka vendosur të shpërblejë të gjithë punonjësit e ndërmarrjes me nga 100 euro.

    Ky vendim vjen si një vlerësim për angazhimin dhe përkushtimin e stafit, i cili çdo ditë kontribuon në funksionimin dhe zhvillimin e ndërmarrjes.

    Nga kjo ndërmarrje kanë uruar gjithashtu të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për festën e Bajramit, duke uruar paqe, shëndet dhe mirëqenie për të gjithë.

  • Mbi 20 masa ndëshkuese nga inspektimet në dy ditët e fundit

    Mbi 20 masa ndëshkuese nga inspektimet në dy ditët e fundit

    Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka shqiptuar mbi 20 masa ndëshkuese vetëm gjatë dy ditëve të fundit, në kuadër të një aksioni të gjerë inspektimesh në të gjithë territorin e Kosovës.

    Elma Krasniqi nga Inspektorati, ka bërë të ditur se gjatë kontrolleve janë konstatuar një numër i konsiderueshëm shkeljesh, për të cilat janë ndërmarrë veprime në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    “Inspektorët konform prej legjislacionit në fuqi kanë të drejtë që brenda afatit prej 8 ditësh pas konstatimit të shkelës kanë të drejtë marrjen vendimit për shqiptimin e masës ndëshkuese. Ne kemi evidenca të subjekteve të cilët janë përsëritës të shkeljeve ndaj tyre do të ketë masa progresive ndërsa për ata që është për herë të parë natyrisht do të merret për bazë”, ka deklaruar Krasniqi në Dukagjini.

    Sipas saj, shkeljet më të shpeshta kanë qenë mospërputhja e çmimeve nga rafti në arkë, por jo të vetmet.

    Në disa raste, bizneset nuk kishin vendosur flamujt e origjinës për produktet në shitje, ndërsa janë evidentuar edhe parregullsi të tjera në çmime.

    Krasniqi ka theksuare inspektorët, në bazë të ligjit, kanë afat prej tetë ditësh për të marrë vendim përfundimtar lidhur me masat ndëshkuese ndaj subjekteve që shkelin rregullat.

    Ajo ka shtuar se për bizneset që përsërisin shkeljet do të aplikohen masa më të ashpra, ndërsa për ata që hasen për herë të parë do të merren parasysh rrethanat përkatëse.

  • Gërvalla priti në takim lamtumirës Orav: Ai me të vërtetë është mik i çmuar i Republikës së Kosovës

    Gërvalla priti në takim lamtumirës Orav: Ai me të vërtetë është mik i çmuar i Republikës së Kosovës

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka pritur në një takim lamtumirës ish shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës, Ambasadorit Aivo Orav.

    Sipas Gërvallës, Orav është me të vërtetë mik i çmuar i Republikës së Kosovës.

    ‘’Mora pjesë në drekën lamtumirëse të organizuar nga Ambasada Gjermane me rastin e përfundimit të mandatit të Shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës, Ambasadorit Aivo Orav.Ambasadori Orav me të vërtetë është mik i çmuar i Republikës së Kosovës. Gjatë mandatit të tij, ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian dhe të Bashkimit Evropian me Kosovën, mbështeti reforma të rëndësishme veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e agjendës evropiane të vendit.Si njohës i mirë i realitetit të Kosovës, ai e ka trajtuar vendin tonë si një partner serioz, të përkushtuar ndaj vlerave evropiane dhe një të ardhmeje të përbashkët brenda tyre’’, ka shkruar Gërvalla.

    Ambasadori Orav gjithmonë ka treguar qasje të hapur e parimore, sinqeritet dhe gatishmëri për të gjetur zgjidhje praktike në çdo sfidë, ka shtuar më tutje Gërvalla.

  • Ushtarët amerikanë, zviceranë e gjermanë ushtrojnë bashkë në Bondsteel, KFOR-i jep detaje

    Ushtarët amerikanë, zviceranë e gjermanë ushtrojnë bashkë në Bondsteel, KFOR-i jep detaje

    KFOR përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ushtarët gjermanë, zviceranë e amerikanë kanë bërë një ushtrim të përbashkët në kampin Bondsteel, që lidhet me evakuimin mjekësor (MEDEVAC).

    Në këtë trajnim janë testuar saktësia, komunikimi dhe qetësia në kushte të simuluara gjatë operacioneve të ndryshme.

    “Ushtarë gjermanë, zviceranë dhe amerikanë nga Komanda Rajonale Lindje (RC-E) e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kryen trajnim për evakuim mjekësor (MEDEVAC) në Kampin Bondsteel, duke përfshirë procedurat e nxjerrjes me vinç. Trajnimi praktik testoi saktësinë, komunikimin dhe qetësinë në kushte të simuluara operative.Stërvitja rriti ndërveprimin dhe gatishmërinë, duke siguruar që njësitë të mbeten të përgatitura për t’u përgjigjur kur thirren”, thuhet në njoftim.

    “Përmes këtyre aktiviteteve, personeli i KFOR-it ruan ndërgjegjësimin për situatën, duke reflektuar angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, përfundon njoftimi.

  • Spitali i Pejës apelon për kujdes në ushqyerje gjatë festës së Bajramit

    Spitali i Pejës apelon për kujdes në ushqyerje gjatë festës së Bajramit

    Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë thirrje për më shumë kujdes në mënyrën e ushqyerjes gjatë festës së Bajramit, duke vënë theksin te rëndësia e një diete të balancuar gjatë kësaj periudhe festive.

    Përmes një njoftimi në Facebook, institucioni ka rikujtuar se megjithëse festat shoqërohen me tryeza të bollshme, teprimi në ushqim mund të ketë pasoja negative për shëndetin.

    Ndër rekomandimet kryesore, spitali këshillon qytetarët të shmangin porcionet e mëdha dhe të kufizojnë konsumimin e ëmbëlsirave si dhe ushqimeve me përmbajtje të lartë yndyre.

    Gjithashtu, theksohet rëndësia e konsumimit të mjaftueshëm të ujit gjatë ditës, si dhe mbajtja e një niveli të caktuar të aktivitetit fizik.

  • 36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur lidhjen me bazën

    36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur lidhjen me bazën

    Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka shkruar me rastin e 36 vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Podujevë. Ai ka thënë se kjo Degë është kthyer nga një bastion në një strukturë humbëse.

    Sipas Veliut, udhëheqja e partisë e ka humbur lidhjen me bazën dhe se në Podujevë ka nevojë për një bashkim të sinqertë.

    “Me rastin e 36-vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Podujevë, si drejtues shumëvjeçar, ndjej obligim moral t’u drejtohem të gjithë qëndrestarëve, anëtarëve, aktivistëve dhe kontribuesve që për dekada e kanë ndërtuar dhe mbajtur gjallë këtë degë.LDK-ja ishte dhe mbetet një nga projektet më të rëndësishme politike dhe kombëtare në historinë tonë – një lëvizje që bashkoi qytetarët rreth idealeve të lirisë, demokracisë dhe shtetndërtimit.Dega e Podujevës ka qenë gjithmonë ndër bastionet më të forta të kësaj fryme.Por sot, për fat të keq, realiteti është krejt tjetër”, ka shkruar Veliu.
    “Nga një bastion i pathyeshëm, kjo degë është shndërruar në një strukturë humbëse, e që nuk është rastësi, por pasojë e qartë e një udhëheqjeje që ka humbur lidhjen me bazën, që ka përçarë strukturat dhe ka zëvendësuar vlerat me interesa të ngushta.LDK-ja në Podujevë ka nevojë për rikthim te vlerat, për bashkim të sinqertë dhe për një qasje që e rikthen besimin e humbur të qytetarëve.Respekti për të kaluarën tonë na obligon të mos lejojmë rrënimin e mëtutjeshëm”, ka përfunduar ai.

  • Iu zbulua “shtëpia e barit” në banesë, vetëdorëzohet drejtori i burgut të Rrogozhinës

    Iu zbulua “shtëpia e barit” në banesë, vetëdorëzohet drejtori i burgut të Rrogozhinës

    Drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa i cili u shpall në kërkim pas zbulimit të një shtëpie bari në ambientet e banesës së tij është vetëdorëzuar në polici.

    Ndërkohë, vijon te jetë në kërkim Ervis Maci, përgjegjës i OSHEE për Peqinin i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

    Ambienti ku kultivohej kanabis me llamba u zbulua në sajë të një operacioni të policisë së Elbasanit të enjten.

    “ Gjatë kontrollit, në bodrumin e një magazine, u konstatuan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ku ishin kultivuar rreth 4000 bimë kanabis.

    Nga veprimet hetimore rezultoi se ambienti është në pronësi të shtetasit Bilal Hasa, i cili u shpall në kërkim.

    Në vijim të veprimeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, u shpall në kërkim edhe shtetasi E. M., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit”, bëri me dije policia.