ATV

Category: Lajme

  • Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në veri

    Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në veri

    Ka ndërruar jetë Beqir Sefa, zyrtari i Policisë Kufitare i njohur për përkushtimin e tij gjatë viteve të shërbimit në Kosovë.

    Familjarët, kolegët dhe qytetarët shprehin dhimbjen e thellë për humbjen e tij.

    Kurse, në vitin 2023 Beqiri ishte kindapuar në vijën kufitare Kosovë – Serbi nga xhandarmëria serbe bashkë me dy kolegë të tjerë që më pas ishin liruar.

  • Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

    Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përcjellë mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama u është drejtuar agjëruesve me dëshirën për pranimin e sakrificës dhe lutjeve të tyre gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

    “Le të hyjmë në festën e Bajramit me çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja”, shkruan Rama në mesazhin e tij.

    Festa e Fitër Bajramit vjen pas përfshirjes së besimtarëve në muajin e devotshmërisë dhe solidaritetit, duke kulmuar me lutjet e përbashkëta dhe vizitat festive që simbolizojnë vëllazërinë dhe harmoninë mes njerëzve.

  • Fitër Bajrami, FFK uron festën: Simbol i sakrificës, solidaritetit dhe respektit

    Fitër Bajrami, FFK uron festën: Simbol i sakrificës, solidaritetit dhe respektit

    Federata e Futbollit e Kosovës ka uruar të gjithë qytetarët e besimit myslimanë festën e Fitër Bajramit.

    Përmes një postimi në Facebook, FFK tha se kjo festë, që vjen pas përfundimit të muajit të bekuar të Ramazanit, është simbol i sakrificës, solidaritetit dhe respektit për njëri-tjetrin.

    “Urojmë që kjo ditë të sjellë paqe, shëndet, mbarësi dhe gëzim në çdo familje. Me fat Fitër Bajrami!”, thuhet në mesazhin e urimit të federatës.

  • Mijëra besimtarë falën namazin e Bajramit në Tiranë

    Mijëra besimtarë falën namazin e Bajramit në Tiranë

    Mijëra qytetarë të besimit islam falën namazin e Fitër Bajramit në sheshin e Tiranës.

    Kjo festë është ndër më të rëndësishmet në kalendarin islam, dhe vjen pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

  • Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

    Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

    Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë një urim për të gjithë besimtarët myslimanë.

    Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit ka vlerësuar këtë ditë si një moment gëzimi, solidariteti dhe mbarësie për familjet shqiptare.

    “Me rastin e festës së Fitër Bajramit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë, gëzuar e mbarësi paçi gjithmonë në familjet e juaja. Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar! Qoftë kjo festë një ditë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë!”, shkruan Presidenti Begaj.

  • Në Kosovë sot festohet Fitër Bajrami

    Në Kosovë sot festohet Fitër Bajrami

    Besimtarët myslimanë në Kosovë dhe në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin.

    Kjo festë vjen pas Muajit të Shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit myslimanë anembanë botës agjërojnë në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

    Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

    “Programi fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga kryeimami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim ef. Beqiri. Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti. Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

    Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

  • Bedri Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet, paqe dhe begati

    Bedri Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet, paqe dhe begati

    Bedri Hamza ka uruar qytetarët me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit.

    Në urimin e tij, Hamza ka theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve, duke u bërë thirrje për bashkim në frymën e festës.

    Ai ka uruar që agjërimi të jetë pranuar dhe ka përcjellë mesazhe për paqe, shëndet dhe begati për të gjithë qytetarët në këtë festë të Fitër Bajrami.

    “Në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju shpreh urimet më të sinqerta për festën e Fitër Bajramit. Le të bashkohemi në frymën e solidaritetit dhe mirëkuptimit me njëri-tjetrin. U qoftë pranuar agjërimi dhe gëzuar festën, me urime për paqe, shëndet dhe begati për të gjithë ju!”, ka shkruar Hamza.

  • Fitër Bajrami festohet edhe nga Xhamia e Madhe në Prishtinë

    Fitër Bajrami festohet edhe nga Xhamia e Madhe në Prishtinë

    Falja e namazit të Fitër Bajramit është mbajtur në orët e hershme të mëngjesit edhe në Xhamia e Madhe e Prishtinës.

    Oborri dhe hapësirat përreth xhamisë u mbushën me besimtarë të të gjitha moshave, të cilët me përkushtim morën pjesë në faljen e namazit të Bajramit.

    Gjatë Hytbes së Bajramit, Myftiu Naim Tërnava përcolli mesazhe për rëndësinë e ruajtjes së vlerave të Ramazanit, duke theksuar solidaritetin, ndihmën ndaj atyre në nevojë dhe forcimin e lidhjeve familjare e shoqërore. Ai u bëri thirrje besimtarëve që të vazhdojnë rrugën e mirësisë dhe përkushtimit edhe pas përfundimit të muajit të agjërimit.

  • Kryeministri Kurti uron festën e Fitër Bajramit

    Kryeministri Kurti uron festën e Fitër Bajramit

    Kryeministri Albin Kurti u ka uruar të gjithëve festën e Fitër Bajramit.

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti uroi që agjërimi dhe lutjet të jenë pranuar.

    “Në mesin e begative që gëzojmë sot, të rrethuar me më të dashurit tanë, le të na gjejë kjo ditë feste për besimtarët myslimanë, dhe çdo ditë tjetër e vitit, edhe më falënderues për të mirat që kemi, më solidarë me nevojat e atyre që kanë më pak dhe më të vëmendshëm ndaj përmirësimit si individë dhe si shoqëri”.

    “Në këtë ditë Bajrami, kur mëshira zbret dhe zemrat pastrohen, le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë. Kujdesi i vërtetë nuk lind nga shërimi, por nga mbrojtja. Në ushqimin që u japim, në trupin që ua mbrojmë dhe në dijen që ndriçon mendjen e shpirtin e tyre. Le të mos presim sprovën për të treguar mirësi, respekt dhe përkushtim ndaj fëmijëve”, ka shkruar ai.

  • Parashikimi i motit për ditën e premte

    Parashikimi i motit për ditën e premte

    Moti gjatë festës së Fitër Bajramit do të jetë i vranët por me intervale me diell.

    Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius.

    Ndërsa ato maksimalet pritet të luhaten nga 9 deri në 12 gradë, transmeton Klankosova.tv.

    Bëhet e ditur se era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.