ATV

Category: Lajme

  • The Guardian: JD Vance mund të udhëheqë bisedimet e paqes me Iranin

    The Guardian: JD Vance mund të udhëheqë bisedimet e paqes me Iranin

    Udhëheqja ushtarake e Pakistanit po përpiqet të ndërmjetësojë bisedime mes SHBA-së dhe Iranit, pasi Shtëpia e Bardhë konfirmoi se shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, zhvilloi një telefonatë me Donald Trump të dielën për të diskutuar konfliktin.

    Burime diplomatike thanë për The Guardian se SHBA-ja dhe Irani mund të takohen për negociata në Islamabad këtë javë, për të diskutuar përfundimin e luftës, e cila ka nisur pothuajse një muaj më parë.

    U theksua se Islamabadi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht si vendi i zhvillimit të bisedimeve të paqes, për të cilat asnjëra palë nuk ka rënë dakord formalisht deri më tani. I dërguari i Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, besohet se po përgatitet të udhëtojë drejt Islamabadit, por nuk ka konfirmim nëse pala iraniane do të marrë pjesë.

    Burime pakistaneze thanë se zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, po konsiderohet si negociatori kryesor i mundshëm nga pala amerikane nëse bisedimet zhvillohen, në vend të Steve Witkoff apo dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner, i cili kishte udhëhequr negociatat bërthamore me Iranin para luftës.

  • GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt, pasuritë e sekuestruara të bosit të lojërave të fatit mbesin të “izoluara”

    GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt, pasuritë e sekuestruara të bosit të lojërave të fatit mbesin të “izoluara”

    Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës te të zhdukurit Ervis Martinaj dhe familjarëve të tjerë, për të hequr sekuestron e pasurive të sekuestruara më parë.

    Top Channel, raporton se GJKKO e ka rrëzuar këtë kërkesë duke lënë në fuqi sekuestron ndaj pronave të Martinajt dhe familjarëve të tij.

    Lista me pasuritë e sekuestruara:

    Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj

    50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” në emër të Ervis Martinaj

    Aksionet e shoqërisë “MATI UNION” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj

    Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj

    Subjekti “Ervis Martinaj”

    Shoqëria “REAL FENIX” ku aksionere është 100% Roberta Martinaj

    Subjekti “Drenica Martinaj”

    Subjekti “V.K”

    Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K

    21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K

    Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj

    Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj

    Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj

    Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj

    Një automjet BMW, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj

    Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj

    Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj

    Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë

    Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin

    Arë me sip.7 000 m2 në Patok

    Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2

    Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2

    Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2

    Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin

    Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin

    Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

    Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin

    Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

    Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato

    Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato

    Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja

    Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi

    Pasuri aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.

    Llogari kursimi për fëmijë

  • KFOR-i zhvillon marshime të vështira malore në Kosovë, rrit gatishmërinë e trupave

    KFOR-i zhvillon marshime të vështira malore në Kosovë, rrit gatishmërinë e trupave

    Trupat e KFOR-it, të angazhuara në Komandën Rajonale Perëndim (RC-W), kanë zhvilluar një sërë marshimesh të vështira malore në terrenin e thepisur të Kosovës, duke arritur në lartësitë që mbikëqyrin kampin “Camp Villaggio Italia” në Pejë.

    Sipas njoftimit, këto ushtrime kanë për qëllim rritjen e ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë së njësive, duke siguruar që ato të jenë të përgatitura për të reaguar në çdo moment kur kërkohet. Përmes aktiviteteve të tilla, personeli i KFOR-it ruan nivel të lartë të vetëdijes situative në terren.

    KFOR-i vazhdon zbatimin e mandatit të tij, i cili buron nga Rezoluta 1244, me synim garantimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët dhe lirinë e lëvizjes në gjithë territorin.

    Në përmbushjen e këtij misioni, KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX, sipas roleve të tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

  • Dy raste të braktisjes së fëmijëve gjatë muajit shkurt në Kosovë

    Dy raste të braktisjes së fëmijëve gjatë muajit shkurt në Kosovë

    Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës, gjatë muajit shkurt 2026 janë regjistruar gjithsej 2 raste të braktisjes së fëmijëve në nivel vendi. Krahasuar me muajin janar, ku nuk është raportuar asnjë rast, ky numër shënon një rritje të lehtë.

    Sipas statistikave, rastet e vetme të evidentuara për muajin shkurt janë raportuar në komunat e Gjilanit dhe Klinës, me nga një rast secila, ndërsa komunat e tjera nuk kanë raportuar raste të tilla.

    Këto të dhëna janë pjesë e raportit mujor për mirëqenien sociale, i cili synon të pasqyrojë gjendjen dhe sfidat sociale në Kosovë.

    a

  • Libani shpall non grata ambasadorin iranian

    Libani shpall non grata ambasadorin iranian

    Libani e ka shpallur person non grata të dërguarin iranian dhe i ka kërkuar të largohet nga vendi deri të dielën, 29 mars.

    Sipas Reuters, Ministria e Punëve të Jashtme e Libanit ka tërhequr akreditimin për ambasadorin iranian dhe ka marrë këtë vendim, duke përmendur shkelje të normave diplomatike dhe praktikave të vendosura mes dy vendeve nga ana e Teheranit.

    Po ashtu, ministria ka thirrur për konsultime ambasadorin libanez në Iran.

  • Berisha: I bëj thirrje Kongresit amerikan të shqyrtojë pranimin e Kosovës në NATO

    Berisha: I bëj thirrje Kongresit amerikan të shqyrtojë pranimin e Kosovës në NATO

    Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti sot në selinë blu konferencën e radhës me gazetarët ku foli fillimisht për përvjetorin e 27-të të ndërhyrjes së NATO-s duke bombarduar Serbinë dhe çlirimi i Kosovës nga ushtria e Millosheviçit.

    “NATO bëri të mundur me sulmin e saj çlirimin e Kosovës nga pushtuesit barbarë serb. Sot çdo shqiptar përulet me mirënjohjen e pakufijshme për NATO. Sot thirrja ime për Aleancën e Atlantikut të Veriut, SHBA qeverinë është pranimi i Kosovës si anëtare e NATO-s. Kosova e lirë është një nga rezultatet më madhore të historisë së NATO-s. Kosova anëtare e NATO-s është vendi më i merituar i kësaj republike. Në rafshin gjeostyrategjik kufiri i NATO-s duhet të jetë kufiri i Kosovës. Anëtarësimi i Kosovës është një mesazh i kufirit të Thana për Putinin dhe ambiciet e tij në Ballkan. Kundërpërgjigje e shkëlqyer përpjekjeve destabilizuese ambicieve imperiale të Putin”.

    “Sot Kosova është frymëzim për vendet e rajonit. Funksionimi i ekonomisë dhe demokracisë më të garantuara se në çdo vend tjetër. I bëj thirrje Kongresit të SHBA të shqyrtojë anëtarësimin e Kosovës në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Këtë nismë, opozita në Asamblenë e NATO do ta çojë më tutje. Ne besojmë se Kosova anëtare e NATO është kontribut i madh për sigurinë e rajonit”.

  • Armatosja e Kroacisë me armë izraelite, Milanoviq: Për Zotin, kjo nuk do të ndodhë – ata po armatosin Serbinë

    Armatosja e Kroacisë me armë izraelite, Milanoviq: Për Zotin, kjo nuk do të ndodhë – ata po armatosin Serbinë

    Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, zhvilloi sot një vizitë zyrtare te presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq.

    Pas takimit, Milanoviq theksoi se Maqedonia e Veriut duhet të vendosë vetë për rrugën e saj:

    “Maqedonia vendos vetë çfarë është më e mira për të dhe cilin drejtim zgjedh. Kjo është rruga e sigurisë, mirëqenies dhe paqes për qytetarët e saj. BE-ja dhe NATO janë një lloj fasade – ajo që e bën një shtëpi është struktura e saj,” u shpreh ai.

    Ai shtoi se këto nuk janë këshilla, por mendime personale:

    “Kjo vlen edhe për Kroacinë. BE-ja është një shtesë, jo themeli. Është një përvojë e mirë sa kohë që zgjat, por nuk kam iluzione.”

    Milanoviq gjithashtu deklaroi se një shtet mund të jetë i suksesshëm edhe jashtë Bashkimit Evropian:

    “Ka jetë edhe pa BE dhe mund të jetë e suksesshme dhe dinjitoze.”

    Duke komentuar raportimet për negociata të ministrit kroat Ivan Anušić me Izraelin për blerjen e sistemit “David’s Sling”, Milanoviq u shpreh kritik:

    “Blerja e çdo sistemi mbrojtës pa përfshirjen e ushtrisë kroate është thjesht tregti. Nëse dikush dëshiron një marrëveshje të tillë, kërkohet bashkëpunim me ushtrinë izraelite. Për Zotin, kjo nuk do të ndodhë.”

    Ai shtoi se Kroacia po mendon të blejë sisteme të tilla, ndërkohë që Izraeli po furnizon me armë Serbinë:

    “Ne blejmë tanke dhe ‘David’s Sling’, ndërsa Izraeli po armatos fqinjin tonë të parë – Serbinë.”

    “David’s Sling” është një sistem izraelit i mbrojtjes ajrore me rreze të mesme, i zhvilluar nga Rafael Advanced Defense Systems dhe Raytheon.

    Ai shërben për të kapur dhe shkatërruar raketa balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme, raketa lundruese, dronë dhe avionë. Sistemi është në përdorim operativ që nga viti 2017 dhe përdor interceptorin “Stunner”, i cili shkatërron objektivat me goditje direkte.

    Ky sistem është pjesë e mbrojtjes shumë-shtresore të Izraelit, së bashku me “Iron Dome” dhe “Arrow”. /Index.hr

  • 27 vjet nga fjalimi i Bill Clinton për ndërhyrjen e NATO-s

    27 vjet nga fjalimi i Bill Clinton për ndërhyrjen e NATO-s

    Sot shënohet 27-vjetori i nisjes së ndërhyrjes ajrore të NATO kundër objektivave ushtarake dhe policore serbe në ish-Jugosllavi.

    Më 24 mars 1999, Aleanca Veri-Atlantike filloi fushatën e bombardimeve me qëllim ndalimin e dhunës dhe krimeve që po kryheshin ndaj popullit të Kosovës. Kjo ndërhyrje u konsiderua si një hap i domosdoshëm për të frenuar përshkallëzimin e situatës në vend.

    Në të njëjtën ditë, presidenti i atëhershëm i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, iu drejtua qytetarëve amerikanë, duke shpjeguar arsyet pse ndërhyrja ushtarake ishte e nevojshme.

    Fjalimi i tij mbetet një nga momentet kyçe që shpjegon vendimin për ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë.

    “Sot forcat tona iu bashkuan NATO-s kundër forcave serbe që janë përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë. Po veprojmë për t’i mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga ofensiva ushtarake, po veprojmë për ta parandaluar një luftë më të gjerë”, kishte thënë ai.

    Ai pati shpjeguar për audiencë botërore se Serbia agresore ishte mospërfillëse edhe kur liderët kosovarë, gjatë kohës kur kosovarët po vriteshin, ishin pajtuar për paqe.

    “Për vite me radhë kosovarët ishin munduar paqësisht që të rifitonin të drejtat e tyre, kur Millosheviqi i dërgoi trupat e tij që t’i shtypte, kjo përpjekje u bë e dhunshme. Ne propozuam një marrëveshje të paqes që liderët kosovarë e nënshkruan, megjithëse nuk i dha gjithçka që donin ndërsa serbët refuzuan edhe të diskutojnë. Kjo nuk ishte luftë në kuptimin tradicional, ishte sulm me tanke e artileri ndaj njerëzve që në masë të madhe ishin pa mbrojtje, liderët e të cilëve u pajtuan për paqe”, ka shtuar Clinton./rtk

  • Ilir Meta ofron 50 mijë euro garanci për të lënë qelinë, GJKKO merr vendim për ish-presidentin

    Ilir Meta ofron 50 mijë euro garanci për të lënë qelinë, GJKKO merr vendim për ish-presidentin

    Ish-Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ofruar 50 mijë euro garanci për të lënë qelinë, por kjo është rrëzuar nga GJKKO.

    Në një prononcim për mediat, avokati i tij, Kujtim Cakrani deklaroi se nuk ka më arsye pse Ilir Meta të qëndrojë ende në bodrumet e 313.

    “I vendosëm në dispozicionin shumë e caktuar, deri në 50 mln lekë dhe gjykata nuk arriti të ngrihej në lartësinë. Eci mirë seanca, por në momentin e fundit ndryshoi gjithçka. Ne do vazhdojmë betejën tonë, do bëjmë kërkesën edhe kur çështja të kalojë në themel. Jemi në rrugën tonë për të zëvendësuar masën ndaj presidentit. Aty ishim për arsyet pse duhet të qëndrojë presidenti në bodrumet e 313. Unë ja kërkova gjyqtarit, i thashë sot t’ia bëjmë dhuratë presidentit, nuk ka mundësi për prishje prove apo intimi im dhe ia kërkova që ti bënim një dhuratë. Por lufta jonë nuk mbaron këto”, tha avokati.

    Kujtojmë që kreu i Partia e Lirisë, Ilir Meta, depozitoi një kërkesë të re në GJKKO, ku kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë.

    Kërkesa u bë vetëm një ditë pasi gjykata vendosi kalimin për gjykim të dosjes penale ndaj Metës dhe disa personave të tjerë, përfshirë Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.

    Procesi ndaj tij lidhet me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, ndërsa çështja tashmë ka hyrë në fazën e gjykimit në themel.

  • Përparim Rama takohet me Gashanin, flasin për bashkëpunimin institucional rreth Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

    Përparim Rama takohet me Gashanin, flasin për bashkëpunimin institucional rreth Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar sot me Ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani.

    Rama përmes një postimi në Facebook tha se ky takim u bë në mënyrë që institucionet të koordinohen rreth organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, shkruan KlanKosova.tv.

    “Po punojmë që të jemi plotësisht të përgatitur për këtë moment të rëndësishëm ndërkombëtar”, ka shkruar Rama.

    Postimi i plotë:

    Bashkëpunimi institucional është kyç për suksesin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

    Sot u takova me Ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, për të koordinuar hapat e radhës dhe për të siguruar që përgatitjet të ecin me ritmin dhe seriozitetin që kërkon një ngjarje e këtij niveli.

    Po punojmë që të jemi plotësisht të përgatitur për këtë moment të rëndësishëm ndërkombëtar.

    Vazhdojmë.