ATV

Category: Lajme

  • Gjykimi i Naim Murselit, shfaqen fotografi nga vendi ku u vra Liridona Ademaj

    Gjykimi i Naim Murselit, shfaqen fotografi nga vendi ku u vra Liridona Ademaj

    Në Gjykatën Themelore të Prishtinës janë sjellë të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

    Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku ka ballafaquar me prova të akuzuarin Naim Murseli duke faktuar se viktima Liridona Ademaj në natën kritike kishte pasur stoli të arit (dy bylyzykë dhe një unazë).

    Naim Murseli paraprakisht tha se Liridona nuk ka pasur me vete gjëra me vlerë.

    Pas kësaj Murseli tha se në momentin e grabitjes grabitësi kishte kërkuar vetëm para dhe telefona.

    “Këtë pyetje më ka bërë edhe prokurorja kur kam qenë në prokurori dhe po ju përgjigjem edhe juve: Në momentin e grabitjes të vetmen gjë që e ka kërkuar ka qenë telefonat dhe paratë, nuk ka kërkuar gjë tjetër”, tha Murseli.

    Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 në ora 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

  • “Mbushen” gjykatat me lëndë, për 24 orë u ngritën 62 aktakuza ndaj 77 personave

    “Mbushen” gjykatat me lëndë, për 24 orë u ngritën 62 aktakuza ndaj 77 personave

    Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 62 aktakuza ndaj 77 personave.

    Organi i akuzës, i ngarkon këta të pandehur për vepra të ndryshme penale.

    Ndërkaq, sipas raportit 24-orësh, në të gjitha prokuroritë e vendit, janë lëshuar urdhëresa për ndalimin e 17 personave, kurse është bërë edhe një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi.

    Personat ndaj të cilëve tashmë janë ngritur aktakuza, ngarkohen për vepra të ndryshme penale, përfshirë ato të kanosjes, vjedhjes, dhunës në familje, ngacmimit, sulmit seksual, të dhunimit, të armëbajtjes pa leje, të lëndimit të rëndë trupor, deklarime të rreme, e vepra të tjera.

  • Del para gjykatës Naim Murseli me ‘bashkëpunëtorë’

    Del para gjykatës Naim Murseli me ‘bashkëpunëtorë’

    Në Gjykatën Themelore të Prishtinës janë sjellë të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

    Në seancën e kaluar, Prokuroria kishte ngritur dyshimet se krimi i rëndë ndodhi për arsye të përfitimit financiar. Ky institucion i ka rrumbullakuar të gjitha borxhet e Naim Murselit që i ka deri më tash, ku rezulton se i njëjti i ka rreth 500 mijë euro borxh.

    Ndërsa në seancën e 29 janarit, Naim Murseli pati thënë para trupit gjykues se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për ta vrarë Liridonën.

    Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 në ora 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

  • Zyrtari izraelit: Vritet në një sulm ajror komandanti i marinës së Gardës Revolucionare

    Zyrtari izraelit: Vritet në një sulm ajror komandanti i marinës së Gardës Revolucionare

    Një zyrtar i Izrael ka deklaruar për mediat se komandanti i forcave detare të Gardës Revolucionare të Iran, Alireza Tangsiri, është vrarë gjatë një sulmi ajror në qytetin portual Bandar Abbas.

    Sipas të njëjtit burim, i cituar nga The Times of Israel, Tangsiri konsiderohej përgjegjës për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, një nga pikat më të rëndësishme për transportin global të naftës.

    Deri në këto momente, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga autoritetet iraniane apo nga ushtria e Izraelit lidhur me këtë sulm.

    Teherani që atëherë është përgjigjur me sulme me dronë dhe raketa në të gjithë rajonin, duke përfshirë sulme ndaj vendeve fqinje të Gjirit që thonë se nuk janë as të përfshira në konflikt dhe as nuk kanë lejuar që territori i tyre të përdoret për të nisur sulme.

    Irani gjithashtu ka mbajtur një kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore strategjike përmes së cilës transportohet një e pesta e naftës në botë.

  • 27 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

    27 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

    27 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në një kafiteri, ku i kishin gjuajtur me bomba, për t’u siguruar se askush s’do të mbijetojë.

    E tëra nisi kur te shtëpitë e kësaj familjeje, që nuk gjendet më larg se 100 metra nga stacioni policor i Suharekës, do të shfaqeshin paramilitarët serbë, që disa do t’i vrisnin në pragun e shtëpisë e të tjerët do t’i dëbonin nga shtëpia e tyre, duke i dërguar në lokalin kafiteri, ku edhe do të ndodhte masakra.

    Nga kjo masakër kanë mbijetuar tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha. Këta të tre gjatë transportit të viktimave të drejt Prizrenit, kanë kërcyer nga kamioni që ishte në lëvizje për të shpëtuar. Sipas rrëfimeve të Vjollca Berishës, në kamionin kishte edhe të tjerë që ishin gjallë, por të plagosur.

    Para pak vjetësh disa prej anëtarëve janë gjetur dhe janë varrosur eshtrat e Bujar Berishës, Faton Berishës, Nexhat Berishës dhe Arta Berishës, nën nderimet ushtarake. Por, ende nuk janë gjetur të gjithë anëtarët e familjes Berisha.

  • Rreth 2 mijë e 700 gjoba për 24 orë, policia njofton për 17 persona të arrestuar e 49 aksidente

    Rreth 2 mijë e 700 gjoba për 24 orë, policia njofton për 17 persona të arrestuar e 49 aksidente

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë shqiptuar 2699 gjoba trafiku.

    Gjatë kësaj kohe, shton policia, kanë ndodhur 49 aksidente, kur 19 janë me të lënduar, kurse, 30 me dëme materiale.

    Nga raporti bëhet e ditur edhe se janë arrestuar 17 persona, ku 11 janë dërguar në mbajtje.

  • Hyri ilegalisht në Kosovë, shtetasi serb shoqërohet në polici

    Hyri ilegalisht në Kosovë, shtetasi serb shoqërohet në polici

    Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në polici mbrëmjen e së mërkurës, pasi dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë.

    Rasti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Postenje të Leposaviqit.

    “Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, bën të ditur policia.

  • Ministri gjerman: Lufta me Iranin është një katastrofë për ekonomitë e botës, askush nuk na pyeti

    Ministri gjerman: Lufta me Iranin është një katastrofë për ekonomitë e botës, askush nuk na pyeti

    Lufta me Iranin “është një katastrofë për ekonomitë e botës”, tha ministri i mbrojtjes i Gjermanisë.

    “Ndikimi është absolutisht i dukshëm, tashmë pas pak më shumë se dy javësh”, tha Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius gjatë një vizite në Australi, ku e bëri të qartë se Gjermania nuk donte të përfshihej në luftë, shkruan NBC News.

    “Siç e theksuan që në fillim partnerët evropianë, dhe Gjermania gjithashtu: Ne nuk jemi konsultuar më parë. Askush nuk na pyeti për këtë më parë. Nuk është lufta jonë”, tha ai.

    “Dhe për këtë arsye ne nuk duam të përfshihemi në atë luftë, për ta bërë të qartë”, tha Pistorius.

  • SHBA: Propozohet pezullimi i qendrave të AI deri në vendosjen e rregullave

    SHBA: Propozohet pezullimi i qendrave të AI deri në vendosjen e rregullave

    Senatori Bernie Sanders dhe përfaqësuesja Alexandria Ocasio-Cortez kanë propozuar një projektligj për pezullimin e ndërtimit të qendrave të reja të të dhënave për inteligjencën artificiale, deri në krijimin e masave mbrojtëse kombëtare.

    Ata argumentojnë se zhvillimi i shpejtë i AI-së paraqet rreziqe për ekonominë, liritë civile dhe mjedisin, duke kërkuar mbikëqyrje më të fortë dhe debat publik, shkruan AlJazeera.

    Propozimi vjen mes rritjes së kundërshtimeve në komunitete për shkak të konsumit të lartë të energjisë dhe ujit nga këto qendra. Sipas një sondazhi të NBC News, 57% e votuesve amerikanë besojnë se rreziqet e AI tejkalojnë përfitimet.

    Megjithatë, nisma përballet me vështirësi në Kongres, ndërsa senatori John Fetterman e ka kundërshtuar, duke paralajmëruar se mund t’i japë avantazh Kinës. Administrata e presidentit Donald Trump ndërkohë mbështet një qasje më fleksibile për zhvillimin e teknologjisë.

  • Ibrahimi: Pa rishikim të buxhetit, komunat s’mund t’i realizojnë projektet e planifikuara

    Ibrahimi: Pa rishikim të buxhetit, komunat s’mund t’i realizojnë projektet e planifikuara

    Asociacioni i Komunave të Kosovës ka ritheksuar domosdoshmërinë e shtimit të buxhetit për komunat e vendit dhe rishikimit të tij në një afat sa më të shpejtë.

    Drejtori ekzekutiv i Asociacionit, Sazan Ibrahimi në një intervistë për Ekonomia Online, tha se komunat po përballen me sfida të mëdha financiare pasi prej vendimeve gjyqësore po u merren me dhjetëra miliona euro, shumica të lidhura me kontratat kolektive.

    “Neve si Asociacion i Komunave të Kosovës kemi kërkuar që të ketë më shumë ndarje buxhetore drejt komunave, sepse jeta zhvillohet në nivelin lokal. Gjatë takimeve kemi marrë premtimin nga ministri Murati se gjatë rishqyrtimit të buxhetit do të shqyrtohen kërkesat e komunave,” u shpreh Ibrahimi.

    Ai tha se situata është veçanërisht e rënduar pasi mjetet që u janë marrë komunave kanë qenë të destinuara kryesisht për investime kapitale, projekte të cilat tashmë rrezikojnë të mos realizohen.

    “Vetëm gjatë muajve të parë të vitit, komunave u janë marrë me dhjetëra miliona euro për shkak të vendimeve gjyqësore. Është e domosdoshme që rishikimi i buxhetit të bëhet urgjentisht, sidomos për komunat që janë ndëshkuar për shkak të kontratave kolektive,” theksoi ai.

    Ibrahimi sqaroi edhe kufizimet e komunave në rialokimin e mjeteve buxhetore.

    “Komunat mund të rialokojnë deri në 5% brenda një vije buxhetore, deri në 15% vetëm me aprovimin e ministrit, deri në 25% me vendim të Qeverisë dhe mbi 25% vetëm me vendim të Kuvendit të Kosovës”, tha Ibrahimi

    “Komunat nuk kanë shumë mundësi për rialokimin e mjeteve për investime kapitale, prandaj rishqyrtimi i buxhetit është i domosdoshëm që investimet të mos ndalen. Këtë e kemi kërkuar edhe në të kaluarën, por këtë vit kemi premtimin e ministrit Murati,” tha ai.

    Sa i përket buxhetit aktual, Ibrahimi deklaroi se të gjitha komunat, me përjashtim të Zubin Potokut, janë duke operuar me buxhetet e miratuara për vitin 2026.

    “Problemi është se në një kohë shumë të shkurtër, mjetet e komunave janë prekur në masë të madhe dhe kjo po pamundëson zbatimin e projekteve të planifikuara. Prandaj kërkojmë që Qeveria dhe Parlamenti të ndërmarrin sa më shpejt procesin e rishikimit të buxhetit dhe të inkorporojnë kërkesat e komunave,” përfundoi Ibrahimi.

    Në fund, ai deklaroi se mjetet buxhetore duhet të orientohen drejtpërdrejt në interes të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik lokal.