ATV

Category: Lajme

  • Miratohet Projekt-ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Gërvalla: Mandati publik nuk është mundësi për pasurim

    Miratohet Projekt-ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Gërvalla: Mandati publik nuk është mundësi për pasurim

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, i propozuar nga Ministria e Drejtësisë si një nga nismat kryesore reformuese në kuadër të forcimit të sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti, tha se Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme përbën një nga zotimet më të rëndësishme të Qeverisë në fushën e drejtësisë.

    “Angazhimin tonë të madh për jetësimin e Byrosë, fatkeqësisht, ish-pushtetarët iu përgjigjën me kundërshtim e zell të paimagjinueshëm. Jemi sfiduar, por nuk jemi ndalur e as nuk do të ndalemi. Do ta jetësojmë Byronë përkundër atyre që motivet e vërteta i fshehin prapa ankesave në Gjykatën Kushtetuese”, tha Kryeministri Kurti.

    Ndërsa Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, theksoi rëndësinë e këtij ligji për rritjen e llogaridhënies dhe besimit qytetar në institucione.

    “Ky ligj jep një mesazh të qartë: Mandati publik nuk është mundësi për pasurim personal, si dhe është përgjegjësi që duhet kryer bazuar në dispozitat dhe obligimet ligjore. Në anën tjetër, për qytetarët, kjo nismë dhe ky ligj do të thonë më shumë barazi, pastaj drejtësi dhe gjithashtu, më shumë besim në institucionet shtetërore”, deklaroi ajo.

    Ministrja Gërvalla tha se ky projektligj është rezultat i një procesi disa vjeçar reformash që ka nisur në vitin 2021 dhe është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke reflektuar rekomandimet e Komisionit të Venedikut dhe gjetjet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

    “Ky moment shënon edhe fillimin e një rrugëtimi maratonik pothuajse 5-vjeçar drejt jetësimit të kësaj nisme reformuese, e cila, bazuar në analizat dhe hulumtimet paraprake, derivon nga nevoja e shtimit të instrumenteve dhe kompletimit të infrastrukturës ligjore në fushën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar”, u shpreh ministrja Gërvalla.

    Projektligji për Byronë Shtetërore, sipas Ministres Gërvalla, ka për qëllim të forcojë llogaridhënien e zyrtarëve publikë, duke e bërë të qartë se pasuria duhet të jetë në përputhje me të ardhurat e ligjshme si dhe të ruajë standardet kushtetuese dhe të drejtat themelore, duke siguruar që çdo ndërhyrje në pronë të bëhet vetëm me vendim gjyqësor dhe mbi bazë prove.

    Në fund, Ministrja Gërvalla tha se miratimi i këtij projektligji konsiderohet hap i rëndësishëm drejt kompletimit të infrastrukturës ligjore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe drejt rritjes së besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore.

  • Policia sekuestron 20 motoçikleta dhe shqipton 55 gjoba për kundërvajtësit në Pejë

    Policia sekuestron 20 motoçikleta dhe shqipton 55 gjoba për kundërvajtësit në Pejë

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë brenda një jave ka sekuestruar 20 motoçikleta të llojeve të ndryshme.

    Gjatë aksionit i cili u bë në kuadër të implementimit të Planit Operativ “Kontroll i shtuar i qarkullimit të motoçikletave, skuterëve, trotineteve dhe katërçikletave, u shqiptuan edhe 55 gjoba për kundërvajtësit.

    Nga data 23 mars deri më 29, u sekuestruan dhe u shqiptuan gjoba:

    20 motoçikleta llojeve tё ndryshme.

    15 gjoba pa regjistrim të motoçikletave.

    22 gjoba për mos posedim patentë shoferi.

    18 gjoba për mos bartje të helmetës.

    Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara të realizohen në kuadër të Planit Operative, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës.

    “Krejt kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, e veçanërisht tek ngasësit e motoçikletave, tё respektojnë rregullat e komunikacionit”, thuhet në njoftim.

  • KOSTT dhe KRU Prishtina në vendin ku u shemb dheu në Prishtinë

    KOSTT dhe KRU Prishtina në vendin ku u shemb dheu në Prishtinë

    Pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, tashmë ekipet e KOSST dhe kompanisë së ujësjellësit rajonal KRU Prishtina, kanë dal në vendin e ngjarjes. Ata të KOSST kanë nisur punimet për rikthimin e energjisë elektrike.

    Nga KOSST, thanë për KosovaPress se po synojnë që brenda 2 orëve të rikthejnë energjinë elektrike në këtë lagje dhe të tjerat që si pasojë e shembjes është ndërprerë energjia elektrike dhe furnizimi me ujë. Ndërsa, ekipet e ujësjellësit së shpejti pritet të nisin punimet.

    Tashmë për shkak të këtij incidenti Prokuroria Themelore në Prishtinë ka intervistuar pronarin e kompanisë “Klub Invest”, ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë edhe intervistimin ndaj zyrtarëve të tjerë.

    Komuna e Prishtinës tashmë ka pezulluar disa inspektorë. Në vendin ku dje u shemb dheu në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, të pranishëm janë edhe KFOR-i italian.

  • Shpëtim Dobra zgjidhet drejtuesi i ri i bordit të Trepça Sh.A

    Shpëtim Dobra zgjidhet drejtuesi i ri i bordit të Trepça Sh.A

    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës , kryeministri i vendit Albin Kurti, ka propozuar emërimin e drejtuesit të ri të Bordit të Trepça Sh.A pas dorëheqjes së kryesuesit aktual.

    “Propozoj para jush Shpëtim Dobra, me qëllim të sigurisë së vazhdimësisë të angazhimit të bordit Sh.A”, deklaroi Kurti

    Pas hedhjes në votim është miratuar edhe ky vendim.

  • ZRRE: Tarifat e energjisë mbeten të pandryshuara deri në vendimin përfundimtar

    ZRRE: Tarifat e energjisë mbeten të pandryshuara deri në vendimin përfundimtar

    Janë bërë dy muaj që kur tre operatorët kryesorë të sektorit energjetik në vend – KEDS, KESCO dhe KOSTT – kanë dorëzuar kërkesat për rritjen e tarifave të energjisë elektrike në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

    Këto kompani kanë kërkuar një rritje prej mbi 20 për qind.

    Por, ani pse jemi vetëm edhe dy ditë nga data një prill kur ZRRE-ja, shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike pikërisht me këtë datë, kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka bërë të ditur për Ekonomia Online se tarifat aktuale do të mbeten në fuqi deri në publikimin e raportit përfundimtar dhe përmbylljen e procesit të konsultimit publik.

    Ai tha se ende nuk ka asnjë vendim derisa të publikohet raporti përfundimtar.

    “Jo, s’ka ende. Po presim gjatë javës me i publiku raportet, tani janë nja dy javë ditë diskutim publik, atëherë mundemi me, qysh me e nxjerrë qëndrimin a diçka”, tha ai.

    Fejzullahu tha se pas publikimit të raportit do të jenë shtesë edhe 14 ditë dhe pas ankesave ose komenteve, do të ketë një vendim.

    “Jo, jo, jo. Njëherë duhet me dalë raporti, qetash është me dalë raporti në konsultim publik, dy javë ditë asht me ligj obligim. Edhe tani mbas nja dy javë dite, tani nëse ka komente të palëve, pastaj merret vendimi”, u shpreh ai.

    Ai ritheksoi se tarifat do të mbesin të njëjta edhe pas një prillit.

    “Edhe raporti i stafit qetash del, e vlerësojnë ata. Mbas këtij raporti tani duhet edhe komentet e palëve, tek asht vendimi ma vonë. Në këtë fazë hala asht shqyrtim te departamentet, na nuk e kemi, qysh me thanë, as qasjen në këtë fazë. Po, domethënë me 1 prill, domethënë deri atëherë janë mbesin tarifat ekzistuese, deri sa të merret vendimi i ri. Po me 1 prill janë ekzistueset”, shtoi ai.

    Ndërkohë, KESCO ka propozuar një rritje mbi 20 për qind për vitin 2026, duke e arsyetuar këtë me rritjen e kostove operative dhe nevojën për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike

  • Qeveria shqyrton dërgimin e FSK-së në Gaza, Maqedonci jep detaje

    Qeveria shqyrton dërgimin e FSK-së në Gaza, Maqedonci jep detaje

    Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim propozim-vendimin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit, përkatësisht në një mision ndërkombëtar stabilizues në Gaza.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë më shumë detaje lidhur me këtë nismë, duke theksuar se vendimi përfundimtar mbetet në dorën e Kuvendit të Kosovës.

    Sipas tij, Ministria e Mbrojtjes ka ndërmarrë këtë hap në përputhje me objektivat strategjike për bashkëpunim me vendet aleate, si dhe pas një ftese të pranuar nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara më 10 dhjetor 2025.

    Kurti: Jemi të gatshëm të marrim pjesë në Gaza si forcë stabilizuese ndërkombëtare

  • Kujt i takon rroga e 13-të? Flet ministri Murati

    Kujt i takon rroga e 13-të? Flet ministri Murati

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka sqaruar se cilët përfitojnë nga paga e 13-të, pas miratimit të vendimit për zbatimin e saj.

    Në mbledhjen e qeverisë, ai fillimisht ritheksoi se rroga e 13-të u takon punonjësve të sektorit publik që marrin pagë nga Buxheti i Kosovës.

    Ai bëri të ditur se të gjithë ata persona që tashmë kanë 12 muaj të plotë në sektorin publik, marrin pagën e 13-të plotë, ndërsa atyre që nuk i kanë përmbushur, do t’u jepet pjesa e pjesshme, pra për aq muaj sa kanë qenë të angazhuar, u takon edhe një pjesë e pagës së 13-të.

    “Të gjithë ata persona që tashmë kanë 12 muaj të plotë në sektorin publik, marrin pagën e 13-të të plotë, e cila është e barabartë me vlerën e koeficientit të shumëzuar me njësinë e koeficientit që ka pozita përkatëse për personin që është në listën e pagave në muajin mars. Kemi hasur edhe në raste kur ka situata që nuk i kanë përmbushur 12 muaj. Për të qenë të drejtë dhe korrektë, jemi dakorduar me Thesarin që për këta persona të jepet pjesa e pjesshme, pra për aq muaj sa kanë qenë të angazhuar, u takon edhe një pjesë e pagës së 13-të”.

    “Ngjashëm veprohet edhe me ata që punojnë me orar të shkurtuar, jo të plotë. Edhe në këto raste merret mesatarja e peshuar e pagës së marrë në 12 muajt e fundit, e cila pjesëtohet me 12 dhe kështu rezulton paga e 13-të e pjesshme”, deklaroi Murati.

    Ministri po ashtu sqaroi se gratë të cilat janë në pushim të lehonisë ose kanë qenë në pushim të lehonisë, muajt e kaluar në këtë pushim të njihen sikur të kenë punuar me orar të plotë.

    “Jemi përkujdesur që për gratë lehona që janë në pushim të lehonisë ose kanë qenë në pushim të lehonisë, muajt e kaluar në këtë pushim të njihen sikur të kenë punuar me orar të plotë, në mënyrë që ta marrin pagën e 13-të të plotë”, shpjegoi ministri.

    Në fund, Murati pati një njoftim edhe për personat e suspenduar.

    “Ndërsa personat që janë të suspenduar në këtë muaj, pra aktualisht apo kanë qenë të suspenduar më herët, nuk përfshihen në listën e pagës së 13-të”, tha ai.

  • Zvicra mbështet rregulla më të ashpra të mediave sociale për të miturit, zbulon një sondazh

    Zvicra mbështet rregulla më të ashpra të mediave sociale për të miturit, zbulon një sondazh

    Shumica dërrmuese e zviceranëve duan mbrojtje më të fortë për fëmijët dhe adoleshentët në mediat sociale, sipas një sondazhi të publikuar të dielën, ndërsa qeveritë dhe gjykatat në mbarë botën intensifikojnë shqyrtimin e kompanive të mëdha të teknologjisë për ndikimin e tyre tek përdoruesit e rinj.

    Të mërkurën, një juri në Los Angeles gjeti se Meta dhe Google e Alphabet ishin neglizhente në hartimin e platformave të mediave sociale që janë të dëmshme për të rinjtë, në një vendim që do të shërbejë si një tregues për raste të shumta të ngjashme.

    Studimi zviceran nga firma e sondazheve GfS Bern për Fondacionin Mercator zbuloi se 94% e të anketuarve mendonin se të miturit duhet të mbrohen më mirë nga efektet dëmtuese të mediave sociale, ndërsa 78% besonin se firmat e mëdha të teknologjisë kanë shumë ndikim mbi opinionin publik.

    Ministrja e Brendshme zvicerane Elisabeth Baume Schneider ka thënë se është e hapur për një ndalim të mundshëm të mediave sociale për të rinjtë.

    Qeveria e saj po harton legjislacion për të rregulluar platformat kryesore online, duke synuar t’i bëjë ato më transparente.

    Publikimi i sondazhit në gazetën SonntagsZeitung vjen pas një vendimi të Austrisë fqinje të premten për të ndaluar përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç.

    Sondazhi i GfS Bern anketoi rreth 1,000 banorë zviceranë të moshës 16 vjeç e lart midis 1 dhe 12 dhjetorit. Ai kishte një diferencë gabimi prej plus ose minus 3.2 pikë përqindjeje, tha gazeta.

  • Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

    Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

    Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti deklaroi se ky projektligj përfaqëson hap vendimtar në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë.

    “Krijon mekanizëm efektiv për të hetuar dhe konfiskuar pasurinë që s’mund të arsyetohet me burime të ligjshme duke synuar drejtpërdrejtë ata që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve. Përmes tij dërgojmë mesazhin e qartë se askush nuk është mbi ligjin dhe se përgjegjësia do të jetë e paevitueshme. Zbatimi i plotë dhe i paanshëm i tij mbetet prioritet i qeverisë për drejtësi e barazi për të gjithë”, deklaroi Kurti.

    Pas kësaj, ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla deklaroi se ky projektligj për qytetarët është më shumë barazi e drejtësi e më shumë besim në institucione shtetërore.

    “Projektligji tashmë bazohet edhe në tre opinione të Komisionit të Venecias dhe dy aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese. Këto rekomandime janë reflektuar në tekstin e projektligjit, i cili është punuar në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë fushë, vendorë dhe ndërkombëtarë, përfaqësues institucionalë dhe partnerë ndërkombëtarë, duke përfshirë konsultime teknike dhe analiza krahasimtare për të siguruar që dispozitat të jenë të zbatueshme, proporcionale dhe të mbrojtura me Kushtetutë”, tha Gërvalla.

    Pas hedhjes në votim, është arritur edhe të miratohet.

  • Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion euro të tjera për Kombëtaren

    Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion euro të tjera për Kombëtaren

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ritheksuar premtimin prej 1 milion eurosh në rast se djemtë e Kosovës fitojnë kundër Turqisë nesër dhe, me këtë fitore, kualifikohen për në Botëror.

    Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë, pos kësaj shume, ai tha se nëse Kosova shkon tutje, do të ketë edhe shpërblime të tjera.

    “Po zotohemi sot se nëse shkojmë tutje dhe kualifikohemi do të ketë shpërblime që nuk ua merr mendja për sukseset që do të pasojmë në Kampionatin Botëror i cili do të mbahet në ShBA”, deklaroi shefi i qeverisë.