ATV

Category: Lajme

  • Zvicra mbështet rregulla më të ashpra të mediave sociale për të miturit, zbulon një sondazh

    Zvicra mbështet rregulla më të ashpra të mediave sociale për të miturit, zbulon një sondazh

    Shumica dërrmuese e zviceranëve duan mbrojtje më të fortë për fëmijët dhe adoleshentët në mediat sociale, sipas një sondazhi të publikuar të dielën, ndërsa qeveritë dhe gjykatat në mbarë botën intensifikojnë shqyrtimin e kompanive të mëdha të teknologjisë për ndikimin e tyre tek përdoruesit e rinj.

    Të mërkurën, një juri në Los Angeles gjeti se Meta dhe Google e Alphabet ishin neglizhente në hartimin e platformave të mediave sociale që janë të dëmshme për të rinjtë, në një vendim që do të shërbejë si një tregues për raste të shumta të ngjashme.

    Studimi zviceran nga firma e sondazheve GfS Bern për Fondacionin Mercator zbuloi se 94% e të anketuarve mendonin se të miturit duhet të mbrohen më mirë nga efektet dëmtuese të mediave sociale, ndërsa 78% besonin se firmat e mëdha të teknologjisë kanë shumë ndikim mbi opinionin publik.

    Ministrja e Brendshme zvicerane Elisabeth Baume Schneider ka thënë se është e hapur për një ndalim të mundshëm të mediave sociale për të rinjtë.

    Qeveria e saj po harton legjislacion për të rregulluar platformat kryesore online, duke synuar t’i bëjë ato më transparente.

    Publikimi i sondazhit në gazetën SonntagsZeitung vjen pas një vendimi të Austrisë fqinje të premten për të ndaluar përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç.

    Sondazhi i GfS Bern anketoi rreth 1,000 banorë zviceranë të moshës 16 vjeç e lart midis 1 dhe 12 dhjetorit. Ai kishte një diferencë gabimi prej plus ose minus 3.2 pikë përqindjeje, tha gazeta.

  • Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

    Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

    Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti deklaroi se ky projektligj përfaqëson hap vendimtar në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë.

    “Krijon mekanizëm efektiv për të hetuar dhe konfiskuar pasurinë që s’mund të arsyetohet me burime të ligjshme duke synuar drejtpërdrejtë ata që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve. Përmes tij dërgojmë mesazhin e qartë se askush nuk është mbi ligjin dhe se përgjegjësia do të jetë e paevitueshme. Zbatimi i plotë dhe i paanshëm i tij mbetet prioritet i qeverisë për drejtësi e barazi për të gjithë”, deklaroi Kurti.

    Pas kësaj, ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla deklaroi se ky projektligj për qytetarët është më shumë barazi e drejtësi e më shumë besim në institucione shtetërore.

    “Projektligji tashmë bazohet edhe në tre opinione të Komisionit të Venecias dhe dy aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese. Këto rekomandime janë reflektuar në tekstin e projektligjit, i cili është punuar në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë fushë, vendorë dhe ndërkombëtarë, përfaqësues institucionalë dhe partnerë ndërkombëtarë, duke përfshirë konsultime teknike dhe analiza krahasimtare për të siguruar që dispozitat të jenë të zbatueshme, proporcionale dhe të mbrojtura me Kushtetutë”, tha Gërvalla.

    Pas hedhjes në votim, është arritur edhe të miratohet.

  • Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion euro të tjera për Kombëtaren

    Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion euro të tjera për Kombëtaren

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ritheksuar premtimin prej 1 milion eurosh në rast se djemtë e Kosovës fitojnë kundër Turqisë nesër dhe, me këtë fitore, kualifikohen për në Botëror.

    Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë, pos kësaj shume, ai tha se nëse Kosova shkon tutje, do të ketë edhe shpërblime të tjera.

    “Po zotohemi sot se nëse shkojmë tutje dhe kualifikohemi do të ketë shpërblime që nuk ua merr mendja për sukseset që do të pasojmë në Kampionatin Botëror i cili do të mbahet në ShBA”, deklaroi shefi i qeverisë.

  • 34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1.800 tiketa të shqiptuara

    34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1.800 tiketa të shqiptuara

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend.

    Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, 13 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 21 aksidente me dëme materiale.

    Në kuadër të kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, Policia ka shqiptuar gjithsej 1, 809 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave.

    Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 23 persona, ndërsa 11 persona janë dërguar në mbajtje. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor apo i personave në vuajtje të dënimit.

  • Dy orë diskutim, Kurti ndan detaje nga bisedat me presidentin francez Emmanuel Macron

    Dy orë diskutim, Kurti ndan detaje nga bisedat me presidentin francez Emmanuel Macron

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka dhënë detaje nga takimi i tij me presidentin francez, Emmanuel Macron, të premten pasdite në Pallatin Elysee.

    “Të premten isha musafir i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në një takim, drekë pune. Pritja e përzemërt u përcoll me një diskutim të thellë dhe të sinqertë për rreth dy orë, që u përqendrua në temat e bashkëpunimit, integrimit, sigurisë, mbrojtjes dhe ekonomisë e zhvillimit”, tha Kurti.

    Ai shtoi se gjatë takimit u bisedua për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si dhe për rolin e rëndësishëm të NATO-s në Kosovë për bashkëpunimin me aleatët veriatlantikë dhe sigurinë rajonale në Ballkan.

    “Po ashtu, forcimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe raportet me fqinjët veriorë të Kosovës ishin çështje që i diskutova me presidentin francez”, përfundoi Kurti.

    Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka statusin e vendit kandidat, pavarësisht se shteti ka aplikuar për anëtarësim në BE më 2022, por aplikimi ende nuk është shqyrtuar nga institucionet evropiane.

    Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, mbetet kusht i BE-së për të dyja vendet në rrugën e tyre evropiane.

  • Kurti: Jemi të gatshëm të marrim pjesë në Gaza si forcë stabilizuese ndërkombëtare

    Kurti: Jemi të gatshëm të marrim pjesë në Gaza si forcë stabilizuese ndërkombëtare

    Kryeministri i Albin Kurti ka deklaruar se vendi është i gatshëm të kontribuojë në misione ndërkombëtare në Gaza, si pjesë e një force stabilizuese me karakter ndërkombëtar.

    Ai rikujtoi se në fund të janarit 2025, qeveria ka ndarë 500 mijë euro për popullin palestinez në Gaza, si shenjë solidariteti dhe mbështetjeje humanitare.

    Sipas tij, aktualisht është në rend dite një propozim-vendim i përgatitur nga Ministria e Mbrojtjes, përmes të cilit kërkohet nga Kuvendi i Republikës miratimi për dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së në këtë mision.

    Kryeministri theksoi se gjatë vitit të kaluar, ministri Maqedonci dhe komandanti Jashari kishin kërkuar leje për të marrë pjesë në një konferencë në Doha të Katarit, e cila kishte në fokus krijimin e një force ndërkombëtare stabilizuese për Gazën.

    Ai vlerësoi lart kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke theksuar se ajo ka ndërtuar një reputacion ndërkombëtar në fusha të rëndësishme si kërkim-shpëtimi dhe deminimi, si dhe në operacione të tjera të sigurisë.

    “Jemi të gatshëm të marrim pjesë në forcën stabilizuese ndërkombëtare për popullin e Gazës, edhe për faktin se ne vetë kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi përfitues të pranisë së forcave ndërkombëtare që nga viti 1999”, ka deklaruar Kurti.

  • Qeveria merr vendim për pagën e 13-të

    Qeveria merr vendim për pagën e 13-të

    Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik.

    Në mbledhjen e qeverisë, u veçua puna e palodhshme e këtyre punëtorëve.

    Kryeministri Albin Kurti tha se paga e 13-të synon mbështetjen e qytetarëve dhe familjeve të tyre.

    Vendimin e ka arsyetuar ministri Hekuran Murati. Ai theksoi se punëtorët që nuk i kanë përmbushur 12 muaj punë, paga e 13-të do të iu jepet e përgjysmuar.

  • Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

    Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

    Në dhjetor të vitit 2022, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 30 marsin si Ditën Ndërkombëtare të Zero Mbetjeve. Atë vit Kombet e Bashkuara u përqendruan tek ndotja prej plastikës. Ndërsa për 2025-ën, tema e kësaj dite është “Drejt zero mbetjeve në fushën e modës dhe tekstilit”.

    Çdo vit, sektori i tekstilit prodhon 2-8 % të emetimeve globale të gazeve serrë dhe përdor 215 trilion litra ujë, ekuivalenti i 86 milionë pishinave të përmasave olimpike.

    Ekspertët bëjnë thirrje që të dyfishohet numrit i herëve që veshim një veshje të caktuar, dhe kjo do të sillte një reduktim të gazeve serrë me 44%.

    Është llogaritur se mbetjet e ngurta bashkiake të krijuara në një vit do të mbështillnin globin 25 herë. Pa veprime urgjente, prodhimi i mbetjeve të ngurta bashkiake do të arrijë në 3.8 miliardë tonë në vit, deri në 2050-ën.

    Arritja e një bote me zero mbeturina kërkon përfshirjen e të gjithëve, përfshirë autoritetet kombëtare dhe të kompanitë, shoqëritë civile, komunitetin akademik, gratë dhe të rinjtë. Promovimi i iniciativave për zero mbeturina mund të ndihmojë në avancimin e të gjitha qëllimeve të Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.

  • Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

    Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

    Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

    DHUNË NË FAMILJE

    · Podujevë / 29.03.2026 – 01:30. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

    · Prishtinë 29.03.2026, 11:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

    · Podujevë 29.03.2026,17:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht dhe kanosur me një mjet te mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    · Fushë Kosovë 29.03.2026,18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    DHUNË NË FAMILJE

    Gjakovë 29.03.2026, 17:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

  • Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervistohet i dyshuari – policia jep detaje

    Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervistohet i dyshuari – policia jep detaje

    Të dielën rreth orës 15:00 është shembur rruga “Malush Kosova”, në Prishtinë, duke e bërë të vështirë qarkullimin për qytetarët në atë zonë.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se kjo ngjarje është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

    Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin në cilësin e të dyshuarit është intervistuar një i dyshuar.

    “Prishtinë 29.03.2026, 15:00. Është raportuar për shembje të dheut, ku si pasojë rruga është bërë e pakalueshme. Lidhur me rastin në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.