ATV

Category: Lajme

  • Kuvendi mblidhet të enjten, këto janë pikat e rendit të ditës

    Kuvendi mblidhet të enjten, këto janë pikat e rendit të ditës

    Kryesia e Kuvendit ka caktuar seancë për ditën e enjte.

    Të enjten Kuvendi u rikthehet punimeve pas pezullimit të masës së përkohshme të cilën e pati caktuar Gjykata Kushtetueses.

    Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit kanë miratuar rendin e ditës për seancën e së enjtes.

    Rendi i ditës i miratuar:

    1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

    2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    3. Pyetjet parlamentare,

    4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-008 për Ratifikimin e Marrëveshjes për qasje në Arsimin e Lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor,

    5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-009 për Ratifikimin e Amendamentit “nr.3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2018“,

    6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-010 për Ratifikimin e “Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2017“,

    7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-011 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale,

    8. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-012 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për Projektin e efiçencës së energjisë në ndërtesa publike,

    9. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-013 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë “ Projekti i Rrugës me Shpejtësi të Lartë Prishtinë – Mitrovicë” (Kredi shtesë) ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës,

    10. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-014 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë”,

    11. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarura të Mediave,

    12. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë nga radhët e komunitetit shqiptar dhe për dy (2) anëtarë jo shumicë në Komisionin e Pavarura të Mediave,

    13. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për gjashtë (6) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) antar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,

    14. Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e deputetit Branislav Nikoliq në komisione parlamentare.

    3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

  • Irani hedh poshtë propozimin e Trump për përfundimin e luftës në Lindjen e mesme

    Irani hedh poshtë propozimin e Trump për përfundimin e luftës në Lindjen e mesme

    Teherani thotë se “nuk kemi pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me SHBA” dhe se “flitet për kërkesa të tepërta dhe të paarsyeshme.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, tha të hënën se Teherani “nuk ka zhvilluar asnjë negociatë të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara deri më tani”.

    “Ajo që është diskutuar janë mesazhe që kemi marrë përmes ndërmjetësve, sipas të cilave Shtetet e Bashkuara duan të negociojnë”, tha Baghaei në deklaratat e transmetuara nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim.

    “Pyes veten se sa njerëz në Amerikë i marrin seriozisht pretendimet e diplomacisë amerikane! Detyra jonë është e qartë, ndryshe nga pala tjetër, e cila vazhdon të ndryshojë qëndrimin e saj”, shtoi ai.

    Ministri theksoi se Irani e ka të qartë qëndrimin e tij në këtë situatë konflikti.

    “Irani ka qenë i qartë në lidhje me qëndrimin e tij që nga fillimi dhe ne e dimë shumë mirë se cili është kuadri që po shqyrtojmë. Materiali që na u transferua përfshinte kërkesa të tepërta dhe të paarsyeshme”, tha Baghaei.

    Dhe në fund vuri në dukje negociatat nëpërmjet Pakistanit, i cili ka shprehur interesin e ndërmjetësuesit për t’i dhënë fund luftës.

    “Takimet që po zhvillon Pakistani janë një kuadër që ata vetë e vendosën dhe në të cilin ne nuk morëm pjesë. “Është pozitive që vendet në rajon janë të interesuara të përfundojnë luftën, por ato duhet të jenë të kujdesshme se cila palë e filloi luftën”, tha ai.

  • Spanja i thotë ‘Jo’ SHBA-së: Hapësira ajrore e mbyllur për luftën ndaj Iranit

    Spanja i thotë ‘Jo’ SHBA-së: Hapësira ajrore e mbyllur për luftën ndaj Iranit

    Spanja ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në sulmet ndaj Iranit, tha të hënën ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles.

    “Ne nuk autorizojmë përdorimin e bazave ushtarake apo të hapësirës ajrore për veprime që lidhen me luftën në Iran,” tha ajo për gazetarët në Madrid. Ky vendim detyron avionët ushtarakë të shmangin Spanjën, një anëtare e NATO-s, gjatë udhëtimit drejt Lindjes së Mesme, por nuk përfshin situata emergjente, raportoi El País.

    Ministri i Ekonomisë, Carlos Cuerpo, tha se ky vendim pasqyron qëndrimin e qeverisë spanjolle për të mos marrë pjesë në një luftë që, sipas tyre, është nisur në mënyrë të njëanshme dhe kundër së drejtës ndërkombëtare.

    Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka qenë një prej kritikëve më të ashpër të sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, duke i cilësuar ato të pakujdesshme dhe të paligjshme. Ndërkaq, Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar të ndërpresë tregtinë me Madridin për refuzimin e përdorimit të bazave spanjolle, raporton Reuters.

  • FSK-ja drejt misionit në Gazë, Maqedonci e quan vendimin historik për Kosovën

    FSK-ja drejt misionit në Gazë, Maqedonci e quan vendimin historik për Kosovën

    Sot, në mbledhjen e shtatë të Qeverisë së Republikës së Kosovës u miratua propozim – vendimi për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të Forcës Stabilizuese Ndërkombëtare për Gazën.

    Nëpërmjet këtij propozim – vendimi, Republika e Kosovës po merr rol aktiv në sigurinë ndërkombëtare dhe po dëshmon gatishmëri për ta ruajtur stabilitetin rajonal.Në vijim gjeni postimin e plotë të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci:

    “Sot, në mbledhjen e Qeverisë, miratuam propozim-vendimin për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si pjesë e Forcës Stabilizuese Ndërkombëtare për Gazën.

  • AAK kërkon tryezë diskutimi për presidentin, refuzon formatin ‘një me një’

    AAK kërkon tryezë diskutimi për presidentin, refuzon formatin ‘një me një’

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se nuk do të marrin pjesë në takimet për presidentin në formatin “një me një” fare ka mbajtur Kurti me Hamzën e Abdixhiku.

    Ai ka thënë për çështjen e presidentit duhet të organizohet tryezë ku do të diskutohet për profilin e presidentit.

    “Për me u ba presidenti i Kosovës, duhesh me i pas 80 vota. Për me i pas 80 vota, duhesh me arrit nji marrëveshje. Këtë marrëveshje nuk e ka dashtë për shkak se i ka dashtë dy njerëz të partisë t’vet. Qaq asht kjo punë e thjeshtë. Nuk ka kurrfarë, po mundohemi me nji farë konspiracioni ‘u takuen kta, u takuen kta’. S’ka dashtë! Me pas dashtë, ishte u nis procesi i konsultimit n’fillim, nji tryezë, kisht diskutu çfarë profili, çfarë kriteri, çfarë potenciali duhet me pas. Nuk ka dashtë. A për me hy në nji spektakël publik për qëllime politike?”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku është vendosur që seanca e rregullt do të mbahet të enjten.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se do të dërgojë ftesat për liderët opozitarë për të diskutuar çështjen e presidentit.

    Por, ai tha se do të ketë edhe konsultime të brendshme paraprakisht./teve1.info/

  • Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë, Garda Revolucionare: Nuk ndalemi deri sa të shkatërrojmë armikun

    Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë, Garda Revolucionare: Nuk ndalemi deri sa të shkatërrojmë armikun

    Garda Revolucionare e Iranit, konfirmoi zyrtarisht vrasjen e Alireza Tangsiri komandantit të marinës së pasdaranëve, 4 ditë pasi Izraeli kishte njoftuar shenjestrimin e tij.

    Në një deklaratë të publikuar nga media e lidhur me Gardën Revolucionare, Tasnim thuhet se Tangsiri po organizonte forcat dhe fuqizimin e mburojës mbrojtëse në ishuj dhe bregdet, dhe se kishte vdekur për shkak të plagëve të rënda.

    Në deklaratë shtohet më tej, se pavarësisht mungesës së Tangsirit, forcat e Marinës së Gardës Revolucionare i kishin dhënë goditje shkatërruese kundërshtarëve dhe se kishin vijuar të ruanin kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit.

    Garda u zotua se nuk do të ndalej deri sa armiku të shkatërrohej plotësisht. Tangsiri, një prej komandantëve më të lartë të forcave Pasdaran, ishte i përfshirë në mbikqyrjen e anijeve përmes ngushticës strategjike të Hormuzit.

    Në llogarinë e tij në rrjetin social X, ai thoshte se asnjë mjet lundrues i lidhur me agresorët e Iranit, nuk kishte të drejtën të kalonte.

    Një komandant i zëshëm kishte bërë disa deklarata kundër SHBA-ve dhe Izraelit në të kaluarën. Tangsiri ishte i sanksionuar nga thesari amerikan, bashkë më komandantë të tjerë të Gardës Revolucionare në 2019, pasi Teherani rrëzoi një dron të survejimit të SHBA-ve pranë ngushticës.

  • Çfarë vendimi pret për ish-krerët e UÇK-së? Gërvalla: S’më takon t’i tregojë gjykatës së votuar nga Kuvendi i Kosovës se çfarë të bëjë

    Çfarë vendimi pret për ish-krerët e UÇK-së? Gërvalla: S’më takon t’i tregojë gjykatës së votuar nga Kuvendi i Kosovës se çfarë të bëjë

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla tha se nuk ka “asnjë mendim dhe asnjë pritje” kur u pyet në një konferencë për media se çfarë vendimi pret nga Gjykata Speciale për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Gërvalla tha se “tepër gjatë janë mbajtur të akuzuarit në paraburgim”, por shtoi se për vendimin, nuk i takon asaj t’i tregojë gjykatës se “çfarë duhet të bëjë”.

    “Nuk kam asnjë mendim dhe asnjë pritje nga gjykata. Ajo do ta përfundojë procesin. Tepër gjatë janë mbajtur të akuzuarit në paraburgim. Shtrohet pyetja pse kaq gjatë? Mirëpo nuk më takon mua në këtë fazë t’i japë as rekomandime, as udhëzime, gjykatës së votuar nga Kuvendi i Kosovës se çfarë duhet të bëjë në këtë fazë”, tha ajo në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti.

  • Ish-banori i BBVA-s në nevojë, Shaqir Palushi ndan 10 mijë euro për Stenaldon

    Ish-banori i BBVA-s në nevojë, Shaqir Palushi ndan 10 mijë euro për Stenaldon

    Ish banori i Big Brother VIP Albania, Stenaldo, po përballet me një sfidë të madhe në jetën e tij, pasi aktualisht ka nevojë për një shtëpi.

    Historia e tij ka prekur shumë njerëz, duke rikthyer vëmendjen e publikut ndaj vështirësive që ai po kalon.

    Fondacioni “Frutex” dhe “Golden Eagle” i afaristit kosovar, Shaqir Palushi, ka ndarë 10 mijë euro për Stenaldon duke theksuar se është një shembull force dhe këmbënguljeje, duke mos u dorëzuar pavarësisht sfidave të shumta.

    Megjithatë, nevoja mbetet e madhe dhe kërkon përfshirjen e të gjithëve. Apeli është i qartë: “Të bashkohemi për t’i ardhur në ndihmë Stenaldos, pasi çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e tij”.

  • “Me të vërtetën e luftës nuk luhet” – Deliu kërkon llogari për ekspozitën e larguar

    “Me të vërtetën e luftës nuk luhet” – Deliu kërkon llogari për ekspozitën e larguar

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar ashpër lidhur me ekspozitën për masakrat në Kosovë, duke e cilësuar si një “hipokrizi” financimin e projektit që përmban të dhëna të pasakta, të cilat sipas saj, dëmtojnë kauzën kundër Serbisë.

    Në një postim në rrjetet sociale, Deliu thekson se Ministria e Punëve të Jashtme ka shpenzuar 14,999 euro për një libër të lidhur me ekspozitën, duke e promovuar dhe shpërndarë atë, ndërkohë që ministrja Gërvalla e ka quajtur këtë pasaktësi dhe ka theksuar se shifrat e ekspozitës dëmtojnë kauzën ndaj Serbisë.

    “Ky është dështim institucional dhe kërkon përgjegjësi,” shkruan Deliu, duke kërkuar një hetim të plotë për të zbuluar se kush ka financuar, propozoi dhe miratoi përmbajtjen e projektit.

    Ajo shton se duhet të jepet llogari, sepse “me të vërtetën e luftës nuk luhet”.

    Reagimi vjen në një kohë kur ekspozita është larguar nga sheshi i Prishtinës për shkak të polemikave dhe kritikave nga veteranët dhe qytetarët.

  • Shembja e rrugës në kryeqytet i la pa ujë banorët e zonës, KRU Prishtina: U sanua defekti, uji ka ardhur

    Shembja e rrugës në kryeqytet i la pa ujë banorët e zonës, KRU Prishtina: U sanua defekti, uji ka ardhur

    Shembja e një pjese të rrugës “Don Shtjefën Kurti” në kryeqytet i la banorët e asaj zone pa furnizim me ujë nga rrjeti rajonal i ujësjellësit.

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoi se “sapo u sanua defekti nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit”.

    “Për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit, furnizimi me ujë dje ishte ndërprerë në rrugët e mëposhtme, deri në sanimin e gypit: Rruga “Mehmet Shpendi” Rruga” Bislim Islami” Rruga” Don Stjefan Kurti” Rruga” Kiri” Rruga” Agim Prodani” Rruga “Ymer Bytyqi” Rruga” Visar Thaqi”. Tashmë uji ka ardhur”, njoftoi KRU Prishtina.