ATV

Category: Lajme

  • Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe te memoriali Heroinat

    Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe te memoriali Heroinat

    Ushtruesja e detyrës së Presidentes Albulena Haxhiu, bashkë me kryeministrin Albin Kurti ka bërë homazhe te memoriali “Heroinat”, në nderim të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Ata ishin të shoqëruar me dy nga të mbijetuarit, Vasfije Krasniqi- Goodman dhe Ramadan Nishorin.

    14 prilli është shpallur zyrtarisht si Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, një vendim që synon të ruajë kujtesën kolektive dhe të nxisë solidaritetin me të mbijetuarit.

  • Haxhiu njofton se janë ngritur 12 aktakuza për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë

    Haxhiu njofton se janë ngritur 12 aktakuza për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë

    Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu bashkë me kryeministrin Albin Kurti, Vasfije Krasniqi – Goodman, Feride Rushitin e Ramadan Nishorin, bënë homazhe pranë memorialit “Heroinat” për të nderuar sakrificën dhe dinjitetin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

    Para mediave, Haxhiu njoftoi se gjatë kohës së fundit janë ngritur edhe 12 aktakuza për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë.

    “Kemi tri vendime të gjykatave, vendime dënuese për raste të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dy prej tyre janë në Gjykatën Themelore, ndërsa një ka marrë vendimin e formës së prerë”, deklaroi Haxhiu.

    Po ashtu, ajo theksoi se vajzat dhe gratë, djemtë e burrat që i mbijetuan kësaj dhune, tregojnë që institucionet kanë shumë punë për të bërë.

    “Kemi shumë punë për adresimin e përgjegjësive tona si institucione të Kosovës, sidomos në adresimin e drejtësisë”, shtoi kryetarja e Kuvendit

  • Kryesia e Kuvendit mblidhet sot – në rend dite caktimi i seancës dhe propozimi i kandidatëve për Kushtetuese

    Kryesia e Kuvendit mblidhet sot – në rend dite caktimi i seancës dhe propozimi i kandidatëve për Kushtetuese

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 13:00, ku pritet të përcaktojë rendin e ditës për seancën e radhës plenare.

    Në këtë mbledhje do të shqyrtohet miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

    Pikë kyçe e diskutimit do të jetë edhe propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

    Po ashtu, Kryesia do të trajtojë edhe propozime dhe kërkesa të tjera që lidhen me punën e Kuvendit.

  • Krasniqi godet Kurtin me akuza për standarde të dyfishta: Mashtrimi nuk matet me vota

    Krasniqi godet Kurtin me akuza për standarde të dyfishta: Mashtrimi nuk matet me vota

    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, në RTV Dukagjini, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj kërkesave të partive opozitare për çështjen e TVSh-së për derivate në kohën kur janë ngritur çmimet.

    Ai ka thënë se po të bënte një veprim të tillë PDK apo LDK sa ishte në pushtet, Kurti do të bënte ‘namin’ duke bërtitur për ‘plaçkitje’.

    “Merr me mend po të ishte Isa Mustafa kryeministër e ky (Kurti) në opozitë, i kish qu duart njëherë si shqiponjë ‘plaçkitje masive’, po qyky është mashtrues se i ka dy gjuhë, dy personalitete, 20 mënyra me mashtru, ky është mashtrimi… s’ka nevojë me komentu këtë”.

    Ai tutje ka thënë se nuk të përcaktojnë votat se a je mashtrues apo jo, por faktet.

    “Faktet e përcaktojnë mashtruesin, jo numri i votuesve”, ka thënë Krasniqi.

  • Netanyahu sulmon Evropën: Kanë harruar kaq shumë për Holokaustin

    Netanyahu sulmon Evropën: Kanë harruar kaq shumë për Holokaustin

    Izraeli shënoi dje Ditën e Përkujtimit të Holokaustit Në fjalimin e tij, kryeministri Benjamin Netanyahu kritikoi ashpër Evropën, duke thënë se ishte “e prekur nga një dobësi e thellë morale” dhe se Izraeli tani po mbronte një kontinent “që ka harruar kaq shumë për Holokaustin”, raporton The Times of Israel.

    Ai e akuzoi Evropën se “po humbet kontrollin mbi identitetin e vet, vlerat e saj dhe përgjegjësinë e saj për të mbrojtur qytetërimin nga barbarizmi”.

    “Ata kanë shumë për të mësuar nga ne”, tha kryeministri izraelit, “veçanërisht mësimin e rëndësishëm të dallimit të qartë moral midis së mirës dhe së keqes, i cili në momentet e së vërtetës kërkon të shkosh në luftë për atë që është e mirë, për jetën. Izraeli, nga ana tjetër, nuk e harron këtë përgjegjësi të përjetshme”

    “ Së bashku me SHBA-në dhe vendet e tjera me të cilat po krijojmë aleanca për të cilat ende nuk është folur, ne po mbrojmë veten – dhe kështu të gjithë botën”, tha ai, duke shtuar se “Izraeli qëndron me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye të botës së lirë”.

    Ai tha se të dy vendet “i dhanë një goditje shkatërruese regjimit të lig në Iran” në operacionet e përbashkëta vitin e kaluar.

  • Dy javët vendimtare për Presidentin

    Dy javët vendimtare për Presidentin

    Kosova ka hyrë në 15 ditët vendimtare për zgjedhjen e Presidentit, sipas afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese. Nëse përgjatë këtyre dy javëve nuk arrihet marrëveshje mes partive, do të shkohet sërish në zgjedhje.

    Deri më tani ka pasur vetëm një takim për çështjen e presidentit, mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Kurti paralajmëroi se do ta ftojë për takim edhe kreun e PDK-së, Bedri Hamza, por ky i fundit ftesë ende nuk ka marrë.

    Kurti, akoma nuk ia ka dërguar ftesën zyrtare për takim Hamzës, ashtu siç kërkoi ky i fundit.

    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar për Reporteri.net, se nuk do të marrin pjesë në takim pa letër zyrtare.

    “Jo nuk kemi letër. Nuk shkojmë pa letër zyrtare”, thuhet në përgjigjen e Çitakut.

    Nga kabineti qeveritar thanë javën e kaluar se gatishmëria e kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku për takime me Albin Kurtin, jep shpresa se çështja e presidentit mund të zgjidhet.

    Kështu deklaroi, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjfuca. Konjufca tha se vullneti i shfaqur nga Abdixhiku është lajm i mirë meqë hapen perspektiva për mundësinë e zgjedhjes së presidentit.

    “Siç e keni parë, ka ndodhur takimi tjetër i radhës mes kryeministrit Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Kryeministri Kurti i ka drejtuar letër edhe PDK-së. Do të specifikohet edhe më tutje nëse ky takim mund të ndodhë apo jo. Me z. Abdixhiku me sa e pash dhe përgjigja e tij ishte që ai është i vullnetit që takimet të vazhdojnë. Ky është një lajmi mirë sepse i jep do perspektiva për mundësinë e zgjedhjes së një presidenti. Gjithmonë do të shpresojmë se kemi kapacitet dhe mençuri që të shmangim disa zgjedhje që u mbajtën vetëm katër muaj më parë. Para katër muajve populli foli. Nuk është se ka ndodhur ndonjë ndryshim shumë i madh që populli të mos e ketë mendimin e njëjtë në zgjedhje. Populli ndryshon mendimin vetëm kur ndodhin transformime të mëdha. “, ka deklaruar Glauk Konjufca.

    E kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka përsëritur gjatë së shtunës se partia e tij është kundër që një partie t’i takojnë tri pozicionet shtetërore, presidenti, kryeministri e kryetari i Kuvendit.

    Abdixhiku ka deklaruar se nëse nuk ka marrëveshje, atëherë do të shkohet në zgjedhje të reja.

    Ai theksoi se nuk mund të vetëpropozohet për postin e presidentit, pasi shton se çështja është konsensuale.

    “Jo, s’ka gjasa të vetëpropozohem sepse çështja e presidentit është çështje konsensuale. Pra, duhet të flasim për parimet njëherë. Mos t’i ngatërrojmë. Nuk po flasim për akomodime individuale në këtë fazë. Aq më pak për një pozicion kaq të rëndësishme shtetërore. Pra flasim për interesa ndërpartiake. Pra a ka mundësi që partitë të akomodohen rreth një marrëveshjeje shumë më të madhe. Në qoftë se jo, atëherë përgatitemi për zgjedhje të reja”, tha Abdixhiku.

    VV i ka propozuar dy emra për pozitën e presidentit: Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe deputeten Fatmire Mullhaxha -Kollçaku. Në mungesë kuoromi, procesi ka mbetur në gjysmë.

    Më 4 prill, Vjosa Osmanit i ka përfunduar mandati presidencial. Të njëjtën ditë, pozitën e ushtrueses së detyrës e ka marrë Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, ashtu siç parashihet me Kushtetutë.

  • Kush është ish-gjenerali amerikan i propozuar nga Donald Trump për ambasador në Shqipëri

    Kush është ish-gjenerali amerikan i propozuar nga Donald Trump për ambasador në Shqipëri

    Gjeneral-lejtnanti i pensionuar amerikan Eric P. Wendt i cili është porpozuar nga Donald Trump për tu emëruar si Ambasador i Shteteve të bashkuara të Amerikës në Shqipëri është një nga figurat e njohura të ushtrisë amerikane, me një karrierë mbi tre dekada në fushën e sigurisë dhe operacioneve speciale.

    Wendt shërbeu për herë të fundit si komandanti i 5-të i Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO, detyrë që e mbajti deri më 29 janar 2021. Gjatë karrierës së tij si oficer i lartë, ai ka mbajtur disa poste kyçe, përfshirë rolin si Koordinator i Sigurisë së SHBA për Autoritetin Izraelito-Palestinez (2017–2019), si dhe pozicione drejtuese në Komandën e Paqësorit të SHBA dhe në strukturat e operacioneve speciale në Kore dhe Afganistan.

    Ai u diplomua në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara për drejtësi dhe shoqëri dhe më pas përfundoi studimet master në çështjet e sigurisë kombëtare në Shkollën Pasuniversitare Detare. Wendt u gradua si toger i dytë në vitin 1986 dhe doli në pension më 1 mars 2021, pas mbi 34 vitesh shërbimi, ku përfshihen edhe 30 vite në Forcat Speciale si “Beretë e Gjelbër”.

    Përveç karrierës ushtarake, ai zotëron edhe gjuhët arabe dhe koreane, duke reflektuar angazhimin e tij në rajone të ndryshme strategjike.

    Në vitin 2020, presidenti i atëhershëm amerikan Donald Trump e nominoi Wendt për ambasador të SHBA në Katar, por kandidatura e tij nuk u shqyrtua nga Senati para përfundimit të mandatit të Kongresit, duke mbetur pa vendim.

    Figura e Wendt konsiderohet si një profil me përvojë të gjerë në diplomaci ushtarake dhe operacione ndërkombëtare, çka e bën atë një emër të rëndësishëm në politikën e sigurisë së SHBA.

  • Sot seancë solemne në Kuvend për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës

    Sot seancë solemne në Kuvend për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë solemne me rastin e shënimit të Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës.

    Seanca do të mbahet me fillim nga ora 17:00.

    Në rend dite është paraparë pika “Shënimi i Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës –“Ma kthe dritën”.

  • Shënohet Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës në Kosovë

    Shënohet Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës në Kosovë

    Sot shënohet Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë. Përmes shënimit të kësaj dite përkujtohen vuajtjet dhe traumat e atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.

    Kjo ditë synon të njohë padrejtësinë e përjetuar dhe traumën si pasojë e krimeve të tilla dhe njëkohësisht të rrisë ndërgjegjësimin për drejtësinë e vonuar dhe luftën kundër stigmës.

    Në shënimin e kësaj dite, këtë të martë më 14 prill 2024, U.d. presidentja e Republikës së Kosovës, njëherit kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu bën homazhe tek Memoriali “Heroinat”. Kurse, QKRMT mban Konferencën Rajonale “Avancimi i qasjes në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës: Përgjegjësia penale dhe e drejta për kompensim”. Marrin pjesë u.d e presidentes, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

    Në shënimin e Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës –“Ma kthe dritën”, Kuvendi i Kosovës, në ora 17:00, mban seancë solemne.

    Ndryshe, 14 prilli është caktuar Ditë e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ky vendim do t’i kontribuojë ruajtjes së memories kolektive, ndërsa ka përmendur nevojën e solidarizimit me të mbijetuarit e dhunës seksuale.

  • Intervale me diell e vranësira sot, maksimalja 21 gradë

    Intervale me diell e vranësira sot, maksimalja 21 gradë

    Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot paksa më i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell vranësira të herëpashershme dhe vende-vende do të ketë gjasa edhe për riga apo rrebeshe të izoluara shiu.

    Temperaturat pa ndonjë ndryshim. Minimalja rreth 6 gradë Celsius, kurse maksimalja deri në 21 gradë Celsius.