ATV

Category: Lajme

  • Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës

    Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës

    Në Gjykatën Themelore të Prishtinës nesër do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

    Seanca do të fillojë në ora 9:30.

    Para trupit gjykues do të paraqiten Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit.

    Gjatë këtij sulmi, mbeti i vrarë rreshteri hero Afrim Bunjaku, ndërsa disa zyrtarë të tjerë policorë u plagosën.

  • Trump: Italia s’po na ndihmon, mendoja se Meloni ishte e guximshme – Papa s’e ka idenë çfarë po ndodh në Iran

    Trump: Italia s’po na ndihmon, mendoja se Meloni ishte e guximshme – Papa s’e ka idenë çfarë po ndodh në Iran

    Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar Italinë për faktin se nuk e ka ndihmuar në situatën me Iranin si dhe Papa Leone XIV pas komenteve të tij për luftën.

    Në një intervistë për Corriere della Sera, Trump shprehu kryeministres Giorgia Meloni, duke theksuar se e mendonte tëguximshme për të vepruar.

    “A u pëlqen italianëve fakti që kryeministrja juaj nuk po na jep asnjë ndihmë për të siguruar naftë?”, shtroi pyetjen Trump, duke shtuar “A u pëlqen njerëzve ajo? Nuk mund ta imagjinoj. Jam i shokuar prej saj. Mendova se ishte e guximshme, por gabohesha.”

    I pyetur nëse ka folur me Melonin, ai tha: “Jo. Ajo thjesht thotë se Italia nuk dëshiron të përfshihet. Edhe pse Italia e merr naftën nga atje, edhe pse Amerika është shumë e rëndësishme për Italinë, ai nuk mendon se Italia duhet të përfshihet. Ai mendon se Amerika duhet ta bëjë punën për të.”

    Sipas tij, është e papranueshme që asaj nuk i intereson fakti se Irani ka armë bërthamore, dhe se mund ta hidhte Italinë në erë për dy minuta.

    “Është ajo që është e papranueshme, sepse nuk i intereson nëse Irani ka një armë bërthamore dhe do ta hidhte në erë Italinë brenda dy minutash nëse do të kishte mundësi. Ajo nuk është më i njëjti person dhe Italia nuk do të jetë më kurrë e njëjta vend. Imigracioni po e vret Italinë dhe të gjithë Evropën.”

    Trump përsëriti gjithashtu se Evropa po “shkatërron veten nga brenda” me politikat e saj të imigracionit dhe energjisë.

    “Ata paguajnë kostot më të larta të energjisë në botë dhe as nuk janë të përgatitur të luftojnë për Ngushticën e Hormuzit, nga ku e marrin atë. Ata varen nga Donald Trump për ta mbajtur atë të hapur.” , shtoi Trump.

    Kur u pyet nëse i kishte kërkuar Italisë të përdorte minahedhës, presidenti amerikan tha: “U kërkova të dërgonin çfarë të donin, por ata nuk duan sepse NATO është një tigër letre.”

    Lidhur me Papa Leo dhe thirrjen e tij për paqe, Trump pretendon se Papa nuk e kupton që Irani përbën një kërcënim bërthamor.

    “Ai nuk e kupton dhe nuk duhet të flasë për luftë, sepse nuk ka idenë se çfarë po ndodh. Ai nuk e kupton që 42,000 protestues u vranë në Iran muajin e kaluar.”

    Ai u pyet edhe nëse është i zhgënjyer nga humbja e Orbanit:

    “Ai ishte një mik i imi. Nuk ishte zgjedhja ime, por ishte miku im, një njeri i mirë. Ai bëri një punë të mirë me imigracionin. Ai nuk i la njerëzit të vinin dhe ta shkatërronin vendin e tij siç bëri Italia.”

  • Hapet Qendra e Inovacionit në Graçanicë, ambasada e SHBA: U ofrohet më shumë mundësi të rinjve atje

    Hapet Qendra e Inovacionit në Graçanicë, ambasada e SHBA: U ofrohet më shumë mundësi të rinjve atje

    E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, sot ka vizituar Graçanicën ku është hapur zyrtarisht Qendra e Inovacionit.

    Nga ambasada, janë shprehur ‘’krenarë’’ që prezantojnë ‘’ekselencën’’ amerikane në teknologji, ku i ofrohet më shumë mundësi të rinjve në Graçanicë.

    ‘’E ngarkuara me punë Anu Prattipati vizitoi sot Graçanicën për të hapur zyrtarisht Qendrën e Inovacionit në Graçanicë. Jemi krenarë që prezantojmë ekselencën amerikane në teknologji, duke ofruar njëkohësisht më shumë mundësi për të rinjtë në Graçanicë që të zhvillojnë aftësi dhe të ndjekin karrierë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit’’, thuhet në njoftim.

  • Afati drejt fundit, avokati: Nëse Presidenti nuk zgjidhet para 29 prillit, vendi shkon automatikisht në zgjedhje

    Afati drejt fundit, avokati: Nëse Presidenti nuk zgjidhet para 29 prillit, vendi shkon automatikisht në zgjedhje

    Gjykata Kushtetuese e rrëzoi dekretin e Presidentes Osmani duke iu dhënë edhe 34 ditë kohë deputetëve për zgjedhjen e Presidentit të ri.

    Kryeministri Kurti ka mbajtur një takim me kryetarin e LDK-së në lidhje me këtë çështje ndërkohë ka paralajmëruar takim edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

    Megjithëse afatet kohore po shkojnë drejt fundit ende nuk ka zhvillime konkrete në këtë drejtim.

    A shkon vendi automatikisht në zgjedhje nëse Presidenti i ri nuk zgjedhjet deri me datën 28 prill?

    Në lidhje me këtë çështje ka folur avokati, Xhevdet Smakqi.

    Smakiqi pohoi se nëse nuk arrihet të zgjedhet Presidenti i ri deri me datën 28 prill në ora 00:00 atëherë vendi shkon automatikisht në zgjedhje.

    “Po, bazuar ne Aktgjykimin e fundit të Gjykates Kushtetuese përkitazi me interpretimin përfundimtar të nenit 86 par 2 dhe 82 të Kushtetutës se Kosovës nëse deri me datën 28.04.2026 në ora 00:00h nuk votohet dhe nuk zgjidhet një kandidat për President të Republikës së Kosovës vendi IPSO JURE apo automatikisht shkon në zgjedhje. Për pasojë Kuvendi i Republikës së Kosovës legjislatura e X e humb mandatin qe i bie Kuvendi nuk mundet te mblidhet në asnjë format te tij as Kryesia e Kuvendit as Komisionet dhe as konvokimi i seancave plenare” deklaroi Smakiqi për Gazetën Blic.

    Smakiqi potencoi se në rast të një situate të tillë, U.D e Presidentit, Haxhiu, duhet të konsultohet me partitë politike dhe brenda 45 ditësh të shpallë datën e zgjedhjeve.

    “Në këtë situate U.D Presidentja Znj.Haxhiu detyrohet që në konsultim me partitë politike brenda 45 ditësh duke e llogaritur afatin nga 28.04.2026 të caktoj datën e zgjedhjeve në nje ditë te diele ose të shtune. Duke pasur parasysh se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë afat shtesë prej 34 ditësh duke ia llogaritur Kuvendit Legjislaturës se X afatin e konstiutimit nga 11.02.2025 edhe 34 ditë shtesë që i përfundojnë në datën 28.04.2026 konsiderojmë se tash e tutje siç ka përcaktuar GJK në pikat përkatëse te Aktgjykimit për këtë çështje Kuvendi në të ardhmen detyrohet ta zgjedh presidentin 30 dite para se ti përfundojë mandati presidentin aktual pra e ka precizuar se vlenëdisoozita e nenit 86 par 2 te Kushtetues se Republikës se Kosovës. Prandaj po të mos nxjerrtë dekretin ish presidentja Znj. Osmani kjo shumicë parlamentare do te maltrentonte deputet me seanca koti ditë e nateë si ne rastin e vitit 2025 ku u mbajtën 55 seanca qesharake jo-serioze dhe të një mentaliteti primitiv me elemente te anarkisë” tha ai.

    Avokati Smakiqi tha se është përkeqardhje se si shumica parlamentare po e ‘gërryen’ besimin e qytetarëve.

    “Për keqardhje se si kjo shumice parlamentare po e përbuz dhe po e gërryen besimin e fituar të qytetarëve të ndershëm me 51% në zgjedhjet e 28.12 2025” deklaroi Smakiqi.

  • Çitaku: Ne nuk hyjmë në lojën e emrave për president – Kurti është i vetmi fajtor nëse shkojmë në zgjedhje

    Çitaku: Ne nuk hyjmë në lojën e emrave për president – Kurti është i vetmi fajtor nëse shkojmë në zgjedhje

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se nëse Kosova shkon në zgjedhje, fajtori është Kryeministri Albin Kurti.

    Ajo tha Kurti është i vetmi fajtor, sepse ka 66 deputetë dhe nuk po arrin ta mundësojë zgjedhjen e Presidentit.

    “Nëse vendi shkon në zgjedhje sërish, përgjegjës i vetëm është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, ata e kanë një shumicë parlamentare prej 66 deputetësh, PDK i ka 22, nëse PDK është e papërshatshme janë edhe 98 deputetë të tjerë që mund të arrijnë marrëveshje. Po ashtu 6 deputetë të AAK-së janë përjashtuar fare nga Albin Kurti, ndërsa siç ka pasur deklarime zonja Osmani ka pasur mbështetjen e LDK, por Kurti kërkonte 83, 84, lojëra me fjalë”, ka thënë ajo në T7.

    Sipas Çitakut, Kurti është munduar që PDK’në “ta fus në lojën e emrave”, sa i përket çështjes së presidentit.

    “Ne ia kemi qartësuar në komunikimin që Hamza ka pas me Kurtin, që ne si PDK këtë proces e trajtojmë shumë seriozisht dhe ne nuk duhet të hyjmë në një lojë të simulimit të një procesi politik pa asnjë përmbajtje…”, tha Çitaku.

  • Zjarri në ndërtesën 12 katëshe të banimit në Tiranë, pamjet tregojnë si nisi gjithçka – 7 persona u asfiksuan

    Zjarri në ndërtesën 12 katëshe të banimit në Tiranë, pamjet tregojnë si nisi gjithçka – 7 persona u asfiksuan

    Një pallat 12-katësh në kompleksin “Arlis” pranë QSUT në Tiranë është përfshirë nga flakë të mëdha, duke u shkrumbuar thuajse tërësisht. Zjarri dyshohet se ka nisur në një market në katin e parë dhe më pas është përhapur me shpejtësi në gjithë godinën.

    Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikës, policia dhe forca të emergjencës, si dhe helikopterë që kanë ndihmuar nga ajri për shuarjen e flakëve.

    Raportohet se 7 persona janë asfiksuar nga tymi dhe janë dërguar për trajtim në QSUT, ndërsa evakuimi i banorëve është bërë me vështirësi për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit.

  • Gjatë një muaji, 55 persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës

    Gjatë një muaji, 55 persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës

    Për muajin mars 2026, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka publikuar raportin statistikor lidhur me shtetësinë, migracionin dhe mbrojtjen ndërkombëtare, duke dhënë një pasqyrë të zhvillimeve kryesore në këtë fushë. Sipas të dhënave, në Qendrën e Përkohshme të Pritjes për migrantë kanë qenë të akomoduar 75 persona, ndërsa në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj janë ndaluar 5 persona. Ndërkohë, në Qendrën e Azilit janë regjistruar gjithsej 20 aplikime për mbrojtje ndërkombëtare.

    Sa i përket shtetësisë, gjatë këtij muaji 50 persona kanë fituar shtetësinë e Kosovës, 333 persona kanë ri-fituar atë, ndërsa 55 persona janë liruar nga shtetësia. Në fushën e migracionit dhe kthimeve, janë regjistruar 55 persona të ripranuar në vend, si dhe janë lëshuar vendime për kthim në vendin e origjinës, një pjesë e të cilave janë edhe ekzekutuar.

    Raporti tregon gjithashtu një numër të lartë të lejeqëndrimeve të përkohshme, me 857 të tilla të lëshuara gjatë marsit, krahasuar me 30 lejeqëndrime të përhershme. Po ashtu, janë regjistruar 95 kërkesa për verifikim të vizave.

    Këto të dhëna pasqyrojnë një aktivitet të shtuar në menaxhimin e migracionit dhe shtetësisë në Kosovë, duke përfshirë trajtimin e aplikimeve për azil, rregullimin e statusit të të huajve dhe proceset e kthimit në vendet e origjinës.

  • Ndali qëllimisht rrymën që të mos punonte ventilimi, suspendohet punëtori i Trepçës

    Ndali qëllimisht rrymën që të mos punonte ventilimi, suspendohet punëtori i Trepçës

    Shoqëria Aksionare “Trepça” ka bërë të ditur se ka suspenduar një punonjës nga puna, për shkak se i njëjti ka ndërprerë qëllimisht energjinë elektrike, në mënyrë që të mos funksiononte ventilimi.

    Në njoftimin e minierës thuhet se M.Ll, i punësuar në Njësinë Biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”, dyshohet se ka ndërprerë energjinë elektrike të ventilatorit që shërben për ventilimin në minierë, duke e bërë atë jofunksional në mënyrë të qëllimshme, shkruan Insajderi.

    Njoftimi i plotë:

    Me datën 14.04.2026, Kryeshefi Ekzekutiv ka nxjerrë Vendimin me nr. prot. 3167 për largimin e përkohshëm nga puna të punonjësit z. M.LL., i punësuar në Njësinë Biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”.

    Ky vendim është nxjerrë në bazë të denoncimit me nr. prot. 557, të datës 14.04.2026, të paraqitur nga Drejtori i Prodhimit në njësinë përkatëse, sipas të cilit i njëjti dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme.

    Konkretisht, i njëjti dyshohet se ka ndërprerë energjinë elektrike të ventilatorit që shërben për ventilimin në minierë, duke e bërë atë jofunksional në mënyrë të qëllimshme.

    Me këto veprime, i njëjti dyshohet se ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, në kuptim të nenit 10, paragrafi 1, nënparagrafët 1.5, 1.8 dhe 1.24 të Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.

  • Përfundojnë bisedimet Izrael-Liban në SHBA, ambasadori izraelit jep detaje

    Përfundojnë bisedimet Izrael-Liban në SHBA, ambasadori izraelit jep detaje

    Ambasada izraelite në Uashington ka konfirmuar se bisedimet e së martës me Libanin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përfunduar.

    Pas këtyre negociatave, ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, ka dhënë detaje rreth këtyre negociatave që janë zhvilluar në departamentin e shtetit të SHBA-së.

    “Ne folëm për një sërë gjërash, më e rëndësishmja për vizionin afatgjatë, ku do të ketë një kufi të përcaktuar qartë midis vendeve tona, dhe e vetmja arsye pse do të na duhet të kalojmë në territorin e njëri-tjetrit do të jetë me kostume biznesi për të kryer biznes ose me kostume banje për të shkuar me pushime. Ne e bëmë të qartë se siguria e civilëve tanë nuk është në negociata,”, ka thënë ai.

    Ai ka shtuar se Hezbollahu është më i dobësuar se kurrë më parë. “Luftërat e Izraelit në Liban e kanë dobësuar Hezbollahun deri në atë pikë sa është e mundur që qeveria libaneze të “kalojë në një epokë të re paqeje”, ka thënë ai. thotë Leiter.

    Ai ka thënë se të tre palët kanë folur për dy orë e gjysmë dhe një deklaratë e përbashkët pritet të publikohet së shpejti.

  • Cakolli: Haxhiu si u.d e presidentes s’ka të drejtë të vonohet, mosemërimi i anëtarit të dhjetë e pengon funksionimin e KQZ-së

    Cakolli: Haxhiu si u.d e presidentes s’ka të drejtë të vonohet, mosemërimi i anëtarit të dhjetë e pengon funksionimin e KQZ-së

    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka deklaruar se mosemërimi i anëtarit të 10-të KQZ-së po cenon funksionimin e rregullt të këtij institucioni.

    Sipas tij, u.d. Presidentja Albulena Haxhiu s’ka asnjë të drejtë qe ta zvarris më tutje këtë çështje ashtu siç s’ka pasur as Osmani.

    Cakolli ka theksuar se si pasojë e mokompletimit të KQZ-së në rast të shkuarjes në zgjedhje të reja secili vendim i këtij institucioni mund të kontestohet për nga legjitimiteti.

    “Afati është shkelur gjatë javës së kaluar, në radhë të parë nga Osmani dhe në të dytë nga Haxhiu të dyja këto mosveprime paraqesin mosushtrim të kompetencave kushtetuese që është shkelje në vetvete…Kjo e ka lënë KQZ-në në kuptimin kushtetues pa përbërje të plotë e që duhet ta kishte…kjo e cenon funksionimin e rregullt, cenohet besimi i publikut në administratë zgjedhore dhe në rast të një procesi zgjedhor rrezikojmë ta kemi një KQZ ku s’ka përbërje të plotë dhe secili vendim i KQZ-së mund të kontestohet nga legjitimiteti…U.D. presidentja s’ka asnjë të drejtë si s’ka pasur as ish- presidentja Osmani që ta zvarris më tutje këtë çështje sepse po pengohet funksionimi kushtetues KQZ-së si institucion në nivel kushtetues dhe së dyti për shkak se znj. Haxhiu bart funksione dhe brenda LVV-së. Mos ushtrimi i kompetencave është shkelje si nga u.d presidentja e po ashtu edhe nga ish-presidentja Osmani”, tha Cakolli për rtv21.