ATV

Category: Lajme

  • Deda: Fokusi te parimet për zgjedhjen e presidentit, jo te emrat

    Deda: Fokusi te parimet për zgjedhjen e presidentit, jo te emrat

    Komentatori politik Ilir Deda, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në skenën politike, duke kritikuar atë që e cilëson si përpjekje për zhvendosje të debatit nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Sipas Dedës, diskutimi aktual po fokusohet në emra të partive apo kandidatëve, ndërkohë që, siç thekson ai, thelbi i procesit duhet të jetë ndërtimi i parimeve mbi të cilat do të zgjidhet presidenti.

    “Ka një lloj tentimi për zhvendosje të debatit prej VV-së. Po përmenden emra të partive të tjera, por emri është fundi, nuk është fillimi i identifikimit. Së pari duhet të dihet mbi çfarë parimesh po zgjidhet ai president dhe storja e këtij presidenti,” tha Deda

    Ai shtoi se mungesa e një baze të qartë parimore dhe politike e bën të vështirë arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.

    “Pasi që kjo nuk ekziston dhe nuk do të bëhet, unë nuk besoj se do të arrijmë deri aty, sepse nuk është krijuar klima e duhur,” u shpreh ai. /Gazeta10

  • Rasti “Banjska”, Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq dalin para gjykatës

    Rasti “Banjska”, Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq dalin para gjykatës

    Ka filluar seanca gjyqësore për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, raporton Ekonomia Online.

    Gjatë kësaj seance prokuroria do të ketë fjalën përfundimtare.

    Të tre të akuzuarit përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjska të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

  • Flutura Kusari: Kandidatët për RTK u ftuan natën vonë për intervistë, niveli i tyre jashtëzakonisht i ulët

    Flutura Kusari: Kandidatët për RTK u ftuan natën vonë për intervistë, niveli i tyre jashtëzakonisht i ulët

    Juristja e medias, Flutura Kusari ka reaguar ashpër ndaj procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve të Radio Televizionit të Kosovës dhe Komisionit të Pavarur për Media , duke e cilësuar si një process që nuk përputhet me standardet demokratike.

    Në një konferencë urgjente për media, Kusari deklaroi se niveli i kandidatëve është “jashtëzakonisht i ulët”, duke shtuar se është e vështirë të gjenden profesionistë që e meritojnë të jenë pjesë e bordit të RTK-së.

    “Po flas pak për elementet që e kanë karakterizuar edhe procesin e përzgjedhjes së bordit të RTK-së së që është në proces por edhe të anëtarëve të KPM-së të cilat karakteristika janë tipike kur një parti në pushtet synon të kap një institucion të pavarur. Fillimisht me përmend që niveli I kandidatëve që kanë kandiduar është jasthëzakonisht I ulët është vështirë me gjetur profesionist aty të cilët e meritojnë të jenë anëtarë të bordit të RTK-së dhe kjo ka ndodhur për shkak se profesionistët nuk I besojnë Lëvizjes Vetëvendosje që do të zhvillojë një proces fer , transparent dhe sipas meritokracisë”

    Kusari ngriti shqetësimin edhe për mënyrën e organizimit të intervistave, duke bërë të ditur se kandidatët për bordin e RTK-së janë ftuar në orët e vona të mbrëmjes për t’u paraqitur sot në mëngjes në intervistë.

    “E dyta u përmend, që mbrëmë në orët e vona të natës janë ftuar kandidatët që me ardh sot në intervistë, kjo është përqeshje me proceset e rëndësishme demokratike që ky Kuvend është i thirrur t’i zhvillojë. Ta ftosh një person që do të shërbejë tre, katër vite në RTK rreth orës 22 të natës për t’u paraqitur nesër në mëngjes për intervistë është jo serioze dhe tallje me proceset demokratike”, tha ajo.

  • “Kosova autoritare”, Rrahmani: Nuk po merret asnjë veprim konkret për të frenuar valën e rritjes së çmimit, faturën do ta paguajë qytetari

    “Kosova autoritare”, Rrahmani: Nuk po merret asnjë veprim konkret për të frenuar valën e rritjes së çmimit, faturën do ta paguajë qytetari

    Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka shkruar në lidhje me rritjen e çmimeve si të naftës ashtu edhe të produkteve të tjera në Kosovë.

    Ai ka përmendur disa vende të BE-së, ku ka thënë se pavarësisht se pagat janë më të larta në Kosovë, çmimet e qumështit, vajit, mjellit dhe produkteve bazë janë më të lira se në Kosovë, ndërkaq ka thënë se gjithashtu këto shtete kanë ulur ose hequr taksat për derivatet që të mos lejohet rritja zinxhirore e çmimeve.

    Në Kosovën të cilën e ka quajtur “autoritare”, ai ka thënë se vazhdon çmimi i lartë i naftës, vazhdon rritja e bukës, ujit, qumështit, vajit, sheqerit dhe çdo produkti bazë, ndërkaq sipas tij Qeveria nuk ndërmerr asnjë veprim konkret për të frenuar valën e shtrenjtimit.

    “Çmimet tashmë kanë filluar të rriten. Edhe nëse nesër merren masa, ose edhe nëse bie çmimi i naftës, efekti do të jetë minimal, sepse tregu njëherë kur i rrit çmimet, nuk i ul lehtë. Dëmi tashmë është bërë. Faturën e kësaj papërgjegjësie do ta paguajë qytetari që jeton çdo ditë në Kosovë, familja me paga të ulëta, punëtori i sektorit privat, pensionisti. Pushteti vazhdon të arkëtojë më shumë, ndërsa qytetari vazhdon të varfërohet”, ka shkruar Rrahmani.

  • Mbi 70 kandidatë për Bordin e RTK-së, Komisioni nis intervistat

    Mbi 70 kandidatë për Bordin e RTK-së, Komisioni nis intervistat

    Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit te RTK-sëështë mbledhur për të filluar intervistimin e kandidatëve, raporton Ekonomia Online.

    Ky komision po monitorohet edhe nga shoqëria civile, ndërsa mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.

    Janë mbi 70 kandidatë që synojnë bordin e transmetuesit publik.

  • Tymi nuk ndalet, rreth 30 apartamente të dëmtuara nga zjarri në Tiranë

    Tymi nuk ndalet, rreth 30 apartamente të dëmtuara nga zjarri në Tiranë

    Nga zjarri që përfshiu 12-katëshin pasditen e së martës pranë në Tiranë, raportohet se rreth 30 apartamente janë prekur nga flakët, të cilat dyshohet se kanë nisur në katin e parë të një biznesi.

    Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende zyrtarisht, megjithëse dyshohet për një shkëndijë elektrike, ndërsa materiali i përdorur në fasadë mund të ketë ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve.

    Zjarri ka përfshirë plotësisht pjesën e jashtme të ndërtesës, duke djegur fasadën me dy shtresa dhe duke dëmtuar edhe strukturën e brendshme në disa pjesë.

    Pamjet nga vendngjarja tregojnë një ndërtesë të nxirë nga flakët, rrënoja dhe tym që vijon të dalë edhe këtë të mërkurë, raporton Tv Klan.

  • Çështja e presidentit, Konjufca: Varet nga vullneti i opozitës, LVV nuk insiston për emrin e saj

    Çështja e presidentit, Konjufca: Varet nga vullneti i opozitës, LVV nuk insiston për emrin e saj

    Zv/kryeministri i parë, njëkohësisht edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, tha që negociatat për zgjedhjen e Presidentit po vijojnë dhe zgjidhja, sipas tij, do të varet nga vullneti i opozitës.

    “Bisedat po vazhdojnë mes kryeministrit dhe partive politike. Ka takuar kreun e LDK-së, një ftesë ia ka dërguar edhe PDK-së. Ata kanë kërkuar disa sqarime shtesë, të cilat me siguri që kryeministri do u përgjigjet shpejt. Ka përpjekje për të shkuar në një marrëveshje”, tha Konjufca.

    Sipas tij, gjithçka “varet nga vullneti i opozitës”.

    Vetëvendosja nuk insiston patjetër që të ketë emrin e saj në zgjedhjen e Presidentit. Nëse nuk ka pasur vullnet, është vërtetuar në seancë ku nuk kanë ardhur. Kjo tregon se ata kërkojnë diçka tjetër, por mirë është të na e thonë se çfarë kërkojnë”, shtoi Konjufca për A2.

    Kosova ka hyrë në 15 ditët vendimtare për zgjedhjen e Presidentit, sipas afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese. Nëse përgjatë këtyre dy javëve nuk arrihet marrëveshje mes partive, do të shkohet sërish në zgjedhje.

    Deri më tani ka pasur vetëm një takim për çështjen e presidentit, mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Kurti paralajmëroi se do ta ftojë për takim edhe kreun e PDK-së, Bedri Hamza, por ky i fundit ftesë ende nuk ka marrë.

    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar për Reporteri.net, se nuk do të marrin pjesë në takim pa letër zyrtare.

    E kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka përsëritur gjatë së shtunës se partia e tij është kundër që një partie t’i takojnë tri pozicionet shtetërore, presidenti, kryeministri e kryetari i Kuvendit.

    i ka propozuar dy emra për pozitën e presidentit: Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe deputeten Fatmire Mullhaxha -Kollçaku. Në mungesë kuoromi, procesi ka mbetur në gjysmë.

    Më 4 prill, Vjosa Osmanit i ka përfunduar mandati presidencial. Të njëjtën ditë, pozitën e ushtrueses së detyrës e ka marrë Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, ashtu siç parashihet me Kushtetutë.

  • Mblidhen disa komisione parlamentare

    Mblidhen disa komisione parlamentare

    Këtë të mërkurë në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen disa komisioneve parlamentare, ku në rend dite janë çështje që lidhen me energjinë, financat publike dhe përzgjedhjen e kandidatëve për institucione të pavarura.

    Në orën 09:00, do të mblidhet Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së do të zhvillojë intervistimin e kandidatëve.

    Po në të njëjtën kohë, Komisioni për Ekonomi do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtohet në parim Projektligji për Energjinë Elektrike.

    Ndërkohë, në orën 11:00 do të mblidhet Komisioni për Buxhet ku do të trajtojë disa çështje financiare, përfshirë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) të Kuvendit të Kosovës për vitet 2027-2029, Raportin vjetor të shpenzimeve për vitin 2025, si dhe Raportin financiar të Avokatit të Popullit po ashtu për vitin 2025.

    Në të njëjtën orë, Komisioni për Legjislacion do të intervistojë kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

  • 27 vjet nga masakra në Lagjen e Boshnjakëve

    27 vjet nga masakra në Lagjen e Boshnjakëve

    Sot bëhen 27 vjet që kur dora e kriminelëve serbë mori jetën e 23 civilëve të pafajshëm në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

    Forcat serbe më 15 prill të vitit 1999, pasi kishin mbledhur rreth 80 persona në shtëpinë e Mustafë Sahitit, kishin nisur torturimin e tyre dhe vranë 23 shqiptarë në gjithë lagjen.

  • Kryesisht vranët sot, maksimalja 20 gradë

    Kryesisht vranët sot, maksimalja 20 gradë

    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe të shumta, por edhe me mundësi për intervale të shkurtra kohore me diell.

    Gjatë ditës e sidomos pasdite lokalisht priten riga lokale shiu të intensitetit kryesisht të dobët dhe mund të ketë edhe ndonjë rrebesh shiu në ndonjë zonë.

    Temperaturat parashihet të luhaten nga 7 minimalja deri në 20 gradë Celsius ajo maksimale.