ATV

Category: Lajme

  • Nafta një cent më lirë se dje, MINT publikon çmimet e derivateve për sot

    Nafta një cent më lirë se dje, MINT publikon çmimet e derivateve për sot

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme.

    Sipas vendimit të MINT-it, të datës 05.04.2026, çmimet për produktet e naftës janë përcaktuar si në vijim: nafta (dizel) do të shitet me çmim maksimal prej 1.74 euro për litër, benzina me 1.43 euro për litër, ndërsa gazi me 0.88 euro për litër.

    Ministria njofton se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e datës së përcaktuar.

    Çmimet sot dallojnë shumë pak nga ato të djeshmet.

    Dje Nafta ishte 1.75 cent, benzina e gasi njëjtë si sot

  • Azemi: Kemi qenë bashkëpunëtorë të mirë me Kurtin në opozitë, ndryshoi kur erdhi në pushtet

    Azemi: Kemi qenë bashkëpunëtorë të mirë me Kurtin në opozitë, ndryshoi kur erdhi në pushtet

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të sektorit privat, Jusuf Azemi në emisionin “Gazeta” ka komentuar edhe veprimet e kryeministrit Kurti në raport me sektorin privat.

    Ai ka thënë se kryeministri kur ka qenë në Opozitë ka premtuar shumë gjëra por kur u emërua kryeministër nuk kanë ndodhur

    “Në kohën kur ka qenë në Opozitë kemi qenë bashkëpuntorë të mirë, në momentin kur ai ka ardhur si kryeministër ka ndryshuar çdo gjë, përderisa VV-ja është në pushtet ne i rrespektojmë por veprimet që po i bëjnë, le të ma jep dikush një element dhe të thotë se këtë e ka bërë për sektorin privat pse po e humb, sepse nuk kanë bërë asgjë”, tha ai në Kanal10.

    Azemi reagoi ashpër ndaj dhënies së pagës së 13-të vetëm ndaj punëtorëve të sektorit publik, që ai e quan si ndarje të padrejtë dhe irrituese për punëtorët e sektorit privat.

    Sipas tij, kjo ndarje ka ndikuar rëndë tek punëtorët e sektorit privat, duke i bërë ata të ndihen të dëmtuar si në aspektin financiar, por më shumë në atë moral.

    Azemi theksoi se punëtorët e sektorit privat janë trefish më të shumtë në numër dhe shumëfish më të rrezikuar krahasuar me ata të sektorit publik, ndërsa përballen me mungesë të zbatimit të ligjeve që duhet t’i mbrojnë.

    “Ligji i punës dhe ligjet tjera nuk zbatohen as për së afërmi njësoj”, tha Azemi në Gazeta.

    Ai përmendi edhe rastet tragjike të vdekjeve në vendin e punës, duke theksuar se një nga punëtorët e fundit ka humbur jetën në ditë feste, pa marrë trajtimin e duhur institucional, në ndërkohë që punëtorët e sektorit publik kanë qenë në pushim.

    Sipas Azemit, kjo situatë krijon një disbalancë të thellë, sidomos kur bëhet fjalë për shpërndarjen e mjeteve nga buxheti i shtetit.

    “Buxheti i Republikës së Kosovës është i përbashkët për të gjithë qytetarët, dhe nëse ka subvencione apo mbështetje, ato duhet të ndahen në mënyrë të barabartë”,shtoi tutje Azemi.

  • OVL-UÇK mban sot konferencë për media

    OVL-UÇK mban sot konferencë për media

    Organizata e Veteranëve të Luftës do të mbajë sot konferencë për media.

    OVL-UÇK ka ftuar sot mediat në konferencë për media me fillim nga ora 14:00 në zyret e kësaj organizate.

    Nuk është bërë e ditur arsyeja e konferencës.

  • Mblidhet KQZ-ja, në rend dite regjistrimi i një partie të re politike

    Mblidhet KQZ-ja, në rend dite regjistrimi i një partie të re politike

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me fillim nga ora 13:30, në zyrat e institucionit.

    Mbledhja do të kryesohet nga Kreshnik Radoniqi, ndërsa në rend të ditës janë disa pika që lidhen me aktivitetet dhe funksionimin e KQZ-së.

    Një nga çështjet kryesore që pritet të shqyrtohet është rekomandimi për regjistrimin e partisë politike “Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale”.

    Po ashtu, në këtë mbledhje do të trajtohet edhe emërimi i komisionit të pranimit për pozitën e Drejtorit të Sekretariatit të KQZ-së, si dhe pika të tjera të ndryshme.

    Njoftimi i plotë:

    Mbledhja e KQZ-së nr. 35 në vitin 2026

    Data dhe ora: 17 prill 2025 në ora 13:30

    Vendi: Zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

    Rendi i Ditës

    1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

    2. Aktivitetet e Zyrës – Rekomandim për regjistrimin e partisë politike “Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale”;

    3. Emërimi i komisionit të pranimit për pozitën e Drejtorit të Sekretariatit të KQZ

    4. Të ndryshme

  • 22 pjesëtarë të FSK parashihet të dërgohen fillimisht në Gaza, shpenzimet e tyre mbulohen nga buxheti i Kosovës (Dokument)

    22 pjesëtarë të FSK parashihet të dërgohen fillimisht në Gaza, shpenzimet e tyre mbulohen nga buxheti i Kosovës (Dokument)

    Pas marrëveshjes së nënshkruar në kuadër të nismës ndërkombëtare “Bordi i Paqes”, institucionet e Kosovës kanë avancuar me hapat konkretë drejt përfshirjes në misione ndërkombëtare të sigurisë.

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka votuar njëzëri për t’ia dërguar Kuvendit vendimin e Qeverisë për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

    Ndërkohë, gjatë seancës plenare të sotme, deputetët pritet të shqyrtojnë dhe miratojnë projektligjin që i hap rrugë këtij angazhimi të parë të këtij lloji për FSK-në.

    Në dokumentin që ka siguruar Front Online, përveç vendimit për dërgimin e FSK-së në Gaza, jepen edhe detaje më të hollësishme mbi mënyrën e funksionimit të këtij misioni.

    Theksohet se bëhet fjalë për një operacion ndërkombëtar paqeruajtës, ku roli i FSK-së është mbështetës dhe stabilizues, në përputhje me planin për përfundimin e konfliktit në Gaza.

    Dokumenti sqaron se pjesëtarët e FSK-së do të jenë nën autoritetin e komandës ndërkombëtare dhe do të zbatojnë rregullat e angazhimit të përcaktuara nga kjo forcë. Po ashtu, përmendet se shteti i Kosovës ruan juridiksion mbi ushtarët e vet për çështje ligjore.

    Një tjetër pikë e rëndësishme është se numri i pjesëtarëve mund të ndryshojë sipas nevojave të misionit, por në këtë fazë parashihet një kontingjent prej rreth 22 ushtarësh. Financimi i misionit mbulohet nga buxheti i Kosovës.

  • Kush i mbështet familjet e punëtorëve që vdiqën në vendet e punës?

    Kush i mbështet familjet e punëtorëve që vdiqën në vendet e punës?

    Familjarë të një punëtori që vdiq vitin e kaluar nga shembja e dheut në vendin e punës, thonë që institucionet nuk e vizituan asnjëherë. Ndërsa familja e një punëtori tjetër të vdekur në vendin e punës kritikon organet e drejtësisë për neglizhencë në trajtimin e rastit.

    Plagët që i mori në vendin e punës qenë vdekjeprurëse për të.

    Shembja e dheut në një vend punishte në lagjen “Veternik” të Prishtinës ia shkaktoi vdekjen një 33-vjeçari.

    Një vit pas incidentit, e ëma tregoi në kushte anonimiteti nëse morën ndonjë dëmshpërblim nga kompania ku ishte punësuar i ndjeri.

    “Jo valla përkrahje nuk kemi kurgjo hiç bile hiç se hiç, ata kompania i kanë dhënë nuses pak diçka sepse i kanë taku asaj, një rast u hap po më kurrë nuk dijmë çka ka ndodhë se nusja ka shku atje”, ka thënë ajo.

    Ajo foli edhe për ditën kur e morën vesh lajmin.

    “Djali më ka vdek në prill të 2025-tës në vendin e punës kur kemi dëgju jemi shqetësu krejt si familje kanë ardh mjekët, me ineksione se më rënd më nuk di nuk kemi mujt me u qetësu kurqysh”, ka shtuar ajo.

    Në vendin e punës, dy vite më parë vdiq edhe një 37-vjeçar teksa po ngiste kamionin ku po punohej në një rrugë në Jezerc të Ferizajt.

    Vëllai i të ndjerit në një përgjigje me shkrim për Dukagjinin tha se hetimet ndaj kompanisë kanë pushuar.

    “Tek rasti i familjarit tonë, nuk kemi pasur përkrahje nga shteti, përkundrazi siç edhe jeni informuar institucionet e shtetit në këte rast Prokuroria Themelore në Ferizaj ka mbyllur hetimet me ndihmën e disa policëve, Inspektoratit të Punës dhe kompanisë ku ka punuar familjari jonë. Fatkeqsisht raste të tilla po kemi pothuajse çdo ditë. Ankesat tona drejtuar institucioneve të shtetit dhe Gjykatës Kushtetuse deri më tani janë në harresë”, ka thënë ai.

    Përgjegjësia për kompensim në raste të tilla, sipas avokatit Arbër Jashari u takon kompanive ku kanë ndodhur incidentet.

    “Nëse konstatohet se vdekja ka ardh si pasoj e mos marrjes së masave nga ana e kompanisë atëherë familjarët e tij kanë të drejtë të kërkojnë kompensim dëmi për vdekjen e të afërmit të tyre”, ka thënë Jashari.

    Televizioni ka kërkuar përgjigje edhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për numrin e veprave penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” por gjatë ditës nuk kanë qenë të qasshëm.

  • Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit në shkollën e dy nxënësve

    Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit në shkollën e dy nxënësve

    Shkolla “Ibrahim Mazreku” në Malishevë e ka shpallur të premten ditë zie, pas humbjes tragjike të jetës së dy nxënësve dhe babait të tyre.

    Të dy fëmijët vijonin mësimin në këtë shkollë, e cila ka njoftuar për vendimin e marrë pas ngjarjes së rëndë.

    Për këtë arsye, sot është pezulluar edhe procesi mësimor.

    “Në koordinim me Drejtorinë e Arsimit, Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Mësimdhënësve, njoftojmë të gjithë nxënësit, prindërit dhe stafin e SHFMU ‘Ibrahim Mazreku’ – Malishevë, se në shenjë solidarizimi dhe respekti për ndarjen tragjike nga jeta të nxënësve tanë të klasës së tretë, Naile dhe Kujtim Berisha, si dhe të prindit të tyre, Ilir Berisha, dita e premte, më 17.04.2026, shpallet Ditë Zie në shkollën tonë. Gjatë kësaj dite pezullohet procesi mësimor”, thuhet në njoftim.

    Ky institucion ka ftuar të gjithë nxënësit dhe stafin që kjo ditë të respektohet me dinjitet, qetësi dhe solidaritet.

  • Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë vjen në Kosovë, takohet me Maqedoncin

    Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë vjen në Kosovë, takohet me Maqedoncin

    G atë ditës së sotme, në Kosovë do të qëndrojë për vizitë Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi.

    Ai do të pritet në një ceremoni ushtarake nga homologu i tij kosovar, Ejup Maqedonci, duke filluar nga ora 10:30.

    Pas takimit bilateral, të dy ministrat do të mbajnë konferencë për media në orën 11:00.

  • Ish-deputetes së LDK-së i hakohet faqja në Facebook

    Ish-deputetes së LDK-së i hakohet faqja në Facebook

    Ish-deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka njoftuar se faqja e saj personale në Facebook është hakuar dhe aktualisht nuk është më nën kontrollin e saj.

    Ajo ka bërë të ditur se pavarësisht përpjekjeve nuk ka arritur ta rikthejë llogarinë, duke theksuar se për këtë arsye ka vendosur që një faqe tjetër të jetë kanali i saj i vetëm zyrtar në këtë platformë për komunikim me publikun.

    “Përkundër përpjekjeve për ta rikthyer, me qëllim që të ruajmë komunikimin tonë të drejtpërdrejtë dhe të sigurt, kam vendosur që nga sot ky të jetë kanali im i vetëm personal në këtë platformë”, ka shkruar ajo.

    Në një njoftim të publikuar për ndjekësit e saj, Bunjaku-Rexhepi ka bërë të ditur se faqja e mëparshme është sulmuar kibernetikisht dhe është jashtë kontrollit të saj.

  • Specialja cakton afate të reja në rastin e Thaçit e të tjerëve për administrim të drejtësisë

    Specialja cakton afate të reja në rastin e Thaçit e të tjerëve për administrim të drejtësisë

    Gjykata Speciale ka caktuar afate të reja në rastin për administrim të drejtësisë, ku po gjykohen ish-presidenti Hashim Thaçi, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.

    Specialja ka urdhëruar palët që deri më 22 prill të dorëzojnë parashtresa me shkrim për hapat e ardhshëm të procedurës. Këto parashtresa, sipas njoftimit të Speciales, pritet të shërbejnë për përcaktimin e orarit për pjesën e mbetur të procesit gjyqësor.

    Ndërkaq, 5 maji është caktuar si afat orientues për Mbrojtjen që të paraqesë njoftimet për mbylljen e rasteve të tyre përkatëse. Ky afat, sipas gjykatës, mbetet i kushtëzuar nga konfirmimi pas shqyrtimit të parashtresave që do të dorëzohen nga palët.

    Gjykata Speciale ka theksuar se, me këto zhvillime, procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve në këtë rast po hyn në një fazë të re procedurale, ku pritet të qartësohen hapat për përmbylljen e pjesës së mbetur të gjykimit.