ATV

Category: Lajme

  • Kelmendi: Në fushatën e ardhshme, Albini nuk del i sinqertë nëse e kritikon LDK-në

    Kelmendi: Në fushatën e ardhshme, Albini nuk del i sinqertë nëse e kritikon LDK-në

    Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas deklaratave dhe ofertave që pati Albin Kurti për Lumir Abdixhikun.

    Sipas Kelmendit, pasi Kurti ia ofroi postin e zv/kryeministrit Abdixhikut, atëherë ai del jo i sinqertë në fushatën e ardhshme nëse e kritikon LDK-në.

    Postimi:

    Pra, Albini e paska parapëlqyer Lumirin si bashkëpunëtorin më të afërt në qeveri, duke e ofruar si njeri të dytë, sigurisht duke ia vlerësuar atë çka përfaqëson ai dhe LDK-ja.

    Lumiri nuk e paska parapëlqyer Albinin si bashkëpunëtorin më të afërt në një qeveri, sigurisht duke mos pasur vlerësim në atë që përfaqëson ai dhe LVV-ja.

    Kjo i bjen që në fushatën e ardhshme Albini nuk del i sinqertë nëse e kritikon LDK-në, pasi që e ka e vlerësuar të denjë për bashkëqeverisje.

    LDK-ja mund të vazhdojë ta kritikojë llojin qeverisës të Albinit dhe LVV-së, meqë do të jetë konsistente me qëndrimin e deritashëm.

  • Dridhja nuk u ndal gjatë, pamje të frikshme nga tërmeti 7.5 ballë në Japoninë verilindore

    Dridhja nuk u ndal gjatë, pamje të frikshme nga tërmeti 7.5 ballë në Japoninë verilindore

    Një tërmet i fuqishëm ka goditur Japoninë verilindore, duke shkaktuar panik tek banorët dhe duke nxitur reagimin emergjent nga autoritetet.

    Pamjet që tregojnë shkallën e dridhjeve janë shpërndarë në mediat sociale, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për një cunami të mundshëm dhe u bëjnë thirrje njerëzve të evakuohen zonat bregdetare.

    Sipas informacionit të disponueshëm, tërmeti me magnitudë 7.5 ballë goditi të hënën në orën 4:52 pasdite sipas kohës lokale. Paralajmërimet u lëshuan menjëherë pas tërmetit, duke paralajmëruar për valë të mundshme që mund të arrijnë lartësi deri në tre metra.

    Zonat më të prekshme janë prefekturat Iwate dhe Aomori në veri të Honshu, si dhe ishulli Hokkaido. Valë deri në 80 centimetra të larta u regjistruan në orën e parë pas tërmetit, por kërcënimi i valëve më të mëdha është ende i pranishëm.

    Evakuimet janë urdhëruar në disa qytete portuale. Këto përfshijnë Otsuchi dhe Kamaishi, të cilat u dëmtuan rëndë nga cunami i vitit 2011. Transmetuesi publik i Japonisë raporton se mijëra njerëzve u është kërkuar të evakuohen në vende më të sigurta.

    =

  • Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet të caktohet seanca plenare

    Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet të caktohet seanca plenare

    Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën pritet të caktohet mbajtja e seancës plenare.

    Pikat e rendit të ditës janë këto si në vijim:

    Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    Pyetjet parlamentare,

    Përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

  • ​156 faqe tekst e dhjetëra orë incizime për “Banjska”, avokatit serb i duken të padobishme për aktakuzë

    ​156 faqe tekst e dhjetëra orë incizime për “Banjska”, avokatit serb i duken të padobishme për aktakuzë

    Mbrojtja e të akuzuarve për rastin “Banjska” ka nisur fjalët përfundimtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Nën masa të larta të sigurisë janë sjellur edhe sot në gjykatore të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët akuzohen për sulmin terrorist në Banjskë në shtatorin e vitit 2023.

    Deklarimet e tij përmbyllëse i ka përfunduar mbrojtja e Blagoje Spasojeviqit, avokati Ljubomir Pantoviq, sipas të cilit, aktakuza nuk ka lidhje me klientin e tij.

    Pas fjalës së avokatit, i akuzuari Bllagoje Spasojeviq tha se ka menduar të pranojë fajësinë, por që në anën tjetër tha se “nuk mund të them se jam terrorist”.

    “Shumë herë kam menduar që ta pranojë fajësinë, dhe po të ishte reale kjo aktakuzë e Prokurorisë Speciale unë këtë gjë do ta bëja. Unë jam fajtor për të ditë pse kam qenë në fshatin Banjskë. Dhe ky është gabimi im më i madh në jetë. Jam fajtor për këtë gjë, por i nderuar gjyqtar unë për vete nuk mund të them se jam terrorist për arsye se askënd nuk e kam vrarë, askënd nuk e kam lënduar, asnjë plumb të vetëm unë nuk e kam shkrepur ndaj pjesëtarëve të policisë dhe ndaj askujt tjetër. Nëse është ekzaminuar pushka ime, ka mund të vërtetohet se nga ajo pushkë janë shkrepur dy plumba. Që të dyja në reflektorin, i cili ka qenë pranë Manastirit i cili e ka ndriçuar atë zonë që unë kam qenë në atë moment”, tha ai.

    Avokati Ljubomir Pantoviq teksa u mundua të shfajësojë të akuzuarit tha se gjatë këtij gjyqi nuk është marrë për bazë prezumimi i pafajësisë.

    “Çfarë kemi mundur të dëgjojmë në këtë sallë gjyqësore lidhur me këtë çështje gjyqësore – ‘jepuni të pandehurve, të gjitha të drejtat që u takojnë sipas ligjit, por dënojeni me burgim të përjetshëm’. Këtë e ka deklaruar njëri nga kolegët, përfaqësuesi i autorizuar i të dëmtuarve në këtë sallë gjyqësore që në fillim të gjykimit. Pra, edhe pse nuk është administruar asnjë provë në këtë shqyrtim, është folur për aktgjykimin për dënim, i cili në mënyrën përfundimtare duhet të jetë vetëm ekskluzivisht dënimi më i rëndë i mundshëm sipas ligjit dhe asnjë tjetër. Si është e mundur që t’i bëhet thirrje gjykatës për respektimin e të gjitha të drejtave ligjore të pandehurve, ndërkohë që në të njëjtën kohë të flitet për aktgjykimin dhe për dënimin më të rëndë të mundshëm”, deklaroi ai.

    Mbrojtja e Bllagoje Spasojeviq, avokati Ljubomir Pantoviq tha se “aktakuza është e përpiluar gabimisht”. Në fjalën e tij përfundimtare, ai pretendoi se gjitha provat e Prokurorisë Speciale janë “të padobishme”.

    “Kjo aktakuzë është ngritur pas një viti hetimesh dhe përmban 156 faqe tekst dhe një numër fotografish, grafikash, skicash, si dhe shoqërohet me dhjetëra orë incizime, të cilat kryesisht do të thoja se janë të padobishme për këtë ngjarje. Dhe në shikim të parë, nga jashtë kjo aktakuzë krijon përshtypjen se është e mirë, se me të gjithçka është në rregull. Por, të nderuar gjyqtarë, kjo nuk është kështu. Unë që në fillim do të paraqes vetëm dy shembuj të thjesht nga të cilat mund të shihet që kjo aktakuzë nuk ka sistem, nuk ka koncept. Që nga ana formale është e përpiluar gabimisht”, shtoi ai.

    Gjatë parashtrimeve të tij në gjykatore, avokati serb pati vërejtje edhe në renditjen e emrit të klientit të tij në aktakuzë.

    Edhe pse javën e kaluar prokurori Naim Abazi ka kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit, avokati serb e sheh të pamjaftushe për këtë dënim akuzën me 121 faqe.

    “I mbrojturi im akuzohet për veprat më të rënda të mundshme. Ai është i akuzuari i dytë sipas kësaj aktakuze, menjëherë pas Milan Radojiçiqit. Këtë të theksoj, se është e vërtetë e paqartë mbi bazën e cilave kritere, Prokuroria e ka përcaktuar këtë renditje të të pandehurve. Ndërsa, i dyta është se aktakuza i ka 121 faqe dhe vetëm tri herë është i përmendur dhe në mënyrë sipërfaqësore dhe kalimthi. Shumë më tepër se ai përmenden të pandehurit e tjetër të cilët nuk janë këtu. Dhe shumë më shumë janë përmendur disa dëshmitarë në këtë aktakuzë”, deklaroi ai.

    Para trupit gjykues, prokurori i Prokurorisë Speciale, Naim Abazi ka kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit. Ai ka thënë se është vërtetuar se të njëjtit kanë pasur dijeni dhe rol për zhvillimin e këtij sulmi me qëllim të aneksimit të veriut të Kosovës.

    “Është e qartë se Prokuroria Speciale fshihet pas të gjithë grupit nga 43 persona dhe dëshiron që përmes grupës të gjykohet individualisht, kurse ne edhe sot nuk e dimë se çfarë ka bërë konkretisht ai person/individ, pa një konkretizim të veprimeve të tij dhe pa përshkrim të saktë të veprimeve të tij. Është e vështirë, madje e pamundur të flitet për përgjegjësi penale konkrete dhe individuale”, tha ai.

    Avokati i Blagoje Spasojeviq, Ljubomir Pantoviq tha se klienti i tij është arrestuar në gjumë.

    “Në vend të arratisjes ai ka rënë në gjumë, dhe gjatë gjumit edhe është arrestuar. Tingëllon e pabesueshme por është e vërtetë”, tha ai.

    Në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023 Policia e Kosovës u ballafaqua me sulm terrorist.

    Nga sulmi terrorist i shtatorit të vitit 2023, mbeti i vrarë rreshteri 50-vjeçar nga Vushtrria, Afrim Bunjaku, ndërkaq u plagos zyrtari policor Alban Rashiti e u lënduan Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu e Sedat Dushi.

    Gati një vit pas sulmit, Prokuroria Speciale më 11 shtator pati ngritur aktakuzë, ku në mesin e të akuzuarve kryesor është Milan Radoiçiq, si udhëheqës i grupit.

    Sipas aktakuzës, ata kanë kryer veprën penale “kryerja e veprës terroriste” dhe veprën penale “veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”. Disa nga ata akuzohen edhe për financim të grupit, e shpërlarje të parasë.

    Në këtë rast po gjykohen Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq. Që të tre të akuzuarit i kanë mohuar akuzat para gjykatës.

    Javën e kaluar është arrestuar Stefan Raduloviq, i dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

    Serbia ende nuk ka dorëzuar kriminelët e Banjskës, përkundër kërkesave të vazhdueshme të autoriteteve vendore dhe të disa aleatëve ndërkombëtarë. /kp

  • Albin Kurti: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve

    Albin Kurti: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se bisedimet ndërmjet palëve kanë rezultuar të pasuksesshme.

    Kurti tha se asnjë nga ofertat e paraqitura nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është pranuar nga Abdixhiku, duke shtuar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, të cilat sipas tij janë të panevojshme dhe me kosto të lartë për shtetin.

    “Në këtë mënyrë Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja, të panevojshme, që i humbin kohë shtetit dhe mjete buxhetit të Kosovës. Së paku 1 milion euro kushtojnë zgjedhjet e reja dhe nuk do të sjellin zgjidhje sepse nuk do ta kemi numrin prej 80 deputetëve për ta bërë kuorumin. Është dashur të përpiqemi më shumë dhe nuk është dashur të refuzohet oferta jonë për qeverisje”, ka deklaruar Kurti.

  • ShBA konfirmon pjesëmarrjen në raundin e dytë të negociatave me Iranin

    ShBA konfirmon pjesëmarrjen në raundin e dytë të negociatave me Iranin

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka njoftuar se zyrtarët amerikan do të udhëtojnë këtë javë drejt Islamabad, Pakistan, për të zhvilluar raundin e dytë të negociatave me Iranin.

    Ndërkohë, zyrtarë iranianë i kanë thënë CNN se edhe një delegacion nga Irani pritet të shkojë në Pakistan, megjithëse raportimet e mediave shtetërore iraniane kanë hedhur më pas dyshime nëse Teherani do të marrë pjesë në atë që mund të jetë një raund i dytë bisedimesh.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, ka deklaruar më herët se “deri tani” nuk ka “plane për raundin e ardhshëm të negociatave”.

    Më poshtë një vështrim mbi delegacionin që pritet të marrë pjesë në këto bisedime, nëse ato zhvillohen, në emër të Shteteve të Bashkuara.

  • Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i sotëm – veç për LDK-në

    Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i sotëm – veç për LDK-në

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se kreut të PDK-së, Bedri Hamzës i ka dërguar mesazh për një takim rreth çështjes së presidentit.

    Megjithatë, ai bëri të ditur se propozimi i VV-së për ta zgjidhur ‘ngërçin politik’, ka qenë ekskluzivisht për LDK-në.

    “I dërgova mesazh Bedri Hamzës dhe le ta shohim se çka është e mundur që të ecim përpara, propozimi unë që u refuzua nga LDK-ja ka qenë ekskluzive për LDK-në”, u shpreh shefi i qeverisë.

  • Deliu-Kodra: Kurti flet për kompromis për Presidentin por nuk heq dorë nga tri pozitat, kjo është bllokadë e qëllimshme

    Deliu-Kodra: Kurti flet për kompromis për Presidentin por nuk heq dorë nga tri pozitat, kjo është bllokadë e qëllimshme

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka shkruar në lidhje me situatën për zgjedhjen e Presidentit.

    Ajo ka thënë se Kurti në njërën anë flet për kompromis për Presidentin, e në anën tjetër nuk heq dorë nga kontrolli mbi tri pozitat kryesore të shtetit.

    Deputetja Deliu-Kodra e ka rikujtuar se kanë mbetur vetëm edhe 7 ditë.

    “Kjo nuk është më krizë, është bllokadë e qëllimshme. Zgjedhjet janë të pashmangshme per ti dhënë fund kësaj farse të kotë”, ka shkruar ajo në Facebook.

  • Kurti: Preferova që Abdixhiku të bëhet zëvendësi im

    Kurti: Preferova që Abdixhiku të bëhet zëvendësi im

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

    Para mediave, ai tha se ka preferuar që Abdixhiku të bëhet zëvendësi i tij, pra zëvendëskryeministër.

    “E falënderoj Abdixhikun për bashkëpunimin mirëpo në të njëjtën kohë më duhet të konstatoj që bisedimet rezultuan të pasuksesshme për shkak se asnjëra prej ofertave nuk u pranua nga kreu i LDK-së. Fillimisht ne ofruam që LDK-ja në bashkëqeverisje me VV-në dhe partnerët e tjerë që i kemi ne, ta këtë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri të tjera. Kam preferuar që zëvendësi im të bëhet Abdixhiku”.

  • LDK i mbyll diskutimet me Kurtin për presidentin, Abdixhiku: S’ka më takime!

    LDK i mbyll diskutimet me Kurtin për presidentin, Abdixhiku: S’ka më takime!

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se mes partisë që ai udhëheq, dhe kryeministrit Albin Kurti nuk do të ketë më takime sa i përket çështjes së presidentit.

    Para mediave, Abdixhiku tha se nuk ka kuptim që dy liderët të takohen më, kur 53 ditët në dispozicion i harxhuan pa gjetur zgjidhje.

    “U dakorduam që të mos takohemi më, dhe s’kemi pse të takohemi sepse i harxhuam 53 ditë, s’patëm zgjidhje, prapë të takohemi edhe një herë e të flasim për president të Vetëvendosjes nuk ka kuptim. Prej këtij momenti, LDK-ja e konsideron të mbyllur këtë çështje”, u shpreh Abdixhiku.

    Kujtojmë se sot takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut për të gjetur një zgjidhje rreth presidentit, dështoi sërish.