ATV

Category: Lajme

  • Deputeti i PDK’së: Kurti është në politikë vetëm për të marrë sa më shumë pushtet, nuk ia dhame kënaqësinë të bëjë filma

    Deputeti i PDK’së: Kurti është në politikë vetëm për të marrë sa më shumë pushtet, nuk ia dhame kënaqësinë të bëjë filma

    Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka thënë se kjo parti politike me kohë e ka kuptuar lojën e Albin Kurtit.

    Mustafa tha se Kurti nuk njeh tjetër logjikë përpos kapjes së të gjitha pushteteve.

    “PDK e ka kuptuar me kohë lojën e Albin Kurtit. Ky njeri nuk njeh tjetër logjikë, përveç kapjes së të gjitha pushteteve. Ai nuk është në politikë për të ndërtuar, por vetëm për të marrë sa më tepër pushtet dhe për të sunduar. Prandaj, nuk i dhamë kënaqësinë që të luajë me emra për president dhe të bëjë filma”, ka shkruar Mustafa.

    Më 28 prill skadon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, dështimi i të cilit proces çon vendin automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

    Të hënën, Albin Kurti u takua me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, por takimi përfundoi pa marrëveshje për çështjen e Presidentit.

  • Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i dyshuari për grabitje, kërkohej nga INTERPOL-i

    Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i dyshuari për grabitje, kërkohej nga INTERPOL-i

    Një shtetas i Kosovës i kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë më 20 prill 2026, ka njoftuar Policia e Kosovës.

    Sipas autoriteteve, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pas kërkesës përmes INTERPOL-it, ndërsa ndaj tij rëndon dyshimi për veprën penale “grabitje”, për të cilën kishte shmangur drejtësinë.

    Ekstradimi është realizuar në bashkëpunim mes institucioneve të Kosovës dhe atyre gjermane, në përputhje me ligjet në fuqi. Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë koordinimin ndërkombëtar për shkëmbim informacionesh dhe ndjekjen e personave të kërkuar, me qëllim parandalimin dhe luftimin e aktiviteteve kriminale brenda dhe jashtë vendit.

    Njoftimi i plotë:

    Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

    Prishtinë, 20 prill 2026

    Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 20 prill 2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Gjermania për në Kosovë.

    I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘grabitje’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

    Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre gjermane.

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

  • Një javë afat për Presidentin, PDK mbledh Këshillin Drejtues dhe del me Deklaratë Politike – ky është rendi i ditës

    Një javë afat për Presidentin, PDK mbledh Këshillin Drejtues dhe del me Deklaratë Politike – ky është rendi i ditës

    Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të mblidhet sot në orën 16:00, ku pritet të dalë me një deklaratë politike lidhur me gjendjen aktuale politike në vend.

    Përmes kësaj deklarate do të formalizohen qëndrimet dhe veprimet e partisë në raport me zhvillimet politike dhe çështjet me rëndësi për qytetarët.

    Kjo mbledhje vjen pikërisht tetë ditë para skadimit të afatit të Gjykatës Kushtetutuese për zgjedhjen e Presidentit.

    Përveç deklaratës politike, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së do të informohen edhe për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

  • AAK kërkon që pensionet e veteranëve të jenë sa paga minimale

    AAK kërkon që pensionet e veteranëve të jenë sa paga minimale

    Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur mbështetje të plotë për kërkesat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke i cilësuar ato si legjitime dhe të domosdoshme për trajtim institucional.

    Në një deklaratë zyrtare, AAK ka theksuar se kërkesat e paraqitura nga veteranët në komunikimin e 20 shkurtit duhet të adresohen pa vonesa dhe me prioritet nga institucionet e vendit.

    “Lufta Çlirimtare dhe sakrifica e atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë përbëjnë një themel të panegociueshëm të shtetësisë dhe rendit demokratik. Çdo përpjekje institucionale duhet të jetë në përputhje me këtë realitet historik dhe moral”, thuhet në deklaratë.

    Grupi Parlamentar i AAK-së ka renditur tri kërkesa kryesore që mbështet:

    -Miratimin e Ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së;

    -Vendosjen e pensioneve të veteranëve në nivelin e pagës minimale;

    -Zbatimin e plotë dhe pa vonesa të ligjit ekzistues.

    AAK bën të ditur se do të angazhohet për trajtimin prioritar të këtyre çështjeve në Kuvend, duke ftuar njëkohësisht të gjitha forcat politike për mbështetje të përbashkët.

  • Visar Azemi: Vendi po shkon në zgjedhje sepse Kurti po kërkon nënshtrim nën pushtetin e tij

    Visar Azemi: Vendi po shkon në zgjedhje sepse Kurti po kërkon nënshtrim nën pushtetin e tij

    Sekretari Organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, pasi Albin Kurti dëshiron t’i ketë të gjitha pozitat për vete.

    “Për 53 ditë e mbajtën peng gjetjen e një zgjidhje për Presidentin e vendit”

    Azemi shtoi se Kurti nuk kërkon marrëveshje politike për shtetin, “por nënshtrim për pushtetin e tyre.”

    “Pushteti absolut nuk është kompromis. Është arrogancë politike”, shkroi ai.

  • Kosova rrezikon seriozisht të humbë 68.8 milionë euro të BE-së në qershor

    Kosova rrezikon seriozisht të humbë 68.8 milionë euro të BE-së në qershor

    Kosova pritet të humbë përgjithmonë shumën prej 68,8 milionë euro nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor nëse deri në fund të qershorit të këtij viti nuk i përmbush hapat në reforma të cilat kanë pasur afat deri në mesin e vitit 2025 me një periudhë gri deri më 30 qershor të këtij viti. KOHA mëson nga burimet në Bruksel se edhe vendet tjera do të humbasin shuma të konsiderueshme nëse deri në këtë afat nuk i përmbushin obligimet të cilat ishin caktuar me Agjendën e reformave që është kusht për shfrytëzimin e këtyre mjeteve.

    Një burim i BE-së tha se Komisionerja për zgjerim Marta Kos u ka dërguar në fund të javës së shkuar një letër të gjitha gjashtë vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor të cilat janë përfituese të mjeteve nga Plani i Rritjes, ku ajo ua tërheq vërejtjen se do të humbin këto mjete nëse deri në afatin e caktuar nuk i përmbushin kushtet.

    “Komisionerja u ka tërhequr vërejtjen partnerëve për nevojën që të përshpejtojnë reformat në mënyrë që të përfitojnë nga fondet e parapara nga ky Plan. Rikujtojmë se afati gri për hapat të cilat është dashur të përmbushen në mesin e vitit 2025 skadon më 30 qershor të këtij viti. Ndërsa për hapat të cilat është dashur të përmbushen deri në fund të vitit 2024 përfundon nga fundi i vitit 2026. Nëse afatet nuk respektohen, partnerët rrezikojnë që të humbin mbi 700 milionë euro së bashku”, ka thënë një burim i Komisionit Evropian.

    Kosova sapo kishte nisur javën e shkuar të marrë pagesat e para nga parafinancimi nga Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor. Këto mjetet e para Kosovës nisën t’i paguhen pas shumë vonesave të shkaktuara nga ngërçi politik në vitin 2025, kur nuk kishte mundësi për ratifikim të marrëveshjeve për kredi dhe mjete mes Kosovës dhe BE-së.

    Sipas një përllogaritjeje, Kosova në qershor do të humbë 68,8 milionë euro. Më së shumti mjete do të humbë Bosnja e Hercegovina, e cila nuk ka përfituar akoma asnjë cent nga ky plan. Ajo do t’i humbë edhe 373,9 milionë euro.

    Këto mjete të përmendura do të humben në qershor, ndërsa deri në fund të vitit humbjet do të mund të jenë edhe më të mëdha nëse nuk përmbushen detyrimet. Sipas një tabele për monitorimin e përmbushjes së kushteve nga Plani i rritjes, Kosova nuk e ka përmbushur asnjë nga 11 hapa të paraparë. Pra 0 nga 11 hapa. Prandaj rreziku që Kosova të humbë mjete të mëdha është i madh nëse nuk veprohet shpejt.

  • Krasniqi: Kurti e kontrollon postin e Presidentit, qëllimi i tij të blejë kohë dhe ta zbeh efektin politik të Osmanit

    Krasniqi: Kurti e kontrollon postin e Presidentit, qëllimi i tij të blejë kohë dhe ta zbeh efektin politik të Osmanit

    Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka reaguar pas takimit Kurti-Abdixhiku. Sipas Krasniqit, qëllimi i Kurtit nuk ka qenë gjetja e një zgjidhjeje për çështjen e presidentit.

    “Ai tashmë e kontrollon këtë post dhe synimi i tij është ta mbajë sa më gjatë, përmes prodhimit të krizave politike dhe zvarritjes së proceseve.”

    Krasniqi thotë se që nga shpallja e aktgjykimit të Kushtetueses, strategjia ka qenë të amortizohet efekti politik që një afrim i Osmanit me LDK-në mund të sillte.

    “Që nga shpallja e aktgjykimit të Kushtetueses, strategjia ka qenë të amortizohet efekti politik që një afrim i Osmanit me LDK-në mund të sillte. Rrjedhja e votave synohej të ndalej përmes “negociatave” të fokusuara vetëm me LDK-në. Duke rënë në këtë kurth politik, LDK jo vetëm që i mundësoi Kurtit të blejë kohë, por edhe të zbehte efektin politik që Osmani mund të prodhonte”.

  • Rukiqi për ofertën e Kurtit: Qëllimi ka qenë i qartë ose President nga VV ose vendi në zgjedhje

    Rukiqi për ofertën e Kurtit: Qëllimi ka qenë i qartë ose President nga VV ose vendi në zgjedhje

    Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk kanë arritur marrëveshje për Presidentin.

    Pas kësaj, Berat Rukiqi nga LDK-ja, ka thënë se LVV asnjëherë nuk ka pasur qëllim një marrëveshje për Presidentin.

    Sipas tij, qëllimi ka qenë i qartë, presidenti nga LVV ose zgjedhje.

    “Asnjëherë nuk ka qenë qëllimi arritja e konsensusit apo një marrëveshje për presidentin. Qëllimi ka qenë i qartë: ose president nga VV, ose vendi shkon në zgjedhje”, ka shkruar Rukiqi.

    Më 28 prill skadon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, që nëse dështon vendi automatikisht shkon në zgjedhje.

  • Zogaj: Kurti po e dërgon vendin në zgjedhje, sepse nuk i mjaftojnë pozicionet shtetërore që ka dhe po i kërkon të gjitha

    Zogaj: Kurti po e dërgon vendin në zgjedhje, sepse nuk i mjaftojnë pozicionet shtetërore që ka dhe po i kërkon të gjitha

    Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me situatën e krijuar për çështjen e Presidentit.

    Për situatën e krijuar, ai fajtor e ka lënë kryeministrin Albin Kurti që ka thënë se sipas tij po i kërkon të gjitha pozicionet shtetërore.

    “Kurti, sikurse e kemi thene ne vazhdimesi, po i kerkon te gjitha pozicionet shteterore! Presidentin, Kuvendin, Qeverine, Gjykaten Kushtetuese, Prokurorine, Ambasadat, AKI-ne, Ushtrine … me nje fjale te gjitha!!! Dhe, po e dergon vendin ne zgjedhje, sepse nuk i mjaftojne keto qe i ka, por i do te gjitha”, ka shkruar Zogaj në Facebook.

    Ky reagim vjen pas takimit midis Kurtit edhe Abdixhikut për çështjen e presidentit por që nuk pati ndonë marrëveshje.

  • Uliks Gjonaj nga Kosova në majat e trajnimeve ushtarake dhe policore ndërkombëtare

    Uliks Gjonaj nga Kosova në majat e trajnimeve ushtarake dhe policore ndërkombëtare

    Një histori suksesi që fillon në Prishtinë dhe arrin kulmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më gjerë, është ajo e Uliks Gjonajt – një kosovar që sot trajnon ushtarë dhe policë në nivelet më të larta profesionale.

    Gjonaj në emisionin “LIBERO” në rubrikën “Historia jote frymëzon” rrëfeu se rrugëtimi i tij nuk ka qenë i lehtë. Ai fillimisht studioi për dy vite në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, por në vitin 2004 vendosi të emigrojë në SHBA, ku gjithçka nisi nga e para.

    “Kam punuar në një spital në New York. Aty u njoha me disa policë dhe pikërisht aty filloi dëshira ime për t’u futur në fushën e sigurisë”, tregoi ai.

    Ambicia e tij nuk u ndal me kaq. Një nga ëndrrat kryesore ishte të trajnohej në Izrael, një vend i njohur globalisht për ekspertizën në siguri dhe trajnim ushtarak. Pas disa muajsh trajnime intensive atje, Gjonaj arriti të fitojë titullin e instruktorit – një hap vendimtar në karrierën e tij.

    Sot, ai mban një nga pozitat më të larta në këtë fushë: është “instruktor i instruktorëve”, duke trajnuar profesionistë të sigurisë nga policia dhe ushtria, si në Amerikë ashtu edhe në Evropë.

    Historia e Uliks Gjonajt është një dëshmi e qartë se me përkushtim, sakrificë dhe vizion, suksesi mund të arrihet edhe larg vendlindjes, duke u shndërruar në një ambasador të vlerave dhe profesionalizmit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

    Linku i videos në Facebook!