ATV

Category: Lajme

  • Vitia mungon në komision parlamentar për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore, Zemaj: “Qeveri mashtruese”

    Vitia mungon në komision parlamentar për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore, Zemaj: “Qeveri mashtruese”

    Armend Zemaj i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka quajtur qeverinë e Albin Kurtit “qeveri mashtruese” pas mungesës së Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për shëndetësi ku do të shqyrtohet projektligji për sigurmet shëndetësore.

    “Mungesa e ministrit Arben Vitia në komision, kur shqyrtohet një ndër ligjet më të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë, Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor, tregon joseriozitetin dhe populizmin e kësaj qeverie mashtruese.

    Kjo formë e trajtimit, pa konsultim, pa debat dhe pa analizë, e dëmton vetë sektorin, si dhe interesin e pacientit dhe të qytetarit,” shkroi Zemaj.

  • “Kthehu, djali po qan për ty” – kënga e dhimbshme që flet për braktisjen e fëmijës nga nëna

    “Kthehu, djali po qan për ty” – kënga e dhimbshme që flet për braktisjen e fëmijës nga nëna

    Suad Mehmeti në emisionin “LIBERO” ka ndarë historinë e dhimbshme që qëndron pas këngës së tij të njohur “Po të pret”, një krijim i realizuar në vitin 1999 dhe i bazuar në një ngjarje të vërtetë familjare.

    Ai kujtoi momentet kur nipi i tij ishte vetëm dy muajsh dhe po rritej pa përkujdesjen e nënës. Ishte pikërisht kjo situatë që e frymëzoi të shkruante tekstin e këngës, duke shprehur dhimbjen dhe boshllëkun që lë mungesa e një prindi në jetën e një fëmije.

    “…Atë e kam bërë kur nipi im kishte 2 muaj dhe nëna ime e lante dhe mendoja si mundet dikush me e lanë një fëmijë…”, u shpreh Mehmeti.

    Ai tregoi se përmes vargjeve ka dashur të përcjellë një mesazh të fortë për përgjegjësinë prindërore, sidomos në raste divorci.

    Mesazhi më prekës i këngës vjen përmes thirrjes së drejtpërdrejtë: “Është koha që të kthehesh, se edhe djali po na qan, po lyp nënë se nëna i duhet, se fëmija kërkon nënë, po të pret, po të pret ai ty”. Këto fjalë, sipas tij, pasqyrojnë nevojën jetike të një fëmije për dashurinë dhe praninë e nënës.

  • Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe ato familjare

    Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe ato familjare

    Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat për disa skema përkatëse.

    Sipas njoftimit zyrtar, pagesat janë ekzekutuar për veteranët, pensionet e parakohshme – Trepça Sh.A dhe pensioni familjar.

    Në njoftimin e ministrisë potencohet se nga këto skema kanë përfituar 39 mijë e 34 veteranë, 813 pensionistë të përkohshëm dhe 2 mijë e 409 pensionistë familjarë.

  • ​Komisioni për Buxhet jep “dritën jeshile” për ligjin e ri financiar

    ​Komisioni për Buxhet jep “dritën jeshile” për ligjin e ri financiar

    Komisionit për Buxhet gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar raportin me amendamente të grupit punues për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim.

    Kjo u miratua me 6 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim miratohet.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka përmendur që propozimi trajton tri çështje.

    “Çështjet që ne i kemi sjellë si propozim-ligj, të cilat i ka shpjeguar mirë edhe kryetari, por po mendoj që është e udhës edhe njëherë të sqaroj që këtu kemi të bëjmë me propozimin, pra, apo projektligjin që kemi sjellë ne, trajton kryesisht tri çështje apo tri tema. E para ka të bëjë me ridefinimin e asaj se çka quhet shoqatë e kontabilitetit dhe detyrimin për t’u anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Kontabilitetit apo në mënyra të tjera se si mund të quhet kjo shoqatë”, tha Murati.

    Murati ka theksuar kjo është ridefinim sepse ka qenë pikë e këtij sektori.

    “E dyta ka të bëjë me dorëzimin edhe në formë digjitale të pasqyrave financiare, gjë që e lehtëson procesin dhe rrit saktësinë e informatave. Edhe e treta ka të bëjë me masat disiplinore dhe marrjen e licencave apo ndëshkimin e licencave, gjë që nuk ka qenë mirë e rregulluar në të kaluarën apo që në mënyrë që të rritet edhe disiplina, por edhe të sigurohet që auditimi i ligjor i gjithë është konform kritereve dhe standardeve të duhura. Pra, këto tri janë ato tri tema”, tha Murati.

    Ndërsa, kryetari i komisionit për Buxhet, Enver Haliti i ka treguar amandamentimet që i votoi komisioni e të cilat sipas tij, janë tekstuale.

  • Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Engel

    Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Engel

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë tri seanca këtë javë.

    Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë.

    Ajo tha se seanca e parë mbahet të enjten me fillim të orës 10:00, ndërkaq dy të tjera të premten, njëra ndër to solemne për Eliot Engel, kongresistin i cili vdiq më 10 prill.

    “Kemi vendosur që t’i mbajmë tri seanca të Kuvendit, secila prej tyre është me rëndësishme se tjetra, kemi obligime para qytetarëve. Me këtë rast e para mbahet më 23 prill nga ora 10:00, tjerat mbahen të premten, një dedikuar për Eliot Engel si seancë solemne, tjetra me pika të rendit të ditës, Bordin e RTK-së dhe KPM-së dhe të tjera si këto”, tha Haxhiu.

  • Rreth 35 mijë euro, deputeti Hoti kërkon sqarime për shpenzimet e udhëtimeve jashtë vendit nga ana e Kuvendit

    Rreth 35 mijë euro, deputeti Hoti kërkon sqarime për shpenzimet e udhëtimeve jashtë vendit nga ana e Kuvendit

    Deputeti nga Lëvizje Vetëvendosje, Valon Hoti ka kërkuar sqarime nga Drejtoria për Buxhet e Kuvendit lidhur me shpenzimet e Kuvendit të Kosovës për udhëtimet jashtë vendit për vitin 2025, raporton Ekonomia Online.

    Hoti, ka thënë se janë diku shpenzime rreth 35 mijë euro për udhëtime zyrtare, ani pse siç theksoi ai Kuvendi s’ka pasur funksionim të mirëfilltë.

    “Kam qenë një prej deputetëve atëherë që kemi kërkuar shtyrjen e diskutimit për këtë raport, meqenëse nuk ka ardhë në formatin e duhur(tamam) edhe njëra prej arsyeve ka qenë kategoria e shpenzimeve për udhëtime jashtë vendit.

    Edhe në raportin tjetër është kur e shohim në vitin 2025, ani pse Kuvendi nuk ka pasur funksionim të mirëfilltë, zyrtarët e Kuvendit të Kosovës kanë shpenzuar diku 35 mijë euro për udhëtime zyrtare jashtë vendit. Edhe meqenëse e kemi këtu edhe zëvendëskryeministrin (zëvendësin), edhe sekretarin, do të kërkoja sqarim për këto udhëtime.

    E në fakt, meqenëse janë aq shumë këto udhëtime, unë do të kërkoj sqarim edhe me shkrim për një pjesë të udhëtimeve meqenëse, siç e thashë edhe më herët, Kuvendi s’ka pasur funksionim të mirëfilltë, e ndërkohë shumica e udhëtimeve janë në muajin tetë, nëntë, dhjetë, njëmbëdhjetë, apo edhe katër-pesë ditë pa u mbajtë zgjedhjet e kaluara.

    Në këtë raport ka udhëtime në këto ditë të dhëna edhe për deputetët, madje edhe nga ata deputetë që e kanë kontestuar zgjedhjen e Kryesisë së Kuvendit, ditën e janarit në Gjykatën Kushtetuese, e ndërkohë kanë realizuar udhëtime jashtë vendit. Edhe për ato udhëtime do të kërkoj sqarim, po meqenëse i kemi pranë nesh këtu, mbase edhe mund të na jepni një sqarim. Por ka shuma të paguara deri në 1,742 euro për një zyrtar të Kuvendit për udhëtim jashtë vendit në muajin tetë para zgjedhjeve”, tha Hoti.

    Ismet Azemi, drejtor për Buxhet dhe Pagesa në Kuvend ka thënë se shumica e udhëtimeve janë për takime ndërkombëtare.

    “Gjatë vitit 2025 ka pasur një numër të caktuar të udhëtimeve të stafit të administratës së Kuvendit, të cilat janë listuar edhe në raportin e cituar më parë. Ka pasur udhëtime nga stafi i administratës nën mbështetjen të legjislacionit të Parlamentit Evropian në janar të vitit 2025. Kanë qenë disa udhëtime në Parlamentin Evropian nga Komisioni i Kuvendit që kanë shkuar si shoqërues të legjislacionit të Kuvendit. Ka pasur marrëveshje mes Parlamentit të Austrisë dhe Parlamentit të Kosovës, ku zyrtarët e administratës aplikojnë për pjesëmarrje në trajnime në Parlamentin e Austrisë, ka qenë një rast i tillë. Pastaj në Parlamentin Evropian kanë qenë dy udhëtime nga administrata e Kuvendit, edhe kanë qenë disa udhëtime me projektin për përmirësimin e qeverisjes parlamentare në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga organizata OPS. Me këtë fondacionin OPS ka pasur një marrëveshje me Parlamentin e Kosovës, vitet e fundit kanë qenë disa udhëtime jashtë vendit edhe kanë mbajtur trajnime për staf të administratës në Maqedoninë e Veriut. Pastaj disa aktivitete të tjera kanë qenë, për shembull GIZ-it (GIZ), Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi në BE, përmes rrjetit parlamentar, rrjetit të sekretariatit të komisionit parlamentar për integrim evropian, ka pasur vizitë pune me temën “Zbatimi i agjendës së reformave në kuadër të mekanizmit të reformave dhe rritjes të BE-së”, nga ana e tyre ndihmë edhe standardet të bashkëfamiljes (bashkë-përmbushjes) për përparimin konkret për zbatimin e asaj reforme (agjendës). Ka pasur udhëtime të tjera, edhe kjo në kuadër të GIZ-it për bashkëpunim rajonal dhe integrim në BE, rrjeti parlamentar i projektit rajonal i partneritetit gjinor për reformat në administratën publike. Ka pasur udhëtime të tjera nga Demokracia për Zhvillim (D4D), ku kanë qenë disa staf i komisioneve parlamentare në një punëtori për procesin e qeverisjes parlamentare. Por ka pasur edhe udhëtime të tjera, unë i ceka vetëm disa prej tyre. Ndërsa sa i përket udhëtimeve të deputetëve, sikur u përmend çështja e udhëtimeve të deputetëve, udhëtimet e deputetëve lejohen me vendim të Kryesisë, mundësia që u është dhënë drejtuesve të udhëheqësve për lejimin e udhëtimeve të stafit jashtë vendit është mjaft e mirë dhe çfarë mund të thuhet”, tha Azemi.

  • Dështon seanca në rastin “Capat”–“Sekiraqa”, në pritje të ekspertizës psikiatrike për Valdrin Ademin

    Dështon seanca në rastin “Capat”–“Sekiraqa”, në pritje të ekspertizës psikiatrike për Valdrin Ademin

    Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore në rastin mes grupeve “Capat” dhe “Sekiraqa”, që lidhet me përplasjen e armatosur për motive hakmarrjeje ku mbeti i vrarë P.G., pasi ende nuk ka përfunduar ekspertiza psikiatrike për të akuzuarin Valdrin Ademi.

    Sipas gjykatëses së rastit, Fatime Dermaku, Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka njoftuar se ekspertiza psikiatrike dhe psikologjike për Ademin nuk është përfunduar, andaj në mungesë të saj nuk mund të konstatohet gjendja e tij mendore dhe aftësia për t’iu nënshtruar gjykimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Si rrjedhojë, gjykimi nuk mund të vazhdojë derisa të jetë gati raporti i ekspertizës.

    Nga Instituti i Psikiatrisë është bërë e ditur se nevojiten edhe rreth dy javë për përfundimin e raportit.

    Ndërkohë, seanca e radhës pritet të caktohet pasi të dorëzohet ekspertiza, e cila do të përcaktojë nëse i akuzuari është në gjendje të marrë pjesë në proces gjyqësor.

    Një gjë e tillë u bë e ditur nga gjykatësja e rastit, Fatime Dermaku, e cila deklaroi se Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka njoftuar se ekspertiza psikiatrike ende nuk është përfunduar, prandaj në mungesë të saj nuk mund të dihet nëse i akuzuari Valdrin Ademi është i gatshëm t’i nënshtrohet gjykimit.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab Gashi, Valdrin Ademi, Robert Llumnica, Salih Sekiraqa, Fatos Abazi, Erd Marevci, Endrit Llapashtica, Dardan Marevci dhe Vesel Bunjaku, lidhur me rastin e vrasjes së P,G,, më 1 shtator 2024 në lagjen Aktash në Prishtinë.

    Sipas aktakuzës, rasti ndërlidhet me një përplasje të armatosur mes dy grupeve në lokalin “From”, ku si pasojë mbeti i vrarë P.G., dhe disa persona të tjerë u plagosën. Të akuzuarit ngarkohen për disa vepra penale, përfshirë “Vrasje të rëndë”, “Vrasje të rëndë në tentativë”, si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Motivi i sulmit, sipas aktakuzës, lidhet me konfliktin e mëhershëm të datës 4 mars 2024, të ndodhur mes Shkumbin Sekiraqës (djali i Salih Sekiraqës) dhe Pajtim Gashit (vëllai i tani të ndjerit Premtim), i cili e kishte përshkallëzuar konfliktin mes dy grupeve./BetimipërDrejtësi/

  • “Bota u rrëzua, as dushmanit s’ia dëshiroj” – Valton Krasniqi rrëfen përjetimin e rëndë pas ndarjes së prindërve

    “Bota u rrëzua, as dushmanit s’ia dëshiroj” – Valton Krasniqi rrëfen përjetimin e rëndë pas ndarjes së prindërve

    Këngëtari Valton Krasniqi, në emisionin “LIBERO” ka ndarë për publikun përjetimin e tij të vështirë pas ndarjes së prindërve në moshën 9-vjeçare.

    “Kur janë ndarë prindërit për mu bota është rrëzu komplet”, u shpreh ai, duke kujtuar ndjenjën e humbjes dhe pasigurisë që e ka shoqëruar në atë periudhë. Ai tregoi se, ndonëse ishte i vogël, kuptonte shumë nga ajo që po ndodhte rreth tij.

    Sipas tij, ndarja e prindërve në atë kohë ishte një përvojë shumë më e rëndë sesa perceptohet sot.

    “…Në atë kohë ka qenë diçka shumë e vështirë, sot është si mirëmëngjesi…”, theksoi ai, duke nënvizuar ndryshimin e mentalitetit ndër vite.

    Një nga momentet më të dhimbshme për të ishte ndarja fizike nga babai, pasi ai dhe nëna e tij u zhvendosën në diasporë. Krasniqi e përshkroi ndjenjën e zbrazëtisë dhe konfuzionit që e përjetonte:

    “…Kur e përqafsha nanën time mu doke gjithçka bosh sepse nuk e disha ku e kam vendin, te baba apo te nana…”

    Valtoni pranoi se e ka vuajtur shumë mungesën e babait, duke e cilësuar këtë përvojë si diçka që nuk do t’ia dëshironte askujt. Megjithatë, me kalimin e kohës, ai mori vendimin të qëndrojë me nënën, duke besuar se fëmija i përket asaj.

    Rrëfimi i tij është një kujtesë për ndikimin emocional që ndarjet familjare mund të kenë te fëmijët dhe rëndësinë e mbështetjes së tyre në momente të tilla të vështira.

    Linku i videos në Facebook!

  • Deputeti i LDK-së: Kushtet e Kurtit, ose presidenti nga VV-ja ose zgjedhje

    Deputeti i LDK-së: Kushtet e Kurtit, ose presidenti nga VV-ja ose zgjedhje

    Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar pas takimit që pati kryeministri Albin Kurti me Lumir Abdixhikun.

    Për Sadikun, Kurti kushtëzoi zgjedhjen e presidentit nga VV-ja, ose zgjedhje të reja.

  • Aktakuzë ndaj personit që sulmoi me sëpatë babanë në Isniq të Deçanit

    Aktakuzë ndaj personit që sulmoi me sëpatë babanë në Isniq të Deçanit

    Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.M., për shkak të veprës penale “vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i pandehuri K.M, më 5 shkurt të këtij viti, rreh orës 17:59, në fshatin Isniq të Deçanit, pikërisht në shtëpinë e tij, duke vepruar në gjendje të aftësisë esencialisht të zvogëluar, ka tentuar ta privojë nga jeta babanë e tij me të cilin fillimisht kishte mosmarrëveshje verbale mes tyre, e me pas i pandehuri me sëpatë e godet të dëmtuarin në dorë dhe në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore.

    Në njoftim bëhet e ditur se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.