ATV

Category: Lajme

  • “Kurti si kryeministër 6 vjet nuk i realizoi premtimet, vjen para dëshmorëve”, flet mërgimtari që nuk ia dha dorën Kurtit

    “Kurti si kryeministër 6 vjet nuk i realizoi premtimet, vjen para dëshmorëve”, flet mërgimtari që nuk ia dha dorën Kurtit

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në disa fshatra të Drenicës.

    Gjatë homazheve në Gllobar të Drenasit, nga përshëndetja me qytetar, njëri nga ta nuk pranoi t’ia zgjasë dorën Kurtit.

    Ky mërgimtar, pas kësaj situate foli për Frontal në T7.

    “Nuk kam ardhë për kryeministrin, kam ardhë për dhëndrin dhe vëllain e tij që kanë ra heronjë në Kosovë…Në atë moment erdhi Albin Kurti, njeriu i ka edhe emocionet e veta…Kur te mendon që erdhi një kryeministër që është që 6 vjet në premtime të shkon mendja a e meriton ai përshëndetjen tem…”, tha mërgimtari në emisionin Frontal, transmeton Express.

    “Nuk e meritoi, 6 vjet kryeministër…. premtimet nuk janë bërë”, shtoi mërgimtari për arsyen e tij që s’i foli Kurtit.

  • Parashikimi i motit për të premten

    Parashikimi i motit për të premten

    Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit por i ftohtë e me ngrica lokale. Gjatë ditës priten vranësira të pjesshme.

    Era do të fryjë nga verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-49 km/h.

    Temperaturat do të shënojnë ngritje gjatë ditës, me minimale që do të lëvizin prej -2 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 14°C. /MeteoKosova/

  • Haradinaj falënderon Kurtin që nuk e ftoi AAK-në në takime për presidentin

    Haradinaj falënderon Kurtin që nuk e ftoi AAK-në në takime për presidentin

    Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën e zgjedhjes së presidentit, që në fund dështoi dhe çoi vendin në zgjedhje.

    Në Debat Plus, Haradinaj tha se e falënderon publikisht Kurtin që nuk i ka përfshirë në takime, duke shtuar se, sipas tij, këto diskutime nuk kanë pasur përmbajtje reale.

    “E falënderojmë Albin Kurtin publikisht që nuk ka bërë pjesë të këtyre debateve. Sepse epo dihet që edhe beteja e fundit, në foltore, si një tip tubimi elektoral se në Parlament. U pa që ky po mundohet ta hedhë fajin tek subjektet opozitare. Nuk qëndron ky fakt. Asnjëri nga emrat që i ka nominuar (për president) nuk i ka negociuar me deputetët…

    E kemi pasur qëndrimin publik ë nuk i shkojmë në takim. Nuk kemi nevojë me shku sepse nuk ka diskutime përmbajtësore…”, ka thënë Haradinaj.

  • FSK-ja merr përkrahje nga Mbretëria e Bashkuar për avancimin e kapaciteteve ushtarake

    FSK-ja merr përkrahje nga Mbretëria e Bashkuar për avancimin e kapaciteteve ushtarake

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur sot në takim lamtumirës Këshilltarin e Mbrojtjes për FSK-në dhe Ud. Atasheut të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, nënkolonel Mike Butler.

    Në njoftim thuhet se gjeneral Jasharika falënderuar nënkolonelin Butler për shërbimin e tij të deritanishëm në të dyja detyrat që ka ushtruar gjatë kësaj kohe, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe shprehur mirënjohje për përkushtimin e tij.

    “Gjithashtu, KOMFSK diskutoi për objektivat e tij lidhur me zhvillimin e Forcës, si dhe planet bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar, të cilat përfshijnë trajnimet, stërvitjet, pajisjet dhe aktivitetet tjera të përbashkëta. Në anën tjetër, Nënkolonel Butler përgëzoi Gjeneral Jasharin për avancimin e FSK-së dhe për profesionalizmin e lartë të personelit të FSK-së, që janë duke e shfaqur në aktivitetet të ndryshme. Gjithashtu, e falenderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, gjatë kësaj periudhe.”, thuhet në njoftim.

    Sipas njoftimit, palët u pajtuan në avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës se Kosovës, me fokus kryesor në fushat e zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve ushtarake të FSK-së, në funksion të përmbushjes së misionit të saj.

    “Për përkushtimin dhe kontributin e tij gjatë shërbimit në Kosovë, KOMFSK e nderoi Nkol Butler me Medaljen “Shërbim Vetëmohues”, e cila ju ndahet personaliteteve për shërbim të vecantë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.”, thuhet në njoftim.

  • Nesër mblidhet KQZ-ja, diskutohet buxheti për zgjedhjet e 7 qershorit

    Nesër mblidhet KQZ-ja, diskutohet buxheti për zgjedhjet e 7 qershorit

    Nesër do të mbahet mbledhja e Komisionit Qendror Zgjedhor.

    Klan Kosova mëson se në rend të ditës për diskutim është buxheti i zgjedhjeve që do të mbahen me 7 qershor.

    Poashtu, do të diskutohet edhe plani operacional për këto zgjedhje./Klankosova.tv.

    Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu njoftoi sot se 7 qershori është vendosur zyrtarisht si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

    “Sot bazuar në Ligjin për zgjedhjet, përmbylla takimin me përfaqësues të subjekteve politike. Pas vlerësimit të afatave kushtetuese, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme të mbahen me 7 qershor”, tha Haxhiu.

  • Tre kongresistë amerikanë paraqesin rezolutë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Tre kongresistë amerikanë paraqesin rezolutë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Kongresmeni amerikan, Keith Self, së bashku me dy të tjerë, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për të shprehur mbështetje të fortë për integrimin e Kosovës në NATO.

    Në rezolutë përmenden disa prej arsyeve që Kosova meriton anëtarësimin në NATO.

    “Për më tepër, ndërsa forcat kundërshtare vazhdojnë të destabilizojnë rajonin, shtimi i Kosovës në aleancën e NATO do të shërbente si një kundërpeshë e domosdoshme për t’i dekurajuar përpjekje të tilla armiqësore dhe për të parandaluar një katastrofë tjetër globale në Ballkan”, thuhet në rezolutë.

    Katër shtete anëtare të NATO-s , Greqia, Rumania, Sllovakia e Spanja, ende nuk e kanë njohur Kosovën shtet.

    Rezoluta bën thirrje këtyre katër aleatëve t’i rishqyrtojnë qëndrimet e tyre, duke theksuar se njohja më e gjerë e Kosovës është thelbësore për ta zhbllokuar rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe për të mbyllur një boshllëk strategjik në Evropën Juglindore që kundërshtarët kërkojnë ta shfrytëzojnë.

    “Kosova ka demonstruar një përkushtim të qartë ndaj stabilitetit rajonal dhe përafrimit strategjik me vendet e NATO, por progresi i saj drejt anëtarësimit në aleancë po pengohet nga mungesa e njohjes nga një numër i vogël aleatësh,”, ka th՞në kongresisti Self.

    Ai ka shtuar se shtimi i Kosovës në aleancë është thelbësor për ta kundërshtuar ndikimin në rritje të kundërshtarëve në Evropë.

    “Shtetet e Bashkuara duhet t’i inkurajojnë Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën t’i rishqyrtojnë qëndrimet e tyre dhe të sigurojnë që Kosova të ketë një rrugë të besueshme dhe të arritshme drejt anëtarësimit”, ka thënë ai.

    Në rezolutë thuhet se shtimi i Kosovës në aleancën e NATO është thelbësor për të mbrojtur interesat e sigurisë kombëtare të Shtetet e Bashkuara në Evropën Juglindore.

  • Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

    Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

    Ka vdekur në moshën 55 vjeçare Astrit Dushi, i cili ishte i angazhuar në komunitetin e mediave.

    Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët njoftuan se varrimi i të ndjerit do të bëhet më 1 maj 2026, në orën 12:00, në varrezat e Arbërisë në Prishtinë.

    E pamja për të ndjerin do të mbahet në Hotel Grand, nga data 2 maj deri më 4 maj 2026, çdo ditë nga ora 10:00 deri në 17:00.

    “Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot ndërroi jetë më i dashuri ynë, Astrit (Agron) Dushi. Varrimi i të ndjerit bëhet më datën 01.05.2026, në orën 12:00, në varrezat në Arbëri/Prishtinë. E pamja mbahet në Hotel Grand, 02.05.2026 – 04.05.2026 (3 ditë) nga ora 10:00 deri 17:00”, thuhet në njoftimin e familjes.

    Dushi ka qenë menaxher në Radio KFOR, ka punuar në Klan Kosova FM, Radio Prishtina si dhe Radio Paper.

  • Mustafa – Armend Mujës: Grantet e subvencionet e bujqve janë zvogëluar gjithandej

    Mustafa – Armend Mujës: Grantet e subvencionet e bujqve janë zvogëluar gjithandej

    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj ministrit të Bujqësisë Armend Muja pas miratimit të programit bujqësor 2026.

    Mustafa tha se grantet e subvencioneve për bujqit e fermerët janë zvogëluar gjithandej.

    “Sot VV i dha shkelm bujqësisë në Kosovë! Grantet e subvencionet për bujqit e fermerët i paskan zvogëluar gjithandej. A jeni gjallë bujq, fermer, grumbullues, përpunues? Unë ju njoh për trima që nuk e shtrijnë qafën”, ka shkruar Besian Mustafa.

  • Gramos Hashani që deri tash ishte ushtrues detyre, zgjedhet si kryeshef i KEK-ut

    Gramos Hashani që deri tash ishte ushtrues detyre, zgjedhet si kryeshef i KEK-ut

    Gramos Hashani është zgjedhur kryeshef Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

    Kështu ka njoftuar KEK, duke thënë se “procesi i përzgjedhjes është zhvilluar në përputhje të plotë me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe ka përfshirë vlerësimin dhe intervistimin e të gjithë kandidatëve që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara në konkursin publik”.

    KEK ka treguar edhe biografinë e e Gramos Hashanit:

    Gramos Hashani ishte ushtrues dtyre i kryeshefit, ai ishte emëruar në këtë pozitë më 28 shkurt të vitit 2025.

    Njoftimi i plotë:

    Gramos Hashani zgjidhet Kryeshef Ekzekutiv i KEK sh.a.

    Prishtinë, 30.04.2026 – Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. njofton se, pas përfundimit të një procesi të hapur, transparent dhe konkurrues, ka përzgjedhur z. Gramos Hashani për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës.

    Procesi i përzgjedhjes është zhvilluar në përputhje të plotë me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe ka përfshirë vlerësimin dhe intervistimin e të gjithë kandidatëve që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara në konkursin publik.

    Z. Hashani është i diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërsa studimet master i ka përfunduar në Universitetin e Incarnate Ëord në San Antonio, Texas, SHBA. Ai është Kontabilist i Çertifikuar dhe Auditor i Brendshëm i Çertifikuar nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SCAAK), si dhe anëtar i Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar (ACCA), Londër, Mbretëria e Bashkuar.

    Z. Hashani posedon ekspertizë të theksuar në menaxhimin strategjik financiar, qeverisjen korporative, investimet në tranzicionin energjetik dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit (IFRS dhe US GAAP). Përvoja e tij profesionale përfshin sektorin e energjisë dhe atë financiar, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe në Kosovë, ku ka ushtruar pozita të larta në kompani ndërkombëtare dhe vendase.

    Bordi i Drejtorëve i KEK sh.a. i uron z. Gramos Hashani suksese në detyrën e re, duke shprehur besimin e plotë se, nën udhëheqjen e tij, Korporata do të vazhdojë të forcojë performancën dhe të avancojë zhvillimin e saj strategjik në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

    Me respekt,

    Departamenti pr Marrdhnie me Publikun dhe Komunitete

    KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVES

  • Tetë raste të fruthit në Kosovë, IKSHPK del me thirrje për prindërit

    Tetë raste të fruthit në Kosovë, IKSHPK del me thirrje për prindërit

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16–30 prill 2026, në Kosovë janë konfirmuar tetë raste të fruthit, ndërsa dy raste të tjera janë të dyshimta.

    Sipas IKSHPK-së, të gjitha rastet e konfirmuara janë fëmijë të pavaksinuar me vaksinën MMR (kundër fruthit, shytave dhe rubellës), të cilët po ashtu janë duke marrë trajtim spitalor, çka dëshmon për potencialin serioz të komplikimeve që mund të shkaktojë kjo sëmundje.

    IKSHPK ka bërë thirrje urgjente për prindërit që të kontrollojnë kartelat e vaksinimit dhe të vaksinojnë fëmijët e tyre në qendrat e mjekësisë familjare.

    “Duke marrë parasysh natyrën shumë ngjitëse të fruthit dhe rrezikun për përhapje të mëtejshme, IKSHPK u bën thirrje urgjente prindërve që të kontrollojnë kartelën e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe t’i vaksinojnë fëmijët në qendrën më të afërt të Mjekësisë familjare në komunën përkatëse.”, thuhet tutje në njoftim.

    Po ashtu, është rekomanduar shmangia e kontakteve me persona që shfaqin simptoma të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje, ndryshime në lëkurë, kollë apo rrufë, si dhe paraqitja e menjëhershme në institucionet shëndetësore në rast të shenjave të dyshimta.

    IKSHPK ka bërë të ditur se është duke e monitoruar situatën epidemiologjike dhe ka ndërmarrë masa konkrete në terren.

    “Gjithashtu, rekomandohet që të shmangen kontaktet e panevojshme me persona të dyshimtë në fruth që shfaqin simptoma, si temperaturë e lartë, skuqje, ndryshime në lëkurë, kollë apo rrufë. Çdo person me shenja të dyshimta në fruth, duhet të paraqitet menjëherë në institucionet shëndetësore. IKSHPK dhe institucionet shëndetësore janë duke bërë mbikëqyrjen aktive të situatës epidemiologjike dhe në gatishmëri të plotë për të menaxhuar situatën përmes ofrimit të shërbimeve të nevojshme për qytetarët. Paralelisht, po zbatohen masa konkrete në terren, përfshirë identifikimin e fëmijëve të pavaksinuar, kontaktimin aktiv të prindërve për t’i sjellë fëmijët për vaksinim, si dhe angazhimin e ekipeve mobile për vaksinimin me bazë në komunitet (derë më derë), në zonat me mbulueshmëri më të ulët të vaksinimit.”

    Në fund, IKSHPK rikujton se vaksinimi mbetet mënyra më efektive për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e shëndetit publik.