ATV

Category: Lajme

  • ZRRE gjobitë KEK-un dhe KOSTT-in

    ZRRE gjobitë KEK-un dhe KOSTT-in

    Zyra e Rregullatorit për Energji gjobiti me 3.2 milionë euro Korporatën Energjetike të Kosovës dhe me 439 mijë euro Operatorin Sistemit e Transmisionit dhe Tregut.

    Edhe pse arsyet zyrtare të gjobave të lidhura me raportet e monitorimit vjetor nuk janë publikuar, ATV-ja merr vesh se ndër të tjera ato lidhen me tregtimin me operatorë të pa-licencuar.

    Vitin e kaluar, ATV-ja raportoi se KEK-u dhe KESCO-ja, gjatë periudhës së subvencionimit të importit të energjisë, kishin tregtuar me kompaninë e pa-licencuar Holding Slovenske Elektrarne – HSE, gjë që ishte konfirmuar edhe në komisionin hetimor parlamentar.

    Në mbledhjen e katërt të bordit, Rregullatori i Energjisë, po ashtu, konfirmoi borxhet në vlerë totale rreth 20 milionë euro, që KESCO dhe KEDS i kanë KOSTT-it.

    Në muajin Mars, ZRRE kishte aprovuar ankesat e KOSTT-it në ndaj KEDS-it dhe KESCO-s, lidhur me pretendimet për prishje të balancave gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator, vitin e kaluar.

    Për këto arsye, KEDS-i detyrohet t’i paguajë KOSTT-it borxhin në vlerë 8.5 milionë euro, ndërsa KESCO detyrohet të paguaj 11.4 milionë Euro. /atvlive.tv

  • OBSH: COVID nuk është më një emergjencë botërore

    OBSH: COVID nuk është më një emergjencë botërore

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se Covid-19 nuk përfaqëson më një “urgjencë globale shëndetësore”.

    Ky është një hap i madh që vjen 3 vite pasi OBSH deklaroi për herë të parë alarmin për virusin.

    Zyrtarët thanë se shkalla e vdekjes së COVID-19 kishte rënë nga më shumë se 100,000 njerëz në javë në janar 2021 në pak më shumë se 3,500 më 24 prill.

    Kreu i OBSH tha se të paktën shtatë milionë njerëz vdiqën në pandemi.

    Por Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se shifra e vërtetë ishte gati tre herë më shumë se vlerësimi zyrtar – dhe ai paralajmëroi se virusi mbetej një kërcënim i rëndësishëm.

  • Rriten çmimet e prodhimeve blegtorale 16.89 për qind

    Rriten çmimet e prodhimeve blegtorale 16.89 për qind

    Në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2023, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 16.89 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 6.45%.

    Në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) thuhet se Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 14.28%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

    Në kuadër të këtij raporti për Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi për tremujorin e parë të këtij viti, çmimi i fasulës ka shënuar ngritje në 3 euro 42 centë për një kilogram në muajin mars, derisa në muajin shkurt ky çmim ka qenë 3,29 euro, në janar 3,21 euro.

    Sipas ASK-së, prodhimet, të cilat krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale.

    Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë.

    Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.

  • Vdes ish-trajneri i Real Madridit

    Vdes ish-trajneri i Real Madridit

    Ish-trajneri i Real Madridit dhe Deportivo La Corunas, Arsenio Iglesias ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeçare.

    Trajneri i njohur dhe legjendar morri drejtimin e shumë klubeve spanjolle gjatë karrierës së tij, e cila zgjati 41 vite nga 1967 deri në vitin 2008, raporton KP.

    Iglesias njihet më shumë për kohën e tij te Deportivo La Coruna, ku ai kaloi katër sezone dhe e fitoi Kupën e Mbretit në vitin 1995.

    Gjatë kohës kur ishte lojtar, Iglesias u paraqit për klube të njohura spanjolle si Deportivon, Sevillan dhe Granadan, para se të pensionohej në vitin 1966.

    Ai e filloi karrierën si trajner në vitin 1967, duke marrë drejtimin e skuadrës B të Deportivo La Corunas, Deportivo Fabril.

  • Politikanja e LDK-së publikon fotografinë e fëmijërisë së saj, e vetmja e shpëtuar nga lufta

    Politikanja e LDK-së publikon fotografinë e fëmijërisë së saj, e vetmja e shpëtuar nga lufta

    Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, profesoreshë universitare dhe ish-analistja politike, Jehona Lushaku-Sadriu ishte e ftuar të hënën në një intervistë me një rrëfim të veçantë të jetës së saj në “LIBERO”.

    Lushaku rrëfeu pjesën e fëmijërisë së saj, duke ndarë fotografinë e saj të vetme, të cilën asaj i ka mbetur nga lufta e fundit në Kosovë.

    “Na është djegur shtëpia gjatë luftës dhe kam humbë të gjitha biografitë, ditarët, më duket e çuditshme sa herë që pyetem për fëmijërinë sepse nuk kujtojë momente, nuk kemi fotografi as materiale”, tha Lushaku.

    Ndërkohë, Lushaku ndau dhe pjesën e vështirë të punës së prindërve së saj, të cilit ishin mësimdhënës, e që një pjesë të madhe të kohës e shpenzonin duke punuar edhe në shtëpia private, por pjesa e bukur ishin gjyshërit e saj.

    “…Prindërit i kemi arsimtarë, na kanë rritur me shumë sakrifica, në kuptimin që kanë dhënë shumë dhe kanë shpenzuar kohë në shkollë, e ne kemi përfunduar te gjyshërit… I kujtojë ushqimet e gjyshes, i dua shumë”, shtoi ajo.

    Mes tjerash, ajo kujtoi dhe kohën e “kolonës së vdekjes” siç e quajti Lushaku, kur ushtria serbe gjatë luftës në Kosovë i detyroi të largoheshin nga Prishtina me familjen e saj, e që kaluan rreth 20 ditë në male e fshatra të ndryshëm.

    Studimet për shkenca politike dhe gjuhën gjermane i përfundoi në Berlin të Gjermanisë, ku i mori hapat e saj drejtë politikës së një vendi demokratikë.

    “…Për shkak të kontakteve ndërkombëtare, m’u dha mundësia të bëjë specializim në Deutsche Welle (televizion në Berlin), nga zyra e ambasadës së Gjermanisë në Kosovë… U integrova në nivele politike të Gjermanisë”, deklaroi Lushaku.

    Kujtojmë se, Jehona Lushtaku është edhe ligjëruese e shkencave politike në Universitetin e Prishtinës.

    Për të shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun më poshtë:

  • ATK e plotëson një dokument, këto janë përfitimet

    ATK e plotëson një dokument, këto janë përfitimet

    Administrata Tatimore e Kosovës, njofton tatimpaguesit se ka bërë disa plotësim / ndryshime në dokumentin ”Kërkesat Specifike, Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale”. Këto ndryshime janë bërë në nenin “Kërkesat për Terminalin Tatimor (TT) – Transmetimi i të dhënave” dhe nenin “Sistemi Fiskal për sektorë të veçantë – TAXI”.

    ATK ri-njofton të gjithë tatimpaguesit se bazuar në Udhëzimin Administrativ MF-Nr. 02/2018 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike dhe Sistemeve Fiskale dhe në mbështetje të dokumentit Kërkesat Specifike Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale / Sistemet Fiskale, Plotësim / Ndryshim i Kërkesave Specifike Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale / Sistemet Fiskale mund të bëheni Operator të autorizuar për furnizim, instalim dhe mirëmbajtje të Pajisjeve Elektronike Fiskale/Sistemeve Fiskale (PEF/SF).

    Pra, përmes këtij njoftimi, ftohen të gjitha kompanitë e interesuara, se mund të aplikojnë që të bëhen Operator të autorizuar të PEF/SF, për një apo më shumë modele specifike, në çdo kohë sipas kritereve të publikuara nga ATK, për Autorizim si Operator Ekonomik me të drejtë shitje, instalimi dhe mirëmbajtje të PEF/SF.

    Kushtet që duhet plotësuar dhe dokumentet që duhet të dorëzohen për aplikim mund t’i gjeni në ueb faqen e ATK-së, shkarko: Kushtet administrative për autorizim.

    Aplikimin mund ta bëni edhe përmes sistemit të ATK, mirëpo kërkesa së bashku me dokumentet tjera origjinale duhet të dorëzohen fizikisht në zyrën e Arkivit në ATK.

    Linku për aplikim përmes sistemit: https://arka.atk-ks.org/#/requesteconomicoperator/create.

  • Vrasja e trefishtë në Deçan, ngitet aktakuzë ndaj babait dhe dy djemve të tij

    Vrasja e trefishtë në Deçan, ngitet aktakuzë ndaj babait dhe dy djemve të tij

    Prokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, Sahide Gashi, ka njoftuar se është ngritur aktakuzë për tragjedinë e Gllogjanit, ku ishin vrarë tre persona.

    Aktakuza është ngritur ndaj Kastriot Mehmetajt dhe Kreshnik Mehmetajt.

    “Ju njoftoj se pas hetimeve, Prokuroria sot me datë 5 maj ka ngritur aktakuzë kundër Kastriot Mehmetaj dhe Kreshnik Mehmetaj për veprën penale si bashkëkryer së vrasjes së rëndë”, ka deklaruar Gashi.

    Ndërsa ndaj Halil Mehmetajt, Gashi ka thënë se është ngritur aktakuzë për vepren penale “shtytje në vrasje të rëndë”, derisa për Malsor Mehmetajt kanë pushuar hetimet, meqë Prokuroria “nuk ka arritur që të vërtetojë dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në ndonjë mënyrë në përgatitjen, ndihmë apo zbatimin e aktit të krimit”.

    Si kishte ndodhur rasti?

    Vrasja e trefishtë u krye mbrëmjen e 26 nëntorit të vitit 2021, pak para orës 19:00. Atë natë, autobusi që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan u sulmua ma kallashnikov. U vranë shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

    Fillimisht u përfol për sulm terrorist, por policia njoftoi se s’ka arsye për të besuar se sulmi mund të ketë motive të tilla.

    Dy ditë pas rastit tragjik, Qeveria e Kosovës, bashkë me Policinë kishin njoftuar se do të ofrojnë një shpërblim prej 20 mijë eurosh për këdo që jep informacion që mundëson arrestimin e autorit apo autorëve të vrasjeve në Deçan.

    Të nesërmen, Departamenti për Krime të rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë kishte thënë se ka siguruar disa informacione, që mund të çojnë në zbardhjen e rastit.

    “I kemi disa indikacione, të cilat jemi duke i gjurmuar dhe jemi duke ecur përpara që t’i vërtetojmë. Disa rrethana na tregojnë se nuk do ta kemi të lehtë, por unë jam optimiste se do ta bëjmë”, kishte thënë për REL, prokurorja e rastit, Sahide Gashi.

    Tek më 11 dhjetor të vitit 2021, Prokuroria Themelore e Pejës, saktësisht Kryeprokurori Agim Kurmehaj, doli në konferencë për media dhe njoftoi se janë arrestuar tre të dyshuar për rastin.

    Një tjetër i dyshuar për këtë rast ishte arrestuar në shkurt të vitit të kaluar, e që sipas raportimeve në media, është familjar i tre personave që ishin arrestuar më parë.

    Për motivin nuk është dhënë ende asnjë deklaratë zyrtare, por në medie është përfolur disa herë si pistë hetimi vetëvrasja e një të reje para dusa vitesh, për të cilën dikush e fajësonte shoferin e autobusit.

    Ajo që kishte kryer vetëvrasje ishte vajza/motra e të dyshuarve për sulmin ndaj autobusit.

  • ​Mbi 66 mijë lëndë presin zgjidhje në Gjykatën Themelore në Prishtinë

    ​Mbi 66 mijë lëndë presin zgjidhje në Gjykatën Themelore në Prishtinë

    Gjykata Themelore në Prishtinë për tre muajt e parë të këtij viti ka pranuar 5308 lëndë të reja dhe ka përfunduar gjithsej janë 3903 lëndë. Megjithatë, janë mbi 66 mijë lëndë që presin zgjidhje.

    Kështu ka thënë kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Albina Shabani-Rama gjatë prezantimit të raportit tremujor të punës së kësaj gjykate, të organizuar nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional (CLARD) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

    Shabani-Rama gjatë kësaj konference tha se veprimet e marra nga viti i kaluar kanë prodhuar efekt pozitiv në veprimtarinë e saj, duke sjellë rritje të cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e numrit të zgjidhjes së rasteve të tjera.

    “Gjatë këtij tremujori gjykata ka arrit standardin e përfundimit të çështjeve duke arritur në një normë prej 74 përqind dhe kjo është një tregues relativisht i mirë i përformancës së gjykatës, edhe pse synimi ynë është që të mbërrijmë mbi 100 përqind. Megjithatë përtej numrit të çështjeve që janë duke shqyrtuar dhe po përfundojnë, gjyqtarët veçanërisht janë të fokusuar te cilësia e vendimmarrjes sepse në fund të fundit, zbatimi i drejtësisë materializohet tek vendimet dhe te zbatimi i drejt i drejt i ligjit. Vinin e fundit fokusi i gjykatës tonë ka qenë ulja e numrit të lëndëve të mbetura të cilat kanë mbetur ndër vite. Kjo ishte dhe po mbetet sfida kryesore e gjykatës. Nga viti 2022 nga Gjykata Themelore e Prishtinës, janë bartur në këtë vit gjithsej 65.410 dosje gjyqësore të papërfunduara. Ndërsa, së bashku me degë ka trashëguar për këtë vit 82.339 dosje gjyqësore. Ndërkohë që numri i lëndëve të përfunduara në vitin 2022 ka qenë 33299 “, tha ajo.

    Ajo shtoi se gjatë këtij viti ardhja e numrit të lëndëve të reja është gjithmonë në rritje.

    “Kemi pas diku deri në 31 mars, lëndë të regjistruara të ardhura 5308 lëndë të reja po flas për të gjitha nivelet. Ndërsa, janë përfunduar 3903 lëndë. E nëse bëjmë një statistikë se sa lëndë janë zgjedhur deri më 1 prill 2023, në Gjykatën Themelore pa degë, do të thotë janë mbi 66 mijë lëndë që presin zgjidhje”, tha ajo.

    Ajo edhe për lëndët në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    “Sa i përket lëndëve penale e krimeve të rënda 25 kanë arritur dhe janë zgjidhur 121, penale për të mitur 98 janë zgjidhur dhe kanë arritur 106, civile 3163 të arritura, 2107 të zgjidhura dhe administrative 737 kanë arritu, 584 janë zgjedhur. Do të thotë në total në të gjitha lëmitë kanë arrit 5308 ,ndërsa, janë zgjidhur 3903. Numri shumë i madh vazhdon të arrijë edhe në kundërvajtje”, tha ajo.

    Sipas saj, sfidë mbetet numri i madh i lëndëve dhe numri i vogël i gjyqtarëve, megjithatë, theksoi se këtë vit presin përmirësime pasi kësaj gjykate do t’i shtohen edhe 15 gjyqtarë të rinj.

    “Gjithashtu presim që shumë shpejt ta funksionalizojmë degën e gjykatës në Fushë Kosovë, e cila do të ketë kompetencë territoriale për komunën e Fushë Kosovën dhe Obiliqin dhe njëkohësisht presim që do të bartën disa dosje gjyqësore”, tha ajo.

    Ajo shtoi se lëndët e Gjykatës Komerciale nuk janë përfshirë në raportin tremujor. Derisa theksoi se njoftimi për orarin e seancave është prioritet dhe se së shpejti pritet që këto njoftime të jenë të rregulla.

    Shabani-Rama është pyetur edhe për shkeljet që kanë bërë gjyqtarët.

    “Për vitin e kaluar nuk i kam marrë statistikat por deri tash unë i kam parashtruar dy kërkesa në Këshillin Gjyqësor për shkelje të procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve”, tha ajo. /KP

  • Kryetari i Fushë-Kosovës gjobitet me 4 mijë euro

    Kryetari i Fushë-Kosovës gjobitet me 4 mijë euro

    Kryetari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha është gjobitur sot me 4 mijë euro për kufizim të qasjes në dokumente publike.

    Kështu ka bërë të ditur asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vlonjat Hasani, i cili ka shkruar se lista e punëve të këqija të Komunës së Fushë-Kosovës është e gjatë, ndërsa e punëve të mira, sipas tij, fillon dhe mbaron pothuajse me zero.

    “Komuna e Fushë-Kosovës përveç që i prinë listës së Komunave dembele duke mos bërë pothuajse asnjë punë për qytetarët, realizimin e investimeve kapitale e ka bërë vetëm 26%, “nepotizmi” dhe punësimi në institucione publike ndodhë vetëm nëse i “përmbushë egot politike të subjektit që e udhëheqë Komunën!” Lista e punëve të këqija është e gjatë, ndërsa e punëve të mira fillon dhe mbaron pothuajse me 0 …!!! Për të mos mjaftuar kjo, ata vazhdojnë të shkelin ligje, të thyejnë rregulla e rregullore, e të mohojnë qasje në dokumentet publike për qytetarët… Krejt kjo për t’i pamundësuar opinionit informimin për punët e dyshimta dhe të dëmshme që ata i bëjnë…!!! Agjencia për Informim dhe Privatësi, sot i ka shqiptuar gjobë Komunës, konkretisht Kryetarit Burim Berisha në vlerë prej 4.000€ për kufizim të qasjes në dokumente publike për kërkesat që i kam drejtuar Komunës.”, ka shkruar Hasani në Facebook.

  • La të vdekur 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë, mesazhi i koduar në bluzën e të riut serb

    La të vdekur 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë, mesazhi i koduar në bluzën e të riut serb

    Tre ditët e fundit Serbia është tronditur vazhdimisht nga vrasjet e rënda dhe numri i madh i viktimave.

    E fundit u shënua një natë më parë ku një 21 vjeçar ka vrarë me armë zjarri 8 persona dhe ka plagosur 14 të tjerë. Arrestimi i autorit të kësaj masakre, Uroš B. Është bërë në fshatin Vinjishte afër Kragujevcit , tetë orë pas një ndjekjeje aktive të tij.

    Mediat vendase shkruajnë se gjatë arrestimit ra në sy veçanërisht një detaj. “Gjenerata 88 në turne”, shkruhet në bluzën e vrasësit masiv.

    Ndërkohë në fjalimin që ka mbajtur presidenti Aleksandër Vuçiç pas ngjarjes, ka thënë se përshëndetja e brezit të 88-ës është përshëndetje e Hitlerit .

    Dy të tetat në mesin e mbështetësve të nazizmit përfaqësojnë dy shkronjat H, domethënë shkurtimin e përshëndetjes fashiste “Heil Hitler” ose “Rroftë Hitleri”.

    Gjithashtu, skicat e disa vendeve të Evropës Perëndimore janë të dukshme në bluzën blu – këto janë Spanja, Gjermania dhe Italia, vende që sundoheshin nga regjimet fashiste.