ATV

Category: Lajme

  • Osmani takon Schumerin, diskutohet rritja e bashkëpunimit me senatin amerikan

    Osmani takon Schumerin, diskutohet rritja e bashkëpunimit me senatin amerikan

    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Liderin e Shumicës në senatin amerikan, Chuck Schumer.

    “Gjithmonë kënaqësi që ta takoj Liderin e Shumicës së Senatit, Schumer, dhe që ta riafirmoj partneritetin midis dy shteteve”, ka shkruar Osmani në Twitter.

    “E shpreh mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe diskutuam për mënyrat se si mund ta rrisim bashkëpunimin me Senatin”.

  • Bislimi thotë se punuan ditë e natë për liberalizim, kundërshtohet nga opozita – i përmendet rasti i Martin Berishajt e KEK-ut

    Bislimi thotë se punuan ditë e natë për liberalizim, kundërshtohet nga opozita – i përmendet rasti i Martin Berishajt e KEK-ut

    Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, ka raportuar në Komisionin për Integrim Evropian për Programin Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2023-2027.

    Me këtë rast ai tha se kanë punuar ditë e natë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

    Bislimi gjatë tha se ndonëse ishin plotësuar të gjitha kushtet, “hezitimet e disa vendeve anëtare vazhdonin.”

    “Vitin e kaluar jemi marrë me liberalizimin e vizave, kemi aplikuar  në KiE. Sipas planifikimit me 15 tetor 2022 kemi aplikuar për anëtarësim në BE. Kemi përgatitur shume projekte në kuadër të IPA. Kriteret për vizat janë plotësuar që nga vitit 2018, por kishte hezitime nga disa shtetet, hezitimet kishin të bënin me korrupsionin, krimin e organizuar e migrimin, për një vit shënuam progres në këtë drejtim”.

    “Filluam bashkëpunim me vendet që shprehën hezitim. Punuam ngushtë me vende përkrahëse. Gjatë dy majave të fundit kemi pasur bashkëpunim me Këshillin dhe Parlamentin për të mos u vonuar procedurat, pas gjithë këtij koordinimi jemi ftuar për të nënshkruar rregullore, e cila është publikuar në Gazetën Zyrtare. Falënderojë të gjithë ata që punua ditë e natë që kjo të arrihet”.

    “Në Bruksel ka pajtim të gjerë që Raporti i fundit është pozitiv. Raportet e 3 viteve paraprake kanë cekur ndikim politik në shumë institucione, ndërsa në raportin e viti 2022 nuk përmendet kjo fjalë, ky është përkushtim. Shumë reforma që kishin mbetur të harruar i kemi marrë me shumë seriozitet, p.sh. rregullorja e Kuvendit të Kosovës. Miratuam Ligjin për pagat dhe Shërbyesit Civil.  Janë zbatuar 136 masa, prej tyre 50 legjislative. 21 nga 44 ligjet i kemi dorëzuar në Kuvend”.

    Më pas kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi ia ka përmendur Bislimit raportin e DASh-it. Ajo ia ka përmendur gjithashtu rastin e Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit.

    Ajo madje tha se meritat për liberalizim nuk ka kjo Qeveri, raporton EO.

    “Liberalizimi i vizave ka përfunduar me sukses falë Qeveri të kaluar. Raporti i DASh-it e cek më së miri se sa ka pasur korrupsion, cili ka qenë kriteri që e keni plotësuar. E keni rastin konkret të ambasadorit Martin Berishaj, rastin e KEK-ut”.

    “Është shumë me fat që Komisioni Evropian nuk mendon kështu si ju sepse ju po konkludoni se Komisioni Evropian ka gabuar. Unë jam zëvendëskryeministër i Kosovës për integrim evropian dhe relevante për mua janë raportet që i nxjerr Bashkimi Evropian dhe raportet e Bashkimit Evropian”.

    “Nëse mendoni se indekset ndërkombëtare jeni gabim. Por nëse keni menduar se korrupsioni do të çrrënjoset për 2 vite, atëherë keni mendim më të mirë për këtë Qeveri”, ka thënë Bislimi.

    Deputetja e LDK-së ka insistuar duke i thënë se: një ambasador me një megaskandal po të përfaqëson në Kroaci”.

    Ai madje e ka quajtur “intelektual të shquar” Merishajn duke thënë se gjithçka është “konstrukt artificial”.

    “Po ashtu e dini shumë mirë se rasti i Berishajt është konstrukt artificial i ndërtuar nga subjektet politike në Kosovë. Nuk ka asnjë proces gjyqësor ndaj tij”.

    “Është e turpshme se si zvarritet një intelektual i shquar si Martin Berishaj me shpresë se mund të nxirret ndonjë përfitim politik. Të gjitha janë spekulime dhe dokumentuar qartë, por ju mund të vendoni nëse mendoni se ua sjell ndonjë poen politik”, tha Bislimi, raporton EO.

    Edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra foli për liberalizimin e vizave, rastin e KEK-ut e ambasadorit Martin Berishaj.

    “Liberalizmi nuk është meritë e kësaj Qeverie. Ju i përmendet disa prej kritereve. Kosova ende vazhdon të përballet me luftimin e krimit dhe korrupsionit, rasti i fundit në KEK e edhe ambasadori Berishaj”.

    “Kemi përpjeke të Qeverisë të gjykohet puna e gjyqësorit, asnjëherë nuk ka pasur përmbysjes të institucioneve kur Qeveria synon t’i sulmojë institucionet e pavarura. Kemi ikje drastike nga Kosova. Përdorimi të zhdukurit me forcë në vend të zhdukurit me dhunë, është dëshpëruese”.

    “Ne duam që Kosova të jetë shprese për të gjithë, në kohën kur qytetarët kanë ikur Kurti ka thënë që kanë ikur se e kanë humbur shpresën, kjo është breng kombëtare e jo ta kritikoni opozitën se po e alarmon situatën”.

    Më pas Bislimi tha se janë 30 raste që janë proceduar për keqpërdorime, por që Prokuroria nuk po merret me të, por vetëm me Nagip Krasniqin.

    “…ka ende punë në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Ne mendojë që ka korrupsion në KEK, 30 raste janë denoncuar, Prokuroria nuk ka interes të merret me këtë raste, është mëkati që Nagip Krasniqi të arrestohet edhe pse ka sjell fitim”.

    Komisioni gjithashtu e ka shqyrtuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2022.

  • Duda Balje lutet që të mos e bëjë Kosova gabimin e njëjtë sikurse Bosnja, për sa i takon Asociacionit

    Duda Balje lutet që të mos e bëjë Kosova gabimin e njëjtë sikurse Bosnja, për sa i takon Asociacionit

    Që nga viti 2013 e deri më sot, tema e Asociacionit vazhdon të diskutohet në vazhdimësi, duke i bërë partitë politike të kenë përplasje të vazhdueshme me njëra me tjetrën.

    Në lidhje me këtë çështje, u diskutua edhe të hënën në emisionin “LIBERO”, nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e cila befasoi kur tha se Kosova është shumë afër ta bëjë gabimin e njëjtë sikurse Bosnja.

    “…Edhe ne jemi një hap shumë afër për ta bërë gabimin e njëjtë sikurse ata, për sa i përket asociacionit, shpresoj Zotit që nuk e përsërisim gabimin e njëjtë sepse asociacioni është shumë afër… Edhe ata e kanë marrëveshjen e Dejtonit dhe pa menduar për pasojat e kanë filluar… nuk e kanë shtetin stabil…Unë shpresoj se kryeministri e din dhe shpresoj se ai e ka pa se çka ka ndodhë në Bosnje. Ne mund të mësojmë nga gabimi i tyre”, theksoi Balje.

    Kujtojmë se saktësisht, më 19 prill 2013, u nënshkrua marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, që parashihte themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, e që më vonë u quajt “Zajednicë”.

    Për ta shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Duda Balje pa ju trembur syri thotë se heq dorë nga pozita e deputetes, por nuk e voton Kodin Civil

    Duda Balje pa ju trembur syri thotë se heq dorë nga pozita e deputetes, por nuk e voton Kodin Civil

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë votuar Kodin Civil që legalizonte bashkëjetesat mes personave të seksit të njëjtë. Njëra ndër to ishte deputetja që përfaqëson komunitetin boshnjak, Duda Balje. Kjo gjë, ngjalli reagime të shumta dhe të vazhdueshme.

    Ajo ishte e ftuar të hënën në emisionin “LIBERO” dhe derisa u pyet për këtë temë, e ndau të njëjtën mendim, tha se nuk do ta votoj këtë Kod, për shkak të mospërputhjes me bindjet e saj fetare.

    “…Në përgjithësi nuk jam kundër Kodit Civil, jam kundër një neni specifik. Nuk e kam pritë me pas kaq shumë ofendime që kam votuar kundër. Nëse ti po kërkon të drejtë, atëherë duhet të jesh gati ta dëgjosh edhe mendimin e tjetrit që mund të mos jetë i njëjtë sikur i juaji… Heqi dorë nga pozita e deputetes dhe nuk e votoj!”, tha Balje.

    Vlen të potencohet se Duda Balje është edhe kryesuese e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione!

    Për ta shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

     

  • Ndërron jetë e moshuara në Gjilan, djali i saj thotë se nuk iu dha ndihma e nevojshme mjekësore në spital

    Ndërron jetë e moshuara në Gjilan, djali i saj thotë se nuk iu dha ndihma e nevojshme mjekësore në spital

    Një grua e moshuar rreth moshës 90-vjeç ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan mirëpo djali i saj pretendon se kjo ka ndodhur për shkak të mos dhënies së ndihmës mjekësore.

    Sipas të dhënave të para ende të pakonfirmuara, djali pretendon se nëna e tij ka pritur mbi 3 orë për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike ndërsa gjendja e saj i është përkeqësuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

    Në lidhje me këto pretendime policia konfirmoi se ka nisur hetimet në lidhje me rastin.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dyshohet se si pasojë e mosdhënies së shërbimit mjekësor viktima femër kosovare ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë kompetente policore për trajtim të rastit”, tha policia.

    Pa dhënë më shumë detaje për shkak të hetimeve, policia vetëm shtoi se me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

  • Të shtëna vdekjeprurëse pranë një sinagoge në Tunizi

    Të shtëna vdekjeprurëse pranë një sinagoge në Tunizi

    Dy vizitorë dhe dy roje të sigurisë janë vrarë nga një sulmues pranë sinagogës më të vjetër në Afrikë, në ishullin Xherba të Tunizisë.

    Sulmi ndodhi gjatë një pelegrinazhi vjetor në këtë ishull, që mbledh vizitorë hebrenj nga Evropa dhe Izraeli.

    Një roje besohet se ka qëlluar partnerin e tij para se të hapte zjarr ndaj vizitorëve dhe forcave të sigurisë që ishin pranë sinagogës dhe më pas ka vrarë veten.

    Motivet e të shtënave janë ende të paqarta.

    Një prej vizitorëve të vrarë ishte shtetas francez. Edhe katër vizitorë të tjerë dhe pesë anëtarë të forcave të sigurisë janë plagosur.

    Nuk është e qartë nëse vizitorët ishin pelegrinë që po vizitonin sinagogën Griba. Në disa video të publikuara online shihen vizitorë duke ikur teksa dëgjohen të shtëna.

    Mbi 5.000 hebrenj kishin marrë pjesë më 2022 në pelegrinazhin në sinagogën Griba, ka raportuar AFP, duke u thirrur në të dhënat e organizatorëve lokalë.

    Nuk është hera e parë që sinagoga e vjetër 2.500 vjet është cak i sulmeve.

    Një sulm me bombë më 2002, përgjegjësinë e të cilit e morën militantët e Al-Kaidës, la të vrarë mbi 20 persona në këtë ishull.

    Pelegrinazhi vjetor në Xherba – që gjendet rreth 500 kilometra nga kryeqyteti, Tunis – është përcjellë me masa të shtuara sigurie që nga sulmi me bombë i vitit 2002.

    Tunizia është shtet me shumicë myslimane, por Xherba është shtëpi e qindra hebrenjve./REL/

  • Bislimi raporton përpara Komisionit për Integrim Evropian

    Bislimi raporton përpara Komisionit për Integrim Evropian

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi sot do të raportojë në Komisionin për Integrim Evropian.

    Raportimi i tij pritet të fillojë nga ora 10:00 në ndërtesën e Kuvendit.

    Përveç Komisionit për Integrim Evropian, gjatë ditës do të mblidhen edhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

  • 25 vite nga Beteja e Llapushnikut

    25 vite nga Beteja e Llapushnikut

    25 vite më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushtuesve serbë, betejë kjo e njohur si Beteja e Grykës së Llapushnikut.

    Beteja u zhvillua për tri ditë me radhë dhe ishte njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së.

    Lufta e zhvilluar në Grykës së Llapushnikut për kontrollin e kësaj zone, ka qenë më e rëndësishmja për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi e bënte të pakalueshme për forcat serbe rrugën Prishtinë – Pejë.

    Gryka e Llapushnikut u mbajt e bllokuar për muaj me radhë, duke u mundësuar luftëtarëve të UÇK-së që të lëvizin të lirë në një pjesë të madhe të territorit të Kosovës dhe kjo ua mundësoi që të organizohej dhe të furnizohej me armatime./KosovaPress/

  • Zyra e BE-së me një sërë aktivitetesh për Ditën e Evropës

    Zyra e BE-së me një sërë aktivitetesh për Ditën e Evropës

    Zyra e Bashkimit Evropian do të mbajë një numër aktivitetesh sot për ta shënuar Ditën e Evropës e cila ishte të hënën.

    Sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë si dhe në Mitrovicën veriore do të mbahet Panairi i Shkathtësive.

    Po ashtu kjo zyrë do të organizojë panel diskutimi me të rinjtë, me temën “Shkathtësitë për të ardhmen”.

  • Juria: Trump abuzoi seksualisht Carollin, do t’i paguaj shkrimtares 5 milionë dollarë dëmshpërblim

    Juria: Trump abuzoi seksualisht Carollin, do t’i paguaj shkrimtares 5 milionë dollarë dëmshpërblim

    Një juri federale në Manhattan zbuloi se Donald Trump abuzoi seksualisht me shkrimtaren E. Jean Carroll në një dhomë zhveshjeje të një dyqani luksoz në pranverën e vitit 1996.

    Carroll gjithashtu paditi Trump për shpifje në lidhje me një deklaratë të vitit 2022 që ai bëri duke mohuar akuzat e Carroll, raporton CNN.

    Juria e shpalli atë përgjegjës në gjyqin civil të Carroll kundër tij, bazuar në atë pretendim për sulm seksual.

    Trump duhet t’i paguajë gati 3 milionë dollarë dëmshpërblim Carroll për të provuar me sukses pretendimin e saj për shpifje kundër tij, zbuloi juria.

    Ai zbuloi gjithashtu se Trump duhet të paguajë rreth 2 milionë dollarë dëmshpërblim për pretendimin e saj, duke e çuar totalin në 5 milionë dollarë.