ATV

Category: Lajme

  • Kryetari i Zveçanit arrin të hyjë në objektin e komunës

    Kryetari i Zveçanit arrin të hyjë në objektin e komunës

    Mes tensioneve, kryetari i ri i Zveçanit ka arritur të hyjë në objektin e komunës.

    Peci në një prononcim për Telegrafin ka treguar se aktualisht është brenda objektit të kësaj komune. Ai tha se është dita e parë e punës së tij dhe është duke e ushtruar funksionin e tij si kryetar në këtë komunë.

    Policia ka arritur ta sigurojë derpërtimin e kryetarit Ilir Peci brenda objektit.

    Sot para objektit komunave veriore, janë mbledhur qytetarë serbë për të penguar hyrjen e kryetarëve të rinj. Situata është tensionuar në Zveçan, ku turma ishte më e madhe dhe pati konfrontim me Policinë.

    Policia ka hedhur gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën, ndërkaq janë dëgjuar edhe krisma, që mediat raportojnë se ishin të shok-bombave.

    Janë publikuar edhe pamjet e një veture të djegur të Policisë së Kosovës.

  • Vela: Strukturat kriminale në veri kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës

    Vela: Strukturat kriminale në veri kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës

    Shef i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës.

    Vela thotë se Serbia mban përgjegjësi të plotë për gjendjen që është krijuar në veri të vendit.

    “Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren”, shkroi Vela në Twitter.

    “Protestues “paqësor” që përdorin veprime hibride dhe të dhunshme kundër forcave të rendi”.

    “Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin”.

    LEXO EDHE:

    Tensione në Zveçan, protestuesit shkatërrojnë veturat e policisë (VIDEO)

  • Tensione në Zveçan, protestuesit shkatërrojnë veturat e policisë (VIDEO)

    Tensione në Zveçan, protestuesit shkatërrojnë veturat e policisë (VIDEO)

    Gazetari i ATV-së në Zveçan, nga vendi i ngjarjes raporton se është tensionuar situata në këtë komunë.

    Siç edhe mund të shihni pamjet nga vendi i ngjarjes, policia janë sulmuar nga protestuesit.

    Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, por shihet se disa vetura të policisë janë shkatërruar nga protestuesit.

    Po ashtu, gazetari nga vendi i ngjarjes njofton se është përdorur gaz lotsjellës.

  • Autoblinda të shumta të Policisë në magjistralen Mitrovicë e Veriut – Leposaviq

    Autoblinda të shumta të Policisë në magjistralen Mitrovicë e Veriut – Leposaviq

    Në magjistralen Mitrovicë e Veriut – Leposaviq, në mesditën e sotme janë parë disa autoblinda të Policisë së Kosovës.

    Ende nuk dihet arsyeja pse gjithë kjo prezencë e policisë në veri.

    Pamjet nga vendi ngjarjes mund t’i shihni në videon e më poshtme të siguruar nga ATV.

    Për më shumë detaje, do të ju informojmë me kohë, po sa të sigurojmë informacione të reja. /atvlive.tv

  • ​Lëshohet alarmi në komunat e veriut

    ​Lëshohet alarmi në komunat e veriut

    Strukturat ilegale kanë aktivizuar alarmin rreth orës 12:00 në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe në të njëjtën kohë mësohet se alarmi është aktivizuar edhe në tri komuna t tjera veriore.

    Qytetarë me numër të vogël janë tubuar rreth objekteve komunale në Zubim Potok dhe Zveçan, ndërsa nuk dihet arsyeja e tubimet e tyre.

    KosovaPress ka provuar ta kontaktojë zëvendësdrejtori i policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshanin por ai ka qen i paqasshëm.

  • Xhaçka në OKB: Interneti dhe teknologjia s’duhet të përdoren si armë

    Xhaçka në OKB: Interneti dhe teknologjia s’duhet të përdoren si armë

    Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mblodhën bashkë vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarë për të diskutuar mbi sigurinë kibernetike.

    Duke folur mbi sfidat që ka sjellë siguria kibernetike, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila bashkëdrejtoi takimin me Përfaqësuesen e Përhershme e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield, theksoi se interneti dhe teknologjia nuk janë dhe nuk duhet të përdoren si armë, por se ato duhet të mbeten mjete dhe forca për të mirën e përbashkët.

    “Na takon ne të përcaktojmë rrugën që duhet të marrë teknologjia. Duke identifikuar dhe dënuar sjelljen në kundërshtim me normat ligjore të shtetit dhe duke inkurajuar veprime pozitive për të përmirësuar sigurinë dhe stabilitetin e hapësirës kibernetike, Këshilli i Sigurimit mund të zvogëlojë rrezikun e konfliktit që rrjedh nga veprimet keqdashëse. Shqipëria rithekson pozicionin e saj në favor të një hapësire kibernetike globale, të hapur, të lirë, të qëndrueshme dhe të sigurt, ku respektohen ligjet ndërkombëtare, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, në dobi të zhvillimit social, politik dhe ekonomik”, tha kryediplomatja shqiptare.

    Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield u shpreh se siguria ndërkombëtare kibernetike mbetet një prioritet global, teksa nënvizoi se Këshilli i Sigurimit duhet të marrë një rol udhëheqës në ngritjen e ndërgjegjësimit, dënimin dhe mbajtjen përgjegjës të aktorëve për aktivitete keqdashëse kibernetike.

    “Është koha që vullnetin e mirë ta kthejmë në veprime konkrete. Ne mezi presim të punojmë me të gjitha shtetet anëtare për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët për një hapësirë kibernetike të hapur, të sigurt dhe të qëndrueshme, nga e cila përfitojmë të gjithë ne”, deklaroi ajo.

    Nënsekretarja e Përgjithshme dhe Përfaqësuesja e Lartë e Zyrës së OKB për Çarmatimin (UNODA), Izumi Nakamitsu, deklaroi se, parimi i llogaridhënies është thelbësor për të trajtuar shqetësimet mbi besimin dhe mosbesimin në hapësirën kibernetike.

    “Detyra kryesore për shtetet anëtare është të marrin në konsideratë se si të zbatojnë normat e sjelljes së përgjegjshme të shtetit në mënyrë që ato të bëhen funksionale”, shtoi ajo.

    Takimi ‘Arria Formula’ me temë “Përgjegjësia dhe reagimi i shteteve ndaj sulmeve kibernetike” u bashkëorganizua nga Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara, shkruan Atsh. Takimi kishte në thelb trajtimin e sigurisë kibernetike, si një çështje kyçe në përgjegjësinë e Këshillit të Sigurimit për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

  • Gashi: Obiliqi do të bëhet komuna më e mirë në Kosovë

    Gashi: Obiliqi do të bëhet komuna më e mirë në Kosovë

    Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, në rubrikën “Komuna” në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, tregoi për projektet që janë duke u zhvilluar në komunë, që sipas tij, realizimi i tyre do ta bëjë Obiliqin një ndër komunat më të mira në Kosovë.

    “Si projekte madhore që janë duke u realizuar në komunën tonë është nxemja qendrore, pastaj zgjerimi i sheshit, lidhja e sheshit “Adem Preniçi” me sheshin “Dëshmorët e Kombit”, gjithashtu dhe rivitalizimi i ndriçimit, pastaj projekt madhor janë sallat e edukatës fizike të cilat i kemi pasur shumë mungesë dhe tani kemi fillu me i kompletu edhe shkollat me projekte të tilla, pastaj ka projekte në infrastrukturë gjelbërim, është brezi i gjelbër që pretendohet të ndërtohet në hyrje të Obiliqit dhe besoj që ne nëse vazhdojmë kështu me këtë ritëm të punës, gjithherë duke iu kërkuar falje qytetarëve të Komunës së Obiliqit se me të vërtetë është duke u bërë rrëmujë, po qëllimi është i mirë. Instalimi i rrjetit të nxemjes qendrore, Obiliqi do të jetë një ndër komunat më të mira”, tha Gashi.

    Ai tha se Obiliqi ka qenë një komunë me një buxhet jashtëzakonisht të vogël, por ka arritur këtë sukses që ka tani falë bashkëpunimit me nivelin qendror.

    “Komuna e jonë ka qenë një komunë me një buxhet jashtëzakonisht të vogël. Fatmirësisht që kemi pasur bashkëpunime të jashtëzakonshme gjithherë edhe me nivelin qendror dhe ky sukses nuk kish me ndodh pa qenë në bashkëngjitje edhe niveli qendror. Pastaj, ne kemi pasur fatin që ta krijojmë një mundësi që ta kem një ligj të veçantë që na trajton në mënyrë të veçantë dhe kjo ka disa të hyra vetanake, realisht për projekte kapitale të cilat e kanë ndihmuar zhvillimin e komunës sonë”, u shpreh Gashi. /atvlive.tv

    Bisedën e plotë me kryetarin e Komunës së Obiliqit e gjeni në videon më poshtë:

  • Haradinaj kujton masakrën në Tusuz të Prizrenit: Nuk do të ndalemi derisa të ndëshkohen përgjegjësit e këtyre masakrave

    Haradinaj kujton masakrën në Tusuz të Prizrenit: Nuk do të ndalemi derisa të ndëshkohen përgjegjësit e këtyre masakrave

    Sot janë bërë 24 vjet nga masakra në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku forcat serbe ekzekutuan barbarisht 27 civilë të pafajshëm dhe dogjën mbi 250 shtëpi. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka kujtuar këtë masakër, duke thënë se pushtuesi serb vrau barbarisht 27 civilë dhe dogji 250 shtëpi, në tentim të zhbërjes së qenies shqiptare.

    “Sot bëhen 24 vjet nga masakra në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku forcat serbe ekzekutuan barbarisht 27 civilë të pafajshëm ndërkaq dogjën mbi 250 shtëpi, në tentim për zhbërjen e qenies shqiptare. Gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë derisa përgjegjësit e këtyre masakrave të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

  • Tahiri: Kosova është gati për të qenë anëtare e Këshillit të Evropës

    Tahiri: Kosova është gati për të qenë anëtare e Këshillit të Evropës

    Shefi i Grupi Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri është duke qëndruar në Parlamentin e shtetit të Lativës në Riga, ku po merret vendim për votimin e dy avokatëve eminent.

    Po ashtu, Tahiri tregoi se do të bënë një vlerësim për legjislacionin e Kosovës, si një hap i rëndësishëm drejt rrugëtimit tonë dhe anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Mirëmëngjesi qytetarë të Republikës së Kosovës!

    “Po lajmërohem nga Parlamenti i shtetit të Latvisë në Riga, ku do të ndodhë një takim i rëndësishëm i Këshillit të Evropës. Do të ketë takim Komiteti i Përhershëm, i cili do të marrë një vendim me rëndësi të votimit dhe emërimit të dy avokatëve eminentë. Do të bëjë një vlerësim për legjislacionin e Kosovës, si një hap i rëndësishëm drejt rrugëtimit tonë dhe anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Dua të falënderoj shumë miqtë tanë, shtetet mike që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Po ashtu, është e rëndësishme që Kosova të jetë prezent, të reflektojë dhe të prezantojë të vërtetën e vet”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

    Tutje ai tha se Kosova është gati për të qenë anëtare e Këshillit të Evropës.

    “E vërteta jonë është që jemi gati për të qenë anëtar i Këshillit të Evropës dhe se legjislacioni jonë është shumë i avancuar në këtë temë”, tha ai.

  • ​Policia arreston një person për posedim të substancave narkotike

    ​Policia arreston një person për posedim të substancave narkotike

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike. Rasti ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën “Qamil Morina” në Pejë.

    Sipas Policisë, të dyshuarit i është gjetur edhe një mulli për bluarje të substancës narkotike.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që iu është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një mulli për bluarje të substancës narkotike dhe një brisk”, ka njoftuar Policia përmes raportit 24 orësh.

    Me rekomandim të Prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.