ATV

Category: Lajme

  • Abdixhiku: Kosova po sulmohet nga bandat, kryeministri po i sulmon miqtë

    Abdixhiku: Kosova po sulmohet nga bandat, kryeministri po i sulmon miqtë

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në seancën e sotme të Kuvendit ku po debatohet për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, ka thënë se Kosova gjendet në një situatë të paprecedentë.

    Ai tha se Kosova po sulmohet nga bandat, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Kurti po i sulmon miqtë ndërkombëtarë.

    “Sot po bëhet një javë nga sulmi jo i paprecedentë dhe jo i rrallë i bandave kriminale në Veri që kryeministri po i njeh me emër dhe mbiemër, por janë ende në Veri të paarrestuar. Por, ky po i njeh dhe po na ligjëron për to, por janë të lirë kundrejt institucioneve të Republikës së Kosovës, përkatësisht zyrave të kryetarëve në Veri”, tha Abdixhiku.

    Seancën mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në videon më poshtë:

  • Krasniqi-Kurtit: Kqyri more punët e tua, s’të ka mbetë ty çlirimi i demokratizimi i serbëve

    Krasniqi-Kurtit: Kqyri more punët e tua, s’të ka mbetë ty çlirimi i demokratizimi i serbëve

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka thënë Kurtit se nga fjalimi i mbajtur në Kuvend, krejt çfarë tregoi Kurti ka qenë qëllimi me i çliru serbët. Kransiqi e ka quajtur Kurtin madje “çlirimtar i serbëve”.

    “Sot ti vec një qëllim e fole në fjalim, krejt cka the, the qëllim për me I cliru serbët. Paramendo kryeministri I Kosovës e paska qëllimin me I cliru serbët , çlirimtari i serbëve. Me i demokratizu serbët, kryeministri i Kosovës. Kqyri more punët e tua, njerëzit janë tui kë natë e ditë, e ti po me kallxon qysh duhet me bo parti politike në Beograd. Dertet e Vucicit t’ i po i mban. Po dojshe me i cliru ata. Nëse don me bo autonomi, e qaj o clirimi yt, atëherë na trego. Sepse po e dimë që e ke pranu një verzion katastrofal me Vucicin me nenin 7. Por sillu si kryeministër jo si propagandist”, ka thënë Krasniqi.

  • Krasniqi pyet Kurtin për veprimet në veri: Ku po do me arritë me këto  që i ke bërë krye në veti?

    Krasniqi pyet Kurtin për veprimet në veri: Ku po do me arritë me këto që i ke bërë krye në veti?

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, akuzoi kryeministrin Kurti se veprimet në veri i ka bërë, siç thotë ai, krye në veti pa koordinim apo bashkërendim me askënd.

    “Në kohën kur Kosova gjendet në situatën më të rrezikshme që e ka pasur prej që e ke marrë përgjegjësinë për me udhëheqë vendin, ti në vend që të sillesh si kryeministër, sillesh si një gazetar mediokër i një televizioni shtetëror. Del këtu e na lexon raporte dhe na tregon historina dhe nuk dite një fjalë me e tregu pse, qysh, çka don me arritë me këto veprime të cilat absolutisht, jo që nuk i ke të bashkërenduara dhe që nuk i ke të koordinuara me kërkon hiç, por i kë bërë në krye në veti dhe në kundërshtim me ato që i ke deklaru më herët bashkë me partnerët ndërkombëtarë”, tha Krasniqi. /atvlive.tv

    Seancën mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në videon më poshtë:

  • Kurti: Besoj thellësisht në miqësinë e përhershme të ShBA’së dhe BE’së, por qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë s’mund të jetë e njëjtë

    Kurti: Besoj thellësisht në miqësinë e përhershme të ShBA’së dhe BE’së, por qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë s’mund të jetë e njëjtë

    Kryeministri Albin Kurti ka thëmë se Qeveria e tij beson thellësisht në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, por se qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e njejtë.

    “Qeveria ime beson thellësisht në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e Bashkimit Evropian e më gjerë. Ne jemi thellësisht transatlantik. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian bashkë me njëra tjetrën dhe bashkë me neve. Por, qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e njejtë. Serbia është vend autokratik, Serbia nuk është vend demokratik. Në Serbi shtypen liritë dhe të drejtat e njeriut, shtypet opozita dhe Rusia e ka qëndrën e saj rajonale”, ka deklaruar Kurti.

    Kurti ka thënë se e kemi dëshmuar se “jemi partner të denjë” të miqve ndërkombëtarë me avancimin demokratik e ekonomik të Kosovës.

    Seancën mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në videon më poshtë:

  • Kurti tregon me emra kush ishin personat që sulmuan KFOR-in në veri

    Kurti tregon me emra kush ishin personat që sulmuan KFOR-in në veri

    Në Kuvendin e Kosovës nisi seanca e veçantë, ku do të diskutohet për situatën e krijuar në veri të vendit.

    Në këtë seancë, deputetëve iu drejtuar fillimisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Në fjalimin e tij, Kurti tregoi me emra personat e involvuar në sulmin ndaj KFOR-it si dhe drejtuesit e personave me maska që janë parë në protestat në veri.

    “Personat e maskuar që ishin pjesë e protestës së dhunshme në Zveçan janë: Nikolla Agjiç, ka hedhur koktej molotovi në Zveçan dhe është prestar i organizatës kriminale serbe “Severna Brigada”’ Millan Zhivkoviç, po ashtu pjestar i të njëjtës organizatë, Danielo Krivokapiç, Iovica Lazoviç, Nikolla Radimiroviç, vëllezërit Stefan dhe Dejan Delkoviç. Kjo organizatë kriminale në rrjetet sociale ka postuar lajm që pjestarë të grupit mercenar rus “wagner” kanë arritur në Kosovë. Po ashtu, i njihur për lidhjet e tij me këtë grup paramilitar rus është edhe Damijan Knezheviç, i cili e drejton organizatën djathtiste “Narodna Patrolle”. Edhe ky ka paralajmëruar ardhjen e një grupi prej 50 personave nga Serbia në Kosovë. Damijan Knezheviç dhe organizata e tij, organizuar protestën e 18 dhjetorit të vitit të kaluar në afërsi të pikës kufitare në Jarinje, me ç’rast u patën identifikuar një numër i konsiderueshëm personash me simbole ekstremiste ruso-serbe. Personat e tjerë të përfshirë në sulmet ndaj KFOR-it, sepse është mirë që edhe vendorët, edhe ndërkombëtarët t’i dinë këta emra, se nuk i ka sulmuar populli serb, i kanë sulmuar milicia fashiste. Vladimir Radivojeviç, i cili ka njohje të drejtpërdrejtë me presidentin Vuçiq. Daniel Gjukiq, bashkë me një grup personash kanë gjuajtur shok-bomba. Këta janë pjesë e grupit të Millan Radiojeçiqit, të njohur për ndikim dhe veprimtari kriminale. Millosh Gjukiq, vëllai i Danielit. Këta dy vëllëër kanë raporte shoqërore me djaline presidentit Vuçiq”, tregoi Kurti. /atvlive.tv

    Seancën mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në videon më poshtë:

  • Vrasje në tentativë në Gjilan

    Vrasje në tentativë në Gjilan

    Policia ka informuar se një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në Gjilan.

    “Njësiti policor duke tentuar ta ndalojnë të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti për t’iu shmangur ndalimit ka tentuar ti godas me automjet zyrtarët, ku njëri nga zyrtarët policor në vetëmbrojtje ka përdor armën e zjarrit. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.”, është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë.

    Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

  • Nis debati për veriun, Kurti i pari u drejtohet deputetëve

    Nis debati për veriun, Kurti i pari u drejtohet deputetëve

    Në Kuvendin e Kosovës nisi seanca e veçantë, ku do të diskutohet për situatën e krijuar në veri të vendit. Qysh në hyrje të kësaj seanca shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi kërkoi që deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit dhe qytetarëve fillimisht t’u drejtohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton KP.

    Sot është dita e gjashtë prej kur serbët e Kosovës po protestojnë para objekteve komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

    Ata po kundërshtojnë kryetarët e komunave të zgjedhur në këto komuna dhe prezencën e policëve të Kosovës pranë objekteve komunale.

    Të hënën, protestuesit, disa prej tyre me maska, kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave.

    Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.

    Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa kanë anuluar edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi qeveria ka refuzuar t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat policore nga ndërtesat komunale.

    Seancën mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në videon më poshtë:

  • Protestuesit në veri me pankarta propaganduese

    Protestuesit në veri me pankarta propaganduese

    Protestuesit serbë tashmë janë mbledhur para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

    Serbët që po protestojnë në Zveçan sot kanë ngritur pankarta propaganduese se gjoja po dëbohen nga shtëpitë e tyre.

    “Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, apo “Duam paqe, jo gaz lotsjellës e shok-bomba”, thuhet në pankartat që ata po mbajnë në duar.

    Ndërkaq, pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës të cilët po kujdesen për ruajtjen e rendit, po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesës së kësaj komune.

    KosovaPress raporton se të gjithë të punësuarit në institucione publike në veri të vendit janë të obliguar të dalin në protestat që po mbahen në kundërshtim të kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit. Ndërkohë që dihet se këto institucione punojnë sipas sistemit të Beogradit.

    Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

    Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur gjashtë policë të Kosovës dhe 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe Policinë e Kosovës dhe gazetarët.

    Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa anuluan edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi Prishtina refuzoi t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit.

    Ndërsa një sinjal për tejkalim të situatës u pa tek të enjten, kur ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, tha se me kryeministrin Albin Kurti kishin një takim produktiv dhe se kishin biseduar për marrëveshjen bazë me Serbinë. Në anën tjetër kreu i ekzekutivit tha se janë të angazhuar për qetësimin e situatës në veri të vendit.

  • Kërkon vota për mocionin? Haradinaj takon kundërshtarët e Kurtit në Kuvend

    Kërkon vota për mocionin? Haradinaj takon kundërshtarët e Kurtit në Kuvend

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, para fillimit të seancës se Kuvendit të Kosovës ku pritet të debatohet rreth situatës në veri ka takuar të gjithë kundërshtarët politikë të kryeministrit Kurti.

    Fillimisht Haradinaj ka takuar deputetin e larguar nga Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli ndërsa aty ka shfrytëzuar ta takoje edhe shefin e Grupit Parlamenatr të LDK-së, Arben Gashi.

    Më pas, Haradinaj takoi kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

    Një bisedë interesantë duket se pati edhe me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. Gjithashtu, Haradinaj takoi edhe deputetët e tjerë të PDK-së, si Ferat Shala, Rashit Qalaj, Blerta Deliu Kodra.

    Ndoshta këto takime Haradinai shfrytëzon për të lobuar edhe për një iniciativë të tij që është mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës me qëllim për të rrëzuar Albin Kurtin nga pushteti pas situatës në veri.

    Kreu i AAK-së ditë më parë shprehu besimin se për këtë propozim të partisë së tij do ta ketë edhe mbështetjen e deputetëve në pushtet.

    “Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion mosbesimi për kryeministrin Kurti. Mocioni i mosbesimit bazohet në dy zhvillimet më të fundit. I pari është rrezikimi i sovranitetit dhe i sigurisë në veri, dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me SHBA-të, dhe BE-në deri edhe tek sanksionet nga SHBA-të ndaj Kosovës. Do të fillojmë konsultimet me spektrin politik me shoqërinë në përgjithësi dhe besojmë që mocioni është zgjidhja në këtë situatë të krijuar”, tha ai.

    Haradinaj, ka thënë se për mocionin e mosbesimit kanë nisur konsultimet me partitë.

    “Kemi filluar komunikimin e ndërsjellë me kryetarët e partive në nivel të grupeve, parlamentare besoj që në të ardhmen do t’i japim edhe rezultatet e këtij komunikimi…Besoj që nuk është çështje më pozitë, opozitë është çështje për të ruajtur Kosovën, me ruajtur aleancën me aleatin tonë të sigurisë me garantin tonë që është Amerika. çdo herë që u rreziku policia jonë në veri ishin amerikanët, ushtarët, KFOR amerikan që u vu në mbrojtje të policisë sonë. Unë besoj që do të përkrahet mocioni nga të gjitha, nga një shumicë e nevojshme po”, theksoi ditë më parë Haradinaj.

    Tash e gjashtë ditë në komunat veriore po vazhdojnë protestat e serbëve, të cilët po kundërshtojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill.

    Të hënën, protestuesit, disa prej tyre me maska, kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave.

    Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.

    Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa kanë anuluar edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi qeveria ka refuzuar t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat policore nga ndërtesat komunale.

  • ​Mbrojtja e Shalës fillon intervistimin e dëshmitarit të shtatë të prokurorisë

    ​Mbrojtja e Shalës fillon intervistimin e dëshmitarit të shtatë të prokurorisë

    Në Gjykatën Speciale në Hagë, mbrojtja e Pjetër Shalës ka filluar intervistimin e dëshmitarit të shtatë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS). Kundër-pyetjet e mbrojtjes po zhvillohen në seancë të mbyllur për publikun.

    Kjo është dita e tretë që dëshmitari i mbrojtur paraqitet në gjykatoren e Speciales.

    Pjetër Shala, ndaj të cilit rëndojnë akuza për krime të pretenduara të luftës, po merr pjesë në këtë seancë përmes video-lidhjes nga qendra e paraburgimit.

    Në fillim të seancës, kryetarja e trupi gjykues, Mappie Veldt-Foglia, ka dhënë një urdhër gojor përmes të cilit lejohet përdorimi i disa dokumenteve të nxjerra rishtazi si prova nga ana e mbrojtjes. Bëhet fjalë për një fotografi dhe tri harta.

    Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

    Për dëshmitarin e shtatë të ZPS-së, të mërkurën kanë përfunduar pyetjet nga mbrojtësi viktimave, ndërsa më herët ato të Prokurorisë.

    Pjesë ma e madhe e dëshmisë së tij ka qenë e mbyllur për publikun ndërsa trupi gjykues ka deklaruar se pas përfundimit të dëshmisë transkripti do të rishikohet dhe do të bëhet publik.

    Ndërsa Pjetër shala, i cili ndodhet në paraburgim prej marsit të vitit 2021, ka kërkuar që seancat të jenë publike meqë identiteti i dëshmitarëve nuk po bëhet i ditur.

    Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

    Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, n bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës./kp