ATV

Category: Lajme

  • ​Gashi: Ta ruajmë Kosovën nga budallakia e kryeministrit

    ​Gashi: Ta ruajmë Kosovën nga budallakia e kryeministrit

    Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi në seancën e sotme për gjendjen në veri të vendit, ka bërë thirrje që Kosova të ruhet nga Rusia, Serbia dhe siç u shpreh “budallakia”, e kryeministrit.

    Ai tha se tensionet në veri janë në favor të Rusisë dhe Serbisë.

    “Tensionet në veri janë në favor të Serbisë dhe Rusisë, Kosova e meriton kthimin e sovranitetit në veri Kosova e arrin këtë vetëm me aleatët e saj. Ta ruajmë Kosovën nga spektaklet popullsitë sepse është atdheu ynë ta ruajmë Kosovën nga Serbia, Rusia dhe budallakia e kryeministrit. Kosova nuk i ka borxh askujt”, tha ai.

    Teksa Gashi e ka quajtur skandaloz fjalorin e Kurtit karshi sekretarit amerikan, Antony Blinken, deklaroi se në rrafshin ndërkombëtar Kurti vetëm po mashtron dhe po dëmton raportet e Kosovës me aleatët e saj.

    “Në rrafshin ndërkombëtar dhe në krejt këtë rrugëtim kryeministri mashtron, dëmton raportet e Kosovës me aleatët e saj, çfarë rezultati është ky. Ky veç rezultat i mirë nuk mund të quhet. Çdo krizë e ka ushqyer e ka përdorur për interes të pushtetit pavarësisht dëmit që ia ka shkaktuar shtetit. Tani çka e keni ndërmend t’u ofrosh kundërshtarëve të shtetit të Kosovës. Deri ku shkon ti a jeni të vetëdijshëm se pasuria më e madhe e Kosovës është raport me SHBA dhe partnerët ndërkombëtarë“, tha ai.

    Deputeti i LDK-së, Arben Gashi vlerësoi se qeveria Kurti po e përmbush objektivin e Serbisë për largimin e Kosovës nga aleatët e saj.

    “Një objektiv e ka pas Serbia, largimin e Kosovës nga aleatët e saj tradicional dhe atë objektiv po ia realizon ti. Kur veprimet tuaja të shpijnë në përmbushjen e këtij objektivi serb si mendon se do të gjykoj historia ty….Çka të duhet pushteti kur e dëmton shtetin, çka të duhet vullneti i qytetarëve të Kosovës ka qenë dhe mbetet marrëdhënie të ngushta me partnerët strategjik perëndimor e nëse ju e keni qëllim që ta përmbysni këtë vullnet atëherë mendoj se qenia jonë politike shtetërore është në rrezik dhe me tërë qenien tonë nuk do ta lejojmë“, theksoi ai.

    Gjatë këtij fjalimi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Gashi u shpreh se për situatën në komunat veriore vetëm Qeveria e Kosovës nuk po i bënë detyrat e veta.

    “Vetëm Qeveria e Kosovës nuk po e bon detyrën e vetë që e ka koordinimin me aleatët ndërkombëtar në fakt po e bënë të kundërtën po e hup aleancën ndërkombëtare. Ndërsa, duhet theksuar dhe jo harruar sa i përket përballjes tënde kryeministër me Serbinë në dialog t’i ke bërë lëshimet më të mëdha në histori të këtij vendi e ke bërë marrëveshjen më të keqe marrëveshjen e Ohrit”, u shpreh Gashi. /KP

  • Bien të ardhurat nga renta minerare në Shqipëri

    Bien të ardhurat nga renta minerare në Shqipëri

    Të ardhurat nga renta minerare gjatë katërmujorit të parë të vitit janë realizuar në vlerën 1.1 miliardë lekë.

    Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë të ardhurat nga renta janë 397 milionë më të ulëta se në katërmujorin e parë të vitit 2022, shkruan Atsh. Sipas ekspertëve, ulja e të ardhurave në buxhet ka ardhur për shkak të efektit të uljes së çmimit të bursës, por edhe zhvlerësimit të euros kundrejt lekut.

    “Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.1 miliardë lekë, 394 milionë ose 27.2% më pak krahasuar me vitin e kaluar dhe realizim në masën 70.8% kundrejt planit”, është bërë e ditur në raport.

  • ​Krasniqi-Kurtit: Je duke luajtur me zjarr, hajde shkojmë bashkë në veri

    ​Krasniqi-Kurtit: Je duke luajtur me zjarr, hajde shkojmë bashkë në veri

    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar fjalën e kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës për situatën në veri të Republikës së Kosovës. Teksa veprimet e Kurtit në këtë pjesë të Kosovës i ka konsideruar aventureske dhe lojë me zjarrin, Krasniqi ftoi kryeministrin ,Albin Kurti të shkojë në veri.

    Kransiqi i ka thënë Kurtit se me fjalimin e mbajtur ka ngjarë me një gazetar mediokër të një televizioni shtetëror.

    “Nëse kosto është rrezikimi i raporteve me krejt aleatët e Kosovës, nëse kostoja janë ndëshkimet që tashmë kanë filluar e të cilat mund të vazhdojmë a bënë me ditë se a mënon që ja vlen. Por pasi po insiston kryeministër që duhet me shkua ai Hetem e Atiq e Peci e ai tjetri Zeqiri nëpër këto ndërtesa komunale a mund të më tregosh pse nuk po shkon ti o zotëri. A po shkojmë unë e ti a guxon ti me shkua që unë po vijë me ty hajde shkojna na po hyjmë bashkë në ndërtesën në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan edhe në Mitrovicë të veriut ku nuk keni guxu hala. Pse po insiston me i dërgua tre njerëz që jetojnë atje e janë pjesë të popullit shqiptarë më të vuajtur në veri të vendit atyre po iu bënë presion. Hajde shkojmë bashkë, qu zotëri, kryeministër je lehtë e ke këtu prej Prishtinës me dhënë policia ç’policia hajde shkojmë bashkë në veri hyjmë ne në zyre rrimë bashkë“, tha ai, raporton KP.

    Kryetari i PDK-së iu drejtuar Kurtit duke i thënë se po luan me zjarr. Ai i bëri thirrje që kreu të ekzekutivit ta lërë demokratizimin e Serbisë por t’i shikojë punët e Kosovës.

    “Je duke luajtur me zjarr . Nëse të ka mbetur merak zjarri i të kaluarës mos mundo e ndez zjarr të të tashmes se njerëzit ju vyen qetësi, paqe, përveç nëse ti ke qëllime të tjera. Se sot ti veç një qëllim e ke fol në fjalim a e din krejt çka the është qëllimi me i çlirua serbët. Paramendoje kryeministri i Kosovës qëllim e paska me çlirua komunitetin serb, çlirimtari i serbëve me demokratizua Serbinë, kqyri more punët e tua Kosova është llug”, theksoi Krasniqi.

    Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi theksoi se sot një javë kryeministri Kurti pa fol me asnjë njeri nisi një veprim aventuresk.

    “Sot një javë pothuajse në këtë kohë ti krye në vete personalisht pa fol me njeri të lemë e ke nis një veprim aventuresk. Pse aventuresk edhe kryetarët e komunave nuk iu keni tregu se keni me i dërgua në zyra i keni mashtruar duke i thënë se keni takim me Elbert Krasniqi u keni thënë një natë më herët i keni thënë kemi me u taku tek Erden Atiq i keni hyp në kerre e i keni dërguar, Mirë ia keni bë por është marre me u tut se nuk ke pas nevojë me u tut është dashur me u koordinua. Të kishim dhënë ndoshta mbështetje por ju keni mësuar tërë jetën e juaj me punua fshehtë e klandestin edhe me punua krye në vete”, deklaroi Krasniqi.

    Ai është kundërpërgjigjur shefit të Qeverisë së Kosovës, duke i thënë se veprimet e ndërmarra në veri i ka bërë pa u koordinuar me askënd, vetëm kokë në vete.

    “Del këtu e na lexon raporte e na tregon histori dhe nuk dite një fjalë me treguar pse, qysh, çka do me arrit me këto veprime të cilat absolutisht jo që nuk i ke të bashkërënduara, e që nuk i ke të koordinuara me kërkon hiq, por i ke bërë krye në vete në kundërshtim me ato që i ke deklaruar më herët bashkë me partnerët ndërkombëtar”, deklaroi kreu i PDK-së.

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi deklaroi se nuk do të lejojnë prishjen e raporteve me aleatët ndërkombëtarë sidomos me SHBA-në.

    Seancën mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në videon më poshtë:

  • Tahiri: Skandaloz, mesazhi i kryeministrit për bandat kriminale në veri

    Tahiri: Skandaloz, mesazhi i kryeministrit për bandat kriminale në veri

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri e konsideron të papranueshme qasjen e kryeministrit ndaj ndërkombëtarëve. Sipas tij, Albin Kurti po i sfidon Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çështje të sigurisë, pikërisht siç tha ai, aty ku Kosova ka ndjeshmërinë më të madhe. Më tej, Tahiri e ka quajtur skandaloze edhe mesazhin e shefit të ekzekutivit për bandat kriminale në veri.

    Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri tha se tash e sa ditë Kosova është në ballinat të gazetave ndërkombëtare për eskalim të situatës.

    “Ku e merr guximin kryeministri i Kosovës me quajt naiv-politikën e jashtme të presidentit Biden?. Ky na përfaqëson të gjithëve, ky është kryeministri i vendit, nuk është thjesht Albin Kurti i opozitës. Prandaj, është e papranueshme more, është e papranueshme sot me pas vendin tonë, Republikën e Kosovës, tash në këto momente kur po flasim i ki lajmet e fundit në FOX Neës, dje i ke pas në CNN për dëmtimin e raporteve mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pse? Sepse Kosova po i sfidon Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çështje të sigurisë, aty ku është më e ndjeshmja”, ka deklaruar Tahiri, raporton KP.

    Në seancë plenare, Tahiri ka shtuar se penalizimi i Kosovës për pjesëmarrje në “Defender Europe 23”, është e papranueshme.

    Tutje, Tahiri ka theksuar se kryeministri po i përmend me emra bandat kriminale, por të njëjtit nuk janë në burg.

    “Me dëgjua kryeministrin e Kosovës kur flet për bandat kriminale, që janë në veri, vazhdojnë me qenë në veri dhe nuk guxon të marrë asnjë veprim ndaj tyre, çfarë mesazhi është për ta? Me ju thënë që ne e dimë se kush jeni, por thjesht nuk guxojmë të marrim asnjë veprim. Kjo është e tmerrshme, kjo është skandaloze. Kjo e tregon logjikën e të dobëtit, nuk duhet me ra në kësi pozite kryeministri, kur e dinë kush janë ata që po i bëjnë sulmet, ku e dinë se kush janë ata që po e sulmojnë KFOR-in, Policinë e Kosovës, kryetarët e komunave dhe thjesht ua përmend emrat, këtu përfundon krejt angazhimi i kryeministrit. Kjo është e papranueshme”, ka shtuar shefi i GP-së të PDK-së.

    Sipas tij, kryeministri së bashku me agjencitë ligj-zbatuese duhet të ndërmarrë hapa për njerëzit që janë, duke e cenuar rendin dhe ligjin në veri.

    “Ne nuk mund ta reduktojmë sovranitetin tonë si shtet në oborret atyre katër komunave. Sovranitetin e kemi, atëherë kur realisht e çliron prej bandave. Atëherë kur realisht kryetari i komunës arrin të shkojë i papenguar në komunë edhe kur qytetari shkon të kërkojë shërbime në Kuvendin Komunal i papenguar. Kjo mënyrë është e gabuar, është e dëmshme dhe e çon një sinjal shumë të dëmshëm dhe shumë të rrezikshëm për vendin tonë”, ka shtuar ai në debatin parlamentar për situatën në veri.

    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka shtuar se nuk mund të ketë normalitet në parlamentar, derisa të ketë sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Seancën mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në videon më poshtë:

  • ​Sveçla viziton veriun: Sovraniteti është i patjetërsueshëm

    ​Sveçla viziton veriun: Sovraniteti është i patjetërsueshëm

    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla sot ka vizituar pjesëtarët e Policisë së Kosovë në veri të vendit.

    Sveçla ka qëndruar sot në Jasenovik, në pendën e Liqenit të Ujmanit, në Zubq, në Junake e në Urën e Bistricës.

    Ai ka shkruar në Facebook se sovraniteti është i patjetërsueshëm.

    “Me vajzat dhe djemtë e Policisë së Kosovës që nuk kursejnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Në shoqëri normale demokratike, Republika është e veshur me sovranitet. Sovraniteti është i patjetërsueshëm. Faleminderit”, ka shkruar ai.

  • ​Haradinaj: Vazhdimi i poshtërimit të Kurtit deri në armiqësi po i sjell Kosovës pasoja

    ​Haradinaj: Vazhdimi i poshtërimit të Kurtit deri në armiqësi po i sjell Kosovës pasoja

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi sot se Kosova ka pasur marrëdhënie armiqësore me Serbinë dhe vazhdon të ketë, për të cilën tha se nuk është diçka e re. Por, ai tha se nuk po flasin për atë se ku po shkon Kosova nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

    Në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për veriun, Haradinaj u shpreh se Kosovës nga Kurti dhe qeveria e tij po i ndodh mosbesim deri në pabesi.

    “Ajo që nuk po e flasim ne në Kosovë është ku po shkon Kosova nën udhëheqjen e kryeministrit Kurti. Pra po e devijojmë sot atë që po i ndodh Kosovës nga kryeministri Kurti, nga Qeveria Kurti…Unë po ju them mendimet e mia se çka po i ndodh Kosovës nga Kurti dhe qeveria e tij..Mosbesim deri në pabesi, pra mosbesim deri në pabesi, jo befasi, po mosbesim deri në pabesi”, tha Haradinaj duke shtuar se Kurti dikur udhëheqës i Vetëvendosjes ka ngjallur e krijuar mosbesim të brendshëm, transmeton KP.

    Ai u shpreh se kryeministri Kurti në vazhdimësi e ka kultivuar një mosbesim me aleatët e Kosovës, veçanërisht siç tha ai, me ata të sigurisë dhe “në garantin tonë kryesor të sigurisë që është Amerika”.

    “Në raste të caktueme edhe është ekspozu me fjalorin e tij që i ka ngjasu Lavrovit apo shokëve të tij. Kjo i ndodhi edhe tash së fundi. Ky mosbesim i tij deri në pabesi sot po ndodh si kryeministër, si qeveri e një vendi dhe rezultat i këtij mosbesimi të mbjellur nga ky deri në pabesi po ndodhin ndëshkimet nga aleatët tonë për Kosovën, ndëshkim direkt për shkak të pabesive të kryeministrit të njëvendi, i cili është ndihmuar me iu çliru dhe janë garant ende të sigurisë sonë.”, shtoi ai.

    I pari i AAK-së tha se Kurti dikur ka mbjellur dhe ka nxitur poshtërim, siç tha ai, të të gjitha figurave dhe vlerave të krijuara me mund.

    Ai potencoi se vazhdimi i armiqësimit të Kurtit deri në armiqësi po i sjell Kosovës pasoja të brendshme e të jashtme.

    “Vazhdimi i poshtërimit të tij deri në armiqësi, mos harroni, deri në armiqësi po i sjell Kosovës pasoja të brendshme e të jashtme. Kryeminsitri Kurti sot është sinonim i poshtërimit deri në pabesi. Ka poshtërue aparatin shetëror, ka poshtrue popullin e tij, po vazhdojn mi poshtru të gjithë…E kemi edde një element mashtrimin por deri në tradhti. Ka elemente të tradhëtisë mashtrimi i Kurtit.”, u shpreh ai, duke shtuar se kryemimistri Kurti po vazhdon me të provojë të mashtrojë edhe aleatët e sigurisë, garantët e sigurisë.

    Seancën mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në videon më poshtë:

  • Legjitimiteti në komunat veriore/ Kurti: 3.5% është më shumë se zero

    Legjitimiteti në komunat veriore/ Kurti: 3.5% është më shumë se zero

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës tha se është i vetëdijshëm që në zgjedhjet e mbajtura në veri kanë dalë vetëm 3.5 për qind të votuesve dhe se kryetarët e zgjedhur të katër komunave veriore nuk kanë legjitimitet të plotë politik.

    Por, sipas Kurtit, serbët e Listës Serbe kanë zero legjitimitet.

    “Kryetarët aktual të komunave që janë vë veri të Kosovës, është e vërtetë që janë larg prej legjitimitetit të plotë për shkak të daljes së ulët në zgjedhje, e cila më tej është pasojë e fushatës së egër të Beogradit zyrtar dhe të veglave të tij në veri, që të bojkotohen ato zgjedhje dhe të mos konsolidohen institucionet. Unë jam i vetëdijshëm që dalja ka qenë 3.5 për qind dhe kjo njëmend është shumë larg prej legjitimitet të plotë politik. Legaliteti është aty, ligjshmëria dhe kushtetutshmëria janë aty. Vetëm se ata që po na kritikojnë neve nga Beogradi se legjitimiteti qenka shumë i vogël ose kurrfare, ata vet nuk kanë kurrfarë legjitimiteti. Kryetarët aktual që i kemi në ato katër komuna kanë legjitimitet të vogël, por serbët e Listës Serbe e kanë legjitimitetin zero. Megjithatë, 3.5 për qind është më shumë se zero”, tha Kurti. /atvlive.tv

    Seancën mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në videon më poshtë:

  • ​Protesta në Graçanicë, Policia njofton për rrugën e bllokuar dhe rekomandon ato alternative

    ​Protesta në Graçanicë, Policia njofton për rrugën e bllokuar dhe rekomandon ato alternative

    Policia e Kosovës me qëllim të mbarëvajtjes së një proteste të paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtojë trafikun për automjetet që udhëtojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë do të ketë ndërprerje (bllokim) të përkohshme të qarkullimit të trafikut, deri në përfundim të protestës.

    Policia nëpërmjet një njoftimi thekson se për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve duke ju kërkuar që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative.

  • Elvis Naçi ndërton 22 shtëpi në Podujevë, të cilat pritet të jenë gati para festës së Bajramit – flet kryetari Shpejtim Bulliqi

    Elvis Naçi ndërton 22 shtëpi në Podujevë, të cilat pritet të jenë gati para festës së Bajramit – flet kryetari Shpejtim Bulliqi

    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në rubrikën “Komuna” në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, tha se projekti për ndërtimin e 22 shtëpive të banimit social në këtë komunë që është donacion i fondacionit “Shqiptarët për shqiptarët” të Elvis Naçit, është në fazën e përmbylljes.

    “Në vazhdën e shumë punëve të mira që po presim këto ditë ta finalizojmë, është edhe projekti për shtëpitë e banimit social, i cili është donacion nga fondacioni “Shqiptarët për shqiptarët” i Elvis Naçit dhe shpresojmë që para festës së Bajramit, të kemi mundësinë që 22 familje t’i gëzojmë me shtëpi të reja të banimit, për arsye se pothuajse jemi në fazën finale të përmbylljes së këtij projekti”, tha Buliqi. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Haradinaj kërkon të votohet shkarkimi i kryeministrit Kurti

    Haradinaj kërkon të votohet shkarkimi i kryeministrit Kurti

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të procedohet me shkarkimin e kryeministrin Albin Kurti, meqë sipas tij, Kurti ka kultivuar mosbesim deri në pabesi në raportet me aleatët e Kosovës.

    Haradinaj tha se është në kohën sa ishte opozitë si kryetar i Vetëvendosjes, Kurti ka kultivuar në vazhdimësi këtë mos besim ndaj aleteve të Kosovës.

    “Mos besim deri në pabesi, jo befasi. Kryeministri Kurti, i sotmi, por dikur udhëheqës i Vetëvendosjes, ka ngjallë, ka mbjellë mos besim të brendshëm, pra gjithë kohën e ka ushqy një mosbesim në çdo proces, në çdo institucion, në çdo palë. Është rritë me këtë mos besim. Në vazhdimësi e ka kultivua një mos besim në aleatët e Kosovës, veçanërisht me ata të sigurisë dhe garantin tonë kryesor të sigurisë që është Amerika. Në raste të caktuar edhe është ekspozua me fjalorin e tij që i ka ngjasu Lavrovit dhe shokëve të tij”, tha Haradinaj. /atvlive.tv