ATV

Category: Lajme

  • Theret me thikë një nxënës në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

    Theret me thikë një nxënës në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

    Të hënën në mëngjes, një nxënës në Ferizaj është therur me thikë nga një nxënës tjetër.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ma pranuar trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

    “Raportohet se viktima mashkull kosovar nxënës i një shkolle të mesme ka pësuar lëndime trupore në këmbë nga një mjetë i prehtë thikë dyshohet të ketë shkaktuar nga i dyshuari mashkull kosovar  nxënës i po të njëjtës shkollë”.

    “Viktima ka pranuar tretman mjekësor, sipas mjekut kujdestar jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

  • I premtoi martesë, arrestohet i dyshuari në Malishevë që ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj partneres së tij

    I premtoi martesë, arrestohet i dyshuari në Malishevë që ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj partneres së tij

    Një femër ka raportuar në Polici se ka kryer marrëdhënie seksuale me një person, i cili i kishte premtuar se do ta marrë për bashkëshorte, por që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

    Rasti është raportuar në Polici ditën e hënë në stacionin policor të Malishevës.

    “Më 05.06.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se gjatë kësaj periudhe në intervale të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarin mashkull kosovar i cili i kishte premtuar se do ta marrë për bashkëshorte, por i njëjti kishte ushtuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj”, thuhet në njoftim.

    Policia njofton tutje se, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

  • Gjakovë, dyshohet se një person vdiq nga rrufeja

    Gjakovë, dyshohet se një person vdiq nga rrufeja

    Të hënën në fshatin Rogovë të Gjakovës një person dyshohet të ketë vdekur pasi është goditur nga rrufeja.

    “Raportohet se në një fushë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull  kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

    “Dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”.

  • Zhduket një e mitur nga Drenasi

    Zhduket një e mitur nga Drenasi

    Të hënën, Policia e Kosovës është njoftuar se një vajzë e mitur ka dalë nga shtëpia e saj në fshatin Baicë të Drenasit dhe më nuk dihet për vendndodhjen e saj.

    Rastin në polici e ka paraqitur babai i të miturës.

    “Një mashkull kosovar raporton për daljen nga shtëpia të vajzës së tij të mitur dhe nuk dinë për vendndodhjen e saj. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë”, shkruan në raportin 24-orësh të policisë.

  • Bankat në Kosovë i shtrenjtojnë sërish kreditë

    Bankat në Kosovë i shtrenjtojnë sërish kreditë

    Brenda vetëm dy muajsh, bankat në Kosovë kanë shtrenjtuar normat e interesit në disa lloje të kredive, ndërsa rritje e vazhdueshme vërehet tek kreditë konsumuese.

    Nga ky lloj i kredisë prekën pjesa më e madhe e qytetarëve të Kosovës pasi ka pjesëmarrjen më të lartë në portfolion kreditore.

    Në muajin Prill 2023, norma mesatare e interesit në kredi ka arritur në 6.3 për qind, thuhet në raportimin mujor të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

    Rritje konstante nga muaji në muaj vërehet sidomos tek kreditë konsumuese. Kështu norma mesatare e interesit tek kreditë konsumuese ka arritur në 6.3 për qind në muajin prill, derisa vetëm një muaj më herët, në mars, ishte 6.2 për qind. Vitin e kaluar, kamata për këtë lloj kredie ishte nën 6 për qind.

    Ndërsa janë ‘liruar’ kreditë bujqësore, ku nga 6.5 për qind sa ishte kamata në mars, ka rënë në 5.9 oër qind në muajin prill.

    Është interesant fakti se nga viti kaluar, ekonomitë familjare janë “zhytur” edhe me shumë borxhe ndaj bankave, ku rritja vjetore e kredive për familjet është 16.1%.

  • Parashikimi i motit me Diellza Dakën

    Parashikimi i motit me Diellza Dakën

    Sot në vendin tonë do të mbahet mot kryesisht me intervale të lehta me diell por edhe reshje shiu në zona të caktuara.

    Temperaturën minimale do e mbajë Gjakova me 11 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Ferizaj me 25 gradë Celsius.

    Edhe dita e nesërme në Kosovë do të jetë me vranësira dhe me reshje shiu në disa zona të caktuara. Temperatura minimale do të shënohet në Gjakovë me 12 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale në Ferizaj me 20 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot me kthjellime dhe me temperatura stabile. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 11 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Berat me 29 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

  • Hapet sot panairi i librit “Prishtina 2023”

    Hapet sot panairi i librit “Prishtina 2023”

    Sot do të hapet panairi i librit “Prishtina 2023”.

    Ceremonia e hapjes do të bëhet në ora 12:00, në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë.

    Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-20:00.

    Në këtë panair është paralajmëruar të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora.

    Shoqata e Botuesve të Kosovës ka bërë të ditur se janë rreth 2 mijë tituj të rinj në panairin “Prishtina 2023”.

    Në kuadër të panairit do të shënohen edhe disa përvjetorë si: 120-vjetori i lindjes së Ernest Koliqit, 110-vjetori i lindjes së Petro Markos, dhe 100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës.

    Do të ketë mbi 40 aktivitete, promovime, autorë të pranishëm në panair, ku spikasin kurorëzimi i veprimtarisë letrare të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, me botimin e kompletit shtatëvëllimësh të veprave letrare, të cilat përfshijnë shtatë dekada krijimtari; botimi dhe promovimi i vëllimit të fundit të ditarëve të Rexhep Qosjes, një komplet prej nëntë vëllimesh.

    Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë, studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.

    Do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë.

    Panairi do të mbyllet më 11 qershor në orën 18:00.

  • Serbët vazhdojnë protestat derisa peshohet opsioni i zgjedhjeve

    Serbët vazhdojnë protestat derisa peshohet opsioni i zgjedhjeve

    Protestat e qytetarëve serbë kundër kryetarëve shqiptarë në komunat në veri të Kosovës, hynë të hënën në javën e dytë.

    Derisa zgjedhjet e reja lokale diskutohen si mundësi për shtensionimin e situatës, edhe Qeveria e Kosovës, edhe serbët lokalë kanë fillimisht kushte për mbajtjen e tyre.

    Tensionet në veri të Kosovës janë rritur kur më 26 maj Policia e Kosovës ka ndihmuar kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok të hyjnë në objektet komunale – gjë të cilën popullata vendase serbe e ka kundërshtuar ashpër.

    Në ndërtesat e këtyre tri komunave deri më tani kanë funksionuar autoritetet e përkohshme komunale që punojnë në sistemin serb, e që janë ilegale për Kosovën.

    Vetëm në veri të Mitrovicës, objekti i komunës është i ndarë fizikisht sipas sistemit të Kosovës dhe Serbisë, dhe për këtë arsye, atje nuk kishte protesta.

    Bashkimi Evropian tha se pret që Kosova t’i ulë tensionet dhe t’i pezullojë menjëherë operacionet policore pranë ndërtesave komunale në veri të Kosovës.

  • Haradinaj – Kurtit: Mos e bëj më asnjë hap pa amerikanë

    Haradinaj – Kurtit: Mos e bëj më asnjë hap pa amerikanë

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj iu ka drejtuar kryeministrit Kurti lidhur me vendimet për veriun e Kosovës.

    “Mos e bëj më një hap pa amerikanë, mos e bëj më asnjë hap pa amerikanë, nuk je duke e fundosur vetëm vetën, VV-në por je duke e fundosur suksesin e Kosovës, interesin e Kosovës, të arriturat e saj”, ka thënë Haradinaj.

    Tutje shtoi se veprimet e kryeministrit Kurti tri herë radhazi janë në shpërputhje me obligimet që dalin në palë të sigurisë.

    “Sepse çdo veprim që ka fillluar të ndodh atje (veri) po ka konotacion ‘perniherë’ të sigurisë. Tani nuk mundet as Amerika e as NATO që e kanë bombard Millosheviqin kur ka shkelë të drejta të qytetarëve të Kosovës me ta aprovu ty shkeljen e drejtave të të tjerëve”, ka thënë Haradinaj.

  • Mësohet ora e takimit midis Osmanit me Escobar dhe Lajçak

    Mësohet ora e takimit midis Osmanit me Escobar dhe Lajçak

    Pak minuta më parë,Gabriel Escobar e Mirosllav Lajçak kanë nisur një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Ndërsa gjatë ditës së nesërme qysh herët në mëngjes ata do të zhvillojnë takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

    Takimi pritet të nis nga ora 09:45 minuta.

    ‘’Në orën 09:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajčák, si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-ve, Gabriel Escobar’’ thuhet në njoftim.

    Prej 26 majit, serbët lokalë të komunat veriore – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

    Më 29 maj, situata është përshkallëzuar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me pjesëtarë të KFOR-it. Për pasojë janë plagosur 30 pjesëtarë të forcës paqeruajtës, si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Gjatë protestave janë dëmtuar dhe djegur automjete të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe mediave.

    Vetë shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka dënuar rëndë dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it. Dhuna e ka nxitur NATO-n që të angazhojë 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që veçse janë në vendin tonë.

    Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.Në mesin e kërkesave janë tërheqja e kryetarëve nga ndërtesat komunale dhe pezullimi i operacioneve policore afër ndërtesave në veri.

    Kurse, disa diplomatë kanë kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në atë pjesë të vendit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë dhënë shenja se mund të ndodhë diçka e tillë, duke respektuar ligjet e Kosovës.

    Sa i përket Serbisë, faktori ndërkombëtar ka kërkuar nga ky shtet që të ulë gjendjen e gatishmërisë ushtarake, dhe që të ndihmojë në uljen e tensioneve në mesin e protestuesve serbë në veri.

    Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësim të BE-së, i kanë nisur negociatat për normalizim të marrëdhënieve, më 2011.Palët i kanë nënshkruar disa marrëveshje, por kryesisht nga Serbia nuk janë zbatuar.