ATV

Category: Lajme

  • Konjufca me fjalë të mëdha për ndërkombëtarët: Çlirimi i Kosovës është shembulli më i spikatur i bashkëveprimit

    Konjufca me fjalë të mëdha për ndërkombëtarët: Çlirimi i Kosovës është shembulli më i spikatur i bashkëveprimit

    Kreu i Kuvendit, Glauk Konjfuca, tha se 12 qershori është njëra nga ditët më të çmueshme e më të rëndësishme të popullit të Kosovës, raporton EO.

    Madje sipas tij, çlirimi i Kosovës është shembulli me i spikatur i bashkëveprimit të suksesshëm ndërmjet faktorit vendor edhe bashkësisë ndërkombëtare.

    Ndalja e gjenocidit të Serbisë, tha ai nuk mund të ndalje pa miqtë tanë të çmuar ndërkombëtarë, por liria thotë ai erdhi edhe sepse kërkesat tona ishin të drejta.

    “Sot pra është 24 vjetori i çlirimit të Kosovës nga Serbia, çlirimi i Kosovës është shembulli me i spikatur i bashkëveprimit të suksesshëm mes faktorit vendor edhe bashkësisë ndërkombëtare. Për ne ishte dita e ardhjes së lirisë një datë shumë e çmuar për popullin e Kosovës por ishte po ashtu edhe sukses i madh në planin ndërkombëtar”.

    “Sepse dita e çlirimit të Kosovës konsideroj pikërisht edhe me ndalje e gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës. Kjo natyrisht nuk do të mund të arrihej edhe pa miqtë tanë të çmuar ndërkombëtarë, pa shtet të cilat e ndihmuan çlirim e Kosovës. Por kjo ndodhi edhe pikërisht për arsye se kauza jonë ishte shumë e drejt. Ne krejt çka po kërkonim si popull dhe qytetarë ishte që ta heqim pushtimin, okupimin serb shekullor në Kosovë”.

    “Për këtë ditë dhamë edhe shumë, dhamë dëshmorët tanë, i dhamë martirët e Kosovës dhe kishte shumë sakrifica dhe mund të popullit tonë për çlirim, prandaj ata do të kujtohen dhe nderohen gjithmonë sepse janë në themelet e lirisë së shtetit tonë. Prandaj unë e shfrytëzoj rastin që të uroj edhe një herë ditën të gjithë qytetarëve të Kosovës, 12 qershorin ditën e çlirimit sepse është njëra nga ditët më të çmbushmë, më të rëndësishme të popullit tonë”, tha ai.

  • Presidentja Osmani të mërkurën e ardhshme në Strasbourg do t’i drejtohet Parlamentit Evropian

    Presidentja Osmani të mërkurën e ardhshme në Strasbourg do t’i drejtohet Parlamentit Evropian

    Të mërkurën në orën 11:30, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do t’i drejtohet eurodeputetëve në një seancë formale në Strasburg. Kryetarja e PE-së, Roberta Metsola dhe presidentja Vjosa Osmani do të kenë një takim dypalësh para fjalës së saj në seancën plenare.

    Të njëjtën në Strasburg do të qëndrojë edhe një delegacion nga Presheva të prire nga Ardita Sinani, këshilltare e Qeverise së Kosovës për Luginën, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

    Reagimi i PE-së për ngjarjet në veri të Kosovës

    Ne njoftimin nga zyrtarët e PE-së thuhet se, “Më 3 qershor, BE-ja dënoi në mënyrë më të ashpër aktet e dhunshme në veri të Kosovës, ku u plagosën dhjetëra paqeruajtës të NATO-s. Ajo u nxit nga vendosmëria e Kosovës për të vendosur kryetarët e sapoemëruar, shqiptarë etnikë në detyrë në veri të vendit, pasi serbët vendas bojkotuan zgjedhjet. BE-ja i kërkoi Kosovës dhe Serbisë që të de-përshkallëzojnë situatën menjëherë dhe të ndalojnë përdorimin e retorikës përçarëse. Dështimi për ta bërë këtë do të rezultonte me vendosje tw masave, paralajmëroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së në deklaratën e tij”, përcjellë gazeta zvicerane nw shqip Le Canton27.ch.

    Në dy rezolutat e miratuara në maj, Parlamenti Evropian këmbënguli se normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës është një përparësi dhe një parakusht për pranimin në BE të të dy vendeve.

  • Politikani austriak: Kosova duhet të ndihmohet që t’i afrohet BE-së

    Politikani austriak: Kosova duhet të ndihmohet që t’i afrohet BE-së

    Hannes Swoboda, politikan socialdemokrat austriak, njëherë ish-anëtar i Parlamentit Evropian, ka arritur në Kosovë.

    Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Twitter.

    Më tutje politikani austriak është shprehur se Kosova duhet të ndihmohet që t’i afrohet BE-së.

    “Erdha në Prishtinë! Kosova duhet të zgjidhë problemet e saj dhe duhet ndihmuar që t’i afrohet BE-së me vlerat dhe parimet e saj”, tha ai.

  • Kurti: Ndërhyrja e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë, gjithmonë falënderues

    Kurti: Ndërhyrja e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë, gjithmonë falënderues

    Kryeministri Albin Kurti, tha se ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloj gjenocidin e Serbisë mbi popullin e Kosovës, raporton EO.

    Prandaj siç tha i për këtë Kosova gjithnjë dhe përgjithmonë është falënderuese dhe mirënjohëse.

    Ai më tutje shtoi se përulen para dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe të gjithë atyre të cilët dhanë jetën për lirin e popullit dhe çlirimin e Kosovës.

    “Pas çlirimit vjen paqja, sot përkujtojmë dhe festojmë 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe vendosjen e paqes në vendin tonë, pra 12 qershorin. Bashkë me presidenten e Republikës dhe kryetarin e Kuvendit kujtuam duke vendosur lule të freskat dhe bërë homazhe humanizmin e Rugovës, qëndresën e Demaçit, sakrificën e Jasharajve dhe këtu kontributin e NATO-s”.

    “Përulemi para gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe të gjithë atyre të cilët dhanë jetën për lirin e popullit dhe çlirimin e Kosovës. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë gjithnjë dhe përgjithmonë jemi falënderues dhe mirënjohës”, tha ai.

  • ​Rama për vdekjen e Berlusconit: Lamtumirë mik i mirë i Shqipërisë

    ​Rama për vdekjen e Berlusconit: Lamtumirë mik i mirë i Shqipërisë

    Kryeministri i Kosovës, Edi Rama pas vdekjes së ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi, ka thënë se ai ishte mik i mirë i Shqipërisë.

    “Lamtumirë president dhe mik i mirë i Shqipërisë”, ka shkruar Rama.

    Berlusconi vdiq sot në moshën 86-vjeçare, derisa ishte duke u trajtuar në spitalin San Raffaele në Milano.

    Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset është kthyer në San Raffaele të premten e kaluar, pas një shtrimi 45 ditësh, i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie.

    Shëndeti i tij është përkeqësuar ndjeshëm viteve të fundit. Ndërkohë, kishte katër ditë që ishte duke u trajtuar në spital.

  • Osmani në Ditën e Çlirimit: Populli i Kosovës i është mirënjohës miqve që lirinë e bënë realitet

    Osmani në Ditën e Çlirimit: Populli i Kosovës i është mirënjohës miqve që lirinë e bënë realitet

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani 12 qershorin e ka quajtur ditë më të rëndësishëm për kombin tonë, raporton EO.

    Kjo ngase sipas saj, mu në këtë ditë edhe u çlirua Kosova pas një lufte nga Serbia mbi një popull të pafajshëm ku edhe kreu gjenocid.

    Ajo tha se që nga mëngjesi kanë nderuar të gjithë ata që kontribuuan që liria të bëhet realitet, duke filluar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, ish-veprimtari Adem Demaçi, familja Jashari e ushtarët e NATO-s.

    E para e shteti tha se Kosova dhe populli i sa i janë mirënjohës miqve që lirinë e demokracinë e bënë realitet dhe sot po e gëzojnë edhe qytetarët.

    “Sot shënojmë një prej ditëve më të rëndësishme për kombin tonë, një prej ditëve ditën kur shteti ynë u çlirua, pas një luftë që rezultoi me një gjenocid ndaj një populli të pafajshëm”.

    “Në mëngjes ne nderuam vizionarët e shtetit tonë, nderuam ata që i vënë themelet e shtetit, këtu nderuam ata që i dhanë vulën shtetit tonë”.

    “Jemi mirënjohës përherë dhe përsërisim për të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë, mirënjohjen e përjetshëm për miqtë që lirinë, demokracinë ta kemi realitet dhe ta gëzojnë të gjithë qytetarët”.

  • Haradinaj uron ditën e çlirimit: Mirënjohës përjetë UÇK-së dhe NATO-s të udhëhequr nga ShBA-të

    Haradinaj uron ditën e çlirimit: Mirënjohës përjetë UÇK-së dhe NATO-s të udhëhequr nga ShBA-të

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se lirinë tonë e bëri edhe më kuptimplotë, përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare në krye me SHBA-të dhe NATO-n, që përshpejtoi fitoren duke ndërprerë vuajtjet dhe gjenocidin që ushtrohej mbi popullin tonë.

    Haradinaj ka uruar Kosovën për ditën e çlirimit.

    “Të përulur përjetësisht, kujtojmë e nderojmë rrugën e gjatë dhe përpjekjet e mundimshme të shqiptarëve në të gjitha periudhat historike që kulmuan me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai.

    “Për këto 24 vjet në liri, Kosova është ndërtuar e është zhvilluar jashtëzakonisht shumë, ndoshta më shumë se secili vend në rajon për të njëjtën periudhë kohore. Kosova ka ndërtuar gjithçka nga fillimi, e sot jemi shtet që njihemi ndërkombëtarisht, një vend për të cilin ka njohuri e gjithë bota”, ka shtuar Haradinaj.

    “Duke kujtuar betejat e burrave e grave të UÇK-së anekënd vendit, jemi falënderues për aleatët tanë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lirinë tonë e bëri edhe më kuptimplotë, përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare në krye me SHBA-të dhe NATO-n, që përshpejtoi fitoren duke ndërprerë vuajtjet dhe gjenocidin që ushtrohej mbi popullin tonë

    Ta gëzojmë këtë liri, ta njohim vlerën e saj dhe të vazhdojmë në ndërtimin e të ardhmes sa më të mirë!”, ka përfunduar Haradinaj.

  • Meta kujton Ditën e Çlirimit: Kosova faktor kyç i provuar për paqen

    Meta kujton Ditën e Çlirimit: Kosova faktor kyç i provuar për paqen

    Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kujtuar sot Ditën e Çlirimit të Kosovës, i cili ka thënë se çdo shqiptar ndihet krenar dhe i gëzohet arritjeve të Republikës së Kosovës, zhvillimit të pandalshëm dhe avancimit solid në proceset integruese evropiane dhe euro-atlantike.

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Meta ka shkruar në Twitter se Kosova është faktor kyç i provuar për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, si dhe model frymëzues i ndërtimit të shtetit ligjor.

    “Sot në Ditën e Çlirimit çdo shqiptar ndihet krenar dhe i gëzohet arritjeve të Republikës së Kosovës, zhvillimit të pandalshëm dhe avancimit solid në proceset integruese europiane dhe euro-atlantike. Faktor kyç i provuar për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon! Model frymëzues i ndërtimit të shtetit ligjor! Edhe pse shteti më i ri i rajonit Kosova është bërë një shembull për zgjedhjet e lira, demokracinë funksionale, mirëqeverisjen dhe llogaridhënien! Mirënjohje dhe thellësisht falënderues për NATO-n dhe vendet demokratike mike, që i dhanë fund gjenocidit dhe kurorëzuan aspiratën shekullore për liri!”, ka shkruar Meta.

    24 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

    Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

  • ​Serbët e dehur sulmojnë dy femra në Leposaviq

    ​Serbët e dehur sulmojnë dy femra në Leposaviq

    Dy raste të ndara kanë ndodhur dje të sulmit të femrave serbe, nga të dyshuar serbë në Leposaviq, të cilët është raportuar se ishin të dehur.

    Sipas Policisë, rasti i parë ka ndodhur në mesditë, ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar/serb, pasi që dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare/serbe.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari ndalohet deri në këndellje e më pas të lirohet në procedurë të rregullt.

    Rasti i tjetër ka ndodhur në mbrëmje, ku është arrestuar i dyshuari mashkull serb, pasi që dyshohet se në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht viktimën femër serbe.

    Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • Vdes Silvio Berlusconi

    Vdes Silvio Berlusconi

    Ish kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ka vdekur në moshën 86 vjeçare, raporton Corriere Della Sera.

    Berlusconi vdiq në spitalin San Raffaele në Milano.

    Berlusconi ishte kthyer në spitalin San Raffaele të hënën e kaluar, pas një spitalizimi të gjatë – 45 ditësh – që përfundoi pak javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe një forme leukemie. Në mëngjes, vëllai Paolo dhe fëmijët kishin mbërritur në spital, ku ishte tashmë edhe bashkëshortja e tij, Marta Fascina. /atvlive.tv