ATV

Category: Lajme

  • Kryeministri Kurti paraqet hapat e Qeverisë për de-eskalim të situatës në veri

    Kryeministri Kurti paraqet hapat e Qeverisë për de-eskalim të situatës në veri

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për takimin e sotëm me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

    Kurti shtoi se me ambasadorët e QUINT-it ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend, dhe propozimin e qeverisë në lidhje me deskalimin në katër komunat në veri.

    Kurti ka paraqitur pesë pikat e propozuar nga Qeveria e Kosovës për deskalim të situatës në veri, shkruan Telegrafi.

    Pika e parë: Sundimi i ligjit në katër komunat në veri. Situata në veri nuk është normale për një kohë të gjatë por eskalimi më 29 maj e bënë urgjent sjelljen para drejtësisë të gjithë atyre që ushtuan dhunë ndaj policisë së Kosovës, KFOR-it dhe mediat.

    Pika e dytë: Grupet e dhunshme tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës

    Pika e tretë: Policia e Kosovës dhe KFOR, apo EULEX do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë për të garantuar ambient të sigurt për të gjithë

    Pika e katërt: Qeveria e Kosovës do të koordinohet me të gjithë akterët dhe do të shpall zgjedhjet e reja në veri

    Pika e pestë: Kosova dhe Serbia rikthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar të Brukselit. Bashkimi Evropian siguron një plan renditje të drejtë dhe të balancuar për zbatimin e marrëveshjes bazike.

    Kryeministri bërë të ditur se këtë propozim e kishte ndarë paraprakisht me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell.

    “Dje në orën 12 kam pasur një telefonat me Josep Borrell në lidhje me situatën në veri pas zgjedhjeve komunale, sot kam pritur ambasadorët e QUINT-it. Dje pasdite kam qenë në komunikim të vazhdueshme me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak dhe në mbrëmje me ambasadorin amerikan Hovenier. Me Borrell dje dhe vendet e QUINT-it kam shprehur gatishmërinë e plotë të Qeverisë për deskalim të situatës dhe normalizim të plotë me Serbinë”, ka thënë Kurti.

    Kryeministri shtoi se që nga 5 nëntori i vitit të kaluar vendimet tona as nuk i kanë kontribuar eskalimit e as nuk kanë qenë burim i eskalimit të situatës në veri.

    “Ne jemi në detyrat tona të zbatimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, tha Kurti. /Telegrafi/

  • Kurti jep detaje për mbledhjen e përbashkët Kosovë-Shqipëri

    Kurti jep detaje për mbledhjen e përbashkët Kosovë-Shqipëri

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për mbledhjen e përbashkët në mes të dy qeverive shqiptare, e cila do të mbahet nesër në Gjakovë.

    Kurti në një konferencë për media, ka thënë se nesër në Gjakovë do ta mbajnë mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë.

    “41 marrëveshjeve të më hershme, prej të cilave 39 të zbatuara plotësisht e dy të tjera në fazën finale të zbatimit, do t’i shtohen edhe 13 të reja në fushën e drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, kulturës, ndërmarrësisë e mbrojtjes dhe një deklaratë e përbashkët për forcimin në fushën e sigurisë. Në rend të ditës së nesërme do ta kenë edhe diskutimin lidhur me bashkëpunimin për realizimin e një qëllimi të kamotshëm, atë të bashkimit doganor. Krahas marrëveshjeve e memorandumeve të bashkëpunimit në njohjen e të drejtës për ushtrimin e avokatit dhe ndërmjetësit, për bursa studentore, ofrimin e shërbimeve shëndetësore, lehtësimin e procedurave të mallrave ushtarake dhe të produkteve me origjinë joshtazore”, tha ai.

    Sipas tij, veçanti e kësaj mbledhje është edhe takimi i kryetarëve të komunave të zonave kufitare në të dy anët, ku do të diskutohet që sfidat të kthehen në mundësi dhe mundësit në përfitim për qytetarët.

    Sipas tij, lëvizjes së qytetarëve në zonat ndërkufitare i kanë dhënë rëndësi të duhur dhe është rritur në 26 numri i vendkalimeve të veçanta kufitare.

    “Nga prillin i këtij viti mbi 200 mijë shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë që banojnë në zonat deri në 30 kilometra nga kufiri tokësor, kanë të drejt të kalojnë kufirin lirshëm dhe të qëndrojnë në zonën kufitare për arsye sociale, kulturore, familjarë e shëndetësore”, tha ai.

  • Kurti jep detaje për takimin me ambasadorët e QUINT-it, thotë se u’a propozoi planin pesëpikësh

    Kurti jep detaje për takimin me ambasadorët e QUINT-it, thotë se u’a propozoi planin pesëpikësh

    Kryeministri Albin Kurti tha se i ka propozuar vendeve të QUINT-it një listë me pikat për de-eskalimin e situatës në veri të vendit, raporton Ekonomia Online.

    “Ditën e fillova me ambasadorët me të cilët folëm për propozimin e Qeverisë në lidhje me de-eskalimin e situatës në veri të vendit. Kam pasur një telefonatë Borellin në lidhje me situatën në veri kurse sot kanë mburritur në takim vendet e QUINT-it”.

    “De-eskalim dhe normalizimi. Unë i kam ofruar dje Borelit dhe vendeve të QUINT-it një listë. Hapi i parë sundimi i ligjit në katër komunat e veriut të Kosovës, duke përfshirë identifikimin dhe arrestimin e tyre. E dyta Grupet e dhunshme tërhiqen menjëherë nga Kosova. Forcat e policisë monitorojnë sipas situatës. Tre Policia e Kosovës dhe KFOR-i do të kryejnë së bashku monitorimin”, tha ai.

  • Gjilan, arrestohet një person që ishte i kërkuar nga gjykata

    Gjilan, arrestohet një person që ishte i kërkuar nga gjykata

    Policia në Gjilan ka arrestuar një person që ishte i dënuar me burgim prej 6 muajsh për veprat penale “Cenim i pa prekshmërisë së banesave dhe objekteve”.

    Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

    Njoftimi i plotë:

    Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të gjyqësore

    Gjilan, 13 qershor 2023

    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 13.06.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar kosovare     G.B.

    Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi gjashtë (6) muaj për veprat penale ‘’Cenim i pa prekshmërisë së banesave dhe objekteve’’.

    Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

  • Ministri Aliu viziton kryetarin e Leposaviqit, protestuesit e gjuajnë me ngjyrë dhe vezë

    Ministri Aliu viziton kryetarin e Leposaviqit, protestuesit e gjuajnë me ngjyrë dhe vezë

    Ministri Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturor, Liburn Aliu ka vizituar komunën e Leposaviqit, ku është pritur nga kryetari, Lulëzim Hetemi.

    Vizita e ministrit Aliu ka ndodhur të martën në mëngjes, por derisa ka dalë nga ndërtesa e komunës, protestuesit kanë hedhur vezë dhe ngjyrë në drejtim të veturës së ministrit, raporton KosovaPress.

    Ministri Aliu kishte provuar edhe javën e kaluar që të bënte një vizitë të tillë Leposaviq, por që vet ministri ka thënë se nuk ishte e mundur të bëhej vizita pasi që Policia e Kosovës e kishte udhëzuar që të kthehej pas.

    Ndërkohë, Aliu i pati quajtur të pavërteta edhe lajmet se KFOR-i e ndaloi ta takoi kryetarin e Leposaviqit.

  • Biden anulon takimin me Stoltenberg për arsye shëndetësore

    Biden anulon takimin me Stoltenberg për arsye shëndetësore

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka shtyrë në momentet e fundit takimin e parashikuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, për motive shëndetësore.

    Lajmi u dha nga Shtëpia e Bardhë e cila sqaron se presidenti Biden anuloi dhe disa takime të tjera pasi iu desh t’i nënshtrohej me urgjencë një procedure të dytë dentare.

    Presidenti Biden kishte dhimbje dhëmbi të dielën dhe u trajtua nga mjekët në Qendrën Mjekësore Kombëtare Ushtarake “Walter Reed”, por duket se problemet i janë rishfaqur një ditë më vonë dhe është parë e nevojshme ndërhyrja dentare.

    Jens Stoltenberg ka drejtuar aleancën ushtarake që nga viti 2014, periudhë gjatë së cilës mandati i tij është zgjatur tre herë. Në fillim të këtij viti, ai bëri të ditur se në fund të shtatorit do të largohet.

    Përpjekjet për zëvendësimin e tij janë intensifikuar ndërsa udhëheqësit e aleancës ushtarake prej 31 anëtarësh, mblidhen muajin e ardhshëm për takimin vjetor të nivelit të lartë, që mbahet në Vilnius të Lituanisë.

  • ZPS-ja vazhdon marrjen në pyetje të dëshmitarit të tetë kundër Thaçit dhe të tjerëve

    ZPS-ja vazhdon marrjen në pyetje të dëshmitarit të tetë kundër Thaçit dhe të tjerëve

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe sot ka vazhduar marrja në pyetje e dëshmitarit të tetë nga Zyra e Prokuroritë të Specializuar në gjykimin kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

    Seancën e sotme gjyqësore kundër tyre nga salla e gjykimit po e përcjellin Thaçi, Veseli e Rexhepi, ndërsa Krasniqi përmes video-lidhjes.

    Me kërkesë të Zyrës së Prokurorisë qysh në nisje të pyetjeve seanca ka kaluar e mbyllur për publikun.

    Dëshmitari i tetë ka nisur nga dje dhënien e dëshmisë së tij kundër ish-krerëve të UÇK-së.

    Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

    Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

    Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagës prej nëntorit të vitit 2020.

  • ​Kurti: Po përpiqemi të rritim numrin e grave në institucionet e sigurisë

    ​Kurti: Po përpiqemi të rritim numrin e grave në institucionet e sigurisë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është zotuar për avancimin e rolit të grave në vendimmarrje.

    Në konferencën e dytë vjetore të Federatës Ndërkombëtare të Grave për Paqe Botërore që po mbahet në Prishtinë, Kurti tha se ekzekutivi po bënë përpjekje për të rritur edhe më tej pjesëmarrjen e grave në institucionet të sigurisë.

    Ai shtoi se Kosova është shteti me demokratik në Ballkanin Perëndimor.

    “Paqja vjen pas çlirimit dhe gratë e dinë mirë rëndësinë e çlirimit nga shtypja”, tha ai.

    Avancim të rolit të gruas në shoqëri kërkuan edhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë konferencë.

  • Florian Bekteshi flet për punën dhe sfidat e të qenurit përkthyes

    Florian Bekteshi flet për punën dhe sfidat e të qenurit përkthyes

    Ndonëse nuk e kishte dëshirë të fëmijërisë, Florian Bekteshi, profesionin e përkthyesit e nisi vonë pasi kishte studiuar e ndjekur rrugë krejt tjera.

    Pas përfundimit të fakultetit të ekonomisë, Floriani vendosi ta përfundonte edhe atë të gjuhës angleze kështu duke e ndërruar krejtësisht rrugën që kishte nisur.

    Sfida të shumta, punë e cila nuk ishte fare e lehtë, ai gjatë këtij rrugëtimi ka pasur mbështetje të fortë nga rrethi e familja.

    “Sfida të shumta, punë e cila nuk ishte fare e lehtë, ai gjatë këtij rrugëtimi ka pasur mbështetje të fortë nga rrethi e familja. Është profesion goxha sfidues ndoshta si çdo profesion tjetër, është goxha sfidues sepse ka të bëjë me lloje të ndryshme të dokumenteve apo teksteve dhe duhet pasur kujdes se çfarë është kuptimi i atij teksti, p.sh., fillimisht duhesh ta kuptosh mesazhin e tekstin në gjuhën shqipe pastaj ta transmetosh atë mesazh në gjuhën angleze”, tha ai.

    Gjatë punës si përkthyes që nga viti 2015 e deri më tash ai ka pasur dosje e tekste të rëndësishme përballë por Floriani tregon se cili është përkthimi më i rëndësishëm që ka bërë./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Arrestohet një mësimdhënës në Deçan, dyshohet se e puthi nxënësen e mitur

    Arrestohet një mësimdhënës në Deçan, dyshohet se e puthi nxënësen e mitur

    Një rast i tmerrshëm i sulmit seksual është publikuar dje dhe dyshohet të ketë ndodhur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ku mësimdhënësi V.S. është filmuar fshehurazi duke e puthur një nxënëse të klasës së shtatë.

    Përveç arrestimit, i dyshuari V.S. edhe është suspenduar nga puna pasi ndaj tij kanë nisur hetimet, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

    Kjo ngjarje e tmerrshme që ka ndodhur brenda hapësirave të shkollës, i ka kushtuar me arrestim dhe ndalim mësimdhënësit të dyshuar.

    Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, e ka konfirmuar se ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit.

    “Prokurori i shteti ka marrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale, i cili ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekuestrimin e telefonit të të pandehurit. Me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm Seksual”.

    Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor, ndaj të pandehurit do parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.”, tha Nikçi.