ATV

Category: Lajme

  • AGK-ja reagon pas sulmit ndaj ekipit të ATV-së në Zveçan

    AGK-ja reagon pas sulmit ndaj ekipit të ATV-së në Zveçan

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas sulmit ndaj ekipit të ATV-së në Zveçan.

    AGK-ja është shprehur me shqetësim për sigurinë e kolegëve, që po raportojnë nga ajo pjesë.

    AGK-ja, sërish bënë thirrje tek organet kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët që të lejohen të bëjnë punën e tyre pa u penguar.

    Kujtojmë se në Zveçan është sulmuar me gurë ekipi i ATV-së, i përbërë nga gazetari Fatlum Jashari, kameramani Blend Thaçi, si dhe shoferi, Enis Sherifi, përderisa po përcillnin zhvillimet e fundit në këtë komunë.

    Protestuesit kanë goditur me gurë e gjësende të forta gazetarin, kameramanin e shoferin e ATV-së, ndërsa kanë demoluar edhe veturën.

    E gjithë ngjarja ka ndodhur derisa në Mitrovicë të Veriut, Policia ka nisur aksionin për arrestimin e Milun Milenkoviq.

    Kolegu Fatlum Jashari, nëpërmjet telefoni ka informuar se ekipi e ATV-së, i cili ishte në terren në Zveçan, është sulmuar menjëherë pasi protestuesit serb lokal kanë kuptuar se në Mitrovicë të Veriut është arrestuar një serb.

    Jashari ka treguar se është dashtë ndërhyrja e KFOR-it dhe EULEX-it për t’i ofruar siguri ekipit të ATV-së dhe largim të sigurt të tyre nga vendi i ngjarjes./ATVLIVE.TV/

  • Sulmohet me gurë ekipi i ATV-së

    Sulmohet me gurë ekipi i ATV-së

    Në Zveçan para rreth një ore është sulmuar me gurë nga serbët protestues edhe një ekip i ATV-së.

    Protestuesit kanë goditur me gurë e gjësende të forta gazetarin, kameramanin e shoferin e ATV-së, ndërsa kanë demoluar edhe veturën.

    E gjithë ngjarja ka ndodhur derisa në Mitrovicë të Veriut, Policia ka nisur aksionin për arrestimin e Milun Milenkoviq.

    Kolegu Fatlum Jashari, nëpërmjet telefoni ka informuar se ekipi e ATV-së, i cili ishte në terren në Zveçan, është sulmuar menjëherë pasi protestuesit serb lokal kanë kuptuar se në Mitrovicë të Veriut është arrestuar një serb.

    Jashari ka treguar se është dashtë ndërhyrja e KFOR-it dhe EULEX-it për t’i ofruar siguri ekipit të ATV-së dhe largim të sigurt të tyre nga vendi i ngjarjes./ATVLIVE.TV/

     

     

  • VIDEO: Momenti kur Policia e Kosovës arreston një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it

    VIDEO: Momenti kur Policia e Kosovës arreston një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it

    Është publikuar video e momentit kur policia e Kosovës kanë arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Milun Milenkovic- Llune.

    Arrestimi i personit në fjalë ka ngjallur shumë reagime në veri, përkatësisht të Ura e Ibrit, me ç’rast është lëshuar alarmi i urgjencës dhe qytetarët serbë janë mbledhur.

    Si dhe policia e Kosovës është sulmuar nga protestuesit me mjete të forta.

    Për arrestimin e Milenkoviqit ka njoftuar edhe ministri  i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Në një postim në Facebook, Ministri Sveçka ka thënë se personi i arrestuar është serbi, Milun Milenkovic- Llule, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësi i bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.

    Ministri Sveçla njoftoi se është arrestuar një prej organizatorëve të sulmeve në veri

  • ​Vitia: Na shqetëson lista e pritjeve në Klinikën e Kardiologjisë

    ​Vitia: Na shqetëson lista e pritjeve në Klinikën e Kardiologjisë

    Në Klinikën e Ortopedisë për protezën e gjurit dhe kërdhokut, pacientët po presin rreth dy vjet.

    Listë e gjatë e pritjeve po vazhdon edhe në Klinikën e Kardiologjisë, për çka ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se është planifikuar që të punohet në dy ndërrime të orarit. Gjatë raportimit para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi, ai deklaroi se niveli i furnizimit me barna nga lista e barnave esenciale, arrin diku afër 90 për qind. Vitia shtoi se janë në fazën finale të studimit të fizibilitetit për Sistemin Informativ Shëndetësor.

    Teksa foli për trajtimin shëndetësor jashtë vendit, Vitia tha se gjatë javës do të kalojë në konsultime paraprake plotësim-ndryshimi i udhëzimit administrativ.

    “Që nga viti 2017 kur ky program ka kaluar nga Ministria e Shëndetësisë tek Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, të dhënat e thesarit tregojnë pagesa në vlerë prej 29 milionë e 874 mijë e 740, 57 euro. Në anën tjetër, të dhënat nga komisioni i brendshëm i fondit, i cili është në proces të verifikimit dhe barazimit të llogarive me institucionet shëndetësore, të cilat kanë pretendime financiare, tregojnë një vlerë preliminare prej rreth 29 milionë e 490 mijë e 604,20 euro si detyrim i fondit ndaj këtyre institucioneve. Për të ndryshuar këtë gjendje të rëndë financiare të trashëguar janë ndërmarrë disa hapa të nevojshëm. Është në fazën përfundimtare dhe gjatë kësaj jave do të kalojë në konsultime paraprake, plotësim-ndryshimi i udhëzimit administrativ për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe është themeluar edhe komisioni për verifikimin e detyrimeve të fondit ndaj spitaleve, ku janë trajtuar qytetarët tanë. Dhe raporti është në fazën përfundimtare të përgatitjes”, deklaroi ministri Vitia.

    Ai theksoi se 2/3 e lëndëve janë proceduar dhe ka filluar larja e borxheve. Ai përmendi edhe listën e pritjeve në klinikat e ShSKUK-së, ku siç tha ai, tashmë është shënuar progres në këtë fushë.

    “Në Klinikën e Ortopedisë kemi fatkeqësisht listë më të gjatë të pritjes për protezat e gjurit dhe kërdhokut, përafërsisht deri në dy vite. Ndërkohë tashmë është i gatshëm plani i veprimit së bashku me kostimin për eliminimin e listave të pritjeve për gjashtë muajt e ardhshëm në këtë klinikë dhe një prej sfidave kryesore sa i përket këtij raporti të gjendjes në terren është numri i vogël i anesteziologëve, gjë e cila fatkeqësisht do të kërkoj më shumë kohë”, shtoi ai para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi.

    Vitia shtoi se në Klinikën e Radiologjisë për rezonancë magnetike, lista e pritjes është ofruar në pesë muaj. Megjithatë, ai theksoi se për rastet urgjente këto kryhen brenda ditës.

    “Lista e pritjeve në Klinikën e Kardiologjisë na shqetëson më shumë për shkak të natyrës më specifike të urgjencës së shërbimeve. Aktualisht ShSKUK është duke bërë planifikimin për mundësinë që në këtë klinikë të punohet në dy ndërrime të orarit, ndërsa paralelisht kemi filluar përgatitjet për pajisjen edhe me një amniografë në sallën e re të kateterizimit”, tha Vitia.

    Ministri i Shëndetësisë u shpreh se në fokus kanë edhe decentralizimin e shërbimeve.

    Para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësisë, Vitia shtoi se ka filluar fuqizimi i kapaciteteve në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

    “Sa i përket Sistemit Informativ Shëndetësor, aktualisht jemi në fazën finale të studimit të fizibilitetit, Studim ky që do të na jap orientimin strategjik dhe rekomandimet e nevojshme për zhvillim të kësaj hallke jetike për reformimin e sistemit shëndetësor. Me datën 24 maj të këtij viti, kemi pasur prezantimin e draftit të parë në këtë studim fizibiliteti dhe brenda këtij muaji, ashtu siç kemi thënë nga fillimi, ky studim i fizibilitetit do të marrë formën përfundimtare”, shtoi ai.

    I pari i Shëndetësisë teksa ka folur për listën e barnave esenciale tha se buxheti prej 60 milionë euro jep mundësinë për mbulueshmëri të terapisë së pacientëve.

    “Mesatarja e furnizimit me produkte dhe materiale shpenzuese në javët e fundit, përqindja e realizuar në distrubuim, porosi është diku rreth 65 euro për barna dhe material shpenzues nga Ministria e Shëndetësisë. Kurse nga raportimet e ShSKUK-së në javët e fundit raporton se niveli i furnizimit me barna nga lista e barnave esenciale arrin diku afër 90 për qind. Po punojmë me intensitet që të eliminojmë disa shkarje në furnizim, të cilët ndërlidhen fatkeqësisht me disa faktorë, që janë mungesa e ofertave të disa kompanive për disa barna e materiale specifike, mos-respektimi i kontratave dhe afateve të liferimeve dhe natyra të tjera të planifikimit”, theksoi ministri i Shëndetësisë.

    Vitia ka thënë se aktualisht janë të interesuar në zbatimin e planit kombëtar për zhvillim 2023-2026.

    “Jemi në fazën finale të hartimit të strategjisë sektoriale shëndetësore për vitin 2023-2030, dokument i cili do të përcaktojë orientimin strategjik të reformimit dhe zhvillimit të sektorit të shëndetësisë dhe reflekton edhe në prioritetet e Qeverisë së Kosovës për sektorin e shëndetësisë. Misioni dhe vizioni i këtij dokumenti do të arrijë në plotësimin e dy objektivave strategjike të cilat janë: përmirësimi i cilësisë dhe qasjes në shërbime shëndetësore dhe ruajtja dhe përparimi i shëndetit. Krahas reformës së synuar, qëllimeve strategjike shëndetësore qeveritare dhe në bazë të gjeturave është përcaktimi i vizionit të strategjisë, që ka për qëllim forcimin e sistemit shëndetësor, përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe promovimin e sjelljeve të shëndetshme”, ka njoftuar Vitia.

    Tutje, shtoi se pjesë përbërëse e strategjisë është edhe plani i veprimit 2023-2025.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se në kuadër të programit legjislativ, në këtë vit është paraparë hartimi dhe finalizimin e tetë projektligjeve. Sipas tij, në proces janë 23 akte nënligjore, ku shtoi se janë realizuar dy akte ligjore.

  • Ministri Sveçla njoftoi se është arrestuar një prej organizatorëve të sulmeve në veri

    Ministri Sveçla njoftoi se është arrestuar një prej organizatorëve të sulmeve në veri

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri.

    Në një postim në Facebook, Ministri Sveçka ka thënë se personi i arrestuar është serbi, Milun Milenkovic- Llule, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësi i bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.

    “Arrestohet një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.
    Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

  • Lëshohet alarmi në Mitrovicë të Veriut

    Lëshohet alarmi në Mitrovicë të Veriut

    Para disa minutave serbët kanë lëshuar alarmin në Mitrovicë të Veriut.

    Ndërkohë, numri i forcave të Policisë së Kosovës dhe pjesëtare të KFOR-it është shtuar tek Ura e ibrit.

    Siç raporton ekipi i KosovaPress-it, ende nuk dihet arsyeja e lëshimit të këtij alarmi.

  • S’ka kuorum, dështon raportimi i ministres Rozeta Hajdari

    S’ka kuorum, dështon raportimi i ministres Rozeta Hajdari

    Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publik.

    Në rend të ditës së këtij komisioni ka qenë shqyrtimi i raportit të auditimit të performancës “Mbështetje e ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme MINT/KIESA”, ku e ftuar ishte ministrja Rozeta Hajdari.

    Në komision ka munguar kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami nga LDK-ja, anëtari i komisionit nga PDK-ja, Rashiq Qalaj dhe Albana Bytyqi nga AAK.

  • Ministri Aliu s’e komenton incidentin në Leposaviq, tregon se çka foli me Hetemin

    Ministri Aliu s’e komenton incidentin në Leposaviq, tregon se çka foli me Hetemin

    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i ka shkuar në takim kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ku para hyrjes në objekt e pati një incident me hedhje ngjyre e vezësh në drejtim të tij nga disa persona.

    Aliu, përmes një postimi në Facebook, nuk e komentoi incidentin, derisa tregoi se çka foli me Hetemin në takim.

    Ai tha se e ka falënderuar Hetemin për qëndresën e tij shembullore, duke shtuar se i ka ofruar mbështetje të parezervë për realizimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore.

    “Nder dhe kënaqësi e veçantë që ta takoj kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Me kryetarin bashkëbiseduam për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e projekteve që do të kontribuojnë në zhvillim ekonomik për të gjithë qytetarët, respektivisht për projekte infrastrukturore në komunë, me ç’rast i ofruam mbështetje të pa rezervë. E falënderoj kryetarin Lulzim Hetemi nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës, si dhe Policinë e Kosovës për disiplinën dhe profesionalizmin e pashembullt që po e tregojnë për çdo ditë”, ka shkruar Aliu në Facebook.

    Ministri Aliu viziton kryetarin e Leposaviqit, protestuesit e gjuajnë me ngjyrë dhe vezë

  • Presidenti polak kërkon anëtarësimin e Ukrainës në NATO

    Presidenti polak kërkon anëtarësimin e Ukrainës në NATO

    Presidenti polak Andrzej Duda u ka bërë thirrje vendeve anëtare të NATO-s që t’i japin Kievit një udhërrëfyes të qartë për t’u bashkuar me Aleancën.

    “Ukraina është duke pritur për një sinjal të qartë në lidhje me një perspektivë të qartë të anëtarësimit në NATO”, tha Duda më 12 qershor pas një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në Paris.

    Takimet trepalëshe që përfshijnë Gjermaninë, Francën dhe Poloninë, të njohura si Trekëndëshi i Vajmarit, filluan në vitin 1991 në Vajmar të Gjermanisë.

    Fillimisht, bisedimet synuan të sillnin Poloninë dhe shtetet e tjera të Evropës Lindore më afër Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

    Gjermania, në muajin prill e ka miratuar kërkesën e Polonisë për t’i eksportuar pesë avionë të vjetër luftarakë të llojit MiG-29, për ta forcuar fuqinë ajrore të Ukrainës kundër pushtimit rus.

    Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se kërkesa kishte mbërritur të enjten dhe se miratimi i kërkesës në po të njëjtën ditë nga Berlini tregon se të tjerët mund të mbështeten në Gjermaninë.

    Gjermania i trashëgoi 24 avionë të llojit MiG-29 nga ish-Gjermania Lindore pas ribashkimit në vitin 1990. Në atë kohë, ky lloj i avionit cilësohej si njëri ndër avionët luftarakë më të avancuar në botë.

    Në vitin 2004, Berlini ia dërgoi 22 avionë të tillë Polonisë. Nga dy avionët e mbetur në ushtrinë gjermane, një u shkatërrua gjatë një përplasjeje dhe një është në një ekspozitë në një muze.

    Polonisë i nevojitet paraprakisht miratimi nga Berlini zyrtar për t’i dërguar këta avionë në një vend tjetër.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha gjatë një vizite në Varshavë se Polonia do të ndihmojë në formimin e një koalicioni të fuqive perëndimore për ta furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë./REL/

  • Ahmeti: Anëtarësimi në KiE forcon shtyllat vitale të demokracisë në Kosovë

    Ahmeti: Anëtarësimi në KiE forcon shtyllat vitale të demokracisë në Kosovë

    Kosova ka avancuar në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, u tha në takimin e përbashkët të grupit punues në mes të përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve nga Këshilli i Evropës.

    Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, tha se Kosova është përmirësuar për njëzet vende në dy vitet e fundit në indeksin e Transparency International, raporton KosovaPress.

    “Progresi i vazhdueshëm i Kosovës është shënuar edhe nga organizata të ndryshme ndërkombëtare të pavarura , Ëorld Justice Project, e ka renditur Kosovën të parën në Evropë dhe të dytën globalisht për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit. Në indeksin Transparency International, Kosova ka përmirësuar pozitën e saj për 20 vende në dy vitet e fundit, në fushën e luftimit të korrupsionit. Përfundimi i fazës fillestare të anëtarësimit është një moment i rëndësishëm në rrugën tonë drejt integrimit të plotë në bashkësinë ndërkombëtare dhe e sjell Kosovën më afër se kurrë në Këshillin e Evropës dhe qytetarët e Kosovës më afër se kurrë në përfitimet nga Këshilli i Evropës dhe mekanizmat e saj”, tha Ahmeti.

    Ai shtoi se kalimi i fazës së parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës është një moment i rëndësishëm për Kosovën.

    “Kjo arritje pasqyron përpjekjet tona të vazhdueshme për të përmirësuar pozitën e Kosovës në të gjitha shtyllat vitale të demokracisë veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave. Në këtë drejtim, paralelisht me procesin bazë të të anëtarësimit, ne jemi duke prioritizuar konventa të ndryshme, relevante për Republikën e Kosovës dhe të rëndësishme për qytetarët tanë, pra, Konventa të Këshillit të Evropës në të cilat do të bëhemi pjesë në të ardhmen”, tha ai.

    Ndërsa,drejtori për Koordinim të Programeve të Këshillit të Evropës, Claus Neukrich, tha se në bazë të raporteve të monitorimit është parë një avancim sa i përket kornizës ligjore të Kosovës, sidomos me përfshirjen e Konventës së Stambollit në Kushtetutën e Kosovës.

    Ai shtoi se pret një shkëmbim të frytshëm dhe të mirë për aktivitetet e përbashkëta mes KiE-së dhe Kosovës.

    “Ne kemi kryer disa procese të monitorimit në të kaluarën dhe projekte të bashkëpunimit, duke përfshirë luftimin e korrupsionit dhe pastrimin e parave. Në sistemin e drejtësisë më e rëndësishmja është të përmendim rezultatet e raporteve të grupit të ekspertëve kundër trafikimit me qenie njerëzore, duke u bazuar edhe në Konventë ne KiE-së, por edhe Konventës së Stambollit për dhunën në familje dhe ndaj grave, këto janë të theksuara në raportin për Kosovën. Bazuar në këto vlerësime të monitorimit ne i kemi përshtatur aktivitetet për Kosovën”, tha ai.

    Kosova ka kaluar fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin Evropian në muajin prill të këtij viti. Procesi tani ka kaluar në Asamblenë Parlamentare, ku pritet të caktohen disa raportues për hartimin e raportit për përshtatshmërinë e Kushtetutshmërisë së Kosovës me Konventat e Këshillit të Evropës, pastaj i njëjti do të dërgohet në Asamblenë Parlamentare për shqyrtim.