3 mijë e 216 lindje janë kryer nga 1 janari deri në fund të muajit maj të vitit 2023, në kuadër të Klinikës Gjinekologjike- Obstetrike.
SHSKUK njofton se prej tyre, 1 mijë e 200 janë kryer me operacion, kurse të tjerat përmes procesit normal të lindjes.
“Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 1 mijë 629 janë femra dhe 1 mijë e 688 të gjinisë mashkullore. Ka pasur 97 raste të binjakëve dhe 2 raste të trinjakëve”, thuhet në njoftim.
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se 285 haxhinjë të tjerë janë nisur sot nga Kosova drejt vendeve të shenjta.
BIK njofton se ky është aeroplani i pesë me besimtarë nga Kosova që udhëtuan për të kryer haxhin.
“285 haxhinjë nga Dragashi, Vushtrria dhe Peja udhëtuan sot për ta kryer haxhin. Deri më tani, të gjitha grupet e besimtarëve nga Kosova kanë pasur udhëtim të mirë, ku menjëherë pas arritjes janë akomoduar në hotele dhe kanë filluar ritualet e umres”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.
BIK shton se gjatë ditës së sotme pritet të udhëtoj edhe grupi i fundit i haxhilerëve kosovarë, duke përmbyllur fluturimet sa i përket këtij viti.
Gjithsej 1,597 besimtarë nga Kosova do ta kryejnë haxhin këtë vit.
Sot është raportuar se ushtarët e KFOR-it, kanë ndaluar njësinë speciale për të shkuar në Leposaviq. Megjithatë, në Policinë e Kosovës thonë se të gjitha njësitet policore të planifikuara dhe të caktuara, janë duke kryer detyrat e tyre në terren.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i ka thënë KosovaPress-it, se të gjitha njësitet policore të planifikuara dhe të caktuara në detyrë zyrtare, janë duke kryer detyrat e tyre në terren.
Ndërkohë, është raportuar se KFOR-i ka vendosur një bllokadë tek baza e “Nothing Hill”, në hyrje të Leposaviqit dhe njësitet e policisë deri më tani nuk po i lejon të futen në Leposaviq dhe në pikat kufitare.
Madje për këtë vendim flitet se është njoftuar edhe kryeministri Kurti.
Të dielën në fshatin Dremjak të Ferizajt, një person ka raportuar që në malin e fshatit kishte hasur në dy granata dore.
“Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar në malin e fshatit kishte vërejtur dy mjete shpërthyese – granata dore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Tutje, thuhet se ekipi i KFOR-it dhe FSK-së i kanë kanë tërhequr mjetet shpërthyese nga vendi i ngjarjes
“Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjeteve shpërthyese, kurse njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së i kanë tërhequr mjetet shpërthyese nga vendi i ngjarjes”, njoftoi Policia.
Zyra për Çështje të Komuniteteve, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, ka organizuar tryezë ku do të diskutohet për sfidat dhe mundësitë për komunitetin ashkali, raporton Ekonomia Online.
Kurti, ka thënë se si Qeveri janë të përqendruar që të krijojnë një shoqëri me mundësi të barabartë. Ai shtoi se Qeveri po punon për krijimin e mundësive të barabarta, me fokus punësimin e shkollimin.
“Është kënaqësi që jemi së bashku e të flasim për mundësitë e komuniteti ashkali për sfidat dhe bashkëpunimit. Për të përparua si shoqëri është e domosdoshme që përparimi të jetë për të gjithë qytetarët pa dallim. Me pakon për ringjallje ekonomi kemi ndihmuar mbi 800 mijë qytetarë. Qeveri po punon për krijimin e mundësive të barabarta, me fokus punësimin e shkollimin”.
“Arsimin e lartë e kemi pa pagesë për të gjithë që t’i inkurajojmë që të mos ndalen tek shkolla e mesëm. Për t’i ndihmuar studentët rom ashkali dhe egjiptian kemi ndarë bursa 300 mijë euro, me bursa po i mbështesin studentë ashkali në Fakultetin e Edukimit. Zyra për çështje të komunitete ka mbështetur organizata dhe mediat e komuniteteve”.
“Nga kjo zyre kemi thirrje të hapur për grande 300 mijë euro për organizata dhe 100 mijë për media, bëjë thirrje që sa më shumë të aplikojnë. Gjatë këtyre muajve të fundit kam pasur takime të veçanta me komunitetin ashkali. Kemi shumë të arritura dhe na duhen më shumë rezultate. Do të kemi vështirësi e sfida, por me qëllim të mirë e më vullnet bashkë i’a dalim”, tha ai.
Deputeti nga radhët e komunitetit shakli, Bekim Arifi, tha se kryeministri po e dëshmon që ky komunitet është i rëndësishëm për Kosovën, raporton EO.
“Falënderoj organizata që na kanë mundësuar këtë takim. Kryeministri vazhdimisht po e dëshminë që komuniteti ashakli është i rëndësishme për Kosovën me prezencën e tij në çdo event të organizuar”.
“Sot jemi ardhur këtu më shumë të dëgjojmë nga ju ide se çka do të mund të bëjmë së bashku”, tha ai.
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Zveçan persona të dyshuar kanë hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë shok-bombë.
Rasti sipas policisë ka ndodhur rreth orës 19:50.
“Raportohet se person/a të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë shok bombë. Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Policia ka shtuar se lidhur me rastin janë angazhuar njësitë kompetente policore për procedura të mëtejme hetimore.
Kujtojmë se tensionet në veri të Kosovës janë rritur qysh më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, me asistimin e Policisë së Kosovës, kanë hyrë në ndërtesat komunale.
Tensionet kulmuan më 29 maj, kur protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarë e KFOR-it në Zveçan. Nga përleshjet mbetën të plagosur dhjetëra persona nga të dyja palët.
Sot do të zhvillohet provimi i fundit nga Matura Shtetërore 2023 në Shqipëri, atë të lëndëve me zgjedhje.
30 mijë maturantë do bëjnë testin i cili është caktuar në nisë në orën 10 dhe do zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Ditën e djeshme kanë dalë dhe rezultatet e maturantëve në provimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.
Këtë vit ata që kanë shkëlqyer me rezultate të larta, janë më shumë se vitin e kaluar. Kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve.
Konkretisht, janë 1591 nxënës që janë vlerësuar me notën 10 e nga këta, vetëm 15 kanë arritur të marrin 10 absolute. Nga ana tjetër, janë 1602 maturantë mbetës, të vlerësuar me notën 4.
Udhëtimi mund të jetë aq stresues për njerëzit me neurodiversitet, sa 87% e familjeve autike nuk bëjnë pushime, sipas një sondazhi nga qendra “Autism Travel”.
Mbingarkesa e përfshirë në udhëtim si zhurmat e larta, ndryshimet në dietë dhe një ndërprerje në rutinë – mund të shkaktojë shqetësim dhe shpërthime nëse nuk menaxhohet dhe trajtohet me dhembshuri.
Por qytete si Mesa në Arizona të SHBA-së, po vendosin më në fund mjetet e trajnimit dhe aksesit në mënyrë që të gjithë të mund të shijojnë përfitimet e udhëtimit.
Në një festë familjare në vitin 2018, presidenti i zyrës së turizmit Visit Mesa në Arizonën jug-qendrore, Marc Garcia, u trondit nga shikimet e çuditshme dhe mungesën e durimit që stafi i mikpritjes kishte për djalin e tij autik.
Ai u zotua në kthimin e tij për të siguruar që udhëtarët neurodivers që vizituan qytetin e tij do të kishin një përvojë më të mirë në udhëtimin e tyre sesa pati vetë ai.
Si pikënisje, Garcia punoi për të trajnuar dhe certifikuar të gjithë byronë e turizmit me guidën IBCCES, e cila punon për të ofruar trajnime dhe certifikim të çrregullimeve njohëse për profesionistët, në mënyrë që ata të mund të pajisen më mirë për të ndërvepruar me njerëz neurodivers në mjedise të ndryshme.
Për bizneset si hotelet, restorantet dhe atraksionet, kjo do të thotë se stafi me publikun është i trajnuar për të kuptuar se çfarë është autizmi, si të ndjejnë empati me mënyrën se si individët autikë e përjetojnë botën dhe ndjeshmëritë e mundshme të përbashkëta dhe si të komunikojnë në mënyrë më efektive me ta.
Në vitin 2020, një në 36 fëmijë u diagnostikua me autizëm në SHBA, sipas Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve, dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se një në 100 fëmijë ka autizëm në mbarë botën, një numër që vazhdon të rritet nga viti në vit, duke e bërë atë çrregullim zhvillimor në rritje në botë.
Visit Mesa ishte qyteti i parë në SHBA që miratoi programin “Hidden Disabilities Sunflower” në 2021, i prezantuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, me zyrën e turizmit dhe atraksione të tjera që ofrojnë litarë dhe byzylykë falas me temë luledielli për vizitorët.
Simboli me diell paralajmëron punonjësit e mikpritjes dhe anëtarët e tjerë të informuar të komunitetit se ky person ose familje mund të ketë nevojë për ndihmë për të arritur në një destinacion.
Në nëntor 2019, qyteti u bë qyteti i parë i certifikuar për autizmin në botë, dhe zyrat dhe qytetet e tjera turistike kanë filluar të ndjekin shembullin.
Në këtë qytet më shumë se 60 biznese dhe organizata të ndryshme kanë përfunduar trajnimin, mirëpo programi kërkon trajnim vjetor dhe riçertifikim për të siguruar që punonjësit të qëndrojnë të përditësuar mbi praktikat dhe mjetet më të fundit neuro-përfshirëse.
Vizitorët mund të shohin rezultatin e kësaj në vende si Muzeu i Historisë Natyrore të Arizonës, i cili ofron një udhëzues të dobishëm të ndikimit shqisor të galerive të ndryshme, të cilat mund të aksesohen ose në internet ose të shihen në çdo hyrje galerie.
Qendra ofron akomodime si batanije të peshuara dhe kufje për anulimin e zhurmës që mund të ndihmojnë gjatë një shfaqjeje, si dhe hapësira të qeta me ndjeshmëri të ulët në rast se dikush ka nevojë për pak kohë.
Edhe pse ka bërë përparime të mëdha në aksesueshmëri, Mesa nuk do e ngadalësojë hapin për t’u bërë qyteti më i aksesueshëm në SHBA./ATVLIVE.TV/
Policia e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit e ka arrestuar edhe një serb tjetër, U.V. si të dyshuar për sulmet ndaj gazetarëve më 16 qershor në Leposaviq.
“Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Tutje, theksohet se angazhimi dhe përkushtimi i Policisë së Kosovës, do të vazhdojë për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin.
Ky është i arrestuari i tretë për sulmet ndaj gazetarëve që janë bërë në veri të vendit.
Ish-zëvendëskomandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari tha se KFOR e ka të qartë se çfarë ka ndodhur me tre policët e Kosovës në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.
Meçollari në Euronews Albania, tregoi se tre policët janë arrestuar nga grupi i ashtuquajtur Kobra i Serbisë, që nuk janë më shumë se 100 trupa dhe veprojnë vetëm me urdhër të komandantit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
“Jam i bindur që KFOR ka vajtur në Beograd ka bërë hetimet e nevojshme, sepse kuptohet se forcat Kobra që i kanë rrëmbyer janë marrë në hetim, janë marrë në pyetje, por duket se ka një heshtje që mos të agravohet situata politike. Forcat 100 Kobra janë 100 në gjithë Serbinë, jo më shumë”, tha Meçollari.
Ai shtoi se ata janë vendosur në policinë ushtarake, por nga pikëpamja operacionale varen nga Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe.
“Ata janë lëvizur nga Beogradi, ku qëndrojnë, me një urdhër të posaçëm dhe kanë hyrë 5 km larg territorit të Kosovës. Marrëveshja e Kumanovës nuk i lejon forcat ushtarake serbe t’i afrohen 5 km kufirit. Jemi në një situatë delikate; situata politike e bën më shumë evazive pasi palët s’po deklarohen saktësisht çfarë ka ndodhur”, tha Meçollari.