ATV

Category: Lajme

  • Kërkohet ndihmë për dërgimin në Turqi për të porsalindurin Lior Bega për shërim

    Kërkohet ndihmë për dërgimin në Turqi për të porsalindurin Lior Bega për shërim

    Humanisti ferizajas Agon Zhinipotoku ka njoftuar se i porsalinduri nga Ferizaj ka nevojë për ndihmë.

    Zhinipotoku njofton se Liori ka nevojë për 30 mijë euro në mënyrë që urgjentisht të niset për Turqi.

    Postimi i plotë:

    Lutje urgjente për ndihmë Lior Bega ka nevojë për ne, i duhen 30 mijë euro për shërim

    Tepër e dhimbshme, Liori i porsalindur 7 ditësh e sprovoi Zoti me një sëmundje në kokë dhe zemër, e që duhet të niset urgjent për Turqi.

    Atij i duhen edhe 30 mijë euro, ngase pjesën tjetër e ka mbuluar Ministria e Shëndetësisë.

    Familja apelon tek të gjithë njerëzit vullnetmirë që ta ndihmojmë vogëlushin e vogël, është gëzimi i parë i dy prindërve.

    Andaj, ne do ta ndihmojmë që të arrihet shuma e nevojshme për shërimin e Liorit e do të jemi të hënën edhe në sheshin e qytetit tonë.

    Zoti e shëroftë Liorin dhe të gjithë të sëmurët tanë🤲

    Llogaria bankare: Avni Bega

    Raiffeisen Bank: XK05 1504001002443275

    SWIFT CODE: RBKOXKPR

    Ferizaj

  • Sveçla: Do t’i kërkojë Qeverisë që të shpall organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Severna Brigada”

    Sveçla: Do t’i kërkojë Qeverisë që të shpall organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Severna Brigada”

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se do të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që të shpall organizata terroriste, organizatat “Mbrojtja Civile”, dhe “Severna Brigada”.
    Kjo pas zhvillimeve të fundit në Mitrovicën e veriut. Sveçla në një konferencë për media tha se nuk do të lejojnë që në veri të ketë destabilitet.

    “Ditëve në vijim unë do të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që organizata “Mbrojtja Civile” dhe Severna Brigada”, të shpallen organizata terroriste”, tha ai.

    Sveçla ka dhënë detaje edhe për kontrollimin e një veture në Zveçan e ku u gjet municioni i paligjshme.

    Ministri deklaroi se me gjetjen e këtyreve armëve, në veri është parandaluar një sulm terrorist ndaj Republikës së Kosovës.

    “Puna serioze e Policisë së Kosovës dhe AKI-së shmangën një sulm terrorist ndaj Kosovës. Siç edhe jeni njoftuar mbrëmë u identifiku një makinë me targa të Beogradit rreth 100 metra larg komunës së Zveçanit, ku janë zbuluar sasi të mëdha të armatimit, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshirë zolla, osa, armë automatike, shok bomba , uniforma dhe çanta ushtarake”, ka thënë Sveçla.

    E mjetet që janë konfiskuar gjatë kontrollit në atë veturë, sipas ministrit të brendshëm kishin për qëllim realizimin e sulmeve terroriste.

    “Këto mjete kishin për qëllim realizimin e sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës. E gjithë kjo është një dëshmi e radhës që presidenti serb përmes këtyre grupe po tenton destabilizimin e vendit tonë”, ka thënë më tutje ai.

    Sipas ministrit, vetura është identifikuar që është pjesë e një ndërmarrje publike në Serbi.

    “Kjo veturë është identifikuar si pronë e një ndërmarrje publike shtetërore të Serbisë. Saktësisht shoqëria aksionare e hekurudhave të Serbisë. Nga gjithë kjo është më se e qartë se kush qëndron pas sulmeve në vendin tonë”, ka thënë ai.

    Sveçla përmendi edhe sulmet që janë bërë ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it, EULEX-it e të tjerëve në veri.

    “Që nga paslufta Republika e Kosovës ka vijuar që të përballet me agresionin e Beogradit zyrtar. Sidomos në kohët e fundit kanë intensifikuar sulmet terroriste ndaj PK-së, veturave të tyre, stacioneve policore, sulmet ndaj pjesëtareve të KFOR-it, EULEX-it si dhe gazetarëve e deri tek brutaliteti ndaj qytetarëve tanë në veri të vendit”, tha ai.

  • “Vetura me targa “BG” ku u gjet armatimi është pronë e shoqërisë aksionare “Hekurudhat e Serbisë”

    “Vetura me targa “BG” ku u gjet armatimi është pronë e shoqërisë aksionare “Hekurudhat e Serbisë”

    Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se vetura në të cilin është gjetur armatimi masiv në Zveçan, është në evidentuar si pronë e ndërmarrjes publike të Serbisë, saktësisht shoqërisë aksionare Hekurudhat e Serbisë.

    Mund të jetë një imazh i çantë e veglave

    Ai ka thënë nga e gjithë kjo është e qartë se kush qëndron pas sulmeve dhe përpjekjeve terroriste në Kosovës.

    “Vetura që shihni këtu me targa të Beogradit e përfshirë në këtë rast, është evidentuar si pronë e një ndërmarrje publike të Serbisë, saktësisht, shoqëria aksionare hekurudhat e Serbisë.

    Mund të jetë një imazh i makinë

    Nga gjithë kjo është e qartë se kush qëndron pas sulmeve dhe përpjekjeve terroriste në vendin tonë”, ka thënë Sveçla.

  • Zelensky komentoi rebelimin e Prigozhinit ndaj Putinit

    Zelensky komentoi rebelimin e Prigozhinit ndaj Putinit

    Presidenti rus, Vladimir Putin është i frikësuar dhe rebelimi ndaj tij është rezultat i drejtpërdrejtë i pushtimit të Ukrainës, tha Volodymyr Zelensky.

    “Dobësia e Rusisë është e dukshme” dhe presidenti i saj e ka “barrikaduar veten në rajonin e Moskës nga ata që vetë i ka armatosur”, tha presidenti ukrainas.

    “Për një kohë të gjatë, Rusia përdori propagandën për të maskuar dobësinë e saj dhe marrëzinë e qeverisë së saj – dhe tani ka aq shumë kaos sa që asnjë gënjeshtër nuk mund ta fshehë”, deklaroi ai.

    Lideri ukrainas tha se sa më gjatë të qëndrojnë trupat ruse në tokën ukrainase, aq më shumë kaos, dhimbje dhe probleme do të vuajë Rusia.

    “Kushdo që zgjedh rrugën e së keqes, shkatërron vetveten”, shtoi më tutje Zelensky, raporton skynews.

    Theksojmë se mercenarët rus të Wagnerit ia kanë mësy Moskës pas neglizhencës së ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë për ti furnizuar me armë gjatë pushtimit të Ukrainës.

    Putin e ka quajtur tradhtar liderin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin dhe veprimet e tij i ka cilësuar si “thikë pas shpine për popullin rus”.

  • Drejtori i Policisë: Armatimi i kapur në Veri planifikohej për sulme terroriste edhe ndaj trupave të KFOR-it në Veri

    Drejtori i Policisë: Armatimi i kapur në Veri planifikohej për sulme terroriste edhe ndaj trupave të KFOR-it në Veri

    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media ka dhënë detaje për aksionin e djeshëm në veri të vendit ku kanë kapur një sasi të konsiderueshme të armatimit.

    Hoxha thotë se ky armatim kishte për qëllim që të përdorej për sulme terroriste ndaj qytetarëve, institucioneve dhe kundër forcave të sigurisë që janë në veri, përfshirë edhe KFOR-in,

    “Pas një pune intensive në bashkëpunim me shërbimin e inteligjencës, kanë siguruara informacione se strukturat ilegale dhe grupet kriminale në veri të vendit kanë grumbulluar një sasi të madhe të armatimit në Zveçan, me qëllim që të përdorin për sulme terroriste ndaj qytetarëve, institucioneve dhe kundër forcave të sigurisë që veprojnë në veri të vendit, përfshirë edhe KFOR-in”, ka treguar Hoxha.

    Ai gjithashtu ka treguar në detaje për të gjithë armatimin që është kapur në veturën Audi që kishte qenë e parkuar në Zveçan.

  • Armë, mjete eksplozive, radio lidhje dhe simbole të njësive ruse – Sveçla jep detaje nga konfiskimi i armatimit në veri

    Armë, mjete eksplozive, radio lidhje dhe simbole të njësive ruse – Sveçla jep detaje nga konfiskimi i armatimit në veri

    Policia e Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka treguar për gjithë armatimin që kanë konfiskuar ditën e premte në komunën e Zveçanit

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ka thënë se të premten është shmangur një sulm terrorist.

    “Shmangëm një sulm terrorist, u identifiku një makinë më targa të Serbisë, u zbulua sasi e madhe e armatimit, mjete eksplozive, armë automatike, shok-bomba, uniforma. Ka shenjë dalluese të njësive ruse, radio lidhje, të cilat më herët janë gjetur në zyrën e tij Aleksandër Filipovic”, tha ai.

    Tutje ai shtoi se këto pajisje janë të  formacionit kriminal “Mbrojtja civile”, që shërbejnë për shkaktimin e sulmeve terroriste.

    “Këto mjete kishin për qëllim shkaktimin e sulmeve në Kosovë”, tha ai.

    Ministri shtoi tutje se “ky rast konfirmon se nga territori i Serbisë janë futur edhe vetura tjera me armatim.

    “Vetura e konfiskuar është me targa të Beogradit, është pronë e një ndërmarrje shtetërore të Serbisë. Kjo është e qartë se kush qëndron prapa sulmeve”.

    Ministri ka thënë se nuk bandat kriminale janë në rritje, ndërsa ka ftuar Serbinë të ndalë këto sulme ndaj Kosovës si dhe ka ftuar ndërkombëtarët pas këtij rasti.

  • Vela: 10 ditë nga rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga Serbia, Vuçiq duhet t’i lirojë urgjentisht dhe pa kushte

    Vela: 10 ditë nga rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga Serbia, Vuçiq duhet t’i lirojë urgjentisht dhe pa kushte

    Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës rikujtoi se kanë kaluar 10 ditë që kur tre policët e Kosovës janë rrëmbyer brenda territorit nga regjimi i Serbisë, gjersa kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre.

    Vela në një postim në Twitter tha se rrëmbimi i tyre është dëshmi e politikës agresive të Vuçiqit ndaj fqinjëve.

    “Kanë kaluar 10 ditë që kur 3 policë të Kosovës janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, nga regjimi i Serbisë. Vuçiq duhet t’i lirojë urgjentisht dhe pa kushte”, ka thënë Vela.

    Po ashtu, Vela u shpreh se rrëmbimi i tyre është dëshmi e politikës agresive të Vuçiqit ndaj fqinjëve.

    “Megjithatë, ai nuk do ta arrijë këtë”, potencoi shef i stafit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

    10 days have passed since 3 Kosovo Police officers were abducted inside 🇽🇰 by Serbia’s pariah regime.

    Vučić needs to urgently and unconditionally release them.

    Their abduction is an evidence of Vučić’s aggressive policy towards neighbors. However, he’ll fail to achieve this! pic.twitter.com/TdCV5cpgT0

    — Blerim Vela (@Blerim_Vela) June 24, 2023

  • Pas 9 ditësh largohet zyrtari i lartë i Qeverisë Kurti që po qëndronte brenda me Lulzim Hetemin

    Pas 9 ditësh largohet zyrtari i lartë i Qeverisë Kurti që po qëndronte brenda me Lulzim Hetemin

    Arbër Vokrri, zëvendësministër në MAPL, sot është larguar nga Leposaviqi. Ai ka qëndruar për nëntë ditë brenda në komunë së bashku me kryetarin e kësaj komunë, Lulëzim Hetemi.

    Vokrri ka publikuar një video në profilin e tij në “Facebook” duke treguar se tashmë është përshendetur me kryeartin.

    Ai tha se po ndjen emocione të përziera, teksa lavdëroi Hetemin për punën e tij.

    VIDEO

  • Konjufca për rrëmbimin e policëve: S’ka pazare në këtë temë, të kryhet siç tha ShBA’ja, Gjermania dhe Britania e Madhe

    Konjufca për rrëmbimin e policëve: S’ka pazare në këtë temë, të kryhet siç tha ShBA’ja, Gjermania dhe Britania e Madhe

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se ende s’ka pajtim për zgjidhjen e situatës në veri, përkundër takimit të së enjtes në Bruksel. Ai shton se dakordimi për organizmin e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore është vetëm në nivelin politik, por jo për mënyrën sesi të ecet përpara për deeskalimin e situatës. Sipas tij, zgjedhjet e reja në veri duhet të organizohen vetëm në përputhje me kuadrin ligjor dhe kushtetues të Kosovës.

    Konjufca akuzon Serbinë se po kërkon autonomi territoriale në veri, derisa thekson se do t’i bindin ndërkombëtarët se Kosova është në të drejtën e saj për situatën në katër komunat veriore. Kryeparlamentari Konjufca flet edhe për rrëmbimin e tre policëve nga forcat serbe, iniciativën e presidentes Osmani për unifikimin e spektrit politik dhe gatishmërinë e opozitës për shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

    “E vetmja pajtueshmëri e qartë ishte ajo e nivelit politik, jo konkret dhe praktik sesi të ecet përpara. Por e nivelit politik që të gjithë pajtohen se ka nevojë për zgjedhje të reja në veri. Ky është i vetmi emërues i përbashkët që e ka karakterizuar takimin (e Brukselit). Të tjerat, sa i përket kërkesave të zotëri Vuçiq, ato janë të papranueshme për Kosovën natyrisht… Edhe nëse shkohet në zgjedhje të reja, duhet të shkohet me procedura kushtetuese, jo me procedura antidemokratike. Pasi, edhe qysh shkohet në zgjedhje të reja, Kosova e ka opsionin e vet ligjor dhe demokratik civil. Kurse, Serbia e ka opsionin e ushtrimit të dhunës përmes grupeve që janë të orkestruara”, thotë Konjufca.

    Konjufca deklaron se qëllimi kryesor i Serbisë është që përmes krijimit të një vakumi institucional në veri dhe pastaj trazirave të vendose Kosovën para një fakti të kryer, që pastaj të kërkojë një zgjidhje politike për një formë autonomie territoriale.

    Mirëpo, ai thotë se kjo është e papranueshme për Kosovën.

    “Kjo ka qenë një përpjekje e qartë që përmes krijimit të një vakumi institucional në pjesën e veriut të Kosovës prej nëntorit të vitit të kaluar dhe pastaj me ushtrimin e dhunës së grupeve të armatosura, duke sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e NATO-s, me qitë Kosovën para një fakti të kryer. Kjo është një zgjidhje politike në formë të një autonomie territoriale për atë pjesë të Kosovës. Ky ka qenë qëllimi konkret dhe kryesor i Vuçiqit dhe Serbisë. Kjo është edhe arsyeja pse ka ndërhyrë Policia e Kosovës dhe pse ne e kemi zgjedhur rrugën e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë sa i përket zgjedhjes së kryetarëve që gjithçka të shkojë sipas ligjit dhe Kushtetutës. Kjo është rruga jonë e vetme dhe e drejtë që e kundërshton rrugën e bandave dhe krimit”, thekson ai.

    Konjufca shprehet i vendosur se do t’i bindin ndërkombëtarët që Kosova është në të drejtën e vet për vendosjen e ligjshmërisë në veri.

    Ai përmend edhe arrestimin e të dyshuarve për sulme ndaj ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.

    “Ka dallim ndërmjet bandave dhe njerëzve që marrin urdhra dhe popullit, i cili përgjithësisht nuk është i përfshirë atje dhe i shikojnë punët e veta. Por sa i përket këtyre që marrin urdhra dhe ushtrojnë drejtpërdrejtë dhunën, ky është një dallim shumë i qartë. Qeveria është duke e bërë këtë dallim, arrestimi i (Milun) Milenkoviq, ai ka një dosje kriminale me dhjetëra vepra, i dyshuar edhe për dy vrasje. Si mund të thuhet ai është provokim, çfarë provokimi është ajo. I njëjti njeri nëse është në Prishtinë dhe është me nacionalitet shqiptar, ai arrestohet në mes të Prishtinës. Pse të jetë ndryshe për një rajon tjetër, pasi krijojmë standarde të dyfishta… Ne duhet t’i bindim ndërkombëtarët që kjo është një e drejtë e Kosovës, s’ka të bëjë me civilët dhe është vetëm përpjekje (e Serbisë), pasi janë quajtur zgjedhjet legjitime, kryetarët e kanë përgjegjësinë që të ushtrojnë detyrën nga vendi i tyre i punës”, shton kryeparlamentari Konjufca për kp.

    Në anën tjetër, Konjufca kërkon lirimin pakushte të policëve të rrëmbyer nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.

    Madje, ai shton se në kthimin e tyre në shtëpi nuk duhet të ketë asnjë kushtëzim nga ana e Serbisë.

    “Së paku tri shtete kanë qenë të qarta, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Departamentit të Shtetit, Gjermania, Berlini zyrtar dhe Londra zyrtare, kanë qenë të qarta se policët janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, që ata duhet të kthehen pakushte në Kosovë. Tash kjo mbetet prej anës së Serbisë të zbatohet, por Serbia siç po shihet nuk i respekton këto thirrje ndërkombëtare. Përmes kësaj, ajo dëshirojë të krijojë një levë më të madhe të kushtëzimit ndaj Kosovës, ndoshta të kërkojë shkëmbime sa i përket këtyre tre policëve. Mirëpo, kjo nuk është një temë për të cilën ka pazare. Kjo është një temë që duhet të kryhet siç tha ShBA-ja, Gjermania dhe Britania e Madhe. Ata duhet të kthehen pa kurrfarë kushtëzimi. Në kthimin e tyre nuk ka një fjalë “por duhet të bëhet kjo”. Ata duhet të kthehen të pakushtëzuar”, deklaron ai.

    Krahas këtyre, Konjufca, kritikon kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku që nuk shkuan në takim të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani.

    “Nuk mendoj se kanë bërë mirë që nuk kanë shkuar në takimin e presidentes, pasi është qasje e gabuar. Mendoj se zotëri Haradinaj bëri mirë që shkoi në takimin e thirrur nga presidentja. Nuk mundesh edhe të ankohesh në presidenten, e cila nuk po luan rolin e saj sipas tyre dhe të njëjtën kohë të minosh këtë përpjekje të saj të mirë dhe fisnike për t’i ndihmuar vendin, që të grumbullojë forcat politike dhe të marrë mendimet e tyre sesi të ecet përpara. Pra nuk mundesh të ankohesh se presidentja nuk po na thërret kurrë dhe në mundësinë e parë që ajo të thërret të refuzohet ftesa. Mendoj se është kontradiktore dhe nuk është qasje që i ndihmon qytetarëve të Kosovës”, thekson Konjufca.

    Sa i përket mocionit të mosbesimit të përmendur nga AAK-ja, por edhe kërkesave së fundmi të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi për shpërndarje të Kuvendit, Konjfuca, thotë se i vetmi siklet i opozitës është se për të rrëzuar Qeverinë Kurti, iu duhen edhe votat e Listës Serbe, ndaj ky opsion është pa perspektivë.

    “Nuk shkon shpërbërja (e Kuvendit) ashtu. Kosova i ka procedurat e veta demokratike dhe shtetërore. Mendoj se të vetmin siklet që po krijohet në këtë aspekt është se për të rrëzuar Qeverinë Kurti është e domosdoshme ardhja e Listës Serbe, kjo është ajo që iu pengon faktorëve vendorë dhe kjo është arsyeja pse nuk shohin ndonjë perspektivë të këtij opsioni”, përfundon Konjufca.

    Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell të enjten në Bruksel ka pritur në takime ndara, kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Megjithëse, Borrell ka theksuar nevojën për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës, palët ende nuk janë marrë vesh për formën si të ndodhë kjo.

    Kryeministri Kurti është shprehur i hapur për organizmin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore, por ka thënë se kjo duhet të ndodhë vetëm me zgjidhje ligjore dhe kushtetuese. Ai ka theksuar se deeskalimi duhet të nënkuptojë largimin e ekstremistëve të dhunshëm që menjëherë do të përcillej me zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës në ndërtesat e komunave në veri.

  • Armatimi që u kap në veri, Sveçla e Hoxha dalin sot në konferencë për media

    Armatimi që u kap në veri, Sveçla e Hoxha dalin sot në konferencë për media

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha do të mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për media, shkruan Gazeta Express.

    Konferenca sipas njoftimit ka të bëjë me rastin e mbrëmshëm në Zveçan, ku policia ka identifikuar dhe njëherit konfiskuar një veturë me targa serbe, në të cilën kishte pasur një sasi armatimi e mjete të ndryshme ushtarake.

    “Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme lidhur me rastin e mbrëmshëm në Zveçan, ku policia ka identifikuar dhe njëherit konfiskuar një veturë me targa serbe, në të cilën kishte pasur një sasi armatimi e mjete të ndryshme ushtarake. Në konferencë pritet të marrë pjesë ministri i MPB-së z. Xhelal Sveçla dhe drejtori i PK-së z. Gazmend Hoxha”, thuhet në njoftimin e policisë.