ATV

Category: Lajme

  • Ministri Peci konfirmon aksidentin: U goditëm nga një veturë, pësuam lëndime të lehta

    Ministri Peci konfirmon aksidentin: U goditëm nga një veturë, pësuam lëndime të lehta

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është aksidentuar sot derisa ishte në terren me veturë zyrtare.

    Ai tha se nga ky aksident mori lëndime të lehta bashkë me një shoqërues të tij.

    “Gjatë vizitave në terren sot vetura në të cilën ishim, u godit nga një veturë tjetër ku për shkak të kësaj, pësuam lëndime të lehta por pa pasoja serioze. Ju falënderoj të gjithëve që keni shprehur shqetësim e kujdes ndaj meje dhe shoqëruesit tim”, ka shkruar ai.

    Megjithatë, nuk dihet nëse personat që ishin në veturën tjetër kanë pësduar lëndime nga ky aksident.

  • Përmbytje të mëdha në qytetin e Pejës

    Përmbytje të mëdha në qytetin e Pejës

    Peja është në gjendje të jashtëzakonshme pas reshjeve të shiut.

    Qyteti nga rajoni i Dukagjinit është përmbytur nga uji, shkruan ATV.

    Lexues të “ATV LIVE” kanë dërguar pamje nga qyteti.

    Uji madje ka dëportuar edhe në lokale. /ATV LIVE/

  • “Vidovdani” nuk do mbahet këtë vit në Gazimestan

    “Vidovdani” nuk do mbahet këtë vit në Gazimestan

    Manastiri i Deçanit ka njoftuar se për shkak të sigurisë në veri të Kosovës, ka vendosur që ceremonia e Vidovdanit, që është më 28 qershor, nuk do ta mbajnë në vendin e zakonshëm, por në manastirin e Graçanicës.

    Në lidhje me këtë është lëshuar edhe një njoftim nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, ku mes tjerash thuhet se këtë e vendim e kanë marr për arsye se sipas tyre, Policia e Kosovës nuk mund të sigurojë kushte për siguri.

    “Peshkopi Teodosije sot ka marrë vendim që për shkak të shqetësimeve mbizotëruese të sigurisë, ceremonia përkujtimore tradicionale e Vidovdanit e planifikuar për 28 qershor nuk do të mbahet në vendin e saj të zakonshëm. Në vend të kësaj, do të zhvillohet në Manastirin e Graçanicës”, shkroi Manastiri i Deçanit në Twitter.

    “Duke marrë parasysh situatën jashtëzakonisht të vështirë në Kosovë dhe Metohi, ku populli ynë aktualisht po jeton në një gjendje të pasigurisë së sigurisë dhe ndjen mungesë të të drejtave dhe lirive elementare, veçanërisht pas serisë së fundit të arrestimeve dhe keqpërdorimeve të serbëve të paraburgosur, si peshkop dioqezan, me përgjegjësi të plotë baritore, kam marrë vendimin e mëposhtëm:”.

    “Ceremonia e Vidovdanit, e cila tradicionalisht prej vitesh mbahet para monumentit të heronjve të Kosovës në Gazimestan, këtë vit do të mbahet në manastirin e Graçanicës, pas Liturgjisë Hyjnore më 28 qershor. Besojmë se ky vendim është e vetmja zgjidhje e përgjegjshme në një situatë ku ne dhe populli serb në tërësi nuk kemi besim se sigurinë dhe kushtet normale për mbajtjen e përkujtimit në Gazimestan mund t’i sigurojë policia e Kosovës”.

    Ata thonë se do të kërkojnë mbrojtje shtesë edhe nga KFOR-i.

    “Dioqeza Rashkë-Prizren do të kërkojë mbrojtje shtesë nga KFOR-i gjatë festimeve të këtij viti. Theksojmë se kjo është hera e parë, që nga përfundimi i konfliktit të armatosur në Kosovë në vitin 1999, që merret një vendim i tillë, i cili vetëm tregon peshën e situatës së sigurisë, por edhe mosbesimin tonë të plotë në institucionet aktuale në Prishtinë, të cilat, për fat të keq, i kanë sjellë marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë në nivelin më të ulët në 24 vitet e fundit”.

  • Familjarët e dëshmorëve në Istog fshijnë disa emra në lapidarin e sapovendosur

    Familjarët e dëshmorëve në Istog fshijnë disa emra në lapidarin e sapovendosur

    PËRGATITI: DONISA FAZLIU

    Familjarët e dëshmorëve të Istogut në shenjë revolte kanë larguar emrat e familjarëve të tyre nga lapidari që u vendos ditë më parë në këtë qytet. Sipas tyre, në këtë lapidar janë vendosur emra që nuk ishin pjesë e brigadës 133 të Istogut.

    Në shenjë revolte, familjarë të dëshmorëve të komunës së Istogut, larguan emrat e familjarëve të tyre, në lapidarin e dëshmorëve që u përurua ditë më parë.

    E për të ndaluar aksionin, dolën pjesëtarë të Policisë. (pamje policia)

    Familjarët janë të zemëruar që në lapidar janë vendosur edhe emra të civilëve të vrarë të cilët nuk ishin luftëtarë.

    “Ne sot si shenjë revolte, si shenjë pezmi, për tendencën me pirateru historinë e lavdishme, ne kemi dalë mi largu emrat e familjarëve tonë nga pllaka e cila është vendosur me 20 qershor të këtij viti.

    “Numri i saktë i dëshmorëve se brigada jonë e përfshin edhe Pejën, një pjesë të Klinës dhe gjithashtu Istogun. Numri i saktë i dëshmorëve është 51, edhe nuk janë dëshmorë vetëm të brigadës 133 të zonës tonë, por që gjysma e dëshmorëve në këtë pllakë janë nga zonat e tjera. Këta emra i kanë shkruar disa komandantë vërceniar, ata janë vërceniar për mu”.

    Para se vet t’i largonin emrat e familjarëve, protestuesit thanë se këtë ia kërkuan paraprakisht kryetarit të komunës.

    “Në vitin 2008 na kanë ardhë edhe 13 emra janë shtuar dëshmorë, në atë kohë nuk i kemi pranuar ata emra, kemi provuar në mënyra të ndryshme që t’i kundërshtojmë këta 13 emra sepse ata nuk kanë qenë dëshmorë. Kemi kërkuar nga kryetari i komunës që të vendosen vetëm emrat që kanë qenë dhe të mos shtohen emrat tjerë. Kemi marrë premtim nga kryetari, por më vonë e kemi vrejtë që janë shtuar emrat. Kemi kërkuar që mu largu emrat e familjarëve tonë, por që nuk i kanë larguar dhe jemi detyruar që sot t’i largojmë personalisht”.

    Por, sipas zyrtarëve komunalë, listën me emrat e dëshmorëve e morën nga shoqatat e dala nga lufta.

    “Listën me emrat e dëshmorëve e kanë sjellë Shoqata e dala nga lufta. Ne përpos që i kemi vendosur emrat e tyre në lapidar, nuk kemi përgjegjësi të për listat e dëshmorëve. Kemi mbajtur rreth 7 ose 8 takime me disa nga familjarët e dëshmorëve dhe se u kemi dhënë të njëjtën përgjigje”.

    Lapidari i Ri i Dëshmorëve në Istog, në të cilin janë të 63 emra të dëshmorëve është inauguruar në 24 vjetorin e Ditës së Çlirimit të qytetit.

  • Mbi 80 gra e fëmijë u strehuan këtë vit në Qendrën për Mbrojtje në Prishtinë

    Mbi 80 gra e fëmijë u strehuan këtë vit në Qendrën për Mbrojtje në Prishtinë

    PËRGATITI: NEXHMIE HYSENI 

    Mbi 80 gra bashkë me fëmijët deri më tani këtë vit kanë kërkuar ndihmë për strehim në qendrën për mbrojte në kryeqytet. Edhe pse kjo qendër operon me probleme financiare megjithatë sfidë më e madhe mbetet riintergrimi i viktimave.

    Ndajnë dhimbjen e përbashkët. Por, mbi 80 gra që kanë përjetuar dhunë në familje ndajnë edhe hapësirën e përbashkët, respektivisht Qendrën për Mbrojtje në Prishtinë.

    Në këtë qendër ka gra të cilat vijnë për herë të tretë apo të katërt, andaj riintegrimi i viktimave konsiderohet sfida kryesore.

    “Pjesa më sfiduese është pjesa e riintegrimit, çka pas strehimores? Se viktimat nëse nuk e kanë një qëndrueshmëri financiare, një punë, një sigurim financiar ato prapë po kthehen tek dhunuesit dhe prapë po vazhdon cikli i dhunës. Që nënkupton që shpesh kemi raste recidive që vijnë për herën e tretë, katërt apo të pestë”

    Për shkak të kërkesave të shumta për strehim në këtë qendër, viktimave u lejohet të qëndrojnë deri në gjashtë muaj.

    “E kemi një rregullore standard prej momentit kur pranohet deri në gjashtë muaj kanë të drejtë qëndrimi. Mirëpo, nëse atyre nuk ju bëhet ndonjë zgjidhje ato qëndrojnë më gjatë. Për momentin e kemi një grua që është që tetë muaj dhe ende nuk i është bërë zgjidhje dhe vazhdon të marrë shërbime.

    Qysh nga fillimi i vitit strehimoret e këtilla kanë kaluar nën ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë.

    Hamiti shpreson për linjë buxhetore të qëndrueshme që të arrijnë të ofrojnë shërbime për të gjitha gratë që kanë nevojë.

  • Sasia e madhe e armatimit është konfiskuar të premten në Zveçan

    Sasia e madhe e armatimit është konfiskuar të premten në Zveçan

    PËRGATITI: ARTON HAMITI 

    9 zolla, 1 predhë e minahedhësit, 21 granata dore prodhim serb, lloji i të cilave dyshohet të jetë përdorur gjatë sulmit ndaj KFOR-it, 10 armë të gjata automatike dhe mbi 5000 fishekë, është vetëm një pjesë e municionit që Policia e Kosovës konfiskoi të premten në Zveçan.

    Në një konferencë të jashtëzakonshme, ministri i Brendshëm dhe drejtori i Policisë, thanë se u parandalua një sulm terrorist. Vetura ku u gjet kjo sasi armesh, dyshohet se është në pronësi të shtetit serb.

    Kjo veturë është e paraparë të transportojë jo më shumë se pesë persona. Por, brenda audisë me targa të Beogradit, e cila ishte parkuar vetëm 100 metra larg Komunës së Zveçanit, Policia e Kosovës, gjeti sasi të konsiderueshme të municionit.

    “9 zolla, 2 lansues, 2 ossa, 1 predhë e minahedhësit, 21 granata dora, 20 predha të trombolinit, 2 mbushës të barutit, 10 armë të gjata automatike,një revole, një shurdhues i armëve, 51 karikator i armëve të gjata, 5 karikatorë për armë të shkurta, 5756 fishekë të kalibreve të ndryshme, 18 koktej molotovi, 17 mjete piroteknike, 14 mjete tymuese, 5 thika ushtarake, 11 jelek antiplumb dhe jelekë taktik, 9 uniforma ushtarake, 1 palë dylbi, një maskë për helm e gaz, një dyshek ushtarak, 19 emblema të “Brigadës së Veriut”, 3 radiolidhje dhe mbushës, një sasi e narkotikëve”, tha ministri Sveçla.

    Sipas drejtorit të Policisë, kjo sasi e armëve është deponuar nga strukturat ilegale, që pastaj të përdoret për sulme terroriste. Madje, lloje të granatave që u hasen në veturë e që janë prodhim serb, dyshohet se u përdoren në sulmet ndaj KFOR-it.

    “Vlen te theksohet se 15 granata dore, janë prodhim serb i vitit 2021, dhe nga hetimi i njësive te specializuara ekziston dyshimi i bazuar se ky lloj i granatave është përdorur në sulmin ndaj KFOR-it te datës 29 maj”, tha drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.

    Vetura që për një kohë kishte qëndruar e parkuar në lagjen “Kolonia” të Zveçanit, dyshohet se është në pronësi të shtetit serb.

    “Vetura që shihni këtu, me targa të Beogradit, e përfshirë në këtë rast është evidentuar si pronë e një ndërmarrje publike shtetërore e Serbisë. Saktësisht “Shoqëria Aksionare Hekurudha e Serbisë”. Është mese e qartë kush qëndron pas sulmeve dhe përpjekjeve terroriste brenda vendit tonë. Pra, këtu në këto prova gjeni veturën e institucioneve të shtetit të Serbisë, radiolidhje të zyrtarëve serbë në Kosovë, simbole të Rusisë dhe të organizimit terrorist “Severna Brigada”, shtoi ministri.

    Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut, organizata këto që funksionojnë në veriun të Kosovës, sipas ministrit të Brendshëm do të shpallen organizata terroriste.

  • Qindra shqiptarë në Cyrih të Zvicrës sot protestuan në mbrojtje sovranitetit të Republikës se Kosovës

    Qindra shqiptarë në Cyrih të Zvicrës sot protestuan në mbrojtje sovranitetit të Republikës se Kosovës

    Nën organizimin e komunitetit kosovarë ne Zvicër, sot ne Qender te qytetit te Cyrihut janë tubuar qindra shqiptare kryesisht nga Kosova dhe nga viset tjera të ballkani (Maqedenia Ver., Lugina e Presheves, Mali i Zi dhe Shqiperia) për te protestuar mde moton “QËNDRONI ME REPUBLIKËN E KOSOVËS” kunder padrejtesive te disa instancave nderkombëatre proserbe dhe në mbrojtje te sovranitetit te Republikës së Kosovës, njofton ATV dhe gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.
    Protesuesti sot në Zvicer kerkuan largmin e trios (Borrell-Escobar-Lajcak) nga bisedimet, për shkak njeanshmerisë! Protesuesti sot ne Cyrih kerkuan nga Berna te udheheq pocesin e dialogut Kosovë-Serbi te udheheq Zvicra si nje vend neutral
    « Kur t‘na bëhet padrejtësi dhe krahasimi i vikmtes me krimninelet imponohet  protesta si nje detyrim dhe e drejta demokratike dhe nderkombëtare.. » me keto fjale nisi protesta e sotme ne Cyrih, ku oratoret dhe organizatoret e tubmit ne fjalë. Protestuesit ne dore mbanin flamujt kombëtar, ata te shtetit te Kosovës, te Rugovës (Dardanisë) dhe Zvicres.
    Serbia njihet si një shtrirje e Rusisë në rajonin e Ballkanit dhe si i vetmi vend që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Kosova, nga ana tjetër, përmbush të gjitha kërkesat e kërkuara nga bashkësia ndërkombëtare, duke u përshtatur në situata të pafavorshme, për të lehtësuar një marrëveshje paqeje. Veq kesaj Aleksnadenr vuci sa here kerkcnohet nga qytetaret evete serbe me pérotesta siq jane keto te fundit pas vafrsjes se 18 mfiojeve serb ne shkollat e Berogrdait, ai për te vazhduar pushtetin, provokon ne Veri te Kosovës me bandat kriminale me qellim te destabilizimit te rajonit.
    Në fjalimin  inicuesit të kësaj protestë nga Lulzim Kadriu, nje veprimtar i devotshme i diapsores shqiptare ne Zvicër, nder tjera thuhet se « BE-ja po bën të njëjtin gabim që bëri në 2008 dhe 2014 me Putinin. Ajo mbështetet në politikat e qetësimit. Aktualisht po e përjetojmë rezultatin në Ukrainë. Procesi i normalizimit nuk po përparon. Marrëveshja e fundit nuk u nënshkrua dhe u prish në rastin e parë nga Vuçiq. Nga ana tjetër, presioni ndaj Kosovës po rritet. Njëanshmëria nuk do të na sjellë më pranë zgjidhjes. Në anën e kujt është Vuçiq është e qartë. Ndërsa shefi i tij i inteligjencës Vulin është në një konferencë sigurie në Moskë, banditë që ai organizoi sulmojnë brutalisht ushtarët e KFOR-it për të protestuar kundër zbatimit të rezultateve të zgjedhjeve që ata vetë i iniciuan dhe bojkotuan. Ne kemi nevojë për ndërmjetës të pavarur në procesin e normalizimit dhe një fund të politikës së zbutjes. »
    Sipas organizatoreve « SHBA-te, BE-të dhe NATO ushtarete te cileve u rrahen për vdekje nga bandat kriminale serbe te dirgjuara nga Beohtrdai dhe grupi tjeter kriminal rus Wagner duhet te kene kujdes nga ndonhe marrëveshje serkrete ne dëm te Kosovës me presidentin serb Aleksander Vucic, nje ish-ministër i kasapit të Ballkanit Slobodan Millosheviç, e tani si marionetë e fshehur e regjmit te Putinit te kërkuar per arerst nga komuniteti ndekrombëtar.. »
    Ne kete proteste pati edhe zvicerane dhe depuette dhe aktivste nga poltika helvetike ( SP, SVP, FDP etj… ) te cilet njezeri denuar rpvopkimet serbe dhe shune ndaj policeve dhe gazetareve si dhe forcave paqeruajtese (NATO) ne Veri te Kosovës.
    Për t’u solidarzuar me kerkesat e kosovareve ishte edhe deputeti Fabian Molina (PS) i cili denoi provokimet dhe sulmet e huliganeve serbve drejt gazetareve dhe policise se Kosovës si dhe veprimet e njëanshme te SHBA-ve dhe NATO-s te cilat ditëve te fundit për iks interesa u radhitën ne krah te pasardhesve te diktatorit dhe kasapit te ballkanit Miloshevicit duke mbyllur syte para vitkimave ,. ne keet rast shqipatreve entik te cilet u masapkruan dhe u perdhunuan nga serbët.  Ne protest mori pejse edhe deputeti tjeter Kushtirim Berisha (PS) i clii po ashtu denoi provokimet dhe sulmet ndaj gazetareve nga badnat serbe, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch
    Protestuesit sot ne Zvicer denuan sulmet ndaj gazetarëve dhe policise se Kosovës. Kerkojne urgjen lirimin pa kushtezime te tre policëve shqiptare te kidnapuar nga bandat e Vucicit! 
    Sipas z. Ilmi Cakollit nje vperimtari njohur ne Zvcier « Disa insitucione nderkombëtare me pavetëdije apo për iks interesa duek anshaluar vikkimen e masakruare e dhunuar nga serbet, po përpiqen për t‘a kthyer Serbinë në binarët euro-atlantik mbi kurrizin Kosovës e cila nuk ka toke per te falur për serbet ardhacak, emigrantë ne gadishullin Ilirik »..

    « Gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, ku Serbia kreu gjenocid ndaj popullatës me shumicë shqiptare, bashkësia ndërkombëtare reagoi dhe NATO u detyrua të ndërhyjë. Vetë popullsia bëri rezistencë civile dhe të armatosur, e cila do të ishte e kotë pa mbështetjen e NATO-s. Ushtarët dhe policia serbe kryen krime masive lufte që kanë mbetur të pandëshkuara edhe sot e kësaj dite. Pas luftës ka pasur administrim të përkohshëm nga OKB-ja dhe mbrojtja është siguruar nga NATO/KFOR-i. Më 17 shkurt 2008 u shpall pavarësia e Republikës së Kosovës, e cila tashmë është njohur nga shumë shtete, përfshirë edhe Zvicrën. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli të ligjshme Deklaratën e Pavarësisë. Për më tepër, ekziston një mandat lokal nga OKB/BE dhe nga NATO/KFOR, secili në koordinim me qeverinë e Kosovës. » thuhet ne nje komunikate te organizatorëve, e cila leter ju shperdahej rrugeve te qytetit te Tyrhiut ne dy gjuhe (gjermanisht dhe frengjisht) për kalimtAret zvIceran për te mesuar te vertetn mbi zhvillimet e fundit ne Kosovë dhe provokimet serbe në Veri.

    Teuta Sadiku, nje atdhedashese e flaket nga Kosova Lindore pe ragzeten hzviceraen Le Canton27.ch tha se  « Une kumdershtoj pazaret me tokat tona të lashta Dardane… »

    « Ka filluar një proces pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili ka vite që vazhdon dhe negociatat udhëhiqen dhe moderohen nga BE-ja. Negociatat janë të vështira dhe rezultatet janë modeste. Ka trazira të vazhdueshme në zonat me shumicë serbe në Kosovë. Serbia refuzon të pranojë krimet e luftës dhe të njohë pavarësinë e Kosovës. Popullata serbe në Kosovë frikësohet nga kriminelët serbë dhe detyrohet të marrë pjesë në demonstrata masive apo të sabotojë shtetin zyrtar të Kosovës, në kundërshtim me marrëveshjet për parime të ndryshme në tryezën e bisedimeve në Bruksel. Po ashtu kohëve të fundit ka pasur sërish trazira të dhunshme dhe të armatosura në veri të Kosovës, në rajonin e Mitrovicës, të cilat udhëhiqen kryesisht nga politikanët kriminalë vendas, të cilët janë gjithashtu të lidhur ngushtë me pushtetin serb… » kane thene organizatoret e protestes se sotme ne Cyrih te Zvicres, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch

    Sipas tyre , oficerët e policisë kosovare dhe ushtarët e KFOR-it u sulmuan dhe u plagosën. Komuniteti ndërkombëtar e merr lehtë dhe fajëson të dyja palët, si Kosovën ashtu edhe Serbinë. Të ulur përballë njëri-tjetrit në tryezën e bisedimeve janë kryeministri i zgjedhur në mënyrë demokratike, Albin Kurti dhe autokrati Aleksandër Vuçiç, ish-ministri i kriminelit të luftës S. Millosheviq. »

    Organizatoret ftojne mergimtaret: Diaspora shqiptare Zvicra dhe nga vendet e BE-së bojkotoi rruget neper Serbi!.., se me paret tona Serbia po blene armatim dhe po na vret!.. »   

    Ne vazhdim ata para amses kane thene se « Kryeministri i Kosovës po kërkon që popullata serbe të jetë në përputhje me ligjin në fuqi në Kosovë dhe shumë prej tyre janë të gatshëm ta bëjnë këtë, duke gëzuar privilegje të pakicave të padisponueshme askund tjetër në Evropë. Megjithatë, disa prej tyre manipulohen nga Serbia dhe ndodhin trazira të panevojshme, të cilat më pas çojnë në mobilizimin e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën dhe kështu demonstrimin e gatishmërisë për luftë. »

    Nga ky tubim organizatoret dhe protestuesit njezerit kane kërkuar nga Zvicra  dhe bashkësia ndërkombëtar te përfshira që të rishikojnë provecesine diologut nga afër dhe të mos gjykojnë autorët dhe kriminelët. Së fundmi, tre oficerë të policisë kufitare kosovare janë rrëmbyer nga forcat speciale serbe për të nxitur situatën dhe për të provokuar një kundërreagim. Këta tre policë duhet të lirohen urgjentisht dhe pa kushte. Ne si emigrantë me origjinë shqiptare, ne shpresojmë që komuniteti ndërkombëtar të jetë i arsyeshëm dhe do të donim që edhe Zvicra sdki nje vend neutzral dhe me i besueshem ne bote të merre pjesë si mediatore në negociata. Nese jo Zvicra, bile ndonje personalitet zviceran qe njeh realitetin e Kosovës dhe zhvillimet ne ballkan… »

  • Pacolli i reagon Borellit: S’do të jemi kurrë një vend ku terroristët veprojnë lirshëm

    Pacolli i reagon Borellit: S’do të jemi kurrë një vend ku terroristët veprojnë lirshëm

    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, me anë të një postimi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratës së përfaqësuesit të Lartë të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Josep Borrell, i cili dje i ka cilësuar arrestimet në veri si të jashtëligjshme.

    Gjithashtu, Borrell ka përmendur edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës të cilat kanë marshuar dje në Mitrovicë të Jugut dhe retorikën e ashpër të Serbisë.

    Pacolli ka shkruar se Borell dhe gjithë tjerët duhet ta kuptojnë se Kosova nuk është vend pa ligj.

    “Zoti Borell dhe gjithë të tjerët duhet të kuptojnë mirë se Kosova nuk është një vend pa ligj. Rendi dhe ligji zbatohet në të gjithë territorin. Askush nuk duhet t’i kërkojë Kosovës asgjë tjetër përveç vendosjen e rendit dhe ligjit”, shkroi Pacolli.

    Ai më tutje theksoi se Kosova nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një vend ku terroristët veprojnë lirshëm.

    “Policia e Kosovës është institucion i respektuar dhe e kryen punën e saj sipas ligjeve të Kosovës. Të qëndrojmë në dialog, të japim rezultate, por asnjëherë të mos inkurajojmë aktet e dhunës!”, shkroi Pacolli.

     

  • Kurti: Serbia qartazi do përshkallëzim, pas rrëmbimit kanë avancuar në organizim të sulmeve terroriste

    Kurti: Serbia qartazi do përshkallëzim, pas rrëmbimit kanë avancuar në organizim të sulmeve terroriste

    Kryeministri Albin Kurti ka shkruar sot se Policia e Kosovës në bashkëpunim em AK-në kanë arritur që të parandalojnë një sulm terrorist, duke zbuluar një veturë të mbushur me armë e municion ushtarak.

    Kurti thotë se panorama e këtij organizimi terrorist është e qartë, duke përmendur veturën me targa të Beogradit në pronësi shtetërore të Serbisë dhe armatim i gjithi prodhim serb.

    Kreu i Qeverisë thotë se Serbia është qartë e pozicionuar për përshkallëzim të situatës, duke thënë se pas agresionit me rrëmbimin e 3 policëve tashmë Serbia ka shkuar edhe një hap tutje, hapin e organizimit të sulmeve terroriste.

    Reagimi i plotë:

    Mbrëmë, Policia e Kosovës (PK) në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) kanë parandaluar një sulm terrorist duke zbuluar në Zveçan, 100 metra afër objektit të Komunës, një veturë me shumë armë, municion e pajisje të ndryshme ushtarake.

    Panorama e këtij organizimi terrorist është e qartë: vetura me targa të Beogradit, pronë e ndërmarrjes shtetërore të hekurudhave të Serbisë; armatimi i gjetur i gjithi prodhim i Serbisë, ndër to granata të dorës prodhuar në vitin 2021, të tilla që janë përdorur në sulmin e 29 majit 2023 në Zveçan kundër ushtarëve të KFOR-it; jelekë me mbishkrime të njësiteve ruse, serbe dhe logo e shenja identifikuese të organizatës “Severna Brigada”, si dhe mjete shpërthyese të përdorura më herët nga formacioni ilegal me aktivitete kriminale “Mbrojtja Civile”. Sasia e madhe e armatimit të gjetur tregon për përmasat e aksionit të planifikuar e të pasojave të parandaluara.

    Serbia qartazi është e pozicionuar për përshkallëzim të situatës. Përveç agresionit që Serbia ka ndërmarrë ndaj Republikës së Kosovës duke rrëmbyer 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës brenda territorit tonë në 14 qershor 2023, ajo luftimin e rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës e ka çuar një hap me tutje me organizimin e sulmeve terroriste.

    Unë i jam falënderues PK-së dhe AKI-së për punën që po bëjnë gjithë këto kohë në ruajten e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë dhe në parandalimin e krimit e terrorizmit në atë pjesë të Republikës së Kosovës.

  • Erdogan i kërkon Putinit ta gjykojë situatën me kujdes

    Erdogan i kërkon Putinit ta gjykojë situatën me kujdes

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka biseduar në telefon me presidentin rus Vladimir Putin dhe i ka kërkuar që të gjykojë situatën me kujdes.

    Presidenca turke e ka lëshuar këtë deklaratë, pasi mercenarët rusë të grupit Wagner e kanë nisur një rebelim të armatosur përgjatë natës në Rusi.

    Në deklaratë është thënë se dy krerët shtetërorë kanë biseduar për zhvillimet në Rusi dhe Erdogani i ka thënë Putini se Turqia është e gatshme të ndihmojë për të arritur deri te një zgjidhje paqësore pas situatës së krijuar.