ATV

Category: Lajme

  • Krasniqi: Jam në kontakt me Muhaxherin, Sveçlën dhe Mehajn t’u dalim në ndihmë qytetarëve në Pejë

    Krasniqi: Jam në kontakt me Muhaxherin, Sveçlën dhe Mehajn t’u dalim në ndihmë qytetarëve në Pejë

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi, tha se është i “shqetësuar” dhe “tronditur” pas situatës së vërshimeve në Komunën e Pejës.

    Nga këto vërshime, një nënë bashkë me fëmijën e saj 5-vjeç vdiqën të shtunën, transmeton Paparaci.

    Ai tha se është në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, që t’u dalin në ndihmë qytetarëve në këtë situatë.

    “I shqetësuar dhe tronditur me situatën e vërshimeve në Pejë, ku si pasojë e tyre humbën jetën dy qytetarë tanë, një fëmijë dhe nëna e tij. Që nga fillimi i reshjeve mbrëmë jam në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me Kryetarin Muhaxheri, Ministrin Sveçla dhe Ministrin Mehaj, që ti dalim në ndihmë qytetarëve dhe Komunës në këtë situatë të vështirë”, shkroi ai në Facebook.

    “Familjarëve të cilët humbën më të dashurit e tyre, ju shprehi ngushllime, të lënduarve shërim dhe rikuperim të shpejtë dhe shpresojë që situata të tilla mos të përsëritën më”.

  • Grupet kriminale në veri – identifikimin e hetimi i tyre i vështirë, koordinimi me aleatët i domosdoshëm

    Grupet kriminale në veri – identifikimin e hetimi i tyre i vështirë, koordinimi me aleatët i domosdoshëm

    Njohësit e çështjeve të drejtësisë vlerësojnë se me urdhër të Beogradit, grupet kriminale në veri po synojnë defunksionalizimin e shtetësisë së Kosovës. Madje sipas tyre, institucionet e drejtësisë nuk do ta kenë të lehtë identifikimin e tyre për t’i sjellë para drejtësisë.

    Krahas vështirësive në vendosjen e rendit kushtetues atje, njohësit e drejtësisë kërkojnë koordinim me aleatët ndërkombëtarë.

    Avokati Ardian Bajraktari thotë për Ekonomia Online, se përmes aktiviteteve kriminale e protestave të dhunshme, synojnë që ta defunksionalizojnë tërë territorin e Kosovës.

    Ai e konsideron fillimisht si problem politik veriun dhe se grupet që operojnë atje janë të dirigjuar nga Beogradi.

    “Tani të gjithë e dimë se sa i përket çështjes së veriut para se me qenë problem juridik në radhë të parë është problem politik dhe unë kam përshtypjen që një pjesë e atyre që organizojnë aktivitete të cilat natyrisht që janë në bindjen time kundër rendit tonë juridik, ato janë të dirigjuara prej mekanizmave të caktuar të politikës së Beogradit e cila në radhë të parë insiston që me u defunksionalizu dhe me u destabilizu për aq sa është mundur pjesa veriore dhe pastaj sa kanë hapësirë dhe kapacitetet me defunksionalizu edhe pjesën tjetër të Republikës sonë”, thotë Bajraktari.

    Bajraktari ka vlerësuar lartë punën e institucioneve të sigurisë në arritjen e kapjes së të dyshuarve për sulmet në veri.

    Ai shpreson se institucionet përgjegjëse do të veprojnë siç parashihet me legjislacion.

    “Tani nëse ne presim që ta kemi një konfirmim nga presidenti serb nuk do të ndodh asnjëherë por para se gjithash duhet parë edhe motivet të cilat i shtyjnë të gjithë këta individë por edhe grupet të cilat organizojnë aktivitete të tilla e natyrisht me sa kemi arritur t’i shohim janë për me pengu edhe shtrirjen e sovranitetit por edhe rendit e qetësisë, mirëpo është inkurajuese fakti që një pjesë e tyre, disa prej këtyre janë të ndaluar nga ana e institucioneve tona të drejtësisë dhe po shpresoj që të njëjtit do të veprojnë me efikasitet në vënien së gjithë këtyre para organeve të rendit siç parashihet me legjislacion”.

    E avokati tjetër, Musa Damati, e ka vlerësuar si të rëndë gjendjen në veri dhe sfiduese për rendin kushtetues.

    “Gjendja në veriun e Kosovës edhe në të kaluarën por sidomos në këto muajt e fundit është jashtëzakonisht e brishtë në bazë të asaj se çka po shohim. Është një sfidim jashtëzakonisht i madh i rendit Kushtetues dhe juridik atje dhe është një sfidë e paprecedent në vendet demokratike me u ballafaqu me një gjendje të tillë kaotike në aspektin e sundimit të ligjit”, thotë Damati.

    Ai thotë se Kosova do ta ketë të vështirë identifikimin e grupeve kriminale atje. Ai ka kërkuar koordinim me partnerët ndërkombëtarë për sundimin e ligjit në veri të vendit.

    “Çështja është së në veriun e Kosovës në bazë të informacioneve, operojnë grupe të ndryshme me begraund të panjohur dhe realisht është në sfidën e Republikës së Kosovës që të bëhet identifikimi i tyre dhe të vendoset sundimi i ligjit në atë pjesë. Fatkeqësisht Republika e Kosovës në muajt e fundit vetëm se është destabilizuar sa i përket veriut të vendit. Kriminaliteti ekziston në çdo vend të botës, madje edhe në vendet me demokraci të lartë por ajo se çka po shohim është një sfidim serioz i rendit kushtetues dhe juridik i Republikës së Kosovës në pjesën veriore të vendit. Unë mendoj se duhet një koordinim më i ngushtë me aleatët ndërkombëtarë por edhe një vendosmëri për të shtrirë sundimin e plotë të ligjit në atë pjesë të vendit”./eo

  • Rrëmbehet dhe dhunohet një vajzë në Obiliq, arrestohen tre të dyshuar

    Rrëmbehet dhe dhunohet një vajzë në Obiliq, arrestohen tre të dyshuar

    Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që njëjtit dyshohet se kanë rrëmbyer e më pas kanë dhunuar një vajzë në Obiliq.

    Policia e Kosovës thotë se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Njoftimi nga Policia e Kosovës:

    RREMBIM/DHUNIM- Obiliq, 24.06.2023-NN. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit kanë rrëmbyer e me pas edhe dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

  • E sulmoi me thikë mjekun kujdestar, dërgohet në mbajtje

    E sulmoi me thikë mjekun kujdestar, dërgohet në mbajtje

    Është arrestuar dje një person në Ferizaj.

    Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar me thikë mjekun kujdestar në Qendrën Emergjente të Ferizajt.

    I dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “SULM- Ferizaj, 24.06.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, në Qendrën Emergjente të Ferizajt pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) mjekun kujdestar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

  • Vdekja e dy personave në Pejë, Muhaxheri: Jam i tronditur, situatë e rëndë

    Vdekja e dy personave në Pejë, Muhaxheri: Jam i tronditur, situatë e rëndë

    Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri u shpreh i tronditur me rastin tragjik që ndodhi në Pejë, ku dy persona humbën jetën si pasojë e vërshimeve të së shtunës.

    Muhaxheri shprehu ngushëllime për vdekjen e nënës dhe të fëmijës.

    Ai, situatën në Pejë e quajti të rëndë dhe të hidhur.

    “Jam shumë i tronditur për rastin tragjik që ka ndodhur sonte në Pejë si pasojë e vërshimeve, ku ka pasur edhe humbje jete të çmuara! Kjo është një situatë e rëndë dhe e hidhur për qytetin tonë. Gjatë kësaj kohe të vështirë, shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim të plotë. Shpresoj të kenë forcë për ta kaluar këtë situatë. Ndihma në kohë të vështira është thelbësore.”, shkroi Muhaxheri në Facebook.

    Ai potencoi se ekipet janë në terren dhe po e vëzhgojnë situatën e shkaktuar nga vërshimet.

    Një grua dhe djali i saj, 5-vjeçar vdiqën si pasojë e vërshimeve të djeshme në Pejë. Policia informoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen “Asllan qeshme”, u gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte e zhdukur.

  • Vërshimet në Pejë, Mehaj: Jemi në dispozicion për të tejkaluar situatën

    Vërshimet në Pejë, Mehaj: Jemi në dispozicion për të tejkaluar situatën

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj u shpreh se janë në dispozicion për të tejkaluar situatën e rënduar në Pejë, pas vërshimeve të së shtunës.

    “Njësitë tona të kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës, do të jenë aty ku ka nevojë për t’iu dalur në ndihmë në këtë gjendje të rëndë. Me të gjitha kapacitetet tona jemi në dispozicion për të tejkaluar këtë situatë.”, shkroi Mehaj në Facebook.

    Një grua dhe djali i saj, 5-vjeçar vdiqën si pasojë e vërshimeve të djeshme në Pejë. Policia informoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen “Asllan qeshme”, u gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte e zhdukur.

  • Dy persona të vdekur në Pejë si pasojë e vërshimeve

    Dy persona të vdekur në Pejë si pasojë e vërshimeve

    Një nënë bashkë me fëmijën e saj 5 vjeç, kanë vdekur të shtunën në Pejë, si pasojë e vërshimeve, ka njoftuar Policia e Kosovës.

    Sipas Policisë, nëna fillimisht është zhdukur, por është gjetur pas kërkimeve të ekipeve policore në lagjen “Asllan qeshme”.

    Përveç tyre, në lagjen “Fidanishte”, po ashtu në Pejë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spital.

    Kosova është përballur me vërshime në disa qytete edhe në janar të këtij viti.

    Atëherë, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) pati kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mundojë krijimin e një fondi emergjent për komunat, në raste të tilla.

    Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë shpesh vërshime në Kosovë.

    Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave.

  • Kërcënohet me vdekje politikani serb në veri, tërhiqet nga politika dhe “zhduket”

    Kërcënohet me vdekje politikani serb në veri, tërhiqet nga politika dhe “zhduket”

    Lideri i “Lëvizjes për mbrojtjen e Kosovës”, Nebojsha Joviq është tërhequr nga politika pasi është kërcënuar me vdekje.

    Ai së bashku me familjen e tij ka disa ditë që nuk janë parë më në vendin e tij të lindjes, në veri të Mitrovicës, ndërsa për vendndodhjen e tyre nuk di askush.

    Burime të KosovaPress-it bënë të ditur se më 14 qershor në orët e vona të natës, 6 persona të armatosur dhe me maska, kanë hyrë me forcë në banesën e Nebojsha Joviq-it që ndodhet në rrugën “Knjaz Milos” në veri të Mitrovicës, që dyshohet se synim kanë pasur vrasjen e tij, mirëpo përveç bashkëshortes dhe dy fëmijëve, ai nuk është gjetur aty.

    Sipas këtyre burimeve, atij edhe në të kaluarën i është tërhequr vërejtja disa herë që ta ndërpresë aktivitetin e tij politik, por që ai nuk është ndalur.

    “Ky tipi nga Kopaoniku (Millan Radoicic v. j.) i ka dërguar njerëzit e tij nga Serbia për ta likuiduar Joviq-in, por nuk e kanë gjetur në banesë. Bashkëshorten dhe dy fëmijët ia kanë maltretuar dhe ju kanë thënë se sapo ta gjejnë do t’ia mbyllin gojën përgjithmonë.

    Ai dhe familja e tij tashmë janë larguar dhe e kanë braktisur Kosovën. Askush nuk e di se ku ndodhen’, bënë të ditur burime të sigurta të KosovaPress-it.

    KosovaPress-i ka provuar për disa ditë me radhë të kontaktojë me Nebojsha Joviq, por pa sukses, ndërsa telefoni i tij vazhdimisht nuk ka qasje.
    Madje, ai nuk ka qasje as në rrjetet sociale, në të cilat ka qenë shumë aktiv, por që me gjasë i ka mbyllur të gjitha.

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Veton Elshani bëri të ditur se policia nuk është në dijeni për rastin.

    “Policia nuk ka informacion dhe askush nga qytetarët deri tash nuk ka raportuar një rast të tillë në polici”, u shpreh Elshani për KosovaPress.

    Ndryshe, Nebojsha Joviq ka qenë ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviq, ndërsa kohët e fundit në paraqitjet e tij të shumta publike, ka deklaruar se “Lista serbe ka humbur kredibilitetin dhe se nuk mund ta përfaqësojë më popullin serb të Kosovës”.

    Po ashtu, ai ka udhëhequr protestën e 13 qershorit në veri të Mitrovicës kundër arrestimit të Millun Milenkoviq – “Llune” nga ana e Policisë së Kosovës, me ç’rast ka brohoritur “tradhti”, “tradhti”, si dhe fjalë të rënda në adresë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

  • Viktima e parë në Pejë nga përmbytjet, fëmiu 4 vjeçar, e ëma nën rrënoja

    Viktima e parë në Pejë nga përmbytjet, fëmiu 4 vjeçar, e ëma nën rrënoja

    Qyteti i Pejës sonte po përballët me gjendje të jashtëzakonshme si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut.

    Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se si pasojë e vërshimeve, një shtëpi është rrënuar, ku ka pësuar me fatalitet një anëtar i një familjeje.

    Ngjarja ka ndodhur në lagjën “Asllan Qeshme”, ku nën rrënoja ka humbur jetën një fëmijë katër vjeçar.

    E ëma e tij vazhdon të mbetet nën rrënoja.

    Indeksonline raporton se dy anëtarë të tjerë të familjes kanë pësuar lëndime trupore.

    Drejtori i Emergjencave në Pejë bashkë me ekipet janë në teren.

  • Gjendje e jashtëzakonshme në Pejë, uji i merr me vete edhe veturat!

    Gjendje e jashtëzakonshme në Pejë, uji i merr me vete edhe veturat!

    Peja është në gjendje të jashtëzakonshme pas reshjeve të shiut.

    Qyteti nga rajoni i Dukagjinit është përmbytur nga uji, shkruan ATV.

    Lexues të “ATV LIVE” kanë dërguar pamje nga qyteti.

    Uji madje ka dëportuar në lokale, por edhe ka marrë me vete edhe veturat që ishin të parkuara në ambientet e jashtme.

    Për më shumë detaje do t’ju informojmë me kohë. /atvlive.tv/