ATV

Category: Lajme

  • Në Hagë hapet zyra ndërkombëtare për hetimin e luftës në Ukrainë

    Në Hagë hapet zyra ndërkombëtare për hetimin e luftës në Ukrainë

    Një zyrë ndërkombëtare që do të hetojë Rusinë për pushtimin e saj të Ukrainës, është hapur më 3 korrik në Hagë. Ky është hapi i parë drejt një tribunali të mundshëm kundër udhëheqjes në Moskë.

    Qendra Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit ka prokurorë nga Kievi, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale.

    Kjo zyrë do të hetojë dhe do të mbledhë dëshmi, në një lëvizje që po shihet si hap i përkohshëm para krijimit të një tribunali special, që mund të sjellë para drejtësisë zyrtarët e Kremlinit për nisjen e luftës në Ukrainë.

    Disa zyrtarë të lartë do të mbajnë një konferencë për media më vonë gjatë ditës, ndërsa pritet të flasin edhe prokurori i përgjithshëm ukrainas, Andriy Kostin, ndihmës prokurori i përgjithshëm amerikan, Kenneth Polite, dhe Komisionari i BE-së për Drejtësi, Didier Reynders.

     

  • Wagner pezullon rekrutimin e mercenarëve

    Wagner pezullon rekrutimin e mercenarëve

    Grupi famëkeq rus i mercenarëve Wagner, që kreu rebelimin më 23-24 qershor, ka ndaluar të gjithë procesin e rekrutimit.

    Ky grup njoftoi përmes kanalit në Telegram se “përkohësisht nuk po marrim pjesë në operacionin e posaçëm ushtarak dhe po zhvendosemi në Bjellorusi”.

    Wagner përdori shprehjen që Rusia përdor për t’iu referuar pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

    Grupi Wagner kreu një rebelimin të shkurtër dhe mercenarët u nisën drejt Moskës. Por, më pas lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ndërmjetësoi një marrëveshje dhe rebelimi u ndërpre.

    Sipas kësaj marrëveshjeje, shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, u lejua që të shkonte në Bjellorusi.

    Luftëtarëve të Wagner-it u është dhënë mundësia të zgjedhin nëse duan të ndjekin Prigozhinin apo të integrohen në ushtrinë e rregullt ruse.

    Prigozhin nuk është parë në publik që nga përfundimi i rebelimit. /REL/

  • Kurti i quan “të përkohshme” masat ndëshkuese të BE-së

    Kurti i quan “të përkohshme” masat ndëshkuese të BE-së

    Kryeministri Albin Kurti sërish i ka quajtur të përkohshme masat e paralajmëruar nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.

    Kreu i qeverisë u shpreh se këto masa janë të padrejta, derisa foli me gazetarët në Podujevë, kur inspektoi fillimin e punimeve në rrugën nacionale Prishtinë-Podujevë.

    Nga Podujeva, ai tha se disa masa kanë filluar që të zbatohen, duke përmendur anulimin e vizitave.

    “Është e vërtetë që janë paralajmëruar masa të cilat disa edhe janë zbatuar. Ju e dini që ushtrimi i madh Defender Europe, sidomos në Gjakovë kur e kishim planifikuar gjithçka, edhe ishte anuluar. Bëhet fjalë edhe për anulim të vizitave, masat janë të padrejta. Për bindjen time ajo çfarë ne duhet të bëjmë është ajo që t’i kalojmë ato kredi e grande në vlere prej 149 milionë euro kredi dhe grande që nuk kalojnë pa 2/3-at në Kuvend. Ne kemi ngujim aktual që mund ta kalojmë bashkë”, ka thënë ai.

    Me këtë rast, ai ka sqaruar se janë identifikuar 45 persona që bëjnë pjesë në dy organizatat e shpallura terroriste nga Qeveria javën e kaluar, “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.

    “Deri më sot janë identifikuar 45 persona identifikim i saktë që kanë marrë pjesë në sulem dhune ndaj ushtarëve të KFOR-t policisë e gazetarëve, por edhe që kanë përdorur armë, ju e patë çfarë armatimi u konfiskua me 23 qershor. Qytetarë serb janë më të frikësuarit prej këtyre kriminalëve, që na dërgojnë informacion çdo herë kur vepron ligji. Kemi pa numër fakte e dëshmi se bëhet fjalë për organizata terroriste, nëse nuk do ti shpallini do të bënim shkelje dhe dëm”.

    “Me BE jam në kontakt të përditshëm. Dje kam biseduar me Borrellin edhe me ndërmjetësin Lajçak jam interesuar edhe për deskalim edhe për normalizim që nënkupton sundim të ligjit, ose edhe të shkojnë në Serbi”.

  • ​Mbrojtja e Shalës sot parashtron kundra-pyetjet për ekspertin mjeko-ligjor

    ​Mbrojtja e Shalës sot parashtron kundra-pyetjet për ekspertin mjeko-ligjor

    Pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë sot ka vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala.

    Në seancën e sotme në gjykatoren e Hagës mbrojtja e Shalës ka nisur parashtrimin e kundra-pyetjeve karshi dëshmitarit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili është eksperti mjeko-ligjor, Marek Gasior.

    Avokati mbrojtës i Pjetër Shalës, Muhamed Hedi Auini deklaroi se brenda një seance do t’i përfundojnë kundra-pyetjet e tyre karshi dëshmitarit të ZPS-së.

    Përpara se të nisi mbrojtja e Shalës me pyetjet e saj, trupi gjykues mori dy urdhra gojor që kanë të bëjë me prova materiale. I pari urdhër gojor ishte për Zyrën Administrative për caktimin e një numri të një prove materiale e cila ishte kërkesë e ZPS-së.

    Ndërsa, me urdhrin e dytë, trupi gjykues aprovoi kërkesën e mbrojtjes së Pjetër Shalës për të shtuar një material në listën e materialeve që do t’i bëjnë pastaj pyetjet karshi dëshmitarit të sotëm i cili është ekspert mjeko-ligjor.

    “Duke qenë se nuk janë ngritur kundërshtime nga ZPS dhe mbrojtja e viktimave trupi gjykues e autorizon mbrojtjen që ta shtojë këtë material në listën e materialeve që do të përdorë gjatë kundra-pyetjeve që do ia bëjë sot dhe udhëzon mbrojtjen që ta ndryshojë listën e materialeve dhe ta përditësojë këtë listë”, tha ajo.

    Eksperti mjeko-ligjor, Marek Gasior dëshminë e tij kundër Pjetër Shalës e ka nisur qysh javën e kaluar dhe pyetjet ndaj tij i kanë përfunduar Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe mbrojtja e viktimave.

    Ndërsa, edhe këtë seancë të sotme, ish-pjesëtari i UÇK-së, i akuzuari Shala po e përcjell nga qendra e paraburgimit përmes video-lidhjes.

    Në mars ka filluar paraqitja e provave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin e Shalës, ku deri më tani janë dëgjuar gjashtë dëshmitarë.

    Pjetër Shala po qëndron në Hagë prej marsit të vitit 2021.

    Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

    Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, n bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës./kp

  • ​Dy kryeministra evropianë më 3 dhe 4 korrik në Kosovë dhe Serbi

    ​Dy kryeministra evropianë më 3 dhe 4 korrik në Kosovë dhe Serbi

    Kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel do të vizitojnë sot dhe nesër Kosovën dhe Serbinë.

    Vizita e dy kryeministrave evropianë sipas gazetës holandeze, Haarlems Dagblad lidhet me tensionet e fundit në veri të Kosovës.

    Përveç Kosovës, kryeministrat evropianë do të vizitojnë edhe Serbinë.

    Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Situata ka eskaluar më datën 29 maj, kur grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it.

    Sipas agjendës, Rutte dhe Bettel më 4 korrik do të qëndrojnë në Kosovë, ku do të takojnë presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti nga krerët e shtetit, me të cilët do të diskutojnë, “mes tjerash, zhvillimet e fundit në rajon dhe luftën në Ukrainë”.

    Komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tri kërkesa kryeministrit Kurti, lidhur me situatën në veri: Shtensionimin e situatës atje, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

    Ditë më parë, kryeministri Albin Kurti ka paraqitur pesë pika për situatën në veri, ku fokus sipas tij, duhet të jetë sundimi i ligjit në katër komunat veriore.

    Ndërkaq, më 29 qershor, Kurti ka paraqitur propozimin e ri për shtensionimin e situatës në veri. Ai ka paraqitur katër hapa konkretë që Qeveria e Kosovës është e gatshme t’i ndërmarrë për t’i kontribuar rikthimit të stabilitetit në veri. Mirëpo, ka thënë se presin edhe nga Serbia që të zotohet për tërheqje të protestuesve të dhunshëm nga ndërtesat komunale dhe të bashkëpunojë për paraburgimin dhe procedimin gjyqësor të kryesve të dhunës nga ana e Kosovës.

    Megjithatë, BE ka vendosur disa sanksione për vendin tonë.

  • ​Arrestohen tre persona në Pejë për pjesëmarrje në rrahje

    ​Arrestohen tre persona në Pejë për pjesëmarrje në rrahje

    Policia e Kosovës ka arrestuar tre qytetarë në Pejë, të cilët janë përfshirë në rrahje.

    Siç njofton policia të dyshuarit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

    Po ashtu sipas policisë, gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.

    “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete me ç’rast gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur një armë zjarri e cila është konfiskuar nga njësitë përkatëse policore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

  • Osmani dekoroi me Medaljen Presidenciale Ushtarake udhëheqësit ushtarakë amerikanë në KFOR

    Osmani dekoroi me Medaljen Presidenciale Ushtarake udhëheqësit ushtarakë amerikanë në KFOR

    Me rastin e përfundimit të mandatit të tyre, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake: kolonelin Chris M Mabis dhe nënkolonelin Jared B. Sheets, për udhëheqjen dhe përpjekjet e jashtëzakonshme për garantimin e sigurisë, paqes dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë shërbimit të tyre në kuadër të forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë. 

    Ajo poashtu i ka ndarë Mirënjohje Presidenciale togeres Ryann Laky nga Shtabi i Gardës Kombëtare të  Indianës, për kontributin e saj në ndërlidhjen dhe bashkëpunimin me policinë e Kosovës si dhe fuqizimin e grave në sektorin e sigurisë.

    Pasi që ka falënderuar të tre ushtarakët amerikanë dhe gjithë ushtarë e KFOR-it për angazhimin e tyre për garantimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke rrezikuar edhe jetën e tyre, Presidentja Osmani theksoi se lidershipi i tyre ka luajtur rol thelbësor në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon në një kohë të ndjeshme.

    “Populli i Kosovës është përherë falënderues ndaj kontributit të pazëvendësueshëm dhe të çmuar të Ushtrisë amerikane dhe ushtrive të tjera aleate për paqen dhe stabilitetin. Marrëdhëniet tona me SHBA-të janë ekzistenciale dhe nuk do të ndalemi në angazhimin për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve strategjike në mes të Republikës se Kosovës me Shtetet e Bashkuara te Amerikës”, ka theksuar Presidentja Osmani në këtë ceremoni.

    Ndërkaq ushtarakët amerikanë falënderuan Presidenten Osmani për nderimin, duke shfaqur shpresën që paqja dhe stabilitetit të jenë afatgjate në Kosovë, njësoj sikurse edhe raportet me SHBA-të.

  • IPK-ja shënon 17-vjetorin, themelohet Forumi Rajonal i Agjencive Mbikëqyrëse Policore

    IPK-ja shënon 17-vjetorin, themelohet Forumi Rajonal i Agjencive Mbikëqyrëse Policore

    Inspektorati Policor i Kosovës ka mbajtur ceremoni me rastin e përvjetorit të 17-të, raporton Ekonomia Online. Me këtë rast u bë edhe nënshkrimi i Deklaratës për themelimin e Forumit Rajonal të Agjencive Mbikëqyrëse Policore.

    Kreu i IPK-së, Kushtrim Hodaj tha se themelimi i Forumit Rajonal vjen pas konferencës rajonale së mbajtur në Prizren ku një prej konkluzioneve ishte ai për themelimin e forumit të përbashkët të agjencive të mbikëqyrjes/kontrollit policor të Republikës së Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

    “Falënderim i veçantë për ShBA-në për mbështetjen e vazhdueshme, në trajnime e mbështetje me pajisje. Kemi luftuar korrupsionin në Polici në tri pikat kufitare dhe jo vetëm. Bashkëpunojmë me Prokurorinë, AKI-në, Avokati i Popullit, Agjencinë Kundër korrupsion dhe institucione që kanë synim fuqizimin e sistemit”.

    “Bashkëpunim kemi edhe me shtet e rajonit. Në maj të këtij viti mbajtëm konferencë rajonale, prandaj sot është një ditë e veçantë sepse do të nënshkruajmë Deklaratën për themelimin e Forumit Rajonal të Agjencive Mbikëqyrëse Policore. Do të shërbejmë për shkëmbim të informacioneve”.

    Gjithashtu, me rastin e shënimit të këtij përvjetori, IPK në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut ka organizuar edhe dhurimin vullnetar të gjakut nga punonjësit e IPK-së.

  • KFOR-i njofton se do të kryej stërvitje ushtarake në disa komuna

    KFOR-i njofton se do të kryej stërvitje ushtarake në disa komuna

    Misioni i KFOR-it në Kosovë do të kryejë stërvitje rutinë ushtarake në pjesën perëndimore, nga 4 deri më 6 korrik 2023.

    Në komunikatën e lëshuar për media, KFOR-i njoftoi se stërvitjet do të kryhen nga kontingjenti shumëkombësh, me qëllim të përmirësimit të gatishmërisë dhe përgatitjes së njësive.

    Ushtarët dhe automjetet do të vendosen në Istog, Shtërpcë, Mamushë, Deçan, Gjakovë, Dragash, Han të Elezit dhe në Kaçanik.

    “Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizje ditën dhe natën me fluturime tokësore dhe me helikopterë mbi komunat e Gjakovës, Shtërpcës dhe Mamushës. Radhët e mjeteve të rënda do të kalojnë transit përgjatë rrugëve kryesore dhe dytësore brenda rajonit. KFOR-i kryen ushtrime të tilla rutinë për qëllime provash dhe trajnimi për të ofruar një përgjigje në kohë dhe të sigurt. KFOR-i kërkon të sigurojë ndikim minimal në popullatën civile dhe të kufizojë çdo ndërprerje të aktiviteteve komerciale”, thuhet në komunikatë.

    Ky mision shtoi se është i përqendruar në zbatimin e mandantit të tij, për të siguruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes.

  • Vdes shkrimtarja ukrainase pas një sulmi me raketë në Kramatorsk

    Vdes shkrimtarja ukrainase pas një sulmi me raketë në Kramatorsk

    Shkrimtarja ukrainase  Victoria Amelina ka vdekur nga plagët e marra pasi një raketë ruse goditi një restorant picash në qytetin lindor të Kramatorskit të martën.

    Studiuesja e krimeve të luftës bëhet personi i 13-të që ka vdekur në sulm.

    Shoqata e shkrimtarëve “PEN Ukraine” tha se mjekët “bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar jetën e saj, por fatkeqësisht plaga ishte fatale”.

    Aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë quajtur sulmin një krim lufte, transmeton Klankosova.tv.

    Kramatorski është nën kontrollin e Ukrainës, por është afër pjesëve të pushtuara nga Rusia të Ukrainës.

    Amelina, 37 vjeçe, po darkonte me një delegacion gazetarësh dhe shkrimtarësh kolumbianë në sallën e njohur “Ria Lounge” të qytetit kur raketa goditi. Rreth 60 persona të tjerë u plagosën në sulm.

    Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin në Dnipro, por nuk I mbijetoi plagëve, tha PEN Ukraine.

    “Me dhimbje të madhe ju informojmë se zemra e shkrimtares Victoria Amelina pushoi së rrahuri më 1 korrik”, thuhet në një deklaratë të grupit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    “Në ditët e fundit të jetës së Viktorias, familja dhe miqtë e saj ishin pranë saj”.

    Amelina ishte një nga shkrimtaret e reja më të famshme të Ukrainës, e cila filloi të dokumentonte krimet e luftës pas pushtimit të plotë të Rusisë vitin e kaluar. Ajo gjithashtu filloi të punojë me fëmijët pranë vijës së frontit.