ATV

Category: Lajme

  • Biden: Ukraina nuk mund të anëtarësohet në NATO pa përfunduar lufta

    Biden: Ukraina nuk mund të anëtarësohet në NATO pa përfunduar lufta

    Përpara se të nisej për në samitin e NATO-s, presidenti i amerikan Joe Biden tha se Ukraina nuk është gati për anëtarësim në aleancë, duke pohuar se lufta me Rusinë duhet të përfundojë përpara se vendi të marrë një ftesë për anëtarësim.

    Më 9 korrik, gjatë një interviste për CNN-in, Biden u shpreh se megjithëse është herët të flitet për përfshirjen e Ukrainës në Aleancë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tjerë të NATO-s do të vazhdojnë të furnizojnë Kievin me armët e nevojshme për t’u mbrojtur kundër pushtimit të pajustifikuar rus.

    Kjo intervistë u realizua para nisjes së Biden për një turne në tre vende të Evropës.

    Biden foli përpara udhëtimit të tij njëjavor, i cili fillon në Londër, më pas shkon në Vilnius të Lituanisë për samitin e NATO-s më 11 dhe 12 korrik, dhe në fund shkon Finlandë për t’u takuar me udhëheqësit e anëtarit më të ri të NATO-s.

    “Unë nuk mendoj se ka unanimitet në NATO se a duhet të anëtarësohet Ukraina në familjen e NATO-s tani, në këtë moment, në mes të një lufte”, tha Biden.

    “Ne jemi të vendosur të angazhohemi në çdo centimetër të territorit që është territor i NATO-s. Është një angazhim që ne të gjithë e kemi bërë pa marrë parasysh çfarë ndodh. Nëse lufta po vazhdon, atëherë të gjithë jemi në luftë”, tha Biden.

    Biden tha se ka folur shpesh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për situatën e NATO-s dhe tha se e ka siguruar atë për mbështetjen e Uashingtonit në mbrojtje kundër agresionit rus.

    “Unë mendoj se ne duhet të përcaktojmë një rrugë racionale për Ukrainën që të jetë në gjendje të kualifikohet për të qenë në gjendje që të hyjë në NATO”, tha Biden.

    Në një intervistë të gjatë me ABC News nga Kievi më 9 korrik, Zelensky përsëriti se ai “kurrë” nuk do t’i dorëzojë asnjë territor Rusisë, duke përfshirë Gadishullin e Krimesë, të cilin Kremlini e aneksoi ilegalisht në vitin 2014.

    Ai nuk e kundërshtoi një raport të Ëashington Post se zyrtarët ukrainas i thanë drejtorit të CIA-s, Ëilliam Burns, gjatë një udhëtimi të fundit në Kiev se qëllimi i kundërofensive aktuale ishte afrimi te Krimea, diçka që besoh se mund ta detyronte presidentit rus Vladimir Putin të ulej në tryezë për negociata.

    “Ka shumë gjasa që Putini do të detyrohet të kërkojë dialog me botën e qytetëruar, ndryshe nga sa ishte përpara pushtimit në shkallë të gjerë, sepse ai do të dobësohet”, tha Zelensky.

    Më vonë, më 9 korrik, Biden foli në telefon me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, në të cilën ata diskutuan mundësinë e anëtarësimit të Suedisë në NATO, tha presidenca turke.

    Erdogan i tha Bidenit se Stokholmi kishte ndërmarrë hapat e duhur që Ankaraja të ratifikonte kërkesën e saj për anëtarësim, duke iu referuar një ligji kundër terrorizmit, por se këta hapa nuk ishin të dobishëm, pasi mbështetësit e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) vazhduan të mbanin demonstrata në Suedi.

    Të dy presidentët diskutuan gjithashtu dërgimin e avionëve luftarakë F-16 dhe statusin e Ukrainës në NATO, teksa thanë se do të takohen personalisht në samitin e NATO-s në Vilnius.

  • Lëvizje të rrezikshme me trotinetë elektrik në rrugë

    Lëvizje të rrezikshme me trotinetë elektrik në rrugë

    Trotinetët elektrik tash e disa kohë janë bërë trend në Kosovë. Megjithatë, ata përveç hutis që po shkaktojnë për ngasësit e automjeteve në trafik, po rrezikojnë edhe veten.

    Në një video të siguruar nga KosovaPress, shihen disa të rinj në Vranjevcë të Prishtinës, të cilët rrezikojnë duke u bërë pjesë e të njëjtës rrugë ku janë edhe automjetet tjera. Madje, lëvizjet e tyre duket edhe si të rrezikshme për vet ata.

    Ndërkohë, siguria me këta trotinet mbetet mjaft e vogël për faktin se nuk kanë tregues të drejtimeve në komunikacion, pasqyra, si dhe elemente tjera të sigurisë për të lëvizur në rrugë.

  • Dërgohet në mbajtje shoferi i kamionit, dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik në autostradën “Arbën Xhaferi”

    Dërgohet në mbajtje shoferi i kamionit, dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik në autostradën “Arbën Xhaferi”

    Policia e Kosovës, ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin rrugor në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku si pasojë mbeti e vdekur një grua, kurse u lënduan disa të tjerë.

    Sipas policisë, në aksident janë përfshirë një mjet transportues apo kamion me një veturë.

    Në njoftim thuhet se drejtuesi i kamionit është dërguar në mbajtje.

    Të lënduarit sipas njoftimit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK kurse trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për autopsi.

    “Një automjet transportues (kamion) dhe një veturë me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë një person femër kosovare (pasagjere në veturë) si dhe lëndime trupore kanë pësuar disa tjerë. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa drejtuesi i automjetit transportues është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • Arrestohet një burrë në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi fizikisht nënën e tij

    Arrestohet një burrë në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi fizikisht nënën e tij

    Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person në Mitrovicë, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nenën e tij.

    “Rr. Ahmet Delia, Mitrovicë 09.07.2023-19:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënën e tij kosovare”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Tutje, Policia njoftoi se viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

     

  • Grabitje në një shtëpi në Gjilan, një person gjendet pa ndjenja

    Grabitje në një shtëpi në Gjilan, një person gjendet pa ndjenja

    Një person është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij, pasi dyshohet se disa persona i kanë hyrë në shtëpi, duke i shkaktuar lëndime dhe më pas e kanë kryer veprën e grabitjes.

    Sipas raportit të policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa ende nuk dihet se çka është grabitur.

    “Viktima mashkull kosovar është gjetur në shtëpinë e tij pa ndjenja pasi që dyshohet se persona të panjohur pasi kanë depërtuar në shtëpinë tij, të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime dhe kanë kryer veprën e cekur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa ende nuk dihet se çfarë është grabitur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet tutje në raport.

  • Aksident trafiku me fatalitet në autostradën “Arbër Xhaferi”, vdes një grua

    Aksident trafiku me fatalitet në autostradën “Arbër Xhaferi”, vdes një grua

    Një grua ka vdekur pas një aksidenti pasditen e djeshme, në Autostradën “Arbër Xhaferi”, aksi Bibaj-Ferizaj.

    “Autostrada Arbër Xhaferi-Bibaj, Ferizaj 09.07.2023-17:40. Një automjet transportues (kamion) dhe një veturë me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë një person femër kosovare (pasagjere në veturë) si dhe lëndime trupore kanë pësuar disa tjerë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Policia njoftoi se të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.

    Po ashtu bëhet e ditur se drejtuesi i automjetit transportues është dërguar në mbajtje.

     

  • Escobar në HRT: Hapi i parë për zgjedhjet në Veri largimi i njerëzve nga rruga

    Escobar në HRT: Hapi i parë për zgjedhjet në Veri largimi i njerëzve nga rruga

    Emisari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet Kosovë-Serbi Gabriel Escobar në një intervistë për Televizionin e Kroacisë (HRT) ka thënë se Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak kanë paraqitur tre hapa të thjeshtë për deeskalimin në Veri.

    “Hapi i parë është largimi i njerëzve nga rruga. Kryetari i mbetur i komunës nuk duhet të dalë në zyrë për të krijuar shpërqendrim”.

    “Na duhen zgjedhje të reja me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve. Ne kemi nevojë edhe për një afat kohor që pala serbe ta zbatojë pjesën e saj dhe një draft statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Bëhet fjalë për barazi, barazi dhe përfitime për të dyja palët” theksoi ai.

    “Nëse këto dy palë nuk e pranojnë planin e BE’së për qetësimin e konfliktit mund të ketë një krizë edhe më të madhe” ka thënë Escobar.

    “Në Ohër bëhej fjalë për një marrëveshje normalizimi për të krijuar kushte paqësore mes dy fqinjëve armiqësorë sipas rregullave evropiane. Jo vetëm që normalizuan marrëdhëniet e tyre, por u harmonizuan edhe me BE-në. Duhet t’i rikthehemi asaj” ka shtuar Escobar.

    Tutje, diplomati amerikan ka theksuar se marrëveshja krijon kushtet e duhura për thellimin e integrimit evropian.

    “Ndërkohë u zhvilluan një sërë veprimesh destabilizuese. Kjo na shpërqendroi nga implementimi i asaj marrëveshjeje. Ne duhet t’i kthehemi asaj”, tha i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

  • Clinton publikon video nga vizita në Shqipëri

    Clinton publikon video nga vizita në Shqipëri

    Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka publikuar një video nga vizita e tij në Shqipëri, duke e përmendur edhe Kosovën.

    Clinton ka thënë se gjatë luftës së fundit në Kosovë, Shqipëria shërbeu si partner jetik për paqen duke pranuar gjysmë milioni refugjatë.

    “Gjatë konfliktit të Kosovës, Shqipëria ndihmoi njerëzimin të triumfonte – duke pranuar gati gjysmë milioni refugjatë dhe duke shërbyer si një partner jetik për paqen”, shkroi Clinton në rrjetin social Twitter.

    “Javën e kaluar, pata nderin të festoja lidhjet e miqësisë midis dy vendeve tona dhe të shihja se çfarë është e mundur kur njerëzit përqafojnë demokracinë”.

  • Gërvalla e quan sërish BE-në tigër prej letre, sfidon ata që e kritikuan

    Gërvalla e quan sërish BE-në tigër prej letre, sfidon ata që e kritikuan

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka përsëritur deklaratën e saj se Bashkimi Evropian pa SHBA-në dhe NATO-n është tigër prej letre, duke shtuar se ky institucion nuk është në gjendje dhe s’ka kapacitet për të garantuar siguri.

    Gërvalla ka shkruar në Facebook mesnatën e së hënës se BE-ja e di këtë dhe prandaj “vazhdimisht lëshon pe, i ikën konfrontimit”.

    “I sfidoj publikisht ‘specialistët’, që para se të mësyjnë me sulme personale dhe etiketime nga më absurdet, të na tregojnë saktë se cila nga shkronjat e citatit të mësipërm është e pasaktë apo e pavërtetë. Unë jam zëvendëskryeministre dhe ministre e Republikës së Kosovës, nuk jam zëdhënëse as e BE-së dhe as një mekanizmi tjetër. Si çdo politikan i përgjegjshëm, me fanatizëm dhe zë të lartë mbroj të vërtetën dhe interesin e vendit tim, dhe vetëm të vendit tim, kudo që më krijohet mundësia të flas, ashtu si edhe të tjerët mbrojnë interesin e vendeve apo organizatave që përfaqësojnë”, ka deklaruar ministrja e Jashtme.

    Sipas Gërvallës, fatkeqësi e Kosovës është gjendja e mjerueshme e partive opozitare, pasi shtoi se opozita edhe gjatë qeverisjeve të kaluara, s’ka pasur plan, strategji, pa vizion e pa dinjitet.

    “Opozitë që përveç sulmeve personale, të bazuara në thashetheme dhe tituj bombastik dhe të pasaktë, asgjë nuk ofron”, shtoi ai.

    Ministrja e kabinetit të kryeministrit Albin Kurti është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nuk është e para që dëshiron “ta shohin as fizikisht në Kosovë”.

    “E sa për PDK-në, e cila tenton të na frikësojë që, nëse ajo vjen në pushtet, ne nuk paskemi më vend në Kosovë, mundem vetëm t’iu përkujtoj që nuk janë të parët që nuk dëshirojnë të më shohin as fizikisht në vendin tim. I kam pasur vetëm 8 vjet kur më kanë përzënë për herë të parë nga vendi im. Por ata që për 19 vjet me radhë (1980-1999) më privuan nga e drejta për t’u kthyer në vendin tim, madje as edhe sa për të kthyer eshtrat e babait në tokën e tij, janë ata që nuk kanë më vend në Kosovën e lirë”, ka thënë ajo.

    Ndërsa, për ish-partinë e saj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Gërvalla ka thënë se nuk do të flasë këtë radhë.

    “E për LDK-në, nuk po flas sonte. Po flasin kaq shumë vet, po vajtojnë, shajnë, mallkojnë e gënjejnë, saqë çdo fjalë nga ime do të ishte e tepërt”.

  • Zyrtari i lartë gjerman: Kosova më afër konfliktit të hapur sesa Bosnja

    Zyrtari i lartë gjerman: Kosova më afër konfliktit të hapur sesa Bosnja

    Udhëheqësit e NATO-s pritet të konfirmojnë në samitin në Vilnius se situata në Kosovë është serioze dhe se misioni i NATO-s, KFOR, është atje për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe të pakicës serbe në veri, thotë Milan Niç, nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë.

    Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Niç thotë se telashet do të ishin shumë më të mëdha nëse NATO-ja nuk do të ishte në Kosovë.

    “Mendoj se [Kosova] është më afër një konflikti të hapur sesa Bosnja. Dhe është një nivel ndryshe i konfliktit, sepse keni sulme fizike ose konfrontime në veri, keni struktura paralele, keni shpërthime, ku një incident i vogël mund të çojë në diçka më të madhe”, thotë Niç, ekspert për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e NATO-s.

    Duke u ndalur te Serbia, ai thotë se presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq, mund ta luajë edhe për kohë të gjatë lojën “edhe Perëndimi, edhe Rusia”.