ATV

Category: Lajme

  • Tahiri: Nuk e votojmë asnjë ligj, vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme

    Tahiri: Nuk e votojmë asnjë ligj, vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se nuk do të votojnë asnjë ligj, përfshirë këtu edhe marrëveshjet ndërkombëtare.

    Pasi dështimit të mbledhjes së Kryesisë, ai tha se PDK-ja kërkon shpërbërjen e Kuvendi në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

    “Asnjë ditë të vetme nuk e meriton që ky Kuvend të mblidhet. PDK kërkon shpërbërjen e këtij Kuvendi dhe që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme”.

    “Si mund të vazhdohet tutje kur kjo Qeveria si pasojë e veprimeve të saja e ka pruar Kosovën në sanksione të ndryshme nga ShBA dhe BE. Ky Parlament, kjo Qeveri nuk është kredibile më dhe ne kërkojmë zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Tahiri.

    Dështon sërish mbledhje e Kryesisë në mungesë të kuorumit, Kusari-Lila thotë se opozita po bojkoton pa arsye

  • Përplasje në Speciale ndërmjet Prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-krerëve për dëshminë e “Remit” në seancë

    Përplasje në Speciale ndërmjet Prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-krerëve për dëshminë e “Remit” në seancë

    Komandanti i zonës së Llapit, Rrustem Mustafa, pritet të jap dëshmi në Gjykatën Speciale të Hagës.

    Kjo dëshmi, ka shkaktuar përplasje në seancën e sotme që po mbahet në Hagë. Kjo pasi Prokuroria në momentet e fundit ka kërkuar që dëshmitë e mëhershme të Remit të merren parasysh, në mënyrë që sipas tyre “të kursehet koha”. Pra, Prokuroria kërkoi që Remi të mos shkojë në seancë për të konfirmuar dëshmitë e mëhershme, por vetëm të përgjigjet në kundër-pyetjet e mbrojtjes.

    Nëse dëshmitë e Mustafës merren parasysh, atëherë mbrojtja me gjasë nuk do të ketë kohë të parashtrojë pyetjet e saj në detaje

    Kjo ka shkaktuar kundërshtime të ashpra nga avokatët. Nacionale sjell repilikat e tyre.

    Deklarata e Luka Misetiq – Avokat i Thaçit:

    Duke marrë parasysh qëndrimi në seancën përgatitore, ZPS-ja ka ndryshuar strategjinë. Dëshmitari nuk dëshiron që të thotë gjëra të tjera më tej se çka ka thënë në deklaratë, kjo nuk do të thotë se deklarata duhet të pranohet sipas rregullës. Ne nuk identifikojmë logjikën pse po ndodhë kjo, dhe pse kërkohet që deklarata të pranohet në këtë mënyrë. Duke marrë parasysh atë që ka ndodhur në seacën përgatitore, kjo është faktor i arsyeshëm që të mos pranohet kërkesa e ZPS-së, sepse dëshmitari nuk ka bërë korrigjime e rishikime nga deklaratat e tij të mëparshme.

    Këtij dëshmitari i është thënë si i dyshuar në intervistë. I është thënë se duhet ta thotë të vërtetën, nëse jo mund të përballet me ndjekje penale, dhe ne parashtrojmë që me Kodin Penal të Kosovës kjo është në kundërshtim me atë që duhet t’i thuhet dëshmitarit. Ky është faktor që duhet ta merrni parasysh. Problemi me këtë është se i dyshuari mund të ketë një motiv për të mbrojtur veten nëse merret në intervistë si i dyshuar, dhe kjo është arsye tjetër pse duhet ta dëgjojmë drejtpërdrejt dëshminë e këtij dëshmitari. Efikasiteti dhe koha nuk duhet të shkurtohet për dëshmitarët e nivelit të lartë, parashtrojmë që do të kemi të bëjmë me efikasitet të kohës gjyqësore nëse për dëshmitarë të tillë ne dëgjojmë dëshminë e tyre në sallën e gjyqit dhe të mos pranojmë dëshminë e tyre mbi bazën e rregullit 154. Dëshmitarët e tillë duhet të japin dëshminë e tyre këtu.

    Prokuroria nuk dëshiron t’i sqarojë këto dhe ia kalon mbrojtjes, dhe i thotë mbrojtjes bëni pyetjet që doni. Kjo është cenuese për mbrojtjen, dhe nuk është kërkesë që përmbush kriteret e rregullit 154.

    Deklarata e avokatit të Kadri Veselit:

    Ky material nuk është i qartë, dëshmitari përballet me deklarata kontradiktore dhe është përgjegjësia e mbrojtjes të sqarojë gjërat që nuk janë të qarta dhe kjo është punë që duhet ta bëjmë me kundër-pyetje. Na duhet më shumë kohë nga këndvështrimi ynë i mbrojtjes, por kursimi i kohës nuk do të jetë në ato dimensione që u parashtruan nga prokuroria. Ne dëshirojmë të dëgjohemi sepse ne do të kërkojmë të paktën 1 ditë kohë, një shtyrje 1 ditë që të riorganizohemi. Fakti që kjo doli në pah gjatë seancës përgatitore të dëshmitarit, do të doja të di më shumë për interesat e drejtësisë që shfaqen këtu. Ky dëshmitar është unike dhe problematike, dhe do të ishte problematike nëse pranohet dëshmia e tij sipas rregullës 154. Dëshmitari është intervistuar si i dyshuar. Taktikat e intervistës janë të tilla që mund të shërbejnë për të çuar në përfundime të ndryshme.

    Deklarata e Jeffrey Roberts, avokatit të Rexhep Selimit:

    Nga perspektiva e Prokurorisë kjo intervistë është bërë 4 vjet më përpara dhe ka një kohë të gjatë ndërhyrje kur mund të ishin bërë diskutime e kërkesa të tjera, dhe të ishin kostatuar mënyra se si të merremi me dëshmitarin në fjalë. Prokuroria nuk e bëri punën e vet,priti 3-4 ditë për të parë se si do ta trajtojë dëshminë. Kjo nuk ka qenë aksidentale, kjo është një pozicion i ZSP-së që do që ta bëj punën e përfunduar t’iu detyrojë juve që ta pranoni dëshminë e dëshmitarit sipas kërkesës së ZPS-së.

  • Balje u shpërndan deputetëve shalle me simbolin e masakrës së Srebrenicës

    Balje u shpërndan deputetëve shalle me simbolin e masakrës së Srebrenicës

    Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak Duda Balje, ka shpërndarë shalle në Kuvendin e Kosovës me simbolin e masakrës së Sebrenicës, raporton EO.

    Ky aktivitet u mbajt me rastin e 28-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.

    Masakra e Srebrenicës, në Bosnje njihte si mizoria me e madhe që Evropa ka parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë më tepër se 8 mijë burra e djem myslimanë në enklavën lindore boshnjake të Srebrenicës, një ‘strehë e sigurt’ e Kombeve të Bashkuara.

    Rreth 15mijë burra dhe djem arritën të shpëtojnë, duke u fshehur në pyll, por shumë të tjerë mbetën të vrarë nga forcat ushtarake serbe, të cilët u zunë pritë ndërsa ishin maskuar si ushtarakë të Kombeve të Bashkuara.

  • Dështon sërish mbledhje e Kryesisë në mungesë të kuorumit, Kusari-Lila thotë se opozita po bojkoton pa arsye

    Dështon sërish mbledhje e Kryesisë në mungesë të kuorumit, Kusari-Lila thotë se opozita po bojkoton pa arsye

    Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se përkundër dështimit të mbledhjeve do ta vazhdojnë punën ashtu siç e lejon Kushtetuta.

    Ka shtuar se janë mobilizuar që t’i kenë numrat për votimin e projektligjeve. Sipas saj, opozita duhet t’i tregojë arsyet e mospjesmarrjes nëpër mbledhje.

    “Siç e pat as sot nuk u mbajt mbledhja e Kryesisë në mungesë të kuorumit. Sot kemi dy seanca me një varg pikash, ne presim do presim nëse kryetari të thërras seancën e re, për të vazhduar me punën. Ne do të vazhdojmë me punën që na lejon ligji dhe Kushtetuat”.

    “Jemi mobiluara për marrë pjesë në seanca, marrëveshjet ndërkombëtare mbetet përgjegjësi e opozitës nëse nuk votojnë. I cilësojmë të papranueshme e të paarsyeshme arsyetimet e tyre, kemi ligje që kanë ardhur e kanë ndikim në jetën e qytetarëve. Sesioni pranveror vazhdon deri në fund të korrikut”.

  • ​“The Telegraph”: Shqipëria, ndër vendet më të mira në Ballkan për t’u vizituar

    ​“The Telegraph”: Shqipëria, ndër vendet më të mira në Ballkan për t’u vizituar

    Prestigjiozja britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një shkrim vendeve të Ballkanit i cili dekadat e fundit është kthyer në një mundësi udhëtimi.

    Në këtë shkrim ku renditen 10 vendet të cilat sugjerohen për t’u vizituar, “The Telegraph” thekson se vetëm vitin e fundit mbi 4 milionë turistë britanikë e kanë vizituar këtë rajon.

    Sa i përket Shqipërisë, prestigjiozja britanike shkruan se “e cilësuar dikur si një djerrinë neo-staliniste e betonit postkomunist, Shqipëria ka lulëzuar në dekadën e fundit për sa i përket imazhit të saj”

    Përveç bregdetit, në shkrim i vihet theksi edhe kulturës dhe historisë së vendit tonë.

    Në shkrim theksohet se atje ku shkëlqen, Shqipëria shkëlqen shumë. Vlora shënon pikën ku bashkohen Adriatiku dhe Joni, ngjitur me Gadishullin e Karaburunit.

    “Vlora shënon pikën ku bashkohen Adriatiku dhe Joni, ngjitur me Gadishullin e Karaburunit. Deti duket po aq fotozhenik edhe më poshtë në bregdet, në Sarandë. Megjithatë, duhet të shkoni në brendësi të vendit dhe shpaloset një ëndërr piktoreske, vende të lashta historike si Butrinti, Bylisi dhe Apolonia. Qytetet e mrekullueshme osmane si Gjirokastra dhe Berati zbukurojnë peizazhin”, shkruan “The Telegraph.

    “Parku Kombëtar i Llogarasë strehon një tjetër lloj lartësie shqiptare nën maskën e maleve të larta”, thuhet në këtë artikull, transmeton ATSh.

  • Rexhepi për marrëdhëniet Kosovë-Bosnje: Stagnimet vijnë nga etniteti serb

    Rexhepi për marrëdhëniet Kosovë-Bosnje: Stagnimet vijnë nga etniteti serb

    Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtave të Njeriut, Emilja Rexhepi përveç masakrës së Srebrenicës, ka përmendur edhe marrëdhëniet politike mes Kosovës e Bosnje – Hercegovinës.

    Rexhepi ka përmendur se ka patur një takim së fundi në shtetin fqinj, duke shënuar vizitën më të lartë dhe të parën të institucioneve të Kosovës atje.

    “Unë pata takim me ministrin e jashtëm, Konakovic, insistova që të na ndihmoj në drejtim të njohjes së shtetit, të paktën të zotohen për atë që kanë nënshkruar në Berlin për lëvizjen e lirë të popullatës”, ka veçuar Rexhepi.

    Ndër të tjera ajo ka përmendur edhe shkaktarin kryesor të ngecjes së marrëdhënieve ndër-shtetërore.

    “Ajo çfarë dëgjova nga ta ishte se stagnimet vijnë nga etniteti serb i Bosnjës, pra gjithëçfarë lidhet me Kosovën pengohet nga ta. E dini si në Bosnje nuk mund të arrihet asgjë nëse përfaqësuesi serb nuk jap sinjalin për ‘pro”, është shprehur ajo për RTK-në.

  • Vdes avokati kosovar

    Vdes avokati kosovar

    Oda e Avokatëve të Kosovës njoftoi se ka vdekur avokati Hamit Gashi.

    Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot me datë 10.07.2023 në ora 18:00 në varrezat e fshatit Dobërdol, Komuna e Podujevës.

    Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

    “Avokati Hamit, u lind me 07.08.1949, në fshatin Dobërdol, Komuna e Podujevës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1973, ndërsa Provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në Prishtinë në vitin 1975. Avokati Hamit, ushtroi profesionin e avokatit, që nga viti 2001 me seli të zyrës në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e OAK.

  • ​Kërkohej nga policia për shpërndarje të narkotikëve, arrestohet 37 vjeçari

    ​Kërkohej nga policia për shpërndarje të narkotikëve, arrestohet 37 vjeçari

    Nga njësitet e Stacionit Policor në Vushtrri, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

    Sipas Policisë, ndaj personit të arrestuar: Xh. I.,37 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata për veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje paautorizuar e substancave narkotike”.

    Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit.

  • ​Baraliu- Gërvallës: Çka fiton kur etiketon aleatët si ‘pa dhëmbë’

    ​Baraliu- Gërvallës: Çka fiton kur etiketon aleatët si ‘pa dhëmbë’

    Njohësi i çështjeve politike, Bleron Baraliu i ka reaguar zëvendëskryeministres dhe ministres së Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, duke thënë se si mund t’i shërbej vendit derisa kolegët dhe aleatët i etiketon si “pa dhëmbë”.

    Ai ka shkruar në Facebook se diplomacia nuk është kuiz deklartash e analizash.

    “Ironia kryesore qëndron në atë se, siç do të thoshte Sun Tzu, nëse BE është vërtetë ‘Tigër prej letre’ atëherë nuk ka gjë më shkurtëpamëse se të theksohet se “BE është tigër prej letre”! Çka mund të fitonte në rastin më pozitiv të mundshëm një diplomat/ministër/KM që etiketon kolegët e aleatëve si ‘pa dhëmbë’?! Më së paku do të nxiste mllefin e tyre – dhe si mund t’i shërbej kjo vendit tonë, sidomos në kohën kur Serbisë po i rriten miqtë e neve armiqtë?!”, ka shkruar Baraliu.

  • Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Sot në vendin tonë do të mbahet kryesisht mot me temperatura të larta dhe me diell.

    Temperaturën minimale do e mbajë Gjakova me 13 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prishtina me 31 gradë Celsius.

    Dita e nesërme në Kosovë po ashtu do të jetë me mot të ngrohtë, derisa gjatë pasdites pritet të ketë edhe reshje shiu në disa zona. Temperatura minimale do të shënohet në Gjakovë me 15 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale në Prishtinë me 32 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot me diell dhe kthjellime. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 22 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Gjirokastër me 35 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme: