ATV

Category: Lajme

  • Demhasaj pas fotos së Kurtit me Mickoskin: Përçarësi më i madh i shqiptarëve gjithandej

    Demhasaj pas fotos së Kurtit me Mickoskin: Përçarësi më i madh i shqiptarëve gjithandej

    Arton Demhasaj nga AAK’ja ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur atë “përçarësi më i madh i shqiptarëve gjithandej”.

    Reagimi i Demhasajt erdhi pas pjesëmarrjes së Kurtit në një tubim partiak në Maqedoninë e Veriut, ku ai u shfaq përkrah kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski, në mbështetje të koalicionit shqiptar VLEN.

    Në reagimin e tij, Demhasaj tha se Kurti “ka harruar” sjelljen e Mickoskit gjatë incidenteve në stadium, ku sipas tij pati thirrje kundër shqiptarëve dhe për zhdukjen e tyre, ndërsa Mickoski “vetëm qeshte dhe nuk reagoi fare”.

    Ai shtoi se është “e rëndë” që Kurti buzëqesh pranë një politikani që, sipas tij, “e ka luftë të përditshme gjuhën shqipe në Maqedoni”, duke e cilësuar këtë si “tragjedi në vete”.

    Në fund të reagimit, Demhasaj i drejtohet Kurtit me fjalët: “Mos lësho pe, kryeministër!”.

  • Franca nis hetimet ndaj Muskut për pornografi të fëmijëve në X

    Franca nis hetimet ndaj Muskut për pornografi të fëmijëve në X

    Prokuroria franceze ka nisur një hetim ndaj Elon Muskut dhe platformës së tij “X” (ish-Twitter) lidhur me dyshime për shpërndarje të materialeve të abuzimit seksual ndaj fëmijëve në rrjetin social.

    Sipas mediave, hetimi përfshin akuza serioze që lidhen me përfshirje të mundshme në posedimin dhe shpërndarjen e imazheve me përmbajtje pornografike për fëmijë, si dhe me përmbajtje të tjera të paligjshme të shpërndara në platformë.

    Autoritetet franceze po shqyrtojnë gjithashtu edhe rolin e platformës në menaxhimin e përmbajtjeve të krijuara nga inteligjenca artificiale dhe në masat e sigurisë për mbrojtjen e përdoruesve.

    Hetimi vjen në kuadër të rritjes së shqetësimeve në Evropë për mënyrën se si rrjetet sociale menaxhojnë përmbajtjet e ndjeshme dhe të paligjshme, veçanërisht ato që përfshijnë fëmijët.

    Elon Musk dhe përfaqësuesit e platformës “X” nuk kanë dhënë ende një koment të detajuar mbi rastin.

  • 28 vjet nga Beteja e Llapushnikut

    28 vjet nga Beteja e Llapushnikut

    28 vjet më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushtuesve serbë, betejë kjo e njohur si Beteja e Grykës së Llapushnikut.

    Beteja u zhvillua për tri ditë me radhë, 7 deri më 9 maj 1998, dhe ishte njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së.

    Lufta e zhvilluar në Grykës së Llapushnikut për kontrollin e kësaj zone, ka qenë më e rëndësishmja për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi e bënte të pakalueshme për forcat serbe rrugën Prishtinë – Pejë.

    Gryka e Llapushnikut u mbajt e bllokuar për muaj me radhë, duke u mundësuar luftëtarëve të UÇK-së që të lëvizin të lirë në një pjesë të madhe të territorit të Kosovës dhe kjo ua mundësoi që të organizohej dhe të furnizohej me armatime./KP

  • 50 aksidente për 24 orë në Kosovë

    50 aksidente për 24 orë në Kosovë

    50 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë.

    21 prej këtyre aksidenteve kanë qenë me të lënduar, ndërsa 29 me dëme materiale.

    Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 1 mijë e 829 gjoba trafiku.

    Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, për 24 orë janë arrestuar 33 persona dhe 19 janë dërguar në mbajtje.

  • Osmani dhe Abdixhiku sot mbajnë tubimin ku prezantohen si kandidatë për presidente dhe kryeministër nga LDK

    Osmani dhe Abdixhiku sot mbajnë tubimin ku prezantohen si kandidatë për presidente dhe kryeministër nga LDK

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do të mbajë sot tubim në AMC Hall Prishtina.

    Aty do të prezantohet edhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku nga kjo parti politike.

    Ngjarje zhvillohet në ora 18:00, të dielën.

    Të shtunën, Abdixhiku ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë, pasi kumtoi kandidaturat.

  • Çmimini i naftës për sot do jetë 1.61 euro për litër

    Çmimini i naftës për sot do jetë 1.61 euro për litër

    Ministria Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisē dhe Inovacionit (MINTI) ka caktuar çmimet e reja të derivateve për dy ditët e ardhshme, 10 dhe 11 maj.

    Sipas vendimit bazuar në marzhë tregtare, nafta do të shitet me çmim prej 1.61 euro për litër.

    Ndërsa benzina është përcaktuar të shitet me 1.50 euro për litër.

    Po ashtu, çmimi i gazit do të jetë 0.79 euro për litër, sipas MINTI-t.

  • Ushtarët e KFOR-it testohen për aftësi fizike dhe luftim në distancë të afërt në Bondsteel

    Ushtarët e KFOR-it testohen për aftësi fizike dhe luftim në distancë të afërt në Bondsteel

    KFOR-i ka bërë të ditur se ushtarët e caktuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E), pjesë e misionit të NATO-s në Kosovë, kanë realizuar një vlerësim të Ekipit të Reagimit Special në Kampin Bondsteel, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas njoftimit, vlerësimi ka përfshirë testimin e aftësisë fizike dhe shkathtësive në luftimin në distanca të afërta (CQC), me qëllim identifikimin e kandidatëve për trajnim të avancuar në zbatimin e ligjit në situata me rrezik të lartë, si dhe forcimin e gatishmërisë së përgjithshme të njësisë.

    I fokusuar në skenarë të reagimit emergjent, trajnimi synon të ndihmojë personelin e KFOR-it të mbajë nivel të lartë të vetëdijes situacionale dhe gatishmërisë operacionale, duke përforcuar angazhimin e misionit për një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.

  • Britania e Madhe dërgon anije luftarake në Lindjen e Mesme

    Britania e Madhe dërgon anije luftarake në Lindjen e Mesme

    Një anije luftarake e Marinës Mbretërore Britanike do të dërgohet në Lindjen e Mesme për t’iu bashkuar një misioni ndërkombëtar që synon garantimin e sigurisë detare në Ngushticën e Hormuzit. Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i Ministrisë britanike të Mbrojtjes.

    Sipas deklaratës, shkatërruesi HMS Dragon do të vendoset paraprakisht në rajon përpara çdo misioni të ardhshëm shumëkombësh që synon mbrojtjen e anijeve ndërkombëtare gjatë kalimit nëpër Hormuz, sapo kushtet e sigurisë ta lejojnë.

    Ministria e Mbrojtjes theksoi se vendosja e HMS Dragon është pjesë e një planifikimi të kujdesshëm për të garantuar gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të një koalicioni shumëkombësh të udhëhequr së bashku me Francën.

    Koalicioni synon të sigurojë lirinë e lundrimit dhe mbrojtjen e transportit ndërkombëtar në një nga korridoret më të rëndësishme detare në botë.

  • Të dyshuarve për korrupsion iu ndalohet t’i afrohen Komunës së Prishtinës dhe Agjencisë Kadastrale

    Të dyshuarve për korrupsion iu ndalohet t’i afrohen Komunës së Prishtinës dhe Agjencisë Kadastrale

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve F.S., L.R., dhe N.S., që dyshohen për korrupsion dhe vepra të tjera penale.

    “Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.S. për shkak të veprave penale, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, Keqpërdorimi i informatës zyrtare dhe veprës penale Marrja e ryshfetit, ndaj të pandehurit L.R. për shkak të veprave penale Mashtrimi dhe Falsifikimi i dokumentit si dhe ndaj të pandehurit N.S. për shkak të veprave penale Falsifikim i dokumenteve, Legalizim i përmbajtës së rrem dhe veprës penale Deklarim i rrem nën betim”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, përmes Aktvendimit ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit si të pa bazuar dhe ndaj të pandehurve F.S., L.R. dhe N.S. ka caktuar masën Ndalimi për të iu ofruar vendit apo personit të caktuar, e cila masë të pandehurve iu është caktuar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin, duke u llogaritur nga data 07.05.2026 deri më datë 07.06.2026”.

    Sidoqoftë, gjykata po ashtu ka urdhëruar masën Paraqitje në stacionin policor të të pandehurve.

    “Gjykata ka urdhëruar masën Paraqitja në stacionin policor ndaj të pandehurve F.S., L.R. dhe N.S., e cila masë do të llogaritet në kohëzgjatje prej një (1) muaji, duke filluar nga data 07.05.2026 deri më datë 07.06.2026. Gjykata mund të caktoj masën e paraburgimit, nëse të pandehurit nuk respektojnë masën e shqiptuar. Me rastin e vendosjes gjykata konstatoi se me masat e lartcekura tani për tani do të arrihet që procedura penale të zhvillohet e pa penguar”.

    Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

  • Bahreini arreston 41 persona të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit

    Bahreini arreston 41 persona të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit

    Ministria e Brendshme e Bahreinit tha të shtunën se ka arrestuar 41 persona, për të cilët pretendon se janë të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve e vendit.

    Ministria bëri të ditur se hetimet nga prokuroria publike kanë përfshirë gjithashtu raste që lidhen me simpati ndaj sulmeve iraniane, raporton skynews .

    Irani ka ndërmarrë në mënyrë të përsëritur sulme që kanë në shënjestër Bahreinin dhe shtete të tjera arabe të Gjirit që nga shpërthimi i konfliktit në shkurt.