ATV

Category: Lajme

  • Aksident me fatalitet në Skenderaj

    Aksident me fatalitet në Skenderaj

    Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka dje ndodhur në Skenderaj.

    Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

    “Një femër kosovare ka vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, ka bërë të ditur Policia.

  • ​Rrëmbim në Prishtinë, arrestohen dy persona

    ​Rrëmbim në Prishtinë, arrestohen dy persona

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë nën dyshimin për rrëmbim.

    Ngjarja ka ndodhur të mërkurën kur viktima ka raportuar se është rrëmbyer nga një person dhe është mbajtur për një kohë në një vend të njohur për të.

    Sipas tij, gjatë mbajtjes prezent ishte edhe një tjetër person.

    Në raportin 24 orësh të Policisë është bërë e ditur se dy të dyshuarit, me shtetësi kosovare, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./KP

  • ​Ministrja Hajdari dorëzon padi ndaj Gazetës Nacionale, Buzhalës dhe zyrtarit të MINT-it

    ​Ministrja Hajdari dorëzon padi ndaj Gazetës Nacionale, Buzhalës dhe zyrtarit të MINT-it

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër Gazetës Nacionale, gazetarit Berat Buzhala dhe zyrtarit të ministrisë, Enver Hajrullahu.

    Ajo ka shkruar se “sulmet e vazhdueshme shpifjet, fyerjet dhe të pavërtetat, nuk duhet të lejojmë të kthehen në diçka të zakonshme, sepse dëmi që i bëhet opinionit publik, shoqërisë tonë mund të jetë i jashtëzakonshëm”.

    “Tentimet e dështuara për të cënuar integritetin dhe dinjitetin tim, përmes disa audio-incizimeve por edhe duke i dhënë vehtes të drejtën për të shpifur, duke shantazhuar dhe shpërndarë informacione të pavërteta, do të marrin epilog në organet e drejtësisë. Prandaj, sot për këtë qëllim, kam dorëzuar padi në Gjykatën Themelore, në Prishtinë, kundër Gazetës Nacionale, gazetarit Berat Buzhala dhe zyrtarit të MINT, Enver Hajrullahu”, ka shkruar Hajdari në Facebook./KP

  • Arrestohen dy persona, dyshohet se e dhunuan një grua

    Arrestohen dy persona, dyshohet se e dhunuan një grua

    Dy persona janë arrestuar në Istog pasi dyshohet të kenë dhunuar një grua.

    Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën e 2 gushtit.

    Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    “Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se të njëjti dyshohet se e kanë kryer vepren e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Te dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

  • Prishtinë: Një burrë raporton se ishte rrëmbyer, arrestohen dy të dyshuar

    Prishtinë: Një burrë raporton se ishte rrëmbyer, arrestohen dy të dyshuar

    Një burrë në Prishtinë ka raportuar në Polici se ishte rrëmbyer nga një burrë tjetër dhe se për një kohë është mbajtur në një vend të panjohur për të, në prezencë edhe të një personi tjetër.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe se pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

    “RRËMBIM -Prishtinë 02.08.2023 – 20:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është rrëmbyer nga i dyshuari mashkull kosovar dhe për një kohë është mbajtur në nje vend te njohur per te, ne prezence edhe te nje personi tjeter te dyshuar. Dy të dyshuarit kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

  • Danimarka rrit kontrollet kufitare pas djegieve të Kuranit

    Danimarka rrit kontrollet kufitare pas djegieve të Kuranit

    Policia e Danimarkës është duke shtrënguar kontrollet kufitare pas djegieve të fundit të Kuranit, të cilat kanë ndikuar në situatën e sigurisë, ka thënë Ministria e Drejtësisë në këtë shtet.

    Vendim të ngjashëm ka marrë edhe Suedia më herët gjatë javës.

    Aktivistët kundër-islamit në Danimarkë dhe Suedi i kanë dëmtuar dhe djegur disa kopje të Kuranit – libër i shenjtë për myslimanët – dhe diçka e tillë e ka zemëruar botën myslimane dhe janë rritur kërkesat që qeveritë t’i ndalojnë këto veprime.

    “Autoritetet besojnë se është e nevojshme në këtë kohë që ta rrisim fokusin se kush hyn në Danimarkë, në mënyrë që t’iu përgjigjemi kërcënimeve specifike”, ka thënë Ministria e Danimarkës përmes një deklarate.

    Kontrollet më të ashpra kufitare do të zbatohen fillimisht deri më 10 gusht.

    “Djegiet e fundit të Kuranit, siç kanë thënë edhe zyrtarët e sigurisë, kanë ndikuar në situatën aktuale të sigurisë”, ka thënë ministri i Drejtësisë, Peter Hummelgaard, përmes një deklarate.

    Si Danimarka, ashtu edhe Suedia, i kanë dënuar aktet e djegies së Kuranit dhe kanë thënë se janë duke shqyrtuar mundësinë e hartimit të ligjeve të reja që do të ndalonin diçka të tillë.

    Mirëpo, kritikët kanë thënë se vendime të tilla e rrezikojnë lirinë e shprehjes, që u garantohet qytetarëve me kushtetutë.

    Myslimanët e konsiderojnë Kuranin si fjalë të Zotit dhe dëmtimi i qëllimshëm i librit është shumë ofendues për ta.

  • Sot hapet konkursi për 27 inspektorë të rinj të tregut, këto janë kriteret

    Sot hapet konkursi për 27 inspektorë të rinj të tregut, këto janë kriteret

    Sot do të hapet konkursi për 27 inspektorë të rinj të tregut. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili I ka ftuar të interesuarit me kualifikimet e nevojshme që të aplikojnë.

    Kurti ka thënë se deri tani kanë qenë 15 inspektorë të tregut dhe me këtë konkurs ky numër do të shkojë në 42.

    “15 ka qenë numri i inspektorëve deri të tani. Me thirrjen që po e hapim sot, këtë numër po e ngrisim në 42, duke e rritur për gati 3-fish ose 180% numrin e përgjithshëm të inspektorëve të tregut. Angazhimi në fushën e inspektimit bartë përgjegjësi të lartë dhe kontribut të veçantë për vendin, prandaj i inkurajojmë të gjithë të interesuarit me kualifikimet e nevojshme që të aplikojnë”, ka shkruar Kurti.

    Kërkesat e përgjithshme për pranim:

    -Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

    -Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

    -Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;

    -Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;

    -Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;

    -Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

    Kërkesat e përgjithshme formale

    -Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve në fushat: Arsim i larte i paspecifikuar.

    -Kualifikime të posaçme formale:

    -Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën

    zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

    Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

    -Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;

    – Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që

    ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë;

    -Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;

    – Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;

    -Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe

    për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;

    – Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;

    -Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

  • PDK-ja dhe LDK-ja thërrasin konferencë për media

    PDK-ja dhe LDK-ja thërrasin konferencë për media

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë thirrur konferencë për media për ditën e sotme. Njëra e mban konferencën në ora 10:30, ndërsa tjetra në ora 14:00.

    Në një njoftim për media, PDK ka njoftuar se sot mban konferencë për media në selinë qendrore të partisë.

    Konferenca fillon nga ora 14:00.

    Konferencë ka thirrur edhe LDK, në selinë qendrore të saj.

    LDK ka bërë të ditur se kjo konferencë fillon në ora 10:30.

    Në njoftimin për media, asnjë parti opozitare nuk ka njoftuar se për çfarë është thirrur kjo konferencë.

  • Deri në dy orë pritje për dalje nga Merdarja

    Deri në dy orë pritje për dalje nga Merdarja

    Mërgimtarët janë duke pritur deri në dy orë te pikëkalimi kufitar Merdarë për të dalë nga Kosova.

    Ndërsa për të hyrë te kjo pikë kufitare, pritjet zgjasin deri në një orë e gjysmë.

    Pritje ka edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.

    Mërgimtarët janë duke pritur deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë, ndërsa për të dalë ata po presin deri në një orë e gjysmë.

    Në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet maksimale për të hyrë në Kosovë janë 5 minuta, aq sa janë edhe pritjet për të dalë nga Kosova.

  • Vdes një grua në Prishtinë, ra nga lartësia e një objekti

    Vdes një grua në Prishtinë, ra nga lartësia e një objekti

    Një grua ka vdekur, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në Prishtinë.

    “Prishtinë 03.08.2023 – 20:34. Është raportuar se viktima femër kosovare ka rene nga lartësia e njeh objekti dhe si pasojë e plagëve te marra ka ndërruar jete”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Tutje, Policia njoftoi se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.