ATV

Category: Lajme

  • Sulmohen me thikë njësiti policor në Ferizaj, arrestohen katër të dyshuar

    Sulmohen me thikë njësiti policor në Ferizaj, arrestohen katër të dyshuar

    Në fshatin Kosin të Ferizajt, njësiti policor gjatë asistimit të Inspektorëve të Komunës në lidhje me rrënimin e një objektit, janë sulmuar fizikisht dhe me një mjetë të prehtë (thikë) nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë.

    Policia njofton se u janë shkaktuar lëndime trupore zyrtarëve policor, të cilëve u është ofruar tretman mjekësor.

    Në konsultim me prokurorin pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njeri prej tyre është liruar, dhe ky rast është duke u hetuar.

    “Fsh. Kosin, Ferizaj 04.08.2023-14:07. Raportohet se njësiti policor gjatë asistimit të Inspektorëve të Komunës në lidhje me rrënimin e një objektit, janë sulmuar fizikisht dhe me një mjetë të prehtë (thikë) nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë, duke u shkaktuar lëndime trupore zyrtarëve policor, të cilëve u është ofruar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njeri prej tyre është liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

  • Kosova mirëpret gazetaren ukrainase, Tetiana Kraselnykova dhe djalin e saj

    Kosova mirëpret gazetaren ukrainase, Tetiana Kraselnykova dhe djalin e saj

    Tetiana Kraselnykova është gazetarja e radhës nga Ukraina që i është bashkuar programit “Journalists in Residence – Kosovo”.

    Siç ka njoftuar AGK’ja, Kraselnykova do të strehohet në Kosovë së bashku me djalin e saj, Nazar Chaban, raporton Express.

    “Gazetarja u mirëprit dje pas mesnate në aeroportin e Prishtinës nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, Koordinatori i Terrenit, Adem Sylejmani, Përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

  • Nga 21 të lënduarit në incidentin e mbrëmshëm, 14 prej tyre janë femra

    Nga 21 të lënduarit në incidentin e mbrëmshëm, 14 prej tyre janë femra

    Një incident ka ndodhur mbrëmë në një lokal të Prishtinës, nga ku 21 persona janë lënduar, derisa së fundi është konfirmuar se njëri prej tyre ka vdekur.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku.

    Policia e Kosovës ka thënë se një i dyshuar mashkull gjendet në arrati.

  • Vdes njëri nga të plagosurit nga të shtënat me armë në “Bon Vivant”

    Vdes njëri nga të plagosurit nga të shtënat me armë në “Bon Vivant”

    Ka ndërruar jetë njëri nga të plagosurit mbrëmë në Bon Vivant në Prishtinë.

    Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

    “Nga informacionet që kam nga ekipa kujdestare e Mjekimit Intensiv, 1 pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjell për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekimin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arrit të iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit. Ka qenë i plagosur në regjionin e barkut, mosha e tij 39 vjeç”, tha Shaqiri.

    Ndryshe, të premten në orët e vona pati një përleshje të armatosur tek lokali “Bon Vivant” në Prishtinë, ndërkaq sot bëhet e ditur se numri i të lënduarve është 17.

  • Mërgimtarët po presin mbi dy orë për të dalë nga Kosova

    Mërgimtarët po presin mbi dy orë për të dalë nga Kosova

    Mërgimtarët që erdhën nga pjesë të ndryshme të vendeve evropiane dhe më gjerë, tani po ballafaqohen me pritje për të dalë nga territori i Kosovës, nga pikat kufitare tokësore.

    Mbi dy orë janë duke pritur në Merdarë për të dalë, teksa në hyrje pritjet shkojnë deri në 30 minuta në këtë pikë kufitare.

    Ndërkohë, te Dheu i Bardhë, Muçibabë dhe në Jarinje, mërgimtarët po presin deri në një orë për të dalë nga Kosova.

    Në pikat tjera kufitare, situata është më e qetë si në hyrje, njashtu edhe në dalje.

  • Në Emergjencë janë dërguar 17 të lënduar, 7 me armë zjarri

    Në Emergjencë janë dërguar 17 të lënduar, 7 me armë zjarri

    (E plotësuar) 17 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përleshjes që ndodhi në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

    Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, i cili tha se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

    “Krejt i kemi 17 të lënduar. 7 janë me armë zjarri kurse 10 janë me lëndime të tjera, me xhama ose mjete të tupitura. Të gjithë janë në gejdnje stabile, ndërsa njëri është në sallë të operacioni dhe është në rrezik për jetë”, tha Syla.

    Për rastin, zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ka bërë të ditur se janë identifikuar dy persona si të implikuar në rast.

    Policia: Disa persona të plagosur në “Bon Vivant”, janë identifikuar dy të dyshuar

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se disa persona kanë mbetur të plagosur sonte në kafeterinë “Bon Vivant”, në qendër të Prishtinës.

    Për rastin janë identifikuar 2 persona nga policia, konfirmoi zëdhënësi, Agron Borovci.

    Njoftimi i plotë:

    “Rreth orës 23:30, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

    Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi.

    Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore .

  • Gjuajtja me armë në qendër të Prishtinë, krejt çka dihet deri më tani

    Gjuajtja me armë në qendër të Prishtinë, krejt çka dihet deri më tani

    Disa persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit në një lokal në qendër të Prishtinës.

    Sipas raportimeve në media, ngjarja ka ndodhur në lokalin “Bon Vivant” në qendër të Prishtinës.

    Në pamjet e publikuara shihet momenti kur ambulanca merr të plagosurit nga vendi i ngjarjes dhe gjithashtu arreston një person.

    Në anën tjetër, policia e Kosovës ende nuk ka dalë me një version zyrtar rreth ngjarjes, por sipas informatave të para bëhet fjalë për rreth 5 persona të plagosur.

    Ndër të plagosurit, sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes është edhe një vajzë.

  • Gjuajtje me armë zjarri te Bon Vivanti, dyshohet për disa të plagosur

    Gjuajtje me armë zjarri te Bon Vivanti, dyshohet për disa të plagosur

    Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar më herët në kryeqytet.

    Të shtënat kanë ardhur nga një lokal në qendër të Prishtinës.

    Burime të Indeksonline pohojnë se në mesin e disa personave të përfshirë në përleshje, ka të plagosur.

    Njësitet relevante të policisë janë në vend të ngjarjes.

    Deri më tani një person është arrestuar, teksa burimet pohojnë se një i dyshuar është arratisur nga vendi i ngjarjes.

  • Arrestohet në Istog një i dyshuar për krime lufte, ishte kryeshef i milicisë në vitet 1998- 1999

    Arrestohet në Istog një i dyshuar për krime lufte, ishte kryeshef i milicisë në vitet 1998- 1999

    Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, nën autorizimet e Prokurorit të Shtetit në Prokurorinë Speciale të Republikës se Kosovës, për një periudhë kohore kanë zhvilluar veprime hetimore, mbledhje të dëshmive e provave dhe identifikimin e kryerësve të veprave penale të krimeve të luftës.

    Këto hetime kanë qenë të përqendruara rreth zbulimit të autorëve të krimeve të kryera në periudhën 1998-1999 në rajonin e komunës së Istogut.

    Në vazhdën e angazhimeve hetimore është arritur të mblidhen dëshmi dhe prova për krimet dhe kryesit e këtyre veprave penale. Hetuesit policorë kanë pranuar dhe përpunuar informata të shumta operative në drejtim të identifikimit, vendndodhjes dhe lokalizimit të të dyshuarit, aktivitetit dhe lëvizjeve të tij, në dhe jashtë territorit të Kosovës.

    Procesi hetimor është ndihmuar nga zyrtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë me të cilët është bashkëpunuar ngushtë në një punë ekipore, ku është bërë përpunimi inteligjent i informatave. Nga bashkërendimi i aktiviteteve është bërë e mundur të identifikohet një i dyshuar për krime lufte, i cili në kohën e luftës 1998-1999 ishte krye-shef i milicisë në Istog.

    I dyshuari M.P., është arrestuar sot, më 04.08.2023, në ora 18:05, në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare. Me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

  • Juristët e konsiderojnë si jonormal faktin që shumë ligje po kontestohen nga Kushtetuesesja

    Juristët e konsiderojnë si jonormal faktin që shumë ligje po kontestohen nga Kushtetuesesja

    Rastet kur ligje të caktuara të Qeverise aktuale kontestohen nga Gjykata Kushtetuese, madje disa prej tyre rrëzohen tërësisht nuk janë të rralla.

    Të enjten, Gjykata Kushtetuese shpalli pjesërisht antikushtetues edhe Ligjin për Zyrtarët Publikë. Pesëmbëdhjetë vjet nga hartimi i Kushtetutës, për juristët, kjo nuk konsiderohet si situatë normale.

    Vrulli i Qeverisë për reforma në sektor të ndjeshëm, po konsiderohet të jetë një prej arsyeve që Kushtetua shkelet kaq shpesh.

    Ndërkohë, kur ligje të caktuara shpallen antikushtetuese ka pasoja edhe për qytetarët, por edhe për vetë ekzekutivin.

    Krahas Ligjit për Zyrtarët Publikë, Kushtetuesja kishte konstatuar se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kishte ndërhyrë në kompetencat e Komunës së Kamenicës për reformën në arsim, kurse Ligjin për Këshillin Prokurorial e kishte rrezuar tërësisht.

    Ndërkohë, në shqyrtim, kjo Gjykatë e ka edhe Ligjin për Pagën Minimale, pas dërgimit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon e më poshtme: