ATV

Category: Lajme

  • Pemët “pritore” në kryeqytet

    Pemët “pritore” në kryeqytet

    Pemët në lagjen “Dardania” në kryeqytet, javëve të fundit janë shndërruar në pritore të autobusëve.

    Madje në ditët me shi, për qytetarët ato po dalin të jenë sado pak mburojë.

    Për mungesën e pritoreve, qytetarët po e fajësojnë komunën, pasi, sipas tyre, nuk mund të largohen të vjetrat pa bërë zgjidhje alternative.

    “Kur po është diell po na mundojnë rrezet e kur po është shi po na pengon shiu, shume keq”, thotë një qytetar.

    Ata kritikojnë qeverisjen lokale për mospërfundimin e projekteve në kohë.

    “Nuk po i përfundojnë kurrë me kohë këto projekte, edhe pse taksat po i marrin”, tha një tjetër qytetar.

    Në lidhje me këtë çështje, drejtori i shërbimeve publike në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, i kontaktuar nga ATV-ja, thotë se së shpejti do të përfundojë edhe vendosja e pritoreve të reja.

    “Pritoret e reja do të jenë më të përshtatshme, operatori është në terren dhe po i trajtojnë të gjitha pritoret. Ato pritet të përfundojnë së shpejti…” , tha drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu.

    Musliu tha se pritoret që i kanë larguar nga qyteti do t’i vendosin nëpër fshatrat e Prishtinës.

    Projekti për ndërrimin e pritoreve ka nisur para tetë muajve dhe sipas përfaqësuesve të komunës, ky projekt do të përfundonte në gjashtë muajt e parë të këtij viti. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

  • Policia zhvillon aksion në një “laborator” në Mitrovicë të Veriut

    Policia zhvillon aksion në një “laborator” në Mitrovicë të Veriut

    Një aksion i Policisë në një laborator të improvizuar në qendër të Mitrovicës së Veriut rezultoi me konfiskimin e armëve, municionit, pajisjeve për kultivimin e bimëve narkotike, si dhe të atyre për prodhimin e kriptovalutave.

    Laboratori ishte përshtatur në një banesë në katin e 11, të njërës prej ndërtesave të njohura si Tre Rrokaqiejt – e shfrytëzuar nga një shtetas i Kosovës nga komuniteti serb, i cili gjendet në arrati.

    “Në banesën që është shfrytëzuar nga S.M. (KosovarSerb) janë gjetur dhe konfiskuar 60 kartela grafike, makina ant-miner S9, 13 ventilator, poqa elektrikë që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llamp elektrike për laborator, 51 fishekë, 8 shok-bomba të modifikuara. I dyshuari nuk ka qenë aty”, tha Veton Elshani, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

    Në fotografi, shihen shok-bomba të cilat janë mbështjellë me gozhda si efekt përforcues i dëmit në rast të shpërthimit eventual.

    Nuk janë dhënë detaje, nëse i dyshuari ka ndërlidhje me ndonjë prej organizatave të shpallura terroriste apo nëse i njëjti ka marrë pjesë në ndonjë prej ngjarjeve të dhunshme në veri.

    Në një aksion tjetër, në lokacione të ndryshme në Mitrovicë të Veriut, më 12 Shkurt, Policia kishte shkatërruar tre laboratorë të drogës – në të cilët kishte gjetur rreth 1200 bimë narkotike – dhe kishte arrestuar dy serbë.

    Njëri prej tyre, sipas ministrit të Punëve të Brendshme ka qenë i përfshirë në sulme ndaj Policisë së Kosovës në muajin Janar. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

  • Vrasja në Klinë, ATV siguron pamjet kur personi që dyshohet se e vrau familjarin e tij iku nga vendi i ngjarjes me armë në dorë

    Vrasja në Klinë, ATV siguron pamjet kur personi që dyshohet se e vrau familjarin e tij iku nga vendi i ngjarjes me armë në dorë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Klinës. Si pasojë e të shtënave më armë, Anton Prela nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve dhe me pas ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës.

    Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se i dyshuari dhe viktima janë mërgimtarë.

    Në drejtim të të ndjerit janë shkrepur 7 plumba.

    ATV ka siguruar pamjet kur personi që dyshohet se e vrau familjarin e tij iku nga vendi i ngjarjes me armë në dorë.

  • Vdes në spital personi që u plagos në një lokal në Klinë

    Vdes në spital personi që u plagos në një lokal në Klinë

    Para pak çadtesh ka vdekur personi që është plagosur sot pasdite në një lokal në Klinë.

    Lajmin e ka konfirmuar Gazmend Bojaj, drejtor i QKMF-së në Klinë.

    Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Klinë, një person ka mbetur i plagosur.

    Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

    “Rreth orës 16:40 policia ëshë njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, deklaroi Gashi.

  • Presidenca: Serbia ka emëruar organe ilegale në pesë komuna të Kosovës

    Presidenca: Serbia ka emëruar organe ilegale në pesë komuna të Kosovës

    Shefi i Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë Serbia ka emëruar organet ilegale në disa komuna të Kosovës.

    Përmes një postimi në Twitter ka shkruar se organet ilegale janë emëruar në Klinë, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Leposaviq

    Vela ka shkruar se kjo është shkelje e marrëveshjes së Brukselit dhe sovranitetit të Kosovës.

    “Lëvizja e fundit e Serbisë: Emërimi i zyrtarëve në organet ilegale komunale në Klinë, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Leposaviq. Kjo është shkelje flagrante dhe mospërfillje e marrëveshjes së Brukselit dhe sovraniteti i Kosovës është shembull i agresionit institucional të aplikuar vetëm nga Rusia në Ukrainë”, ka shkruar ai në Twitter.

  • Lirohet nga spitali vajza e plagosur nga sherri në ‘Bon Vivant’, shtohen forcat policore në QKUK

    Lirohet nga spitali vajza e plagosur nga sherri në ‘Bon Vivant’, shtohen forcat policore në QKUK

    Vajza e cila u plagos të premten në lokalin “Bon Vivant” është liruar nga Klinika e Ortopedisë ku ishte duke u trajtuar, ndërsa në Klinikë po vazhdon trajtimi edhe i dy personave tjerë.

    Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica ka thënë se gjendja shëndetësore është e tyre është ë mirë.

    “Vajza e cila ishte plagosur në shtyllën kurrizore është liruar nga spitali, ndërsa po vazhdon trajtimi i dy personave tjerë. Gjendja e tyre është e mirë”, tha ai për portalin Telegrafi.

    I pyetur lidhur me disa raportime se në këtë Klinikën ka pasur të shtëna me armë zjarri, pasi aty po trajtohet edhe A.P, I dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”, Jashanica tha se nuk janë të vërteta këto raportime.

    “Në Klinikën e Ortopedisë nuk ka pasur të shtëna me armë zjarri, por vetëm janë shtuar forcat policore”, tha ai.

    Në konfliktin e së premtes humbi jetën një 39 vjeçar, u plagosën gjashtë persona si dhe u lënduan 13 tjerë.

    Lidhur me rastin, Gjykata Themelore e Prishtinës iu ka caktuar nga një muaj paraburgim A.P për “Vrasje të rëndë” dhe H.G dhe G.Z për “pjesëmarrje në rrahje”, për rastin e vrasjes dhe plagosjeve të premtën mbrëma në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.

    I dyshuari A.P do të dërgohet në paraburgim pas trajtimit në Klinikën e Ortopedisë.

    Për ngjarjen tragjike që ndodhi ditën e premte ka pasur reagime të shumta, ku edhe u kërkua krijimi i Policisë së Kryeqytetit.

  • 85 infermierë të rinj nga nesër punësohen në klinikat e QKUK-së

    85 infermierë të rinj nga nesër punësohen në klinikat e QKUK-së

    85 infermierë të rinj nga dita e nesërme do të fillojnë punën në klinika të ndryshme të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

    Në njoftimin e QKUK-së thuhet se punësimi i tyre do të zbusë pjesërisht mungesën e infermierëve në klinikat e QKUK-së.

    “Nënshkrimi i kontratave u bë gjatë ditës së sotme. Me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, infermierëve iu dëshiroi punë të mbarë, duke i porositur ata, që në qendër të punës së tyre të kenë kujdesin ndaj pacientëve”.

    “Nga 85 infermierët e pranuar së fundmi, 70 janë më kualifikim bachelor dhe 15 me shkollim të mesëm”, thuhet në njoftim.

  • Avokatja e Krasniqit kërkon lirimin e tij për dy javë: Është 72 vjeç, asnjë dëshmitar s’foli keq për të

    Avokatja e Krasniqit kërkon lirimin e tij për dy javë: Është 72 vjeç, asnjë dëshmitar s’foli keq për të

    Venkateswari Alagendra, avokatja e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi ka kërkuar që klienti i saj të lirohet përkohësisht për të kaluar pak kohë me familjen e tij në Kosovë.

    Duke marrë parasysh pushimet e verës në Gjykatën Speciale në Hagë, avokatja e Krasniqit ka kërkuar që ai të lirohet për dy javë. Mbrojtja në kërkesën e saj thekson se Krasniqi ndodhet në paraburgim qe 2 vjet e 8 muaj, duke kërkuar që ai të lirohet nën mbikëqyrje.

    Avokatja e Krasniqit pretendon se paraburgimi i Krasniqit s’është i domosdoshëm, pasi s’ka rrezik për t’u arratisur dhe për të penguar në procedurat gjyqësore.

    “Deklaratat publike të z. Krasniqi janë ushtrim i fjalës së lirë dhe jo të mjaftueshme për të treguar një prirje ndaj ndërhyrjes në dëshmitarë”, thuhet në parashtresën e avokates Alagendra. Ajo shton se s’ka arsye të mjaftueshme për ta arsyetuar moslirimin e Krasniqit dhe se s’ka asnjë provë konkrete se ndonjë dëshmitar është frikësuar nga Krasniqi, raporton Gazeta Express.

    “Mungesa e ndonjë prove faktike që z. Krasniqi ka qenë i përfshirë në ndonjë kërcënim të dëshmitarit në këtë procedurë vë në pikëpyetje nevojën për paraburgim të vazhdueshëm”, thuhet në parashtresë.

    Së dyti, Mbrojtja thekson se “vetëdija e z. Krasniqi për ecurinë e rastit gjatë katër muajve të fundit në fakt zvogëlon gjasat që ai të përfshihet në ndonjë aktivitet të ndaluar”.

    “Prokuroria ka thirrur deri tani 11 dëshmitarët e saj të parë. Askush nuk ka folur keq për z. Krasniqi. [REDAKTUAR]. Provat që Paneli ka dëgjuar nuk e mbështesin atë karakterizimin e z. Krasniqi si person që ka gjasa të ndërhyjë në dëshmitar ose të kryejë krim të mëtejshëm. Për më tepër, është e vështirë të kuptohet se çfarë imagjinon Prokuroria se do të ishte motivimi i z. Krasniqi për t’i frikësuar dëshmitarët e mbrojtur të viktimave në këtë rast – shumica dërrmuese e të cilëve, siç do të ketë vërejtur Trupi Gjykues, nuk e përmendin fare z. Krasniqi ose të thonë thjesht se e dinin se ai ishte ai zëdhënës i UÇK-së”, thuhet në parashtresë.

    Së treti, avokatja thekson se “Paneli tani ka një përvojë të vëzhguar efektin e paraburgimit dhe gjykimit të zgjatur për z. Krasniqi”.

    “Në moshën 72 vjeçare, ai është dukshëm më i vjetër se të akuzuarit tjerë në këtë rast”, shkruan avokatja Alagendra.

    Aty janë ofruar edhe disa kushte, si lirimi për dy javë i Krasniqit, vendi ku do të banonte, kontaktet e kufizuara dhe kush do të banonte me të.

    Në alternativë, Mbrojtja kërkon që, nëse lirimi i përkohshëm refuzohet, Krasniqit t’i lejohen “vizita shtesë private në Njësinë e Paraburgimit gjatë pushimeve verore”, për të pasur kohë shtesë për të kaluar me familjen.

  • Mbishkrime me mesazhe urrejtëse ndaj komunitetit LGBTI+ në kampusin e UP-së, Blert Morina kërkon reagimin e institucioneve

    Mbishkrime me mesazhe urrejtëse ndaj komunitetit LGBTI+ në kampusin e UP-së, Blert Morina kërkon reagimin e institucioneve

    Mbishkrime me mesazh urrejtës ndaj grupeve LGBTI+ janë parë në kampusin e Universitetit të Prishtinës, përkatësisht afër Bibliotekës Kombëtare. Nuk dihet se kush i ka shkruar ato, raporton Ekonomia Online.

    Aty është shkruar “Kill the gays” që në gjuhën shqipe i bie “Mbytni homoseksualët”.

    Blert Morina, drejtor ekzekutiv i organizatës “Qendra për Liri dhe Barazi” i tha Ekonomia Online përmes një përgjigje me shkrim se dënojnë çdo tentim për cenim të dinjitetit të çfarëdo komuniteti.

    Sipas tij, gjuha diskriminuese është e papranueshme, duke kërkuar nga institucionet që të reagojnë menjëherë në këtë rast.

    “Dënojmë çdo tentim për cenim të dinjitetit të çfarëdo komuniteti. Gjuha diskiminisuese është e papranueshme dhe shpie në thirrje për linçim. Prandaj në raste të tilla reagimi duhet të jetë i menjëhershëm nga institucionet përkatëse”.

    Përderisa Marigona Shabiu nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR), tha se këto grafitë duhet që të largohen menjëherë dhe Policia të fillojë hetimet për rastin.

    Madje ajo ka kërkuar që edhe rektori të dënojë rastin dhe që të gjithë studentëve të iu ofrohet siguri dhe gjithëpërfshije.

    “Grafite të tilla janë jashtëzakonisht shqetësuese, të cilat bëjnë thirrje për vrasje të personave gay. Grafitet duhet të largohen menjëherë si dhe Policia duhet të inicioj rastin për hetime me urgjencë”.

    “Gjithashtu, kjo gjuhë duhet të dënohet nga rektorati dhe nga të gjitha institucionet relevante. UP është vend i cili ju takon edhe studenteve queer, dhe si i tillë duhet të ofrojë siguri dhe gjithëpërfshirje për ta”.

    Kjo shprehje e urrejtjes vjen pas një debati që e nxiti një shfaqje e bërë të premten e kaluar në Prizren në kuadër të DokuFestit.

  • Mbi 20 të burgosur ukrainas lirohen nga Rusia

    Mbi 20 të burgosur ukrainas lirohen nga Rusia

    Kreu i zyrës presidenciale ukrainase, Andriy Yermak, njoftoi përmes Telegramit se 22 të burgosur të luftës janë kthyer në Ukrainë nga burgjet ruse më 7 gusht.

    Në mesin e të liruarve janë dy oficerë, ushtarë të thjeshtë dhe nënoficerë.

    Ata kishin marrë pjesë në beteja në fronte të ndryshme dhe disa prej tyre ishin plagosur, tha Yermak.

    Ai nuk dha më shumë detaje.

    Ministria ruse e Mbrojtjes ende nuk ka komentuar për këmbimin e të burgosurve.

    Këmbimi i fundit i të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës ka ndodhur në korrik të këtij viti.

    Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit 2022. Lufta ka lënë të vrarë mijëra persona, ka detyruar të zhvendosen miliona të tjerë dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale./REL/