ATV

Category: Lajme

  • Numri i të vdekurve në Hawai shkon në 53, pasi zjarret kanë shkatërruar shtetin

    Numri i të vdekurve në Hawai shkon në 53, pasi zjarret kanë shkatërruar shtetin

    Zjarret në Hawai kanë marrë jetën e 53 personave deri më tani, ndërsa përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit vazhdojnë për të pagjeturit.

    Gjithsej janë gjashtë zjarre në Big Island dhe Maui, ku ka ndodhur pjesa më e madhe e shkatërrimit që nga shpërthimi i zjarreve të martën.

    Gati 1700 shtëpi dhe ndërtesa janë shkatërruar dhe mijëra banorë dhe turistë janë evakuuar nga zonat e rrezikshme, shkruan AA, transmeton KosovaPress.

    “Jill dhe unë shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e atyre që humbën më të dashurit në zjarret në Maui dhe lutjet tona janë me ata që kanë parë shtëpitë, bizneset dhe komunitetet e tyre të shkatërruara,” tha Presidenti Joe Biden në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

    Biden ka miratuar një deklaratë fatkeqësie për të ndihmuar në përgjigjen emergjente dhe përpjekjet për rimëkëmbje.

    Rojet Bregdetare të SHBA-së kanë shpëtuar më shumë se dhjetëra njerëz që u hodhën në oqean për t’i shpëtuar zjarreve, dhe Garda Kombëtare e Hawait u thirr në veprim për të ndihmuar zjarrfikësit dhe personelin tjetër të urgjencës.

    “Ne u jemi mirënjohës zjarrfikësve të guximshëm dhe reaguesve të parë që vazhdojnë të vrapojnë drejt rrezikut, duke e vënë veten në rrezik për të shpëtuar jetë”, tha Biden. “Kam urdhëruar të gjitha asetet federale të jenë në dispozicion në ishuj për të ndihmuar gjatë reagimit”.

    Erërat e fuqishme 60 milje në orë (96 kilometra në orë) nga Uragani Dora në Oqeanin Paqësor kanë ndezur flakët e zjarreve shkatërruese.

    Guvernatori i Hawait, Josh Green, tha më herët të enjten se ai priste që numri i të vdekurve të rritet “dukshëm” nga numri 36 sa ishte më parë, ndërsa reaguesit e parë shkojnë nëpër shtëpitë dhe ndërtesat që u dogjën deri në themel.

    “Ne nuk kemi pasur një rast të humbjes së jetëve si kjo për shumë vite,” tha Green në një intervistë për CNN.

    “Ndërsa hyjmë në qindra shtëpi që u pushtuan nga zjarri…ne kemi shqetësim të madh se do të gjejmë mbetjet e njerëzve që nuk mundën të shpëtonin”.

    Dy mijë udhëtarë u bllokuan në Aeroportin Ndërkombëtar Maui për shkak të anulimeve të fluturimeve. Zyrtarët thanë se 4,000 vizitorë dhe banorë të tjerë po strehoheshin në Qendrën e Konventës në Hawai në Honolulu. Autoritetet u kërkojnë turistëve dhe banorëve që të qëndrojnë larg zonave të rrezikshme

    “Ne u bëjmë thirrje banorëve që të marrin parasysh paralajmërimet e sigurisë nga zyrtarët dhe t’u përmbahen urdhrave të evakuimit dhe udhëzimeve të sigurisë të lëshuara nga autoritetet lokale,” tha Roja Bregdetare në një deklaratë.

  • Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, Policia gjen një revole në vendin e ngjarjes

    Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, Policia gjen një revole në vendin e ngjarjes

    Një person është gjetur të enjten pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar, në Pejë.

    Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole me 15 fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit.

    “Pejë, 10.08.2023-13:50. Është gjetur pa shenja jete, në një shtëpi të pa banuar viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole me 15-fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit”, thuhet në njoftim.

    Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.

  • Policia zvicerane kërkon dy serbë, anëtarë të mafias ‘Pink Panthers’

    Policia zvicerane kërkon dy serbë, anëtarë të mafias ‘Pink Panthers’

    Gjykata Penale e Lozanës kërkon burg dhe depërtim ndaj dy serbëve për grabitje, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch.

    Dy serbë të dyshuar për mbajtjen në një dyqan bizhuterish në Lozanë janë përshkruar si “jashtëzakonisht të rrezikshëm” nga prokurori.

    Aktakuza dhe deklaratat dhanë qëndrime të kundërta, të enjten, të dy serbëve të sjellë përpara Gjykatës Penale të qarkut të Lozanës. Të akuzuar se kanë marrë pjesë në grabitjen e bizhuterisë ‘Bucherer’, më 23 korrik 2019 në rrugën ‘de Bourg’, ata edhe dyshohen se i përkasin rrjetit kriminal ballkanik të ‘Pink Panthers’.

    Dy burra janë ende në arrati, mes tyre edhe “koka e planifikimit”, i cili dyshohet se i drejtoi pistoletën një shitëseje. Në dy minuta, një plaçkë prej 400.000 frangash në ora dhe bizhuteri ishte zhdukur.

    Sipas gazetës zvicerane Le Canton27.ch gjatë këtij viti janë shtuar krimet nga serbët në Zvicër, çka nuk kalojnë javë e të mos arrestohet apo involvohet në krime një apo dy serbë.

  • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme, derisa priten edhe reshje shiu në zonat malore.

    Temperaturën minimale për ditën e sotme e ka shënuar Prishtina me 12 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prizreni me 25 gradë Celsius.

    Edhe dita e nesërme pritet të jetë me kushte të njëjta atmosferike.

    Temperaturën minimale, për ditën e nesërme do ta mbajë qyteti i Prishtinës me 11 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prizreni me 24 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot me kthjellime. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 10 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Berat me 32 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

  • Merdarë: Mbi tri orë pritje për të dalë nga Kosova

    Merdarë: Mbi tri orë pritje për të dalë nga Kosova

    Deri në tri orë është koha e pritjes për të dalë nga territori i Republikës së Kosovës nga pika kufitare e Merdares. Jo në nivel më ndryshe janë edhe kolonat.

    Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat për të dalur nga pika kufitare e Merdares arrijnë në 600 metra. Njësoj edhe tek pika kufitare e Dheut të Bardhë ndërsa me kolona më të shkurtra është pika kufitare e Muçibabës, me kolonë deri në 200 metra gjatësi.

    Me pritje në dalje dallohet edhe pika kufitare e Dheut të Bardhë. Pritja arrin deri në 1 orë e gjysmë, gjersa hyrja deri në 10 minuta.

  • 23 persona të lënduar nga tërmeti 5.3 ballësh që goditi mbrëmë Turqinë

    23 persona të lënduar nga tërmeti 5.3 ballësh që goditi mbrëmë Turqinë

    23 persona kanë mbetur të lënduar pas tërmetit 5.3 ballë që goditi mbrëmë Turqinë, saktësisht Malatyan.

    Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca. Ai ka thënë se ata janë lënduar si pasojë e rënies dhe kërcimit nga lartësia.

    “Në tërmetin 5.3 ballë me qendër në Malatya Yeşilyurt: 23 qytetarë tanë, duke përfshirë 22 persona në Malatya dhe 1 person në Adiyaman, u plagosën si pasojë e rënies ose kërcimit nga lartësia”, ka shkruar ai në Facebook.

    Pos në Malatya, tërmeti u ndje edhe në Kahramanmaraş, Adiyaman, Şanlıurfa dhe Gaziantep.

    Shumë qytetarë kanë dalë në rrugë menjëherë pas lëkundjes.

  • Kurti viziton sot Maqedoninë e Veriut, rruga Tetovë-Prizren temë diskutimi

    Kurti viziton sot Maqedoninë e Veriut, rruga Tetovë-Prizren temë diskutimi

    Kryeministri Albin Kurti, sot do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut, teksa pritet të marrë pjesë në inaugurimin e një rruge në Tetovë.

    Pikërisht për aksin rrugor Tetovë – Prizren, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se dy Qeveritë janë para nënshkrimit të marrëveshjes financiare për hartimin e projektit kryesor për tunelin që do të ndërtohet bashkërisht.

    “Rrugën në pjesën e Kosovës e projektojmë dhe e ndërtojmë ne, kurse rrugën në territorin e Maqedonisë së Veriut e projekton dhe e ndërton Maqedonia e Veriut. Kosova ka bërë hapat parë në këtë drejtim, duke finalizuar hartimin e projektit kryesor nga dalja e tunelit e deri në kyçjen në autostradën “Ibrahim Rugova”. Ndërkaq, pikërisht ky aks rrugor do të jetë temë diskutimi në vizitën që Kryeministri Albin Kurti të premten do ta zhvillojë në Maqedoni të Veriut”, tha Kryeziu për ATV-në.

    Kurti do të marrë pjesë në inaugurimin e rrugës së re që lidh fshatin Sellcë dhe fshatin Vicë që parashihet të rrisë kapacitetet e turizmit malor dhe do të përafrojë Tetovën me Prizrenin.

    Me ndërtimin e këtij aksi, rruga Tetovë-Prizren, nga rreth 3 orë sa është aktualisht, do të mund të kalohet vetëm për 30 minuta./atvlive.tv/

  • Presidentja Osmani e Hovenier flasin për zbatim të marrëveshjes së Bratisllavës

    Presidentja Osmani e Hovenier flasin për zbatim të marrëveshjes së Bratisllavës

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier me të cilin bisedoi për zhvillimet në vend dhe vijueshmërinë e hapave konkret që po ndërmerren në përputhje me atë se çfarë është dakorduar në Bratislavë.

    “Në takim u diskutua edhe për projektet zhvillimore të cilat po realizohen nga ShBA-të në Kosovë, përkrahjen e SHBA-ve për sektorin e sigurisë si dhe rëndësinë e shtimit të bashkëpunimeve të tilla në fusha të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

  • ​“Operacioni Alba”, kontingjenti prej 3000 ushtarësh që zbarkoi në Shqipëri më 1997

    ​“Operacioni Alba”, kontingjenti prej 3000 ushtarësh që zbarkoi në Shqipëri më 1997

    Më 11 gusht 1997 përfundoi një nga misionet më të mëdha të zhvilluara nga forcat e ndryshme ushtarake në Shqipëri i cili njihet nën emrin “Operacioni Alba”.

    Të gjendur pas klimës së pasigurisë me ngjarjet e ndodhura gjatë atij viti, qeveria shqiptare e pa të udhës të kërkonte ndihmesën e një force shumëkombëshe për të kryer operacione humanitare në vend.

    Kërkesa ju drejtua OKB-së më 27.03.1997 nga pala shqiptare dhe Këshilli i Sigurimit e miratoi atë duke i hapur udhë një kontingjenti prej 3000 ushtarësh nga shtete si Franca, Turqia, Greqia, Spanja, Rumania, Austria dhe Danimarka.

    Shteti koordinues i kësaj trupe do të ishte Italia e cila u përzgjodh të drejtonte këtë mision. Bazat operacionale të trupave do të ishin në qytete si Tirana, Durrësi, Vlora dhe Fieri.

    Gjatë këtij operacioni janë zhvilluar rreth 1700 operacione ku mendohet se në dobi të popullatës është shpërndarë rreth 5700 tonë ndihma në ushqim, ilaçe, veshje etj.

    Trupa ushtarake gjatë gjithë kohës monitorohej nga programi i OSCE.

  • Këshilltarja e BE-së: Sanksionet kundër Kosovës të hiqen sa më parë

    Këshilltarja e BE-së: Sanksionet kundër Kosovës të hiqen sa më parë

    Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, deklaroi se sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Serbisë duhet të ishin vendosur më parë dhe sanksionet kundër Kosovës duhet të hiqen sa më parë.

    Teksa ka shprehur shqetësim për sjelljen e disa zyrtarëve të BE-së dhe ka vënë në dyshim vlerat evropiane.

    “Mirëmëngjesi Evropë. Sanksionet ndaj Serbisë duhet të ishin vendosur shumë kohë më parë dhe ato kundër Kosovës duhet të hiqen sa më parë”, ka shkruar ajo në Twitter.

    Më tutje ajo pati një pyetej për zyrtarët evropian “pra, sulmi dhe plagosja e ushtarëve të KFOR-it është sjellje në përputhje me vlerat tona evropiane?”.

    “Jam i tronditur nga vlerat e supozuara evropiane që disa zyrtarë të BE-së po përfaqësojnë këtu”, ka theksuar ajo.

    Ndërkoha ajo ka përfunduar duke thënë se Provokimin dhe përshkallëzimin, vijnë nga propaganda ruse.