ATV

Category: Lajme

  • Gjuajte me armë në drejtim të Policisë në veri, arrestohen 5 persona

    Gjuajte me armë në drejtim të Policisë në veri, arrestohen 5 persona

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë persona në Zubin Potok derisa gjatë tentimit për ndalim kishte shkëmbim zjarri në drejtim të policisë.

    Personat ishin ndaluar nën dyshimin për kontrabandë me mallra, ka konfirmuar për KosovaPress, zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    “Sot në orët e hershme të mëngjesit në rrethinën e komunës së Zubin Potokut, policia ka has në një kombi dhe disa vetura të cilat besohej se kontrabandonin mallra. Gjatë tentimit për ndalim ka pas shkëmbim me armë zjarri por nuk ka të plagosur. 5 persona janë arrestu, ndërsa janë konfisku kombi dhe tri vetura”, ka Elshani.

    Hetimet rajonale po merren me rastin i cili cilësohet sulm ndaj personave zyrtarë, posedim narkotikësh dhe kontrabandim me mallra.

  • Mbrojta e të akuzuarit për krime lufte i kërkoi Albin Kurtit të dëshmojë, reagon Qeveria

    Mbrojta e të akuzuarit për krime lufte i kërkoi Albin Kurtit të dëshmojë, reagon Qeveria

    Mbrojtja e Dragisha Millenkoviqit, i cili është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale si i dyshuar për krime lufte në burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit ka dorëzuar një kërkesë në Qeverinë e Kosovës.

    Avokati i Millenkoviqit, Dejan Vasiq, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtjes të intervistohet për këtë rast.
    Duke përmendur faktin se Kurti, në kohën kur i dyshuari Millenkoviq ka punuar në burgun e Prishtinës, ka qenë i arrestuar, Vasiq thotë që dëshmia e kryeministrit është shumë e rëndësishme për klientin e tij.

    ATV-ja ka pyetur në Zyrën e Kryeministrit për media, për një qëndrim rreth kërkesës së Vasiq. Qeveria përmes një përgjigje me shkrim, ka mohuar se kryeministri Kurti ka pranuar ndonjë ftesë nga institucionet e drejtësisë.

    “Ka kaluar një kohë e gjatë prej kur Kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga Gjykatat për t’u paraqitur në ndonjë cilësi. Nuk besoj që e ka marrë malli për to. As për këtë rast ai nuk pranuar ndonjë ftesë zyrtare nga institucionet e drejtësisë. Nëse gjykatat kanë ndonjë kërkesë ndaj tij, atë le ta bëjnë zyrtarisht dhe për të do të marrin përgjigje”, thuhet në përgjigjen e zyrës për komunikim në Qeverinë e Kosovës.

    ATV dje ka raportuar se avokati Dejan Vasiq ka paraqitur kërkesën e tij që Kurti të jetë i fituar si dëshmitar i mbrojtjes edhe Prokurorisë Speciale.

    Rasti ende është në fazën e hetimeve.

    Millenkoviq u arrestua në qershor të këtij viti, e pakënaqësitë për arrestimin e tij i shprehën banorët e Graçanicës përmes protestave disa ditë me radhë./atvlive.tv

  • ​Portugali, të korrat e drithërave ‘më të dobëtat’ për shkak të thatësirës

    ​Portugali, të korrat e drithërave ‘më të dobëtat’ për shkak të thatësirës

    Prodhimi i drithërave në Baixo Alentejo, në Portugali, pati një nga “vitet më të këqija ndonjëherë” në vitin 2023 me një rënie që arriti deri në 90% në disa raste, për shkak të thatësirës, thanë të premten presidentët e dy shoqatave të fermerëve.

    Duke folur për agjencinë Lusa, presidenti i Kooperativës Bujqësore të Bejës dhe Brinches (CABB), Fernando Rosario, e cilësoi vitin 2023 si “vit të keq” për prodhimin e drithërave në zonën e saj të ndikimit, e cila mbulon kryesisht komunat e Bejës dhe Serpas, për shkak të thatësirës, shkruan Lusa, transmeton KosovaPress.

    “Ishte një vit që filloi me pak reshje dhe njerëzit filluan të shpenzojnë duke menduar se do të jetë një vit normal. Por nga fundi i dhjetorit deri në maj nuk kemi pasur asnjë pikë ujë”, tha ai.

    Sipas Rosarios, ky realitet nënkuptonte se prodhimi i drithërave të shiut në rajon, domethënë gruri, elbi, dhe tërshërës ra me “më shumë se gjysmën në krahasim me një vit normal”.

    “Ka shumë ferma ku produktiviteti nuk arriti në 1000 kilogramë për hektar” dhe mund të mos jetë e mundur të arrihen 10 milionë kilogramë prodhim drithërash në zonën CABB, vuri në dukje Fernando Rosario.

    Ndaj, shtoi presidenti i kooperativës Beja se viti 2023 “mund të jetë një nga vitet më të këqija” për prodhimin e drithërave në Baixo Alentejo.

    Më në jug, në zonën Campo Branco, e cila mbulon komunat Alentejo të Castro Verde, Almodovar dhe Ourique dhe një pjesë të komunave Aljustrel dhe Mertola, situata është identike.

    “Duhet të ketë qenë një nga vitet më të këqija ndonjëherë” për prodhimin e grurit, elbit dhe tërshërës, tha Lusa Antonio Aires, president i Shoqatës së Fermerëve të Campo Branco (AACB), me qendër në Castro Verde.

    Edhe në këtë qark viti “filloi shumë mirë”, me reshje shiu në janar, çka bëri që fermerët të bëjnë “një investim më të lartë krahasuar me vitet e mëparshme”.

    “Por, nga pranvera, uji mungonte dhe, ndoshta, ky ishte një nga vitet më të këqija të të gjitha kohërave”, me humbje “deri në 90%”.

    Antonio Aires shtoi se kishte edhe fermerë “të cilët as nuk korrnin sepse kostoja e korrjes ishte më e lartë se fitimi në drithërave, pasi kishin vetëm 200 ose 300 kilogramë për hektar”.

    “Dhe kishte ferma që prodhuan 700 ose 800 kilogramë [për hektar] ku më parë prodhonin 3,000 ose 4,000”, tha ai.

    Sipas “Parashikimeve Bujqësore” të Statistikave të Portugalisë, të publikuar më 31 maj, fushata e drithërave vjeshtë/dimër “duhet të jetë një nga më të këqijat”, e penguar nga një tjetër vit thatësire e madhe, e cila gjithashtu penalizoi kullotat duke shkaktuar “vështirësi të mëdha “për sektorin e blegtorisë.

  • ​14 mijë njerëz janë evakuuar pas gjetjes së një bombe të pashpërthyer në Lublin të Polonisë

    ​14 mijë njerëz janë evakuuar pas gjetjes së një bombe të pashpërthyer në Lublin të Polonisë

    Afër 14 mijë njerëz që jetojnë në qytetin lindor polak të Lublinit janë evakuuar pasi një bombë e pashpërthyer u gjet në qytet.

    Një përfaqësues i zyrës së kryetarit të qytetit tha se do të organizohen autobusë për të çuar të evakuuarit në një stadium lokal dhe janë bërë rregullime të veçanta për personat me aftësi të kufizuara dhe ata që kanë nevojë për kujdes.

    Zyra e kryetarit tha se pjesa e prekur e qytetit do të mbyllet plotësisht për trafikun nga ora 11:30 e mëngjesit të premten dhe transporti publik do të ndryshohet, shkruan AA.

    “Të gjitha njësitë tona janë në gatishmëri dhe po punojnë ngushtë me policinë dhe ushtrinë, si dhe brigadën e zjarrfikësve, të gjitha shërbimet përgjegjëse për të gjithë procesin e sigurimit dhe asgjësimit të municioneve,” tha Krzysztof Zuk, kryetari i Lublinit në një konferencë për shtyp, duke shtuar se situata ishte “nën kontroll të plotë”.

    Një punëtor ndërtimi të enjten hasi në bombën ndërsa po punonte dhe më pas zona u rrethua nga policia dhe u thirrën ekspertë të asgjësimit të bombave të ushtrisë.

    Bomba e pashpërthyer u gjet në vendin e një fabrike avionësh të para Luftës së Dytë Botërore. Gjatë luftës, vendi u përdor si burg për robërit e luftës dhe si kamp pune.

  • ​Kurti: Listat e pritjes në Onkologji do të largohen brenda këtij viti

    ​Kurti: Listat e pritjes në Onkologji do të largohen brenda këtij viti

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pas përurimit të aparatit të dytë për rrezatimin e pacientëve të sëmurë me kancer në Klinikën e Onkologjisë, do të largohen listat e pritjes brenda këtij viti.

    Ai tha se akseleratori i dytë është i teknologjisë moderne.

    Vënien në funksion të tij e mirëpriti edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi./KP

  • Iniciativa e shkarkimit, Zeqiri: E shoh më problematike dhe më të pa dinjitetshme

    Iniciativa e shkarkimit, Zeqiri: E shoh më problematike dhe më të pa dinjitetshme

    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë për çfarëdo vendimi që e merr Qeveria e Kosovës, për ta shtensionuar situatën në Veri të vendit.

    Izmiri, iniciativën për shkarkimin e kryetarëve e ka cilësuar si problematike, sepse sipas tij, këto iniciativa mund të shkaktojnë probleme në të ardhmen në të gjitha komunat.

    Tutje Zeqir, ka shtuar se këto iniciativa të tilla nuk janë praktikuar deri me tani në Kosovë.

    “Unë do t’i përshtatem çfarëdo forme ligjore që rrjedhin nga institucionet e Republikës se Kosovës. Mirëpo sa i përket kësaj iniciative (udhëzimit administrativ) për mendimin tim, duhet të ketë marrëveshje politike, dorëheqje vullnetare koordinuar, do te ishte me e dinjitshem, për mendimin tim. Meqenëse ky vendim është i kryeministrit, natyrisht është një baze ligjore. Por, iniciativën e shkarkimit unë e shoh me problematike dhe e shoh më të pa dinjitetshme sepse këtu ka edhe probleme, pastaj procedurat deri te shkarkimi. Mendimi im ka qenë dhe do të jetë që më i mirë do të ishte që të ketë një marrëveshje politike dhe dakordim i përgjithshëm. Unë jam i gatshëm për ta kryer detyrën time në formën me te mire te mundshme qe i hyn në punë shtetit dhe shoqërisë. Nismën për një peticion e shoh si problematike. Këto iniciativa të tilla nuk janë praktikuar deri me tani në Kosovë dhe besoj që mund të jetë ndonjë precedant për të ardhmen në të gjitha komunat. Ajo iniciative mund ta ketë problematiken e vet për shkak se deri sa të shkojnë procedurat, kërkojnë kohë më të gjatë dhe është problematike në veti iniciativën për t’i shkarkuar kryetarët”, tha kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri./21Media

  • Aksioni “Goditja” – Arrestohen 10 persona në Pejë ndërsa kontrollohen lokale nate, sekuestrohen armë dhe municion

    Aksioni “Goditja” – Arrestohen 10 persona në Pejë ndërsa kontrollohen lokale nate, sekuestrohen armë dhe municion

    Policia e Kosovës ka vazhduar aksionin “Goditja” pas rasteve të fundit në vend, e ku tre persona vdiqën pas sulmeve me armë në lokale e kafene.

    Vetëm në Pejë janë arrestuar dhjetë persona, derisa janë konfiskuar 47 copë municion, e pesë armë.

    Po ashtu në Pejë janë kontrolluar10 lokale të ndryshme.

    “Gjatё kёtyre angazhimeve nё terren pёr tre (3) ditё janё realizuar: Janё realizuar 125 patrulla policore, Janё realizuar 117 pika tё kontrollit tё automjeteve, Janё kontrolluar 644 vetura, janё legjitimuar 480 persona, janё kontrolluar 10 lokale tё ndryshme, janё realizuar 44 pika kontrolli me radar dhe alkool test, janё arrestuar 11 persona, janё sekuestruar 47 copё municion, janё sekuestruar 5 armë”, thuhet në njoftim.

  • Ishte zhdukur prej 11 ditësh, gjendet në gjendje të rëndë burri nga Skenderaj

    Ishte zhdukur prej 11 ditësh, gjendet në gjendje të rëndë burri nga Skenderaj

    11 ditë pas zhdukjes është gjetur i gjallë Ukshin Ademi nga Kozhica e Skenderajt.

    Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët për portalin rajoni.org.

    Ata kanë bërë me dije se familjari i tyre është gjendur në gjendje të rënë shëndetësore.

    Familjaret kanë treguar se Ukshini është gjetur në frashtin Zhilivodë të komunës së Vushtrrisë.

    Ata kanë treguar se familjari i tyre është gjendur i rraskapitur dhe i paushqyer.

    I njëjti tashmë është duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

    Ukshin Ademi nga Kozhica ishte shpallur i zhdukur nga 30 korriku.

  • Dogana e Maqedonisë konfiskoi nga një kosovar 300 copë mbushës fytyre, kryesisht për bërjen e buzëve

    Dogana e Maqedonisë konfiskoi nga një kosovar 300 copë mbushës fytyre, kryesisht për bërjen e buzëve

    Në pikën kufitare “Deve Bair” janë kapur 300 copë mbushës të fytyrës (filler) vlera e të cilëve arrin 9.000 euro.

    Nga Dogana e Maqedonisë së Veriut bëjnë të ditur se mbushësit janë gjetur tek një shtetas i Kosovës, i cili nuk e ka paraqitur mallin të cilin tashmë e ka konfiskuar Dogana.

    “Personi, ndryshe shtetas kosovar me inicialet A.G., ka tentuar të hyjë në vend pa deklaruar mallin. Në pyetjen e doganierit nëse kishte diçka për të deklaruar, ai u përgjigj se nuk kishte asgjë për të deklaruar përveç bagazheve personale. Gjatë kontrollit rutinë të kryer nga doganierët, në valixhen e pasagjerit dhe pas sediljeve të pasme u zbuluan 300 copë mbushëse fytyre, kryesisht për buzë, vlera e të cilave sipas faturës së gjetur në automjet është 9000 euro”, njoftojnë mes tjerash nga Dogana.

  • Kurti bëri homazhe te varret e dëshmorëve Elton Zherka dhe Përmet Vula

    Kurti bëri homazhe te varret e dëshmorëve Elton Zherka dhe Përmet Vula

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar dhe deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETEVENDOSJE! bëri sot homazhe dhe vendosi kurora me lule te varrezat e qytetit të Gjakovës, për nder të 25-vjetorit të rënies së dëshmorëve, Elton Zherka dhe Përmet Vula.

    Eltoni edhe Përmeti, kanë rënë në betejën e Junikut në ballafaqim të drejtpërdrejtë me forcat armike të Serbisë së bashku me Bekim Berishën dhe me Bedri Shalën, tha Kryeministri Kurti, pas homazheve në varrezat e qytetit të Gjakovës.

    Duke i lartësuar dhe nderuar figurat e tyre si patriot të paepur, të cilët do të na inspirojnë e do të na frymëzojnë përjetësisht, kryeministri shtoi se dëshmorët e kanë datën e rënies së tyre heroike që nuk është thjesht ditë e vdekjes, por është ditë e ndërrimit të jetës që i dha jetë e liri popullit tonë, po njëkohësisht edhe na e përkujton jo në çdo përvjetor, por çdo ditë se sa i lartë ishte çmimi që ka paguar populli ynë për çlirimin që u bë, e për lirinë që e gëzon.

    Pas nderimeve, kryeministri Kurti tha se Përmeti dhe Eltoni vijnë nga familjet patriotike me edukatë të kamotshme qytetare, të cilët janë dëshmuar ndër shumë breza dhe pa dyshim që do të kujtohen me pietet edhe për shumë breza që do të vijnë pas nesh.