ATV

Category: Lajme

  • ​Arrestohet një i dyshuar për kontrabandim me migrantë

    ​Arrestohet një i dyshuar për kontrabandim me migrantë

    Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka arrestuar sot (e hwnw) një person me inicialet A.K.

    Prokuroria Speciale njofton se A.K është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Kontrabandimi me migrantë” dhe veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

    Me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

  • Haradinaj kujton sulmet e 11 shtatorit: Populli i Kosovën vazhdon të qëndrojë përkrah ShBA-së

    Haradinaj kujton sulmet e 11 shtatorit: Populli i Kosovën vazhdon të qëndrojë përkrah ShBA-së

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëpartiak kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore “Kosova kujton” në 22-vjetorin e sulmeve terroriste në ShBA, raporton Eo.

    Nga aty, Haradinaj tha se populli i Kosovën vazhdon të qëndrojë përkrah ShBA-së.

    “Populli i Kosovës, të zgjedhur dhe institucionet e Kosovës dhe shqiptarët kudo që jemi bashkëndjejmë me popullin amerikan, jo vetëm në këtë ditë të përvjetorit të sulmeve terroriste në tokën amerikane në një tokë që e mbrojti lirinë tonë e demokracinë në krejt botën”.

    “Në këtë ditë vazhdojmë të qëndrojmë përjetë me Amerikën”, tha Haradinaj.

  • Për 24 orë janë ndalur nëntë persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale

    Për 24 orë janë ndalur nëntë persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale

    Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kryerjen e veprave penale.

    Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për kryerje e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar.

  • Avokati i Thaçit e ballafaqon Abrahamsin me një tjetër raport kontradiktor

    Avokati i Thaçit e ballafaqon Abrahamsin me një tjetër raport kontradiktor

    Ekspertit ndërkombëtar që punon për organizatën Human Rights Watch Fred Abrahams është përballur me dy kontradikta në disa raporte e komunikata që i kishte hartuar organizata e tij në vitet 1998-1999.

    Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, ka gjetur një komunikate kontradiktore të HRW-së. Aty flitet për një gjykim që ishte bërë nga UÇK-ja për ndalimin e dy gazetarëve, përderisa ata nuk ishin ende të ndaluar.

    “Ky është njoftim për shtyp nga Human Rights Watch. Ka dalë më 1 nëntor 1998, 9 ditë para se të uleshit me Thaçin e Limajn dhe këtu flitet për gjykatën ushtarake. Këtu thuhet se gjykimi u krye më 30 shtator 1998. Thuhet se gjykimi është mbajtur më 30 shtator 1998. Ju e dini këtë sepse e keni vendosur në njoftim për shtyp. Ky njoftim ka informacion të plotë për një nga elementët më të rëndësishëm kur janë mbajtur të ndaluar këta persona”, tha Keohe.

    “Ju e dini që gjykimi nuk mund të jetë mbajtur më 30 shtator nëse këta persona sipas njoftimit tuaj janë deklaruar të humbur pas 18 tetorit”, tha Keohe.

    “Kemi dy pjesë mohuese. Se kisha të qartë. Unë po merrja informacione po botoja materiale që na jepnin, nuk mund të them nëse dokumentet janë të sakta. Këtë nuk e di”, tha Abrahams.

    Gazetarë serbë, të cilët ishin të dyshuar për krime lufte në Bosnje.

    Kurse, pjesa tjetër flet për një raport ku Thaçi citohet të ketë folur për “fuqizimin e strukturave ushtarake”, kurse Keohe ka thënë se ai ka folur për “forcimin e strukturave civile”.

    “Duke marrë paraysh se informacioni është i gabuar, dhe duke marrë parasysh që Thaçi ka folur për struktura civile, e artikulli flet për struktura ushtarake. Besoj pajtoheni që z.Thaçi po mundohej ta përfaqësonte më mirë para komunitetit ndërkombëtar?”, pyeti Keohe.

    Biseda:

    Keohe: Ishte një pyetje nga gjyqtari Barthe nëse Thaçi e Limaj thanë që ndonjë prej dy gazetarëve serbë dyshohej të ishte përfshirë në krime lufte dhe ju thatë jo nuk ka dalë kjo gjë. Iu kujtohet?

    Abrahams: Po

    Keohe: Dua të shfaqet prova materiale numër 300. Keni parë këtë dokument që është kumtesa numër 3 që pretendohet të ketë dalur nga Policia ushtarake. A pajtoheni me mua se kjo kumtesë lë të kuptosh se gazetarët janë ndaluar sepse nuk ishin identifikuar si pjesëtarë të shtypit?

    Abrahams: Bazuar në këtë kumtesë ky është pretendimi që është ngritur nga Drejtoria e Policisë ushtarake.

    Keohe: Këtu thuhet se dyshoheshin si persona në spiunazh?

    Abrahams: Ky është pretendimi nga drejtoria e Policisë.

    Keohe: Hetuesit e TPNJ-së dolën në pretendimin se gazetari ka qenë i përfshirë në kryerjen e krimeve të luftës në Bosnje sikur pjesëtarë i shtypit. Nëse HRË e ka ditur këtë informacion ju duhet të kishit pasur dyshime nëse Dobriqiq ka qenë gazetar kur është ndaluar?

    Abrahams: Çfarë doni të thoni saktësisht?

    Keohe: Ju duhet të kishit dyshime a ka qenë gazetari i përfshirë në gazetari kur është ndaluar?

    Abrahams: Duhet ta kishim marrë të tërë si çështje. Kjo është kumtesë e Drejtorisë së Policisë.

    Keohe: Nëse ju do e dinit që z.Dobriqiq ka qenë i përfshirë në krime lufte, a nuk do të mendonit që ai do tëkishte qenë pjesëmarrës në konflikt?

    Abrahams: Duhet parë në dy forma. Është dijenia nëse ne do ta merrnim parasysh në analizën tonë krimet e pretenduara të tij, dhe kritika që kemi bërë ne këtu ishte fokusuar në faktin se a ka pasur proces të rregullt ligjor. Nëse do të kishte prova që ka kryer vepra penale në Kosovë apo gjetkë, kjo do të duhej të kishte dalë në gjykim.

    Keohe: Por kjo rrit probabilitetin që Dobriqiqi me kredencialet e Tanjug pasi e ka bërë këtë i përfshirë në krime lufte, ajo që dua të them është se probabiliteti është i lartë të ketë qenë i përfshirë në luftë?

    Abrahams: Kjo do të duhej të kishte dalë në gjykim.

    Keohe: Gjyqtari iu pyeti për takimin me Limajn dhe Thaçin. Ju thatë se Thaçi u prezantua si zëdhënësi i drejtorisë politike?

    Abrahams: Me sa më kujtohet ai u prezantua si shefi i drejtorisë politike.

    Keohe: Ju drejtorinë politike e kuptuat si organ që fliste me ndërkombëtarët?

    Abrahams: Mendova se ishte pjesë e detyrimit apo përgjegjësive të tyre.

    Keohe: Por ai nuk ishte personi ushtarak në zyrë?

    Abrahams: Kështu u prezantua.

    Keohe: Dhe ai nuk ishte as jurist?

    Abrahams: Pjesën juridike e mbulonte Limaj. Bazuar në prezantimin kështu e kuptova.

    Keohe: Ky është njoftim për shtyp nga Human Rights Watch. Ka dalë më 1 nëntor 1998, 9 ditë para se të uleshit me Thaçin e Limajn dhe këtu flitet për gjykatën ushtarake. Këtu thuhet se gjykimi u krye më 30 shtator 1998. Thuhet se gjykimi është mbajtur më 30 shtator 1998. Ju e dini këtë sepse e keni vendosur në njoftim për shtyp. Ky njoftim ka informacion të plotë për një nga elementët më të rëndësishëm kur janë mbajtur të ndaluar këta persona.

    Abrahams: Përmendet gjykimi po.

    Keohe: Ju e dini që gjykimi nuk mund të jetë mbajtur më 30 shtator nëse këta persona sipas njoftimit tuaj janë deklaruar të humbur pas 18 tetorit.

    Abrahams: Po supozoj se është e saktë. Duhet ta shohë me vëmendje.

    Keohe: Vetë njoftimi juaj për shtyp thotë se keni marrë informacione nga Tanjugu se u deklaruan të humbur këta persona më 18 tetor. E shohim sa herë të duash.

    Abrahams: Data është e saktë. Nuk mu kujtua që të ketë qenë Tanjugu.

    Keohe: Pajtoheni që Tanjugu tha se ata kanë humbur më 18 tetor?

    Abrahams: Data është 18 tetor.

    Keohe: Kemi një gjykim që është kryer dhe kjo thuhet në provën materiale 19 ditë përpara humbjes. Supozohet që nuk është bërë gjykimi ditën që u ndaluan?

    Abrahams: Nëse informacioni që kemi marrë është i saktë.

    Keohe: Informacioni më i rëndësishëm për ju ishte kur u mbajtën të ndaluar këta persona. Ky është një dokument ku thuhet se gjykata ushtarake ka bërë gjykimin dhe Z.Thaçi ka bërë të ditur se po ngrinin struktura civile?

    Abrahams: Të dy bashkëbiseduesit tanë folën për vështirësitë sa i takon krijimit të strukturave civile dhe ushtarake në mes të një konflikti të armatosur.

    Keohe: Personi që ka folur për strukturat civile ka qenë Thaçi?

    Abrahams: Pa dyshim që foli për vështirësitë.

    Keohe: Jemi në një situatë që është bërë një gjykim kur këta persona nuk ishin të ndaluar ende, dhe kjo është bërë nga gjykata ushtarake sipas njoftimit. Ndërkohë Thaçi ju flet për strukturat civile?

    Abrahams: Kemi dy pjesë mohuese. Se kisha të qartë. Unë po merrja informacione po botoja materiale që na jepnin, nuk mund të them nëse dokumentet janë të sakta. Këtë nuk e di.

    Keohe: Por iu keni kushtuar rëndësi komunikatave?

    Abrahams: Ishin pjesë e punës tonë.

    Keohe: Duke marrë paraysh se informacioni është i gabuar, dhe duke marrë parasysh që Thaçi ka folur për struktura civile, e artikulli flet për struktura ushtarake. Besoj pajtoheni që z.Thaçi po mundohej ta përfaqësonte më mirë para komunitetit ndërkombëtar?

    Abrahams: Sigurisht që ai po përpiqej të bënte të pamundurën.

    Keohe: Ju thatë për një takim në gusht thatë që s’kishim më kontakt me Thaçin pasi na dha raportin. A iu kujtohet kjo letër që keni dërguar më 2 dhjetor 1998?

    Abrahams: Po

    Keohe: Gjatë takimit në gusht të vitit 1999 a e pyete a kishte marë ndonjëherë këtë letër?

    Abrahams: Nuk më kujtohet.

    Keohe: Por kjo do të duhej të ishte e rëndësishme.

  • Nis takimi i liderëve të Ballkanit në Shkup, po merr pjesë edhe presidentja Osmani

    Nis takimi i liderëve të Ballkanit në Shkup, po merr pjesë edhe presidentja Osmani

    Ka nisur punimet i Samiti i Krerëve të Shtetit në Procesin e Brdo Brionit në Shkup, ku po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Fokusi kryesor i këtij samiti është procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimi i rajonit në BE.

    Në sesionin e përbashkët me liderë të rajonit, Osmani do ta mbajë fjalim, ndërkaq më pas do të zhvillojë takime bilaterale me krerët e disa shteteve pjesëmarrëse. /atvlive.tv

  • Kurti e emëron Emin Hoxhajn drejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar

    Kurti e emëron Emin Hoxhajn drejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Emin Hoxhajn, Drejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

    Ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Hoxhaj ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës nga viti 2001, duke shërbyer në kapacitete të ndryshme, përfshirë si Shef i Njësisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe tash së fundmi si Shef i Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Gjakovë.

    Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Prishtinës.

  • ​Kurti dhe zëvendësambasadorja amerikane përkujtojnë sulmin e 11 shtatorit

    ​Kurti dhe zëvendësambasadorja amerikane përkujtojnë sulmin e 11 shtatorit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla dhe zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Alyson Grunder kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore “Kosova Kujton” e viktimave të sulmeve të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëhet e ditur në një komunikatë për media.

    Shtetet e Bashkuara, por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 22 vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001. Sulmi ndaj kullave binjake ishte kryer me 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

    Fillimisht njëri aeroplan i rrëmbyer ishte përplasur mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, duke krijuar një çarje të thellë në faqen e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr kurse 17 minuta më vonë, një aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore. Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona.

    Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2.752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme. Ceremonitë në Nju Jork dhe Uashington do të nisin me një minutë heshtje, në kohën kur ndodhën sulmet. Ekspertët shprehen se 11 shtatori 2001, ndryshoi shumë gjëra në botë. Këto ngjarje u bënë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të udhëhequr nga SHBA-të kundër terrorizmit.

  • Kurti takohet me kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Gjerman, Michael Roth

    Kurti takohet me kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Gjerman, Michael Roth

    Kryeministri Albin Kurti do të presë në takim sot kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme tyë Parlamentit Gjerman, Michael Roth.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Gjerman, Michael Roth”, thuhet në njoftim.

    Takimi do të mbahet në orën 14:20.

  • Moti për sot dhe nesër

    Moti për sot dhe nesër

    Dita e sotme në vendin tonë do të jetë kryesisht me temperatura stabile dhe me mot të nxehtë.

    Temperaturën minimale do e mbajë Gjakova me 11 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prishtina me 30 gradë Celsius.

    Edhe dita e nesërme në Kosovë pritet të ketë temperatura të larta dhe mot të kthjellët.

    Temperaturën minimale do e mbajë Ferizaj me 11 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prishtina dhe Mitrovica me 31 gradë Celsius.

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

  • Obama tregon se çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm ndryshe

    Obama tregon se çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm ndryshe

    Gjatë gjithë karrierës së tij, ish-presidenti Barack Obama ka pasur mundësinë të takojë dhe të punojë me disa nga njerëzit më të suksesshëm në botë, nga miliarderët e botës së teknologjisë deri te laureatët e çmimit Nobel.

    Në një intervistë me kryeredaktorin e LinkedIn, Dan Roth për podkastin “This is Ëorking”, Obama ka shpjeguar se njerëzit “më të suksesshëm” janë ata që janë vërtet të interesuar dhe të pasionuar në punën që e bëjnë. Këtu si shembull ka theksuar Bill Gates dhe magjepsjen e tij me kompjuterët.

    Tutje Obama ka thënë se është më e rëndësishme të reflektosh mbi “atë që dëshiron të bësh, sesa për atë që dëshiron të jesh”.

    “Unë mendoj se kohëve të fundit njerëzit më shumë kanë në mendjen e tyre këtë mënyrë të të menduarit: “Dua të jem një kongresmen në moshën 30. Unë dua të fitoj X shumë para deri në këtë moshë”. Dhe sipas tij gjërat nuk shkojnë në këtë mënyrë.

    Por nëse jeni të apasionuar pas punës tuaj dhe keni një interesim të vërtetë për punën që e bëni, atëherë ju mund të arrini ta bëni një karrierë të jashtëzakonshme.

    Kur të jeni të përthithur nga ajo që po bëni, do të ndodhi një nga këto dy gjëra: do të bëheni shumë të mirë në të dhe gjasat janë ose që të bëheni i njohur për punën tuaj ose do të fitoni dhe do të fitoni një pozitë që e dëshironi.

    Kjo nuk është hera e parë që ish-presidenti ndan këshilla për të pasur sukses në punë. Ai u ka thënë nxënësve të shkollave të mesme në një fjalim në vitin 2009 se një nga gjërat më të vështira, por më të rëndësishme që duhet të bëni për të arritur qëllimet tuaja të karrierës është të ndiheni rehat me dështimin.

    Sipas tij njerëzit më të suksesshëm në botë janë ata që kanë pasur më shumë dështime, duke përfshirë Michael Jordan, i cili u shkëput nga ekipi i tij i basketbollit në shkollën e mesme, pak vjet përpara se të bëhej një nga basketbollisti më i madh profesionist.

    “Ju nuk mund të lejoni që dështimet tuaja t’ju përcaktojnë – ju duhet të lini që dështimet tuaja t’ju mësojnë. Ato duhet t’i lini t’ju tregojnë se çfarë të bëni ndryshe herën tjetër. Askush nuk ka lindur të jetë i mirë në të gjitha gjërat… ju bëheni të mirë përmes punës së palodhur”, ka thënë ai. /AkademiPune