ATV

Category: Lajme

  • Komentet skandaloze për Thaçin nuk e penalizojnë Gecin, Kurti e rikandidon

    Komentet skandaloze për Thaçin nuk e penalizojnë Gecin, Kurti e rikandidon

    Kryetari i VV-së, Albin Kurti, nuk e ka larguar nga lista ish-deputetin, Fatos Geci.

    Ky i fundit në disa deklarata radhazi lutej që Hashim Thaçi të dënohej me burg të përjetshëm. Njërën nga këto deklarata, ai e kishte bërë në seancën e Kuvendit. Ai kishte bërë edhe disa deklarata seksiste në drejtim të Vlora Çitakut të PDK-së.

    Ish-kryeparlamentarja e Albulena Haxhiu, e pati dënuar gjuhën përçarëse dhe seksiste të Gecit.

    Por kreu i VV-së, Albin Kurti kishte thënë se ai nuk ka përgjegjësi pasi Geci është në Listën Guxo.

    Geci do të garojë për deputet me numrin 96.

  • Lista Serbe dorëzon listën për deputetë, kandidate edhe ish-drejtoresha e OJQ-së Radosavleviq

    Lista Serbe dorëzon listën për deputetë, kandidate edhe ish-drejtoresha e OJQ-së Radosavleviq

    Lista Serbe ka publikuar listën e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    Në listë gjenden 25 kandidatë, ndërsa i pari në listë është Zllatan Elek, kryetar i këtij subjekti. Në listë janë edhe Igor Simiq, Liljana Stevanoviq, Sllavko Simiq e të tjerë.

    Ajo që është risi në këtë listë është Jovana Radosavleviq, e cila gjendet me numrin rendor gjashtë dhe pranë emrit të saj është shënuar se është “mastere e shkencave politike për çështje ndërkombëtare”.

    Radosavleviq deri më tani ishte e njohur si aktiviste lokale në pjesën veriore të Kosovës dhe drejtoreshë ekzekutive e OJQ-së ( Iniciativa e Re Sociale) , një prej organizatave joqeveritare aktive të komunitetit serb në Kosovë.

    Ajo gjithashtu, pothuajse në të njëjtën kohë me Listën Serbe, ka konfirmuar në rrjetet sociale se po largohet nga sektori civil dhe po hyn në politikë.

    “Pas dhjetë vitesh përpjekjesh përmes sektorit civil, ndiej se ka ardhur momenti të vazhdoj më tej dhe ta vazhdoj atë luftë në një vend tjetër, përmes angazhimit politik, aty ku besoj se mund të kem ndikim më konkret dhe më të drejtpërdrejtë në proceset dhe vendimet që formësojnë jetën e njerëzve”, ka deklaruar ajo.

    Ajo njoftoi gjithashtu se ka lënë pozitën e drejtoreshës ekzekutive të kësaj organizate që e kishte udhëhequr që nga themelimi, duke vlerësuar se vendimi është rezultat i “viteve të përvojës, bisedave, dilemave dhe bindjes së thellë”.

    Sipas mediumit në gjuhën serbe Kossev, ajo nuk ka konfirmuar drejtpërdrejt se po i bashkohet Listës Serbe. Mediumi shkruan se ajo nuk i është përgjigjur mesazhit për ta konfirmuar këtë dhe për të sqaruar motivin e kandidimit në këtë listë, ndërsa nuk i është përgjigjur as thirrjes telefonike.

    Më herët, në zgjedhjet e kaluara, Listës Serbe i ishte bashkuar si kandidat edhe babai i saj, kirurgu Zvonko Radosavleviq, shkruan ky medium.

    Ndryshe, zgjedhjet e reja parlamentare do të mbahen më 7 qershor, ndërsa partitë politike shqiptare kanë deklaruar se nuk duan të bashkëpunojnë me këtë subjekt pas sulmit terrorist në Bansjkë ku përgjegjësinë kryesore e ka pranuar Millan Radoiqiç ish-nënkryetar i kësaj liste i cili vazhdon të mbetet i lirë në Serbi. Kjo listë mbështetet nga pushteti dhe Aleksandar Vuqiç i Serbisë.

  • Marrëveshja për emigrantët me Italinë, Rama: Do të vazhdojë për aq kohë sa vendi fqinj do të dojë

    Marrëveshja për emigrantët me Italinë, Rama: Do të vazhdojë për aq kohë sa vendi fqinj do të dojë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në platformën “X” për marrëveshjen me Italinë për refugjatët, duke u shprehur i prerë se pakti do të vazhdojë “për sa kohë vendi fqinj do të dojë”.

    Ai ka sqaruar se qëndrimi zyrtar i Shqipërisë mbetet i pandryshuar dhe marrëveshja me Italinë do të vazhdojë të jetë në fuqi dhe nuk është në diskutim për t’u ndërprerë në mënyrë të njëanshme.

    “Të gjithë gazetarëve nga Italia dhe më gjerë, që po kontaktojnë lidhur me një citim të pasaktë të raportuar nga një media pas një interviste me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë”.

    “Më lejoni ta ritheksoj qartë, dhe shpresoj përfundimisht, se protokolli ynë me Italinë do të vazhdojë të jetë në fuqi, për aq kohë sa Italia e dëshiron atë.”, është shprehur Rama, duke nënvizuar se bashkëpunimi mes dy vendeve vijon normalisht dhe në respekt të marrëveshjes së nënshkruar.

  • Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

    Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

    Peter Magyar, kryeministri i ri i Hungarisë, bëri të ditur se do të përdorë si automjet qeveritar një “Skoda Superb” ngjyrë blu, me të cilën ka udhëtuar edhe gjatë fushatës elektorale.

    Kreu i ri i qeverisë hungareze deklaroi gjithashtu se nuk do të zhvendoset për të jetuar në rezidencën qeveritare, duke preferuar të vijojë jetën në banesën e tij në zonën e Budës, së bashku me fëmijët.

    Magyar është baba i tre djemve dhe, sipas mediave hungareze, ka zgjedhur të ruajë një stil jetese më pranë qytetarëve edhe pas marrjes së detyrës si kryeministër.

  • Publikohen çmimet e derivateve të naftës për ditën e sotme

    Publikohen çmimet e derivateve të naftës për ditën e sotme

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet tavan për derivatet e naftës, që do të jenë në fuqi gjatë ditës së sotme.

    Sipas vendimit të ri, një litër naftë, apo dizel, do të shitet deri në 1 euro e 59 centë, një centë më lirë se një ditë më parë.

    Benzina është caktuar në 1 euro e 49 centë për litër, ndërsa çmimi maksimal i gazit do të jetë 77 centë për litër.

  • E mori me qira në Prishtinë, burri shet veturën në një autoservis në Serbi

    E mori me qira në Prishtinë, burri shet veturën në një autoservis në Serbi

    Një rast jo shumë i zakonshëm ka ndodhur disa ditë më parë në Prishtinë.

    Sipas policisë, një burrë dyshohet se makinën që e mori me qira, e ka shitur në Serbi, transmeton Klankosova.tv.

    Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se njësitet policore janë duke hetuar rastin.

    “Ankuesi mashkull kosovar me 12.05.2026 ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar me datë 04.05.2026 nga ankuesi kishte marrë me qira veturën me targa vendore dhe sipas tij me të njëjtën veturë dyshohet se pasi është futur në territorin e Serbisë, të njëjtën e ka shitur atje në një auto servis. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

  • Miftaraj për listën e VV-së: E mbushur me persona që janë të akuzuar për vepra penale të korrupsionit

    Miftaraj për listën e VV-së: E mbushur me persona që janë të akuzuar për vepra penale të korrupsionit

    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka reaguar ndaj listës së kandidatëve për deputetë që është publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit.

    Miftaraj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se në listën e kësaj partie ka persona që janë të dënuar për vepra penale dhe të akuzuar për vepra penale të korrupsionit.

    Postimi i tij i plotë:

    Lista e kandidateve te LVV per deputete ishte e mbushur me persona qe jane te denuar per vepra penale dhe te akuzuar per vepra penale te korrupsionit dhe vepra tjera penale.

    Tash paramendo cfare vullneti ka kjo parti me kryer Vettingun ose me miratu Ligjin per Byrone per Konfiskimin e Pasurise se Fituar ne menyre te kunderligjshme. Me konfisku pasurine qe e kane vjedh ne gati shtate vite qe qeversin me vendin.

    Opozita epiqender e fushates parazgjedhore per keto zgjedhje do te duhej te kishte vettingun, ligjin per Byrone, Strategjine per Parandalimin e Korrupsionit. Sa ka pas korrupsion ne vitet e fundit, vetem shikone pasurine e deputeteve, ministrave dhe keshilltareve te LVV.

    Ne vitin 2020 shumica prej tyre rubriken e deklarimit te pasurise e kishte te zbrazet, kurse tani mbi 70% te tyre kane ne pronesi shtepi neper lagje te shtrenjta, banesa, lokale, vetura dhe jete te shtrenjte.

    Me hajna nuk behet shteti.

  • Buxheti rekord i BE-së prej 2 trilionë eurosh: Kush fiton, kush humb?

    Buxheti rekord i BE-së prej 2 trilionë eurosh: Kush fiton, kush humb?

    BE-ja po negocion buxhetin e saj të ardhshëm afatgjatë, Kornizën Financiare Shumëvjeçare për vitet 2028-2034.

    Komisioni Evropian propozoi 1.8 trilionë euro, por Parlamenti dëshiron 1.96 trilionë euro ndërsa bisedimet fillojnë në vitin 2025, duke lënë një boshllëk prej 175 miliardë eurosh që pasqyron prioritetet konkurruese.

    Mbrojtja është fituesja. Buxheti ndan 131 miliardë euro për mbrojtjen, sigurinë dhe hapësirën, pesë herë më shumë se MFF-ja aktuale.

    Financimi i mobilitetit ushtarak rritet dhjetëfish, i nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe dyshimet në lidhje me garancitë e sigurisë së SHBA-së.

    Fermerët, rajonet më të varfra dhe organizatat e shoqërisë civile humbasin, duke u përballur me ndarje të reduktuara. Çekia, Sllovenia dhe Portugalia marrin më pak sipas formulës së re.

    Shtetet kursimtare, Gjermania, Holanda, Suedia dhe Austria, duan një buxhet më të ligët pa borxh të përbashkët. Parlamenti kërkon rritje të fondeve për klimën, kohezionin dhe qytetarët.

    Parlamenti voton për mandatin e tij negociues më 18 maj 2026. Arritja e një marrëveshjeje përfundimtare para vitit 2027 është e mundur, por larg të qenit e sigurt.

  • Gjendet pa shenja jete një person në Fushë Kosovë

    Gjendet pa shenja jete një person në Fushë Kosovë

    Një person është gjetur pa shenja jete në Fushë Kosovë.

    Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.

    Ndërsa, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    Njoftimi i plotë:

    HETIM I VDEKJES

    Fushë Kosovë / 12.05.2026 – 13:11. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

  • EUROVISION-i 2026-të: 10 vendet e para që kaluan në finale

    EUROVISION-i 2026-të: 10 vendet e para që kaluan në finale

    Mbrëmja e parë gjysmëfinale e Eurovision Song Contest 2026 solli emocione të mëdha, performanca spektakolare dhe surpriza për miliona shikues në mbarë Evropën.

    Pas një nate të mbushur me ritëm, skenografi madhështore dhe votime intensive nga publiku dhe juritë kombëtare, janë zbuluar edhe 10 shtetet e para që kanë siguruar një vend në finalen e madhe të kompeticionit më të famshëm muzikor evropian.

    Sipas rezultateve zyrtare të votimit, në finalen e madhe të Eurovision 2026 u kualifikuan:

    Greqia;

    Finlanda;

    Belgjika;

    Suedia;

    Moldavia;

    Izraeli;

    Serbia;

    Kroacia;

    Polonia; dhe

    Lituania.

    Këto vende arritën të fitojnë mbështetjen e publikut dhe jurive falë performancave të fuqishme artistike, interpretimit vokal dhe prezantimeve mbresëlënëse në skenë.

    Eurovision Song Contest 2026 vazhdon të mbetet një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura në Evropë dhe më gjerë, duke bashkuar artistë nga kultura të ndryshme në një spektakël të madh muzikor.

    Tashmë vëmendja është përqendruar te finalja e madhe, ku finalistët do të garojnë për trofeun prestigjioz dhe suksesin ndërkombëtar.