ATV

Category: Lajme

  • BE-ja arrin marrëveshjen për paktin për emigrantët

    BE-ja arrin marrëveshjen për paktin për emigrantët

    27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për rregullimin e krizës në paktin e ri të Bashkimit për migracionin, thanë të mërkurën burime diplomatike në Bruksel.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbështeti lajmin duke thënë se tani pakti duhet të miratohet para përfundimit të mandatit legjislativ të Parlamentit Evropian vitin e ardhshëm, raporton ANSA.

    “Mirëpres marrëveshjen e suksesshme politike të arritur nga shtetet anëtare për Propozimin për krizën. Ky është një ndryshim i vërtetë i lojës që na lejon të avancojmë negociatat me Parlamentin Evropian dhe Këshillin Evropian. Të bashkuar ne mund të bëjmë atë që kërkohet në Pakt përpara përfundimit të këtij mandati”, tha ajo.

  • Gjenden mbetje mortore në Bishtazhin, dyshohet të jenë të luftës së fundit

    Gjenden mbetje mortore në Bishtazhin, dyshohet të jenë të luftës së fundit

    Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, ka bërë të ditur se gjatë gërmimeve në Bishtazhin të Gjakovës janë gjetur disa mbetje mortore.

    Sipas KQPZh-së, eshtrat e gjetur potencialisht i përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

    “Në vazhdën e aktiviteteve gërmuese, gjatë këtyre dy javëve, ekipet tona të KQPZH, IML dhe Policia e Kosovës, me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, EULEX-it dhe KNKK, janë duke kryer gërmime në lokacion Bishtrazhin, Komuna e Gjakovës”, thuhet në njoftim.

    Më tej bëhet e ditur rezultati i eshtrave të gjetura do të bëhet publik pas analizave të ADN-së.

  • Pas shumë vizitash ministrat Peci dhe Ozdemir takohen në Prishtinë

    Pas shumë vizitash ministrat Peci dhe Ozdemir takohen në Prishtinë

    Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Cem Ozdemir, bashkë më kolegun Kosovar ministrin e Bujqësisë i Kosovës, Faton Peci, pas shumë vizitash kanë zhvilluar takim në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

    Më pas të dy ministrat do të mbajnë konferencë për medie në oborrin e Qeverisë së Kosovës në orën 17:20.

    Të dy kanë vizituar: vreshtat në Rahovec; verarinë “Bodrumin e Vjetër”, dhe Kooperativën “Gratë e Krushës”, e udhëhequr nga Fahrije Hoti.

     

  • ​S’ka kuorum, përfundon seanca

    ​S’ka kuorum, përfundon seanca

    Në mungesë të kuorumit në vendimmarrje për të votuar projektligjet dhe pikat të tjera të rendit të ditës, ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës.

    Krahas kësaj, Kuvendi dështoi të zgjedhë Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, pasi asnjëri nga kandidatët nuk morën votat e nevojshme dhe konkursi pritet të përsëritet.

    Gjatë kësaj seance, Kuvendi dështoi t’i miratoi edhe marrëveshjet ndërkombëtare.

  • ​Aktakuzë ndaj një peroni për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

    ​Aktakuzë ndaj një peroni për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër personit me iniciale Z.V për kryerjen e veprës penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile”.

    Në njoftim e Prokurorisë është theksuar se kjo është aktakuza e gjashtë e Prokurorisë Speciale për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, prej të cilëve dy janë në praninë e të pandehurit dhe katër për gjykim në mungesë.

    “Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurit me iniciale Z.V. është ngritur për shkak të veprës penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë ( i cili ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale), aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Prokuroria./KP

  • Sërish mungon VV-ja, dështon për herë të dytë të konstituohet Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore

    Sërish mungon VV-ja, dështon për herë të dytë të konstituohet Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore

    Komisioni Hetimor për rezervatet shtetërore ka dështuar të konstituohet edhe pas tentimit të dytë gjatë së mërkurës, raporton EO.

    Kjo pasi në mbledhjen e thirrur për në orën 10:00 nuk ishin prezentë asnjë nga deputetët e VV-së, për çka u pamundësuar edhe koriumi për votim. Ndonëse mbledhja u thirr për në orën 15:00, deputetët e kësaj parie sërish nuk morën pjesë.

    Zëvendëskryesuesja e Komisionit, Valentina Bunjaku, tha se mungesa e deputetëve të VV-së është e turpshme. Ajo madje përmendin një parullë të kësaj partie “hajnat në burg”, për çka tha se kjo parti po i trembet të vërtetës.

    “Me së duket që pozita po trembet prej të vërtetës, kjo është e turpshme. Tani nuk po vijën me u zbardhur e vërteta. Mbledhja të thirret të hënën në ora 11:00”.

    “Nëse nuk vijën edhe të hënën se thjeshtë nuk po duan të vijën dhe po i tremben të vërtetës. Hajnat në burg kanë thirrur edhe tash duhet të vijnë t’i qojmë hajnat në burg. Ose të martën ora 11:00 të jenë tri ditë pune pra”.

    Deputetja Doarsa Kica-Xhelili, tha se nëse ata nuk vijnë tri herë radhazi në Komision duhet që të zëvendësohen, raporton EO.

    “Nëse nuk vijnë duhet ta kërkojmë zëvendësimin e anëtarëve. Nëse nuk marrin pjesë pas të martës në do të bëjmë kërkesë qa ata të zëvendësohen në Komision”.

    Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, tha se asnjëri nga deputetët nuk është deklaruar se nuk do të marrin pjesë.

    “Asnjëri nga ata nuk janë deklarua se nuk do të marrin pjesë, është e papërgjegjshme. Meqë ata po këmbëngulin mos me ardh ne duhet ta përfillim Rregullore”.

    Kryesuesi i Komisionit Rashit Qalaj, tha se deputetët e VV-së po mungojnë me qëllim dhe se nuk kanë arsyeje të bazuar për mungesë.

    Për shkak mungesë së qëllimshme, ta konsistojë Komisionin dhe ka për qëllim hetimin e dyshimeve për keq përdorimin e rezervave.

    Ky Komision do të hetojë procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

    Iniciuesi i këtij komisioni, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, gjatë seancës së fundit ka thënë se duhet të zbardhen të gjitha dyshimet për keqpërdorime me rezerva shtetërore nga ana e Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.

    Në skandalin me furnizimin me rezerva shtetërore dyshohet se janë të përfshirë ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, pronari i “Buke e Zemër”, Ridvan Muharremi dhe disa zyrtarë të tjerë.

    Në lidhje me dyshimet për keqpërdorime me rezerva shtetërore, policia pati arrestuar Ridvan Muharremin dhe dy zyrtarë të tjerë.

  • Lirimi i Radojiçiqit, vjen reagimi nga kabineti i kryeministrit Kurti

    Lirimi i Radojiçiqit, vjen reagimi nga kabineti i kryeministrit Kurti

    Shefi i stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, ka reaguar pas lirimit të terroristit Milan Radoiçiq nga paraburgimi.

    Ai tha se Serbia ka mbështetur terrorizmin në shtetin fqinj dhe thotë se arrestimi dhe lirimi i tij është vetëm shfaqje në media.

    “Aleksandar Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë mbështeti terrorizmin në Kosovën fqinje. Arrestimi dhe lirimi i një terroristi kryesor është vetëm për të marrë vëmendjen e mediave. Manipulimi i tij i stilit Millosheviq/Putin nuk do të mashtrojë askënd. Mbajtja e përgjegjësisë është thelbësore për këtë shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar”.

  • Hovenier: Çështja e përgjegjësisë mbi sulmin nuk merr fund me deklarimin e Radoiçiqit

    Hovenier: Çështja e përgjegjësisë mbi sulmin nuk merr fund me deklarimin e Radoiçiqit

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të mërkurën se çështja e përgjegjësisë mbi sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit nuk beson se merr fund me deklarimin e ish -nënkryetarit të Listës Serbe Millan Radoiçiq, se ai e ka organizuar sulmin.

    “Do të thosha që gjëja e duhur për shërbimet tona të sigurisë dhe partnerë tjerë është që të vazhdojmë të tentojmë të kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta, ata që mbajnë përgjegjësi për sulmin duhet të mbahen përgjegjës. Ky mbetet pozicioni ynë. Ne do të vazhdojmë të tentojmë për të kuptuar çfarë ka ndodhur, kush është përgjegjës dhe pse”, ka thënë Hovenier në një bashkëbisedim me gazetarët në ambasadë, shkruan RadioEvropaeLirë.

    Si pasojë e sulmeve të 24 shtatorit, është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

    Më 29 shtator, Millan Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për organizimin dhe sulmin në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.

    Ai është marrë në pyetje nga autoritetet serbe më 3 tetor lidhur me zhvillimet në Banjskë, ndërsa është liruar nga mbajtja më 4 tetor.

    Me vendim të gjykatës i është ndaluar shkuarja në Kosovë.

    Radoiçiqi akuzohet në Serbi për blerje të armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator.

    Por ai e ka mohuar kryerjen e këtyre krimeve.

    I pyetur nëse SHBA-ja ka informacione për planet e grupit të armatosur dhe nëse është përfshirë Beogradi zyrtar në sulme, në ndonjë mënyrë, Hovenier ka thënë se SHBA-ja është ende duke mësuar më shumë për rastin.

    “Kjo gjë merr kohë. Ka qenë një rrethanë e komplikuar dhe do të marrë kohë derisa t’i kuptojmë të gjitha specifikat”.

    Megjithatë, Hovenier e ka përsëritur se SHBA-ja beson se sulmi nuk ka qenë spontan dhe grupi ka qenë “i koordinuar”, i cili ka përdorur armë të sofistikuara të gradës ushtarake – një pjesë e mirë e të cilave kanë qenë me origjine serbe – me qëllim të destabilizimit të veriut të Kosovës.

  • Shefja e UNMIK-ut në Beograd, kërkon shpërshkallëzim dhe kthim në dialog

    Shefja e UNMIK-ut në Beograd, kërkon shpërshkallëzim dhe kthim në dialog

    Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziyadeh, po qëndron në një vizitë në Beograd. Gjatë dy ditëve ajo do të takohet me liderë politik dhe diplomatë.

    Ziadeh theksoi nevojën e de-përshkallëzimit të tensioneve dhe kthimit në dialog.

    E para e misionit të OKB-së në Kosovë bëri thirrje për transparencë në hetime dhe llogaridhënie në lidhje me ngjarjet e 24 shtatorit.

    “PSSP Ziadeh do t’i raportojë Këshillit të Sigurimit më vonë këtë muaj”, thuhet në njoftim.

    Më 24 shtator Serbia kreu agresion në Kosovë.Si pasojë e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, u vra polici Afrim Bunjaku.Kjo ngjalli reagime të shumta, duke e dënuar maksimalisht.

  • Lansohet fushata për sigurinë në trafik, nxënësit thonë se ndihen të sigurt me Policinë

    Lansohet fushata për sigurinë në trafik, nxënësit thonë se ndihen të sigurt me Policinë

    Policia e Kosovës, gjegjësisht Divizioni i Trafikut Rrugor ka bërë sot lansimin e fushatës sensibilizuese për sigurinë në trafik për nxënësit dhe shoferët e rastit në shkollën Fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

    Me këtë rast nxënësve të ciklit të ulët të kësaj shkolle u janë shpërndarë materiale të ndryshme me mesazhe vetëdijesuese në lidhje me komunikacionin.

    Po ashtu edhe shoferëve të rastit që kaluan pranë kësaj shkolle u ndalen nga Policia ku i’u shpërndan nga aromatizues për automjete me mesazhe vetëdijesuese.

    Falënderues ndaj Policisë për këto aktivitet u shprehna nxënësit e kësaj shkolle, të cilët thanë se ndjehen më të sigurt me Policinë.

    Nënkolonel Jeton Rexhepi, tha se ky është një aktivitet sensibilizues që të kujdesemi për njëri-tjetrin në komunikacion.

    “Në përmes këtij aktivitete jemi mundur që të ndikojmë tekë nxënësit. Që përmes materialeve sensibilizuese të ju rikujtojmë, prind, nxënës, mësues, polic dhe të tjerë në rrugë të kujdesen për njëri tjetrin. Me këto mesazhe fëmijët i rikujtuam se si duhet të ecin në vendkalim të këmbësorëve, të kenë kujdes kur zbresin nga makina”.

    “Pjesa tjetër e projektit ka të bëjë me shoferet gjegjësisht jo vetëm për sigurinë e afërsisë së shkollave por ata duhet që të kujdesen për shpejtësisë, për përdorimin e rrypin gjatë ngasjes, mos përdorimin e telefonit mobil gjatë ngasjes dhe shumë rregullave të tjera. Projekti nga sot fillon edhe në gjitha rajonet e Kosovës”, tha ai.

    Drejtoresha e kësaj shkolle Mimoza Krasniqi, tha se ky aktivitet do të ndikoj te nxënësit për t’u vetëdijesuar për sigurinë në rrugë.

    “Aktiviteti i Policës së Kosovës është shumë i qëlluar, ky aktivitet i cili sot është realizuar në shkollën tonë ka dhënë një mesazh shumë vetëdijeses tek nxënësit për arsye se shkolla është afër rrugëve të cilat frekuentohen shumë”, tha ajo.

    Nazir Gashi nga ministria Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tha se ky aksion është duke u zhvilluar në tetë regjione të Kosovës.

    “Uroje që këto aktivitete të vazhdojnë edhe në regjione ashtu siç është planifikuar edhe nga policia në tetë regjione të Kosovës. Nga këtu dua ta përçoj një mesazh për nxënësit prindërit të kujdesen për fëmijët e tyre, pasi asindete në komunikacion rrugor janë bërë një lloj pandemi prandaj duhet që secili nga ne duhet që të kujdesimi”, tha ajo.

    E shoferi Sali Sfarqa, bëri thirrje që të rinjtë të jenë më të kujdesshëm në komunikacion, raporton EO.

    “Unë jam shofer i vjetër, 60 vjet as një aksident nuk e kamë bërë. Ju kisha lut të rinjve që të kenë kujdes se nuk ja vlen me humb jetën për një moskujdes të vogël”, tha ai.