ATV

Category: Lajme

  • Kandidimi i hoxhës Osman Musliu për deputet, BIK: Vendimi për masa i takon Kryesisë

    Kandidimi i hoxhës Osman Musliu për deputet, BIK: Vendimi për masa i takon Kryesisë

    Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) është deklaruar lidhur me kandidaturën për deputet e hoxhës Osman Musliu në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Zyrtari nga BIK Ramadan Shkodra ka konfirmuar se udhëzimi që ndalon kandidimin e imamëve në lista politike vazhdon të mbetet në fuqi, ndërsa çdo vendim eventual për masa ndaj hoxhës Osman Musliu do të jetë kompetencë e Kryesisë së BIK-ut.

    ”Udhëzimi është në fuqi. A do të merren masa, është kompetencë e Kryesisë. Kur të mblidhet Kryesia, del me qëndrim”, tha Shkodra për RTV21.

    Mediumi kishte pyetur BIK-un nëse hoxha Osman Musliu është pjesë e këtij institucioni dhe nëse ndaj tij do të ketë masa disiplinore, duke iu referuar një vërejtjeje të vitit 2025 ku thuhet se ndalohet “Të qenët kandidat në ndonjë nga listat e partive politike për pozita të caktuara në nivel lokal ose qendror”.

  • Sami Lushtaku: Pushteti i Albin Kurtit tentoi të më sulmojë, nuk toleroj dhe reagova!

    Sami Lushtaku: Pushteti i Albin Kurtit tentoi të më sulmojë, nuk toleroj dhe reagova!

    Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas incidentit me asamblistin e VV-së në këtë komunë, Hysni Mehanin.

    Në postimin e tij, Lushtaku e ka akuzuar pushtetin e Albin Kurtit, që sipas tij, tentoi ta sulmojë sot.

    Sipas tij etiketat si “Sami Serbia”, qytetarët nuk i tolerojnë, prandaj thotë se ata reaguan.

    “Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”.

    Kryetari i VV-së në Skenderaj thotë se u sulmua nga Sami Lushtaku dhe njerëzit e tij

  • “U godit me grusht e pastaj me gotë në kokë” – Lëvizja Vetëvendosje reagon ashpër pas sulmit të Mehanit në Skenderaj

    “U godit me grusht e pastaj me gotë në kokë” – Lëvizja Vetëvendosje reagon ashpër pas sulmit të Mehanit në Skenderaj

    Hysni Mehani u sulmua fizikisht sot në kafeterinë “Solo” në qendër të Skenderajt, ku sipas reagimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ai është sulmuar nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, së bashku me truprojat e tij.

    Sipas VV-së, në momentin e incidentit Mehani ndodhej duke pirë kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe disa aktivistë të partisë.

    Në reagimin e tyre thuhet se fillimisht Hysni Mehani është goditur me grusht, ndërsa më pas edhe me gotë në kokë. Po ashtu, sipas VV-së, gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, është sulmuar edhe Sekretari i Qendrës së LVV-së në Skenderaj, Bahri Zabeli, i cili ka pësuar goditje të rënda nga shoqëruesit e Lushtakut.

    Lëvizja VETËVENDOSJE! ka bërë të ditur se Mehani aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor, ndërsa e ka cilësuar rastin si “sulm fizik banditesk”, duke kërkuar nga organet kompetente që të trajtojnë rastin me urgjencë dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore ndaj përgjegjësve.

    Në reagimin e saj, VV-ja ka kërkuar gjithashtu edhe nga Partia Demokratike e Kosovës që ta dënojë këtë akt dhune.

    “Hysni Mehani u sulmua fizikisht nga Sami Lushtaku dhe shoqëruesit e tij, por askush nuk mund t’i frikësojë aktivistët dhe qytetarët e Republikës”, thuhet në reagimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

    Nga ana tjetër, persona të afërt me Sami Lushtakun kanë deklaruar se incidenti ka ndodhur pasi, sipas tyre, Mehani iu drejtua kryetarit të Skenderajt me fjalën “kriminel”.

    Vetë Hysni Mehani ka konfirmuar se është sulmuar fizikisht dhe i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që të “mbrojë familjen” e tij.

  • Kadetët e FSK-së marrin pjesë për herë të dytë në forumin ndërkombëtar në Itali

    Kadetët e FSK-së marrin pjesë për herë të dytë në forumin ndërkombëtar në Itali

    Qendra për Studime Universitare e Forcave të Sigurisë së Kosovës mori pjesë në forumin “International Humanitarian Law ” në Itali për herën e dytë me radhë.

    “Ky aktivitet ndërkombëtar mbledh kadetë nga akademi ushtarake të ndryshme të botës për të shkëmbyer njohuritë dhe aftësitë e tyre në të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare”, njofton FSK.

    QSU premton se do të vazhdojë përkushtimin në mbështetjen e kadetëve për të qenë pjesë e iniciativave që avancojnë njohuritë, përvojën dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të FSK-së në arenën ndërkombëtare.

  • Shpallet në kërkim një i dyshuar për vjedhje në Drenas

    Shpallet në kërkim një i dyshuar për vjedhje në Drenas

    Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor në Drenas, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar.

    Sipas njoftimit në Facebook policia ka shpërndarë edhe fotografi të personit në fjalë, duke bërë të ditur se ai kërkohet në lidhje me veprën penale “vjedhje”.

    “Personi i dyshuar është shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që, në rast se posedojnë informata që mund të ndihmojnë në identifikimin apo lokalizimin e të dyshuarit, të kontaktojnë organet kompetente përmes numrave dhe adresave zyrtare të publikuara në njoftim.

  • Kërcënohet prokurori në Mitrovicë, reagon kryeprokurori i Shtetit

    Kërcënohet prokurori në Mitrovicë, reagon kryeprokurori i Shtetit

    Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka dënuar ashpër kërcënimin e bërë ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Muharrem Prekazi gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore.

    Sipas një njoftimi për media thuhet se çdo tentativë për të frikësuar apo penguar prokurorët e shtetit në ushtrimin e detyrës së tyre zyrtare është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet në asnjë formë.

    “Lidhur me këtë rast, menjëherë janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj personit përgjegjës, në mënyrë që ai të përballet me drejtësinë dhe të marrë dënimin e merituar”, thuhet në njoftim.

    Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit shpreh mbështetjen e plotë institucionale për prokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, z. Prekazi, si dhe për të gjithë prokurorët e shtetit, të cilët me integritet, profesionalizëm dhe pavarësi ushtrojnë detyrat e tyre ligjore dhe kushtetuese në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.

  • Kryetari i VV-së në Skenderaj thotë se u sulmua nga Sami Lushtaku dhe njerëzit e tij

    Kryetari i VV-së në Skenderaj thotë se u sulmua nga Sami Lushtaku dhe njerëzit e tij

    Hysni Mehani nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se, ai është sulmuar fizikisht nga kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

    Mehani i ka bërë thirrje policisë që ta ‘’mbrojë familjen’’ e tij.

    Për KosovaLive janë deklaruar nga VV’ja, nga të cilët po ashtu, kanë thënë se sulmi është kryer nga Lushtaku.

    Ndërsa njerëz të afërt me Lushtakun, thonë se, Mehani i është drejtuar kryetarit të Skenderajt si ‘’kriminel’’.

  • Prishtina dhe Tirana diskutojnë për ura të reja bashkëpunimi

    Prishtina dhe Tirana diskutojnë për ura të reja bashkëpunimi

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim kryetarin e Prefekturës së Qarkut të Tiranës, Shkëlqim Hajdari.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se Prishtina dhe Tirana kanë potencial të jashtëzakonshëm kur ecin bashkë, me vizion, koordinim dhe partneritet që i shërben zhvillimit të përbashkët.

    “Diskutuam për mënyrat se si Prishtina dhe Tirana mund të afrohen edhe më shumë përmes zhvillimit ekonomik, turizmit dhe bashkëpunimeve konkrete që krijojnë më shumë mundësi për qytetarët tanë”.

    “Vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi që e forcojnë hapësirën tonë shqiptare në ekonomi, kulturë dhe zhvillim”, ka shkruar ai.

  • 65 vjeçarja vrau burrin e saj, ai e bezdiste shumë duke u kujdesur për të pas operacionit në zemër

    65 vjeçarja vrau burrin e saj, ai e bezdiste shumë duke u kujdesur për të pas operacionit në zemër

    Një grua 65-vjeçare nga Alabama u arrestua të dielën për dyshimin se kishte qëlluar burrin e saj sepse ishte e bezdisur me të që e shqetësonte.

    Ndërsa për shumë njerëz, sjellja e burrit të saj tingëllon sikur ai thjesht po përpiqej të kujdesej për të pasi ajo iu nënshtrua një operacioni në zemër të hapur dy javë më parë, policia thotë se kjo përfundoi duke qenë motivi për vrasje.

    Zyra e Sherifit të Qarkut Franklin (FCSO) zbuloi se Sheri Mitchell-Clutts akuzohej për ‘vrasje të një anëtari të familjes duke përdorur armë gjatë kryerjes së dhunës në familje’.

    Ajo tha se oficerët iu përgjigjën një shtëpie në Duncan Creek Road pasi Mitchell-Clutts telefonoi 911 dhe tha se ajo e kishte qëlluar burrin e saj të dielën, rreth orës 7.30 të mbrëmjes.

    Kur policia mbërriti në shtëpinë e saj në Russellville, ata gjetën një burrë të vdekur të ulur në një karrige në dhomën e ndenjes.

    Trupi u identifikua si 69-vjeçari Timothy Clutts, transmeton Telegrafi.

    Sheri fillimisht i tha policisë se burri i saj ishte sjellë kërcënueshëm ndaj saj gjatë gjithë ditës, por më vonë tregoi një histori tjetër.

    Një zëdhënës i Zyrës së Sherifit të Qarkut Franklin i tha revistës People: “Besojmë se Clutts po hynte në dhomën e gjumit për të kontrolluar gruan e tij për shkak se ajo i ishte nënshtruar një operacioni në zemër të hapur kohët e fundit”.

    “Ajo deklaroi se Timothy kishte ardhur atje një herë, e kishte pyetur nëse kishte uri. Ajo i tha se kishte uri dhe ai i kishte sjellë pak ushqim”, shtoi ai.

    Sheri me sa duket ishte aq e mërzitur me burrin e saj, saqë nxori armën në rast se ai kthehej. Kur ai nuk u kthye, ajo e kërkoi dhe e qëlloi në kolltukun e tij.

    Sherifi i Qarkut Franklin Shannon Oliver i tha revistës 48Waff: “Sjellja e saj dukej qartë e mërzitur nga ajo pak ndërveprim që pata me të në vendngjarje, por kurrë nuk e di se çfarë i kalon në mendje dikujt. Ka një numër rastesh kur dikush bën diçka të tillë, në fakt duhet ta gjurmosh dhe ta gjesh dhe të ndërtosh prova bazuar në vendngjarje dhe në këtë situatë, ajo ishte mjaft e hapur. E dini, gjë që na çon në një mori pyetjesh si çfarë po ndodhte me të ose me të”.

    Ai zbuloi se gjatë gjashtë viteve të fundit, nuk kishte pasur asnjë thirrje policie në shtëpinë e tyre. Pavarësisht se çështja duket se është e prerë, FCSO po vazhdon të hetojë.

    Oliver tha se kjo ndodh sepse ata duhet të hetojnë rrethanat e të shtënave. Pistoleta e përdorur në të shtënat u gjet nga oficerët, të cilët e gjetën atë sipër një frigoriferi në shtëpi.

    Mitchell-Clutts mbetet në burgun e Qarkut Franklin dhe po mbahet pa garanci. Nuk është e qartë nëse ajo është deklaruar ende fajtore.

  • Bëhet viral momenti kur Elon Musk xhiron përreth gjatë takimit Trump-Xi

    Bëhet viral momenti kur Elon Musk xhiron përreth gjatë takimit Trump-Xi

    Miliarderi i teknologjisë Elon Musk dukej se po argëtohej në Pekin mëngjesin e së enjtes, duke shfrytëzuar rastin për të bërë një foto para Sallës së Madhe të Popullit, përpara takimit Trump-Xi.

    Videoja e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale tregon Musk duke qëndruar pranë udhëheqësve dhe zyrtarëve të tjerë të biznesit amerikan, përfshirë sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe shefin ekzekutiv të Apple, Tim Cook.

    Ndërsa bisedonin, duke qëndruar në disa rreshta të rregullta, Musk mban lart telefonin e tij dhe rrotullohet ngadalë në një rreth, duke kapur skenën në monumentin e Pekinit.