ATV

Category: Lajme

  • Qeveria britanike në krizë, Starmer pranon dorëheqjen e parë

    Qeveria britanike në krizë, Starmer pranon dorëheqjen e parë

    Sekretari i Shëndetësisë në Britani të Madhe, Wes Streeting, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij.

    Në një letër të dërguar në adresën e kryeministrit Keir Starmer, Streeting deklaroi se ka humbur besimin në këtë lidership, shkruan BBC.

    Streeting publikoi letrën në të cilën mes të tjerash shkruan: “Ku na duhet vizioni, kemi vakkum. Ku na duhet drejtimi, kemi devijim”.

    Ndonëse nuk i shpalli publikisht kundërkandidim, Steeting i tha Starmer se nuk do të jetë lider i Laburistëve në zgjedhjet e ardhshme.

    Starmer po përballet me një sfidë të vërtetë, duke u munduar të mbajë të afruar kabinetin qeveritar.

  • Ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren, Gjykata e Korçës lë në “arrest shtëpie” kirurgun

    Ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren, Gjykata e Korçës lë në “arrest shtëpie” kirurgun

    Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për kirurgun Nikollaq Nunka, i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje në ambientet e një spitali në qytet.

    Sipas vendimit të gjykatës, mosha e avancuar e 72-vjeçarit dhe natyra e veprës penale kanë ndikuar në zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

    Gjatë seancës, mjeku ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke deklaruar se veprimet e tij kanë qenë pjesë e detyrës profesionale dhe jo sjellje të papërshtatshme.

    “Nuk kam bërë asnjë veprim të tepruar. Kam kryer vetëm detyrën time si mjek dhe nuk e kuptoj pse jam akuzuar për këtë çështje”, mësohet të ketë deklaruar ai para gjykatës.

    Ndërkohë, hetimet për rastin vijojnë, ndërsa pritet që organet kompetente të shqyrtojnë provat dhe dëshmitë për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

  • Policia bën roje në emergjencën e Mitrovicës, ku po trajtohet Hysni Mehani i LVV-së

    Policia bën roje në emergjencën e Mitrovicës, ku po trajtohet Hysni Mehani i LVV-së

    Policia e Kosovës ka shtuar prezencën në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, ku po trajtohet kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, pas incidentit të raportuar të enjten në këtë qytet.

    Mehani ka pretenduar se është sulmuar fizikisht nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, si dhe nga persona të tjerë që ai i ka quajtur “banda e tij”. Sipas LVV-së, ai fillimisht është goditur me grusht dhe më pas me gotë në kokë, duke pësuar lëndime për të cilat po merr trajtim mjekësor.

    Në anën tjetër, Sami Lushtaku ka mohuar akuzat për sulm fizik, duke deklaruar se reagimi i qytetarëve ndodhi pasi ai u etiketua si “Sami Serbia”.

    Pas incidentit janë aktivizuar Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë. Zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni, tha se njësia e Krimeve të Rënda është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me prokuroren kujdestare.

    “Policia e Krimeve të Rënda është duke shku në vendngjarje dhe në koordinim me prokuroren kujdestare janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet”, deklaroi Preteni.

    Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë konfirmoi se dy persona nga Skenderaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente. Njëri prej tyre kishte lëndime në fytyrë dhe kokë, ndërsa tjetri gërvishtje trupore.

    Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga organet kompetente që rasti të trajtohet me urgjencë dhe të ndërmerren masa konkrete ndaj personave të përfshirë në incident.

  • Kosova dhe Shqipëria dakordohen për lehtësimin e tregtisë ushqimore sipas praktikave të BE-së

    Kosova dhe Shqipëria dakordohen për lehtësimin e tregtisë ushqimore sipas praktikave të BE-së

    Drejtuesit e autoriteteve të ushqimit të Kosovës dhe Shqipërisë janë dakorduar për lehtësimin e tregtimit të produkteve ushqimore mes dy vendeve, në përputhje me praktikat dhe standardet e Bashkimit Evropian.

    Sipas postimit në Facebook, nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), drejtori ekzekutiv i AUV-së, Bekim Hoxha, ka pritur në takim drejtoreshën e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit të Shqipërisë, Blerina Gjylameti.

    “Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë z. Bekim Hoxha Drejtor Ekzekutiv priti për vizitë Znj. Blerina Gjylameti Drejtoresh e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Shqipëri. Në fokus qendrorë të takimit ishte diskutimi për dakordim, të Lehtësimit të tregtisë dhe reduktimi i barrierave administrative mes dy vendeve. Duke vazhduar me plotësim ndryshimin e certifikatave sipas modeleve të fundit të vendosura ne BE. Koordinim në procedurat e gjurmimit dhe trajtimit të njoftimeve RASFF, njoftim reciprok paraprak për produktet qe re-eksportohen mes dy vendeve dhe bashkëpunim në fushën e ngritjes se kapaciteteve laboratorike dhe njohjen e rezultateve të analizave.

    Drejtori Ekzekutiv i AUV-së z. Hoxha në fjalën hyrëse të mirëseardhjes, hapi diskutimin mbi të arriturat e deritanishme nga bashkëpunimi mes dy vendeve tona në fushën e kontrollit ushqimor. Lehtësirat për bizneset ne tregtimin e ushqimeve duke ruajtur gjithmonë shëndetit publikë. Për konsumatorët pa dallim andej e këndej kufirit. Hoxha u shprehe: se AUV është në rrugë të mirë të digjitalizimit të plotë të shërbimeve dhe kontrolleve. Deri tani kemi arritur në masën rreth 90%. Kjo ngërthen ne vete reforma në shumë drejtime gjithmonë duke pasur model autoritete e vendeve anëtare të BE-së”, thuhet në postim.

    Në fokus të takimit, siç thuhet, ishte reduktimi i barrierave administrative dhe harmonizimi i procedurave për tregtinë mes Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë ndryshimin e certifikatave sipas modeleve të fundit të BE-së, koordinimin për trajtimin e njoftimeve të sigurisë ushqimore dhe bashkëpunimin në ngritjen e kapaciteteve laboratorike.

    Hoxha theksoi se AUV është në proces të digjitalizimit të shërbimeve dhe kontrolleve, duke bërë të ditur se ky proces ka arritur rreth 90 për qind.Njëherësh, u tha se Shqipëria është duke zbatuar reforma në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, me fokus forcimin e kontrolleve në gjithë zinxhirin ushqimor dhe përafrimin me standardet evropiane.

    Sipas AUV-së, palët u dakorduan që Kosova dhe Shqipëria të forcojnë bashkëpunimin dhe të ndihmojnë njëra-tjetrën në përmbushjen e kritereve të Bashkimit Evropian në fushën e sigurisë ushqimore.

    “Diskutimet vazhduan edhe ne nivelin teknik, mbi harmonizimin e certifikatave, plotësim ndryshimet e atyre aktuale qe janë ne përdorim. Mënyrën e re të plotësimit nga inspektoret ne tren, ku obligim do jetë plotësimi i secilës rubrikë. Se Kosova do të qëndrojë në krahë Shqipërisë për ndihmë ne përmbushje të kritereve si vend i parë qe ka hapur negociatat për anëtarësim. Ne fushat ku aktualisht Kosova qëndron me mirë në zbatim të kritereve të BE-së ti ndajë me Shqipërinë, po ashtu të ndihmojë në zbatimin e tyre. Nga ana tjetër Shqipëria do të shndërrohet në vendin referencë për Kosovën ne fazat e mëvonshme kur do të nisë anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, thuhet nga AUV.

  • Shoqërohet në polici një 32-vjeçare në Ferizaj, kanosi zyrtarin komunal në Instagram

    Shoqërohet në polici një 32-vjeçare në Ferizaj, kanosi zyrtarin komunal në Instagram

    Një grua 32-vjeçare është shoqëruar nga Policia Rajonale e Ferizajt, pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar komunal përmes rrjetit social Instagram. Rasti, që sipas policisë ka ndodhur më 12 maj 2026, tashmë është proceduar për hetime të mëtejshme nga organet e drejtësisë.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar me inicialet A.B., 32 vjeçe, e cila dyshohet se ka dërguar mesazhe kërcënuese ndaj një zyrtari komunal përmes Instagramit.

    Më 14 maj 2026, e dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, në përputhje me procedurat ligjore.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës së rregullt hetimore ndaj të dyshuarës për veprën penale “Kanosje”.

    Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e plotë të të dyshuarës apo të zyrtarit komunal të përfshirë në rast.

  • Incidenti në Skenderaj, Haxhiu: Institucionet përgjegjëse të veprojnë menjëherë

    Incidenti në Skenderaj, Haxhiu: Institucionet përgjegjëse të veprojnë menjëherë

    Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas sulmit ndaj zëvendësministrit në detyrë të Financave, Hysni Mehani, dhe kryetarit të Qendrës së Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj, Bahri Zabeli, duke kërkuar nga organet e rendit dhe institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin veprime të menjëhershme.

    Ajo e cilësoi dhunën fizike në jetën publike si cenim të sigurisë së qytetarëve, lirisë së veprimit politik dhe kulturës demokratike, ndërsa theksoi se askush nuk duhet ta përdorë mandatin publik për arrogancë apo forcë ndaj kundërshtarëve politikë.

    Haxhiu kërkoi që të gjithë të përfshirët në incident të përballen me drejtësinë, duke u bërë po ashtu thirrje familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve për qetësi dhe besim në institucione. Ajo i uroi Mehanit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në angazhimet publike.

  • Incidenti në Skenderaj, aktivizohen Policia dhe Prokuroria

    Incidenti në Skenderaj, aktivizohen Policia dhe Prokuroria

    Një incident është raportuar të ketë ndodhur të enjten në qytetin e Skenderajt, ku kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, ka pretenduar se është sulmuar nga kryetari i kësaj komune Sami Lushtaku, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), si dhe nga siç e ka quajtur ai “banda e tij”. Në anën tjetër, Lushtaku ka mohuar sulmin, derisa theksoi se qytetarët reaguan pasi u etiketua si “Sami Serbia”.

    Pas këtij rasti, janë aktivizuar Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

    “Policia e Krimeve të Rënda është duke shku në vend ngjarje edhe në koordinim me prokuroren kujdestare janë tu i ndërmarrë të gjitha veprimet. Ende policia s’ka dalë në vendngjarje dhe ende nuk ka urdhëresë për t’u intervistuar dikush”, tha për “Betimi për Drejtësi“, Valon Prenteni- zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

    Kurse, Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës njoftoi se dy persona me lëndime- njëri në fytyrë e kokë dhe tjetri me gërvishtje, kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

    “Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, konfirmon se në ora 13:10, dy persona nga Skenderaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente. Të dy personat kanë shenja- lëndime, njëri fizike në fytyrë dhe kokë, kurse tjetri lëndime/gërvishje fizike. Aktualisht, ekipet mjekësore janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore, përfshirë konsultimet nga ekipet mjekësore të reparteve të tjera”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, lidhur me rastin ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, duke publikuar një fotografi të Mehanit, ku shihet i përgjakur në kokë.

    Sipas LVV-së, Mehani fillimisht është goditur me grusht e më pas me gotë në kokë, derisa aktualisht po merr trajtim mjekësor. LVV-ja ka kërkuar nga organet kompetnete ta tajtojnë trasin me urgjencë dhe të marrin veprime konkrete, ndërkaq shtojnë se njerëz të tillë nuk e kanë vendin në udhëheqje të institucioneve publike qendrore e lokale

  • Kurti: Opozita po bllokon reformat, po rrezikon miliona euro nga BE-ja

    Kurti: Opozita po bllokon reformat, po rrezikon miliona euro nga BE-ja

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e parë të Këshillit ministror për integrim evropian, ku është diskutuar zbatimi i Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të BE-së për Rritje Ekonomike në Ballkanin Perëndimor ka folur edhe për opozitën, të cilën e ka akuzuar se po e pengon punën institucionale dhe procesin e reformave, raporton Ekonomia Online.

    Kurti tha se mungesa e një opozite funksionale në Kuvend po ndikon drejtpërdrejt në ritmin e reformave dhe zbatimin e afateve të përcaktuara.

    “Numri më i madh i reformave do të raportoheshin të kryera deri në fund të qershorit, në qoftë se krahas vullnetit të madh e të mirë e punës serioze të qeverisë sonë, do të kishim edhe një opozitë parlamentare serioze që merr përgjegjësinë e cila i takon në Kuvend. Ne jemi në një situatë ku e kemi një opozitë e cila zgjedh për të mos ardhë në Kuvend, edhe kur vjen shikon cilat ligje me i blloku. Kjo është vërtet sfidë për neve si qeveri dhe është humbje e kohës dhe e mjeteve për neve si shtet.

    Pikërisht për këtë shkak që nuk kemi Kuvend, e kemi zgjedhje, një numër i konsiderueshëm reformash nga plani i rritjes nuk do të arrijë të përmbyllen me sukses brenda afatit të paraparë e të paralajmëruar. Konkretisht kemi 10 reforma që skadojnë me 30 qershor, nëntë prej të cilave tashmë janë të rrezikuara duke shkaktuar humbje të miliona eurove. Bëhet fjalë për 12 projektligje, për hartimin e të cilave ministritë përkatëse kanë bërë punë të jashtëzakonshme duke i parafruar ato me ligjet në Bashkimin Europian dhe me standardet europiane”, tha ai.

    Ai shtoi se bllokadat në Kuvend po sjellin pasoja financiare dhe po ngadalësojnë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

    “Pra, sikur kuvendi ta kryente punën për çfarë i kanë votuar deputetët qytetarët e Republikës së Kosovës, asnjë hap nuk do të humbej. Të nderuar ministra e ministër, zëvendësministre e zëvendësministra, të nderuar përfaqësues nga institucionet e pavarura të Republikës së Kosovës, zgjedhjet ishin të panevojshme sepse ofruam zgjidhje të shumta. Sot do të kishim një president të propozuar nga opozita. Nuk deshën, pasi qartazi donin zgjedhje me çdo kusht. Ky veprim i papërgjegjshëm po na kushton jo vetëm me humbje të miliona eurove nga Bashkimi Evropian, por edhe me humbje të kohës e ngadalësim të procesit të integrimit. Reformat nga Plani i Rritjes janë për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, por fatkeqësisht bllokada me të cilën po ballafaqohemi ne është për ta ngadalësuar atë”, u shpreh Kurti.

    Ai theksoi se qytetarët dhe institucionet do të vazhdojnë procesin e reformave pavarësisht pengesave politike.

    “Por qytetarët, si çdoherë, do ta zhbllokojnë edhe kuvendin e do t’i përshpejtojnë reformat. Ne po punojmë që çdo hap që mund të bëhet nga qeveria të kryhet. Pra, jemi në krye të detyrës. E çdo hap që kërkon miratim në kuvend të jetë gati për seancën e radhës pas zgjedhjeve, ashtu që afati i dhjetorit të mos rezultojë me humbje të mëtutjeshme. Janë gjithsej 79 hapa të reformave që përfshijnë periudhën 2024-2026 me vlerë financiare prej mbi 579 milionë euro”, thekson ai.

  • REL: ShBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh

    REL: ShBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh

    Departamenti amerikan i Shtetit e ka njoftuar Kongresin amerikan për një leje të propozuar për eksportimin e artikujve të mbrojtjes, të dhënave teknike dhe shërbimeve të mbrojtjes drejt Kosovës, në vlerë prej 14 milionë dollarësh apo më shumë, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë disa burime brenda Kongresit.

    Njoftimi është dërguar nga Byroja për Çështje Legjislative e Departamentit amerikan të Shtetit, në përputhje me nenin 36(c) të Ligjit për Kontrollin e Eksportit të Armëve.

    I njëjti i është përcjellë Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit.

    Neni 36(c) kërkon që administrata amerikane ta njoftojë Kongresin për disa shitje apo leje të propozuara të artikujve dhe shërbimeve të mbrojtjes për shtete të huaja.

    Në dokumentin e Kongresit nuk jepen hollësi publike për llojin e pajisjeve apo shërbimeve që përfshihen në këtë leje.

    Kosova edhe në të kaluarën ka blerë pajisje ushtarake nga Uashingtoni.

    Në shkurtin e vitit 2025, Kosova pranoi dronë të blerë nga SHBA-ja. Muaj më vonë, Kosova u furnizua me autoblinda të blera në SHBA.

    Në vitin 2024, Kosova bëri kërkesë për blerjen e 200 raketave kundërtanke “Javelin”.

    Më 2018, nga SHBA-ja, në Kosovë kishin ardhur automjete ushtarake, të tipit Humvee. Për furnizimin me 51 automjete të këtij tipi, Qeveria e Kosovës në vitin 2018 kishte nënshkruar kontratë me kompaninë amerikane, AM General.

    Dy vjet më vonë, Kosova bleu edhe automjete të tjera ushtarake nga SHBA-ja, ndërkaq më 2021, Qeveria amerikane i dhuroi Kosovës 55 automjete të tipit ASV (Armored Security Vehicle).

    Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) aktualisht është në proces të shndërrimit në ushtri. Procesi i transformimit të FSK-së në forca të armatosura nisi më 2018, pas miratimit të ndryshimeve ligjore. Ky proces pritet të zgjasë dhjetë vjet.

    Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur nga fillimi transformimin e FSK-së në ushtri, por jo edhe Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), e cila insiston që FSK-ja t’u përmbahet detyrave të saj fillestare, si: reagimi ndaj krizave apo mbrojtja civile./REL

  • Anëtarja e Kryesisë së LVV-së: Koha për arrestimin e Sami Lushtakut

    Anëtarja e Kryesisë së LVV-së: Koha për arrestimin e Sami Lushtakut

    Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje për arrestimin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, pas sulmit të dyshuar brutal të tij ndaj zëvendësminsitrit Hysni Mehani.

    Anëtarja e Kryesisë së LVV-së, Tinka Kurti, në një shkrim në rrjetin social Facebook, tha se është koha për arrestimin e Lushtakut.

    “Koha për arrestimin e Sami Lushtakut”, ka shkruar Kurti.

    Lëvizja Vetëvendosje e ka akuzuar Sami Lushtakun dhe truprojat e tij për sulm brutal ndaj kandidatit për deputet dhe zëvendësministrit Hysni Mehani. Sulmi ndaj Mehanit ndodhi të enjten në një lokal në qendër të Skenderajt.