ATV

Category: Lajme

  • ​Tahiri kritikon Kurtin: Nuk na tregoi qëndrimin e tij për kërkesat e pesëshes diplomatike

    ​Tahiri kritikon Kurtin: Nuk na tregoi qëndrimin e tij për kërkesat e pesëshes diplomatike

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, deklaroi se presidentes Vjosa Osmani do t’i shpallin betejë kushtetuese për shkak të mosdekretimit të kryeprokurorit Blerim Isufaj, për çka theksoi se pret që të dalin fitues. Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, foli edhe për vizitën e pesëshes diplomatike të shtunën e fundit, për çka tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti do të duhej të tregonte hapur qëndrimin e tij për kërkesat që ka marrë.

    Deputeti i PDK-së përsëriti edhe njëherë kërkesat e opozitës drejtuar Kurtit, e që janë “bashkëpunim më i ngushtë me ndërkombëtarët, në veçanti ShBA-në”.

    “Mendoj se kryeministri i vendit ua ka pasur për borxh të gjithë qytetarëve tonë por edhe klasës politike që ta mbajë një konferencë për media dhe ta jepte një sqarim pas takimit, për kërkesat që i ka marrë nga ana e tyre dhe për qëndrimin e tij. Unë nuk e di që kemi një qëndrim të qartë sa i përket këtyre kërkesave… Për ne është shumë me rëndësi të dimë pozicionin e kryeministrit, që nuk e dimë herët. Në anën tjetër, në po i kërkojmë kryeministrit të ketë bashkëpunim sa më të ngushtë me ndërkombëtarët, e në veçanti me ShBA-në”, tha ai.

    Kritik u tregua edhe për qasjen e Qeverisë Kurti ndaj agresionit të Serbisë më 24 shtator.

    “Ai ka qenë një akt terrorist, i sponsorizuar nga Serbia. Ne kemi nevojë të shohim qeverinë tonë, ministren e Jashtme, kryeministrin, do të duhej me qenë një ofensivë diplomatike për një muaj me radhë. Nuk po e di pse s’po e bëjnë, prej kujt po frikësohen. Pra, për një muaj asnjë veprim nga kjo qeveri në raport me këtë çështje nuk e kemi parë”, tha ai.

    Sa i përket vendimit të presidentes për mosdekretimin e kryeprokurorit të shtetit, Tahiri tha se tashmë janë të bindur se Osmani ka bërë dy shkelje Kushtetuese, për çka u shpreh i bindur se vendi do të ketë një president të ri.

    Sipas tij, presidentja Vjosa Osmani ka bërë shkelje duke mos e dekretuar për 18 muaj kryeprokurorin Blerim Isufaj dhe se mosdekretimi ka tejkaluar kompetencat e saj.

    “Nga nesër, në fund të ditës, ta kemi draftin tonë të gatshëm, ku i bazojmë shkeljet. Dhe, të njëjtin draft do ta qarkullojmë edhe me grupet tjera parlamentare… Për ne është e rëndësishme të përfundojë rasti në Kushtetuese sepse jemi të bindur se ka shkelje serioze në dy drejtime… Unë jam optimist se opozita do të jetë e bashkuar në këtë drejtim. Edhe një çështje, presidentja javën e kaluar nga kërcënoi apo me thënë na ftoi për çështjen e Kushtetueses, na tha se ‘nëse e dërgoni, hyni në një betejë politike’, pra edhe këtu presidentja e vendit tregon se nuk është e paanshme. Unë po ia kujtoj presidentes se presidenti i vendit është garant i rendit kushtetues ashtu sikurse e parasheh Kushtetuta. Nuk është presidenti për të bërë betejë politike me deputetët e Kuvendit të Kosovës. Ky është një gabim, është një reflektim i saj i brendshëm që ajo mban tashmë një anë politike, të cilën e drejton kryeministri i vendit, Albin Kurti. Presidentja po na kërkon betejë politike, por ne do t’i japim betejë kushtetuese… dhe jemi të bindur se këtë betejë e ka të humbur, pasi ka shkelje serioze të cilat e çojnë në shtëpi”, shtoi Tahiri.

    Sipas tij, presidentja nuk ka diskrecion të kthejë mbrapa propozimin që vjen nga Këshilli Prokurorial.

  • Masa ndaj Sali Berishës dhe arrestimi i dhëndrit të tij, gazetari nga Tirana tregon detajet e fundit nga ky rast

    Masa ndaj Sali Berishës dhe arrestimi i dhëndrit të tij, gazetari nga Tirana tregon detajet e fundit nga ky rast

    Gazetari Edison Vatnikaj, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “A LIVE” në ATV, ka treguar detajet e fundit që lidhen me masën e ndalimit ndaj ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe arrestimin e dhëndrit të këtij të fundit.

    Ai tregon se bëhet fjalë për veprën penale të korrupsionit pasiv, ku dyshohet se Berisha i ka lehtësuar procedurat dhëndrrit të tij që ky i fundit të marrë në pronësi një tokë e cila i përkiste Forcave të Armatosura.

    “Ish kryeministri Berisha bëhet zyrtari i parë i lartë, i cili merret nën hetim dhe i vendoset një akuzë një akuzë zyrtare nga Prokuroria Speciale siç e kemi prokurorinë e SPAK-ut. Sigurisht veprën penale për të cilën dyshohet se e ka konsumuar ish-kryeministri Berisha është ajo e korrupsionit pasiv dhe pasimi i produkteve të veprës penale, kjo për shkak se dhëndri i tij, pra burri i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi, ka përfituar një tokë, të cila ka qenë në pronsi e Forcave të Armatosura, të cilën sipas ligjit shqiptar nuk lejohet që të tjetërsohet dhe të kthehet në pronë private për shkak se i përket shtetit dhe Forcave të Armatosura, por nëpërmjet disa procedurave, ligjeve dhe akteve nën ligjore, që dyshohet se Berisha, në kohën kur ka qenë kryeministër, i ka lehtësuar punën dhëndrit të tij për ta favorizuar dhe për t’ia dhënë këtë truall dhe për ta zotëruar, ku tashmë janë ndërtuar kulla banimi, ku janë mjaft persona rezident të cilët jetojnë. Dyshohet se nëpërmjet këtyre akteve nënligjore, Berisha e ka favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin”, tregoi gazetari Vatnikaj.

    Ai shpjegoi se Berishës i është vendosur masa detyrimit të paraqitjes dhe ndalimit për të dalë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

    “Sipas informacioneve, Berisha, duke qenë se është në moshën 72-vjeçe dhe sipas ligjit shqiptar, personave që janë në këtë moshë, nuk i vendoset masa shtrënguese e arrestit në burg, nuk arrestohen për shkak se është vetë ligji i posaçëm, i cili është rregulluar më herët në Shqipëri për këtë grup moshe, të cilët kryejnë këto vepra penale, pra bëhet fjalë vepra penale të lehta. Ndërsa, në rast se do kryhej ndonjë krim i rëndë, atëherë do kërkohej masa e arrestit në burg”, tha Vatnikaj.

    Gazetari tregon se për këtë çështje, SPAK-u ka hartuar një hetim rreth 200 faqesh, i cili ka zgjatur për dy vite e gjysme.

    “SPAK-u e ka hartuar një hetim rreth 200 faqesh, pasi që iu janë dashur dy vite e gjysmë për të kryer një hetim të plotë. Ka qenë kallëzimi i Taulant Ballës që sot është ministër i Brendshëm në Shqipëri, ka pasur një kallëzim dy vite e gjysmë më parë, ku ka akuzuar personat në fjalë dhe personat e tjerë, por pavarësisht që nuk janë kryer urdhër arresti, SPAK-u ka ditur ta provojë qind për qind ekzistencën tyre, por kjo nuk do të thotë SPAK e ka mbyllur hetimin vetëm më këta tre persona, pra janë Jamarbër Malltezi që është dhëndër i Berishës, Fatmir Bektashi që është ndërtuesi që ka kryer punimet e 17 kullave dhe Sali Berisha. Ka hetime të tjera të cilat gjatë ditës së sotme do të ketë edhe seancën e parë në gjykatën e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ku do të jenë personat në fjalë”, tregoi gazetari Edison Vatnikaj. /atvlive.tv

    Më shumë detaje gjeni në videon më poshtë:

  • ​Kuvendi këtë javë mban tri seanca

    ​Kuvendi këtë javë mban tri seanca

    Kuvendi i Kosovës këtë javë do të mbajë tri seanca, bëri të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari.

    Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Kusari tha se dy seanca do të mbahen të enjten, ndërsa tjetra të premten.

    “U dakordua që këtë javë të kemi tri seanca, e para është ajo e 26 tetorit, ditën e enjte, në ora 10:00 një seancë e cila do të trajtojë pikat e papërfunduara nga dy seancat e tjera, ajo e 26 shatorit dhe 4 tetorit, ndërsa të njëjtën ditë me fillim në ora 12:00 do të fillojë një seancë tjetër, kërkesë e deputetëve të opozitës me 41 nënshkrime e cila do të trajtojë një rezolutë për koeficientin e pagave në sektorin publik, përderisa kryesia është dakorduar që seancë të mbajë edhe të premten me fillim në ora 11:00 në këtë seancë do të diskutohet dhe do t’i jepet mbështetje e mëtutjeshme rezolutës së miratuar në PE lidhur me ngjarjet e 24 shtatorit”, tha ajo.

    Siç tha ajo, të gjitha këto vendime u morën në dakordim me anëtarët e Kryesisë së Kuvendit dhe shefave të grupeve parlamentare.

  • Hasani: Serbia po bënë pastrim klasik etnik me pasivizimin e adresave në Preshevë, Medvegje e Bujanoc

    Hasani: Serbia po bënë pastrim klasik etnik me pasivizimin e adresave në Preshevë, Medvegje e Bujanoc

    “Kërkojmë kthimin e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë”, “Presheva, Medvegja e Bujanoci, kërkon përfaqësim proporcional me numrin e banorëve”, “Reciprocitet në trajtimin e shqiptarëve të Kosovës Lindore dhe Kosovës Veriore”.

    Këto janë disa nga pankartat e protestuesve, të cilët janë mbledhur përpara Teatri Kombëtar i Kosovës, për të kundërshtuar politikat agresive të Serbisë ndaj vendbanimeve shqiptare në Medvegjë, Bujanoc e Presheve, raporton ATV.

    Kjo protestë ka nisur në ora 11:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, e organizuar Këshilli organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar për Kosovën dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile në bashkëpunim me qytetarë nga Kosova Lindore.

    Refik Hasani nga Kuvendi Kombëtar Shqiptar, në një prononcim për ATV-në, tha se tha se kjo protestë kishte disa adresime që kanë të bëjnë me diskriminimin e pandalshëm që bëhet nga Serbia ndaj Medvegjës, Bujanocit e Preshevës.

    “Ishte një protestë e cila ka në vete disa adresime që kanë të bëjnë me diskriminimin e pandalshëm që bëhet nga Serbia ndaj Medvegjës, Bujanocit e Preshevës, veçmas për pasivizimin e adresave si një pastrim etnik që po bënë tanimë, por edhe dëbimin, prezencën e ushtrisë që ka shumë baza ushtararake që ka rreth e përçak Medvegjës, Bujanocit e Preshevës, në zonat kufitare që kufizohen me Republikën e Kosovës, aty pra ka të përqendruar një arsenal të madh ushtarak dhe baza ushtarake të Serbisë”, tha Hasani.

    Ai thotë se njëra ndër çështjet më delikate është pasivizimi i adresave, përmes së cilës, Serbia ëhstë duke bërë pastrim etnik.

    “Pasivizimi i adresave është një ndër çështjet më delikate që ka shkaktuar Serbia me një diskriminim, që është një pastrim klasik etnik, sepse përmes pasivizimit të adresave e bënë një thirrje në mënyrë institucionale që janë të linduar atje, sepse nuk i pajis me letërnjoftime, me pasaporte, me dokumente. Duke i eliminu, duke i pasivizu adresat, ne mbesim të askujt. Pra, ne nuk mund t’i dalim zot tokës, nuk mund të bëjmë transkaksione të ndryshme, nuk mund të jemi shtetas të Serbisë, edhe pse ne me akte dhe me konventa ndërkombëtare, është një akt i cili do duhej të përmirësohet”, tha Hasani.

    Sipas tij, me pasivizimin e adresave je i përjashtuar prej të gjitha institucioneve, nuk ke të drejtë me u paraqitë askund, në shkollë apo askund.

    “Sipas asaj që shkruhet që jemi diku 15-20 mijë banorë të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës dhe pjesëve tjera të Serbisë dhe Vojvodinës që tani më janë të pasivizuar. Kjo vlen vetëm për shqiptarët etnik në Serbi, pra nuk vlen për komunitetet tjera që janë në Republikën e Serbisë. Paramendoni, me pasivizim të adresave, ai shtetas i Serbisë që duhet me qenë, nuk është shtetas i Serbisë, pra edhe ka vështirësi gjatë gjithë jetës edhe me u pajis me dokumente në shtetin tjetër të Republikës së Kosovës apo diku tjetër”, tha Hasani. /atvlive.tv

    Më shumë detaje gjeni në videon më poshtë:

  • ​Haxhiu: Gjykata Kushtetuese është bërë institucion aleat i opozitës

    ​Haxhiu: Gjykata Kushtetuese është bërë institucion aleat i opozitës

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Gjykata Kushtetuese është bërë institucion aleat me opozitën.

    Kështu u shpreh ajo pas deklarimit të deputetes së PDK-së, Ariana Musliu Shoshi se pushteti aktual po tenton ta kthejë vendin nga demokracia në autokraci.

    Pas deklaratës së Haxhiut kanë deklaruar edhe deputetët e opozitës.

    Paraprakisht ministrja ka kritikuar institucionet për mos efikasitet në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

    Haxhiu në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje deklaroi se gjatë këtij viti kanë ndarë buxhet rreth 900 mijë euro për strehimoret. Sipas saj, ky është buxheti më i lartë krahasuar me vitet paraprake.

    Mungesa e zhvillimit ekonomik dhe mentaliteti patriarkal, siç tha Haxhiu, janë faktorët kryesor që po ndikojnë në rritjen e dhunës në familje.

    “Ne kemi databazën në kuadër të MD-së ku shohim futjen e të dhënave nga strehimoret, policia, prokuroria e gjykatat. Institucionet që janë kyçe në këtë proces nuk po fusin të dhënat, përkundër faktit që kanë llogari. Hallkat elektronike tashmë ne kemi ndërmarrë, qeveria për herë të parë ka ndarë në buxhet, tashmë janë në fund të procesit”, deklaroi ajo.

    Para anëtarëve të këtij komisioni, Haxhiu shtoi se ka shumë punë për të bërë sa i takon rasteve të dhunës në familje.

    Ajo tha se ende nuk ka raste disiplinore për institucionet që nuk po kryejnë detyrën e tyre si duhet.

    “Që nga momenti qe kam pranuar detyrën, çështja e dhunës në familje është bërë prioritet i Qeverisë së Kosovës. Prandaj besoj që pajtoheni që në dy vite e gjysmë i është dhënë vëmendje institucionale dhunës në familje dhe në bazë gjinore. Nuk ka ndonjë vend tjetër që ofron ndihmë juridike falas. Po ashtu kemi hequr procedurat burokratike për viktimat e krimit”, tha Haxhiu.

    Ajo bëri të ditur se gjatë fushatës të 16 ditëve të aktivizmit, do të lansojnë projektin për punësimin e grave të dhunuara.

  • ​Lufta në Ukrainë merr edhe jetë shqiptarësh, Majko jep lajmin e hidhur

    ​Lufta në Ukrainë merr edhe jetë shqiptarësh, Majko jep lajmin e hidhur

    Lufta në Ukrainë i ka marrë jetën edhe 2 djemve nga diaspora shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko në një postim në Facebook. Majko ka shkruar se është njoftuar nga Konsulli i Shqipërisë në Ukrainë për vdekjen e dy djemve me origjinë shqiptare.

    “Konsulli i Shqipërisë në Ukrainë, Omarov Shakhin, sapo më shkruajti për një lajm të hidhur. Ukraina, nga sot, ka edhe dy djem, nga rradhët e diasporës shqiptare të cilët kanë rënë në luftë”, shkruan Majko.

    Postimi i plotë:

    Konsulli i Shqipërisë në Ukrainë, Omarov Shakhin, sapo më shkruajti për një lajm të hidhur.

    Ukraina, nga sot, ka edhe dy djem, nga rradhët e diasporës shqiptare të cilët kanë rënë në luftë. Ata ishin ushtarë në ushtrinë e Ukrainës, të cilët luftuan dhe dhanë jetën në krye të detyrës si heronj. Ata ishin:

    Dermentli Anatoly ishte nga fshati shqiptar i Karakurtit (në rajonin e Odesës). Ai kishte lindur më 3 shtator 1980. U mobilizua në Brigadën e mekanizuar Nr.118 në rajonin e Zaporozhias. Në 15 tetor, humbi jetën, në një mision luftimi.

    Haydarzhy Danylo u lind në një familje shqiptare në 26 janar 2002 në fshatin Georgivka (rajoni i Zaporozhias). Ai ishte fëmija i dytë në familjen e tij, cila aktualisht, jeton ende në zonën e okupuar nga trupat ruse. Kur filloi lufta ai ishte në Poloni. Në verën e 2022, ai shkoi vullnetarisht për tu mobilizuar, por u refuzua (për shkak të moshës). Në vitin 2023 pas ditëlindjes së 21-të ai aplikoi sërish dhe shërbeu vullnetarisht në Forcat e Armatosura të Ukrainës. Ai shërbeu në njësinë ushtarake A290 dhe dha jetën në zonën e luftimeve në fshatin Liman, pranë qytetit Kupiansk, në rajonin e Kharkivit.

    Dje janë zhvilluar në qytetin e Zaporozhias ceremonistë funerale të dy djemve shqiptarë me gjak, të cilët edhe nga fotot personale duket që nuk kanë harruar origjinën e tyre.

    Në ceremoninë e varrimit pranë flamurit të Ukrainës është vendosur edhe flamuri kombëtar shqiptar. I përjetshëm, qoftë kujtimi i tyre!

  • KFOR: Ushtarët britanikë po kryejnë patrullime në vijën kufitare

    KFOR: Ushtarët britanikë po kryejnë patrullime në vijën kufitare

    Ushtarët britanikë nga Forca Strategjike e Rezervës së NATO-s, po kryejnë patrulla përgjatë Vijës Administrative të Kufirit në veri, duke ofruar kështu dhe mjete inxhinierike për të ndihmuar në përmirësimin e sigurisë në një shkollë lokale atje.

    Në njoftimin e KFOR-it thuhet se njësia u mobilizua pas rritjes së tensioneve në Kosovë, me qëllim që të sigurojë aftësinë e KFOR-it, për të përmbushur mandatin e saj, për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

    “Ushtarët britanikë nga Forca Strategjike e Rezervës së #NATO, kryejnë patrulla përgjatë Vijës Administrative të Kufirit dhe ofrojnë mjete inxhinierike për të ndihmuar në përmirësimin e sigurisë në një shkollë lokale në Kosovë.

    Njësia u mobilizua pas rritjes së tensioneve në Kosovë, me qëllim që të sigurojë aftësinë e #KFOR për të përmbushur mandatin e saj për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.

  • Qytetarët në Kosovë fillojnë të paguajnë për qeset e plastikes, krijohen paqartësi rreth Udhëzimit Administrativ

    Qytetarët në Kosovë fillojnë të paguajnë për qeset e plastikes, krijohen paqartësi rreth Udhëzimit Administrativ

    Qytetarët në Kosovë kanë filluar të paguajnë për qeset e plastikes, por disa prej tyre kanë shumë paqartësi lidhur me Udhëzimin Administrativ për ndalimin e qeseve të plastikës, i cili ka hyrë në fuqi që nga data 29 shtator të këtij viti.

    Disa qytetarët kanë dërguar fotografi në redaksinë e Telegrafit duke treguar se po paguajnë për qeset e plastikës, por që disa markete po vendosin logot e tyre, gjë kjo e cila bie në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

    Gjithashtu, ata thonë se nuk dinë se cilat qese janë pa pagesë, pasi Udhëzimi Administrativ parasheh se pagesa të bëhet për qeset që peshojnë nga 25 deri 50 mikron.

    Konsumatorët po paguajnë nga 5 centë për qeset e plastikes.

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, para disa ditësh kishte ftuar qytetarët që të reduktojnë përdorimin e qeseve të plastikes.

    Në njoftimin e bërë për media, Aliu kishte shkruar se ndalohet vendosja e llogos, markës tregtare, slloganit, emrit të prodhuesit ose shitësit në qese plastike.

    “Ndalohet prodhimi, importi dhe shitja në treg e qeseve plastike mbajtëse me peshë të lehtë me dorëza me trashësi nga zero (0) deri në njëzetepesë (25) mikron. Ndalohet prodhimi, importi dhe shitja në treg e qeseve plastike mbajtëse të okso-degradueshme. Ndalohet vendosja e: llogos, markës tregtare, slloganit, emrit të prodhuesit ose shitësit, në qese plastike mbajtëse me peshë të lehtë me dorëza prej njëzetepesë (25) deri pesëdhjetë (50) mikron”, ka pohuar ministri.

    Ministri kishte deklaruar se ky është vetëm hapi i parë i një serie masash që do të ndërmarrin për reduktimin e qeseve të plastikës, përfshirë këtu kontrrollet që do të ushtrohen nga një sërë institucionesh në javët në vijim.

    Udhëzimi Administrativ ka për qëllim nxitjen e riciklimit dhe të përmirësojë qëndrueshmërinë e mjedisit në vend.

  • “Kërkojmë kthimin e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë”, nis protesta kundër politikave agresive të Serbisë në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë

    “Kërkojmë kthimin e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë”, nis protesta kundër politikave agresive të Serbisë në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë

    “Kërkojmë kthimin e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë”, “Presheva, Medvegja e Bujanosi, kërkon përfaqësim proporcional me numrin e banorëve”, “Reciprocitet në trajtimin e shqiptarëve të Kosovës Lindore dhe Kosovës Veriore”.

    Këto janë disa nga pankartat e protestuesve, të cilët janë mbledhur përpara Teatri Kombëtar i Kosovës, për të kundërshtuar politikat agresive të Serbisë ndaj vendbanimeve shqiptare në Medvegjë, Bujanoc e Presheve, raporton ATV.

    Kjo protestë ka nisur në ora 11:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, e organizuar Këshilli organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar për Kosovën dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile në bashkëpunim me qytetarë nga Kosova Lindore. /atvlive.tv

  • Ministri austriak – Evropës: Mos ta harrojmë Ballkanin Perëndimor

    Ministri austriak – Evropës: Mos ta harrojmë Ballkanin Perëndimor

    Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksandar Schallenberg, ka thënë se Bashkimi Evropian, duhet të mbajë fokusin edhe në Ballkanin Perëndimor, tash kur bota po përballet me disa kriza.

    “Nga pikëpamja e Austrisë, akoma aty situata është e paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor, dhe këtë nuk duhet ta largojmë nga fokusi jonë. Edhe pse atje falë Zotit nuk ka dhunë”.

    Këto komente Schallenberg i bëri në hyrje të nisjes së takimit të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, që po mbahen në Luksemburg.

    Në mesin e temave të diskutimit është situata mes Kosovës dhe Serbisë, kjo pas sulmit terrorist më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.