ATV

Category: Lajme

  • Haradinaj i shqetësuar me ikjen e mjekëve: Nuk është zgjidhur statusi financiar, gjendja është e rëndë

    Haradinaj i shqetësuar me ikjen e mjekëve: Nuk është zgjidhur statusi financiar, gjendja është e rëndë

    Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me gjendjen e rëndë në vend, ka organizuar të hënën tryezë diskutimi në lidhje me situatën në shëndetësi dhe çështjen e sigurimeve shëndetësore, raporton Ekonomia Online.

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se gjendja në sektorin e shëndetësisë është e rëndë. Sipas tij, duhet që të ndërmerren masa që të funksionalizohet sistemi informativ shëndetësor dhe të punohet për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

    Ish-kryeministri Haradinaj me këtë rast u shpreh i shqetësuar me ikjen e mjekëve. Kjo thotë ai, se po ndodh për shkak se nuk është zgjidhur statusi financiar i tyre.

    “Gjendja vazhdon të mbetet e rëndë në shëndetësi pra jo e mirë. Çdo herë kur takohemi diskutime tona duhet të fokusohen se i me dalë nga kjo gjendje e rëndë në shëndetësi, se si të përmirësohet gjendja”.

    “Një aspekt i rëndësishëm i ecjes përpara është funksionalizmi i sistemi informativ shëndetësor pra data -baza e cila është e domosdoshme në çdo nivelet. Ajo që çdo herë që ka qenë një çështje që është bartë në çdo Qeveri është çështja e fondit të sigurimeve shëndetësorë. Duhet ta arrijmë momentin që të veprojmë. Përderisa nuk veprojmë gjendja po vazhdon me e tillë me rreziqe të shumta”.

    “Rrezik është edhe situata me personelin shëndetësor. Çështje shqetësuese është largimi i personelit shëndetësor duke pasur për bazë se edhe statusi financiar nuk është zgjedhur në mënyrën e drejte dhe të duhur. Edhe pse ka disa përmirësime, por që nuk është bërë në mënyrën e duhur”, tha ai.

    Deputeti i AAK-së Shemsedin Dereshaj, tha se Aleanca është duke i kushtuar rëndësi kësaj teme, raporton EO.

    “Me qëllim që të shterojmë debatin në drejtim të dhënies së një perceptimi nga qytetarët e vendit që edhe ata të jenë të interesuar. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë e ka këtë prej temave në agjendat e menaxhimit të vendit, problemet me shëndetësinë dhe sigurimet shëndetësore”, tha ai.

  • Samiti i BE-së: Pritet dënimi i sulmuesve në Banjskë dhe zbatimi i pakusht i marrëveshjeve

    Samiti i BE-së: Pritet dënimi i sulmuesve në Banjskë dhe zbatimi i pakusht i marrëveshjeve

    Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian nga samiti i tyre të enjten dhe premten në Bruksel, do të shprehin shqetësimin e thellë për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Ata do të bëjnë ftesë që kryesit e sulmeve në Banjskë të përgjigjen para drejtësisë, por edhe që Kosova e Serbia, pa vonesa dhe pa kushte, t’i përmbushin obligimet e tyre nga procesi i dialogut.

    Këto thirrje pritet të jenë në konkluzionet që do t’i miratojnë liderët në këtë samit, ndërsa draftin e saj e ka siguruar Radio Evropa e Lirë.

    “Këshilli Evropian është thellësisht i shqetësuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Fuqishëm dënon sulmet e dhunshme ndaj policisë së Kosovës [që ndodhën] më 24 shtator të vitit 2023. Bashkimi Evropian pret që kryesit të kapen dhe të vihen shpejt para drejtësisë dhe që Serbia të bashkëpunojë plotësisht dhe të ndërmarrë të gjithë hapat e domosdoshëm”, thuhet në tekstin e draftit të konkluzioneve.

    Autoritetet në Kosovë kanë fajësuar Serbinë për sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. Në sulmin nga një grup i armatosur serbësh mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

    Gjatë përleshjeve që pasuan mes grupit të armatosur dhe policisë u vranë edhe tre sulmues.

    Përgjegjësinë për organizimin dhe udhëheqjen e sulmit e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

    Në dy pikat tjera në konkluzione, flitet për hapat për t’i ulur tensionet, si dhe për zbatimin e obligimeve që dalin nga dialogu.

    “Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë përpjekje të qëndrueshme për shtensionim, në veçanti zhvillimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës sa më parë që të jetë e mundshme, me pjesëmarrjen aktive të serbëve të Kosovës. Dështimi në shtensionim [të situatës] do të ketë pasoja“, thuhet në këtë tekst.

    “Këshilli Evropian shpreh keqardhje për mungesën e zbatimit nga të dyja palët të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe aneksit të zbatimit të saj, si dhe të marrëveshjeve të tjera të arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, nën udhëheqjen e përfaqësuesit të lartë e me ndihmën e të dërguarit të posaçëm”, thuhet më tej të tekst.

  • Dëshmitari thotë se me Pjetër Shalën janë takuar dy herë gjatë luftës

    Dëshmitari thotë se me Pjetër Shalën janë takuar dy herë gjatë luftës

    Dëshmitari Mark Shala gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka thënë se gjatë kohës së luftës janë takuar vetëm dy herë me Pjetër Shalën.

    “Gjatë luftës jam takuar dy herë. Hera e parë ka qenë kur kemi ardhë në Kukës dhe jemi vendos aty. Dhe aty sipas informatave që kam pas ai ka qenë në qendrën stërvitore në Burrrel. Ai ka ardhë në Kukës dhe jemi takuar aty. Unë datën nuk e di saktësisht, por mund të ketë qenë në fillim të prillit. E kam takuar konkretisht në Uzinë, për çka ai ka qenë në një objekt tjetër diku në periferi të Kukësit. Ka ardhë për t’u takuar me mua dhe kemi bisedu, e kemi pirë nga një kafe”, tha dëshmitari Shala.

    Në këtë takim, dëshmitari Shala tha se Pjetër Shala iu është lutur që t’i sigurojë armë që t’i bashkohet luftës, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    “Nuk ka zgjatë më shumë se gjysmë ore. Kemi biseduar për rrjedhën, çka do të ndodhë, çka do të bëhet. Nuk e di se kur është kthy, se edhe ai është kthy nga perëndimi se edhe ai ka qenë në Belgjikë të familjarët e vet dhe ka ardhë në luftë në Kosovë. E di që më ka thënë që e ka mendjen të shkojë në vijën e parë të frontit. M’u është lutur që t’ia siguroj një armë dhe më ka thënë që nuk e ka ndërmend të kthehet pa u kry kjo luftë. Ja kam siguru armën dhe ai e ka marrë rrugën për vijë të frontit. Një armë të tipit Snajper, atë armë e ka nënshkru. Unë i kam dhënë urdhrin një oficeri e ka nënshkru numrin e vërtetimit, e ka marrë armën dhe ka ecë”, tha dëshmitari Shala.

    Ndërsa, herën e dytë, dëshmitari Shala tha se me Pjetër Shalën për herë të dytë gjatë luftës janë takuar në një kafe në qytetin e Kukësit.

    Dëshmitari Shala tha se me Pjetër Shalën janë të një fisi, mirëpo nuk kanë afërsi familjare.

    “Nuk kemi marrëdhënie të afërta familjare, por tek ne shqiptarët farefisi shkon shumë larg, shumë gjatë. Unë edhe në bazë të thënave dhe baballarëve të gjyshit tim, kurrkush nuk e mban mend të kemi qenë një bashkësi, por te fisit siç quhet tek ne, jemi të një fisi”, tha ai.

  • Pavarësisht vendimit të gjykatës, punimet në “Rrugën A” vazhdojnë

    Pavarësisht vendimit të gjykatës, punimet në “Rrugën A” vazhdojnë

    Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur që të ndalë punimet në “Rrugën A”, që qeverisja e Përparim Ramës e ka cilësuar si më të rëndësishmen deri tash.

    Mirëpo pavarësisht kësaj, punimet në këtë rrugë po vazhdojnë. Të hënën janë parë punëtorët që kanë vazhduar punimet në “Rrugën A”, raporton ATV.

    Të premten njoftimin lidhur me vendimin e Gjykatës Komerciale a ka bërë Ilir Kërçeli, shef i kabinetit i kryetarit të Kuvendit.

    Por, lidhur me vendimin ka reaguar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se vendim është i bazuar në interesa politike e grupe interesi duke shtuar se vendimi është marrë nga gjyqtarja Vlora Pacolli, motër e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

    Nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë kanë thënë se arsye e pezullimit është dyshimi për shkelje ligjore gjatë aktivitetit të prokurimit.

    Ndërsa Rama duke thënë se nuk i komenton vendimet e gjyqësorit, ka kërkuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit të ankohet ndaj vendimit. Ai po ashtu ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor që të sigurojë që “ky proces të jetë i drejtë, profesional, i paanshëm, dhe i bazuar vetëm në ligj”. /atvlive.tv

  • Kusari-Lila s’ka informacione për afatin e pesë diplomatëve: Deklarata e Lajçakut për 24 shatorin e rëndë

    Kusari-Lila s’ka informacione për afatin e pesë diplomatëve: Deklarata e Lajçakut për 24 shatorin e rëndë

    Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusrai-Lila, tha se nuk ka informacione që pesë diplomatët që ishin në vizitë të shtunën të kenë dhënë afat për Kosovën për ndonjë marrëveshje, raportin EO.

    Ajo tha se është e rëndë deklarata e të dërguarit special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, i cili potencoi se asgjë nuk ka ndryshuar në procesin e dialogut sa i përket sulmit pas 24 shtatorit.

    Ndonëse sipas saj, në Kosovë pozita e opozita janë të pajtimit se situata në procesin e dialogut me Serbinë ka ndryshuar dhe ka marr rrugë tjetër pas sulmit të 24 shtatorit.

    “Nuk kam informacion se ka ultimatum dhe që afati është të etjen. Sa i përket deklarimit të Lajçakut pak me e rënd është deklarata se asgjë nuk ka ndryshuar pas 24 shtatorit. Natyrisht se Kosova ka qenë e gatshme dhe ka treguar gatishmëri për dialog. Ne jemi të qëndrimi se 24 shtatori ka shënuar një kthesë të rëndësishme jo të mirë në procesin e dialogut”, tha ajo.

    Kusari-Lila tha se është e rëndësishme që të dialogohet me opozitë sa i përket pjesëmarrjes në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Ajo tha se deri në fund të javës pritet që të ketë ndryshim sa i përket opozitës që t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, raporton EO.

    Pas mbledhjes së Kryesisë, ajo ka bërë të ditur se këtë javë do të mbahen tri seanca, raporton EO.

    “U dakodruam që këtë javë të kemi tri seanca. E para është ajo që do të mbahet të enjten në orën 10:00. Të njëjtën ditë me fillim ne ora 12:00 do të filloj një seancë tjetër me kërkesë të opozitës e cila do të trajtojë një rezolutë për koeficientin e pagave. Jemi dakorduar që një seancë të jete edhe të premten”, tha ajo.

  • Rohde: Rrezikohen projekte madhore nga mosmiratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, opozita t’i japë fund bllokadës

    Rohde: Rrezikohen projekte madhore nga mosmiratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, opozita t’i japë fund bllokadës

    Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde është shprehur i shqetësuar për mosmiratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

    Rohde tha se projektet madhore Gjermani-Kosovë në energjetikë dhe bujqësi janë në rrezik.

    Ambasadori gjerman ka kërkaur qasje konstruktive dhe që opozita “t’i japë fund bllokadës”.

    “Të shqetësuar për mosmiratimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend që mund të sjellin miliona përfitime për qytetarët e Kosovës. Vetëm dypalëshe, janë në rrezik projekte të mëdha energjetike dhe bujqësore Gjermani-Kosovë. Duhet një qasje konstruktive nga të gjithë aktorët, opozita duhet t’i japë fund bllokadës”, shkroi Rohde në “X”.

  • Haradinaj pret në takim lamtumirës ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi, i ndanë mirënjohje për kontributin e tij

    Haradinaj pret në takim lamtumirës ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi, i ndanë mirënjohje për kontributin e tij

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

    Haradinaj e ka falënderuar ambasadorin Minxhozi për kontributin që ka dhënë ai dhe Shqipëria për shtetndërtimin e Kosovës.

    “Në takim lamtumirës me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi diskutuam rreth proceseve aktuale në vend. Ambasadorin Minxhozi e falënderova për kontributin e jashtëzakonshëm të tij dhe të Shqipërisë në të gjithë rrugëtimin tonë të shtetndërtimit, që nga çlirimi e në vazhdimësi dhe kërkova mbështetjen e Shqipërisë edhe më tutje në proceset që i kemi përpara e që janë jetike për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj e ka dekoruar ambasadorin Minxhozi me medalje në shenjë respekti për kontributin e tij.

    “Me këtë rast, në shenjë respekti për kontributin e tij si Ambasador i Shqipërisë në Kosovë, i ndava mirënjohjen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, ka përfunduar Haradinaj.

  • Tahiri për deklaratën e Lajçakut: Integrimin e Kosovës në BE s’mund ta ndalë askush

    Tahiri për deklaratën e Lajçakut: Integrimin e Kosovës në BE s’mund ta ndalë askush

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, tha se integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian nuk mund ta ndalë askush, raporton Ekonomia Online.

    Ai këto deklarata i bëri duke i’u përgjigjur deklaratave të emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, se pa formimin e Asociacionit, nuk ka integrim.

    “Rrugëtimin e integrimet evropian të Kosovë nuk mund ta ndal as Lajçaku e as një institucion. Kosova duhet që të bashkërendoj politikën e saj me BE-së e ShBA-së. Premtimet që i ka bërë duhet ti realizoj pa dëmtuar vendin”, tha ai.

    Sa i përket deklaratës së shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës se opozita mund të ndryshoj qëndrim deri në fund të javës për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ai tha se nëse pozita nuk u përgjigjet kërkesës së opozitës sa i përket përkrahjes së Policës, rritjes së koeficientit të pagës ata nuk do të votojnë këto marrëveshje.

    Tahiri ka sqaruar se gjatë kësaj jave në Parlamentin e Kosovës do të trajtohen dy kërkesa të iniciuara nga kjo parti, raporton EO.

    “Aleanca ka votuar për gjatë këtyre dy viteve të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. Shpresoj që rezoluta për ngritjen e koeficienti nga 105 në 129 euro do të bëhet realitet. Kërkesa e dytë e AAK ka qenë që parlamenti ta miratojë një deklaratë e cila mbështet rezolutën e Parlamenti Evropian. Ka shumë vite që pas luftës së Kosovës është rezoluta e Parlamentit Evropian”, tha ai.

  • Çmimet e naftës bien pas përpjekjeve diplomatike për konfliktin Izrael-Palestinë

    Çmimet e naftës bien pas përpjekjeve diplomatike për konfliktin Izrael-Palestinë

    Çmimet e naftës u lehtësuan të hënën pas intensifikimit të përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur konfliktin Izrael-Palestinë.

    Standardi global i naftës së papërpunuar Brent tregtohej me 91,80 dollarë për fuçi në orën 08:16 GMT, një rënie prej 0,39% nga çmimi i mbylljes prej 92,16 dollarë për fuçi në seancën e mëparshme tregtare të premten, shkruan AA, transmeton KosovaPress.

    Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) tregtohej në të njëjtën kohë me 87,66 dollarë për fuçi, 0,48% më pak nga mbyllja e së premtes me 88,08 dollarë për fuçi.

    Samiti i paqes në Kajro u mbajt të shtunën për të diskutuar zhvillimet e fundit në konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës me pjesëmarrjen ndërkombëtare, arabe dhe të OKB-së.

    Të paktën 31 vende dhe tre organizata ndërkombëtare konfirmuan pjesëmarrjen e tyre në samit, sipas kanalit privat të lajmeve në Kajro.

    Vendimi i SHBA më 18 tetor për të lehtësuar pjesërisht sanksionet ndaj sektorëve të naftës, gazit dhe arit në Venezuelë zbuti gjithashtu shqetësimet për furnizimin, duke kufizuar prirjen rritëse të çmimeve të naftës.

  • Dhëndri del sot para Gjykatës, Berisha mbërrin në selinë PD-së me gishtat lart

    Dhëndri del sot para Gjykatës, Berisha mbërrin në selinë PD-së me gishtat lart

    Teksa sot pritet që GJKKO të vlerësojë masat e sigurisë për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin, Sali Berisha ka mbërritur tashmë i qeshur dhe me dy gishtat lart në selinë blu.

    Nga atje do të mbajë një konferencë për shtyp.