ATV

Category: Lajme

  • Politikani serb: Më vjen turp nga fjalimi i Bërnabiqit në OKB, krenar me atë çka tha Vjosa Osmani

    Politikani serb: Më vjen turp nga fjalimi i Bërnabiqit në OKB, krenar me atë çka tha Vjosa Osmani

    Sekretari i Përgjithshëm i Institutit për Strategjinë Euro-Atlantike, njëherësh edhe politikan në Serbi, Boban Bogdanoviq, në një reagim në rrjetin social “X”, ka thënë se mbrëmë si serb atij i ka ardhur turp nga Ana Bërnabiq gjatë paraqitjes së saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

    Ai fjalimin e kryeministres serbe e ka quajtur të djathtë dhe autokratik.

    Derisa është ndier krenar me krejt atë çka paraqiti e çka tha presidentja e Kosovës Vjosa Osmani para anëtarëve të KS të OKB-së.

    “Si serb dhe qytetar i Republikës së Serbisë më vjen turp nga fjalimi i djathtë dhe autokratik i Ana Bërnabiq në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Si qytetar i Evropës, jam krenar për fjalimin demokratik të presidentes Vjosa Osmani”, ka shkruar Bogdanoviq në X.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e djeshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka folur për agresionin serb në Kosovë më 24 shtator.

    Ajo thotë se ky nuk ishte vetëm sulm ndaj Kosovës por përpjekje për destabilizim te Ballkanit Perëndimor.

    Osmani tutje thekson faktin qe Milan Radojiçiq endet i lirë në Serbi përkundër që ka pranuar pjesëmarrjen në sulm.

    Osmani ka dalë më një mori kërkesash për OKB-në që duhet të ndërmarrin ndaj Serbisë, në mesin e tyre edhe vendosjen e masave.

    “Kërkojmë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së dhe kërkesa jonë është e qartë. Kosova ka nevojë për garanci substanciale në kuadër të kornizës euroatlantike që të ecim përpara duhet të përqendrohemi që Serbia të frenohet nga sulmet terroriste në Kosovë, dhe hetim e sulmit të fundit terrorist”.

    “Për më tepër rritja e sigurisë në kufijtë e Kosovës me Serbinë, miratimi i masave të rrepta ndaj Serbisë siç kërkohet. Një rezolutë do të shënonte zotimin për të ruajtur paqen dhe sigurinë në tërë rajonin dhe në tërë kontinentin e Evropës, kjo do të thoshte se demokracia nuk është e heshtur përballë regjimeve autokratike”, ka thënë Osmani.

  • ​Policia me apel: Mjegulla paraqet rrezik për shoferët

    ​Policia me apel: Mjegulla paraqet rrezik për shoferët

    Policia Rajonale në Ferizaj apelon te shoferët e automjeteve që të bëjnë kujdes gjatë drejtimit në mot me mjegull.

    Sipas Policisë, ka filluar shfaqja e mjegullës në vendet ku pozita gjeografike është më e ulët.

    “Më konkretisht Policia Rajonale e Ferizajt, përmes kësaj komunikate i rekomandon shoferët e automjeteve që Mos harroni se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme. Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve. Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita, kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës, të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe. Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë. Mbani vëmendjen, mos shpejtoni. Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë. Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët tjerë t’ju shohin. Mbani ndezur dritat e shkurtra dhe të mjegullës. Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes. Mbani krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes”, thuhej në komunikatën e policisë.

  • Një muaj pas sulmit terrorist në Banjskë, ATV sjell të pathënat e kësaj ngjarjeje

    Një muaj pas sulmit terrorist në Banjskë, ATV sjell të pathënat e kësaj ngjarjeje

    Në njëmujorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, sonte në ATV do të transmetohet dokumentari “Dritëhijet e 24 shtatorit”, duke filluar nga ora 20:30.

    Në fillim të materialit 41 minutësh, për herë të parë do ta dëgjoni tregimin origjinal të Fahri Shalës, policit i cili me përvojën në UÇK mbi supe, pas rënies së rreshterit Afrim Bunjaku, udhëhoqi 7 policët patrullues e kufitarë, në ballafaqimin me terroristë që ishin superiorë në numër e armatim, duke ua pamundësuar avancimin në drejtime tjera.

    Për vazhdimin e betejës deri në largimin e sulmuesve, flet dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.

    Ndër të tjera:

    Si u bë tërheqja e trupit të heroit, pas shumë përpjekjesh?
    Çka vërejtën policët disa sekonda para se të shpërthente mina e llojit “Mrud”?
    Cili ishte veprimi që shënoi kthesë në dyluftimin deri në 10 metra distancë?
    Cili, sipas Policisë, ishte plani i terroristëve nëse nuk do të konfrontoheshin nga policët e patrullës?   

    Këto dhe pikëpyetje tjera, hiqen sonte nga ora 20:30 në ATV.

  • Rrahje në mes vajzave të mitura në Graçanicë

    Rrahje në mes vajzave të mitura në Graçanicë

    Një vajzë e mitur pas një mosmarrëveshje verbale, e ka sulmuar fizikisht viktimën femër të mitur, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

    Rasti ka ndodhur dje në fshatin Uglar të Graçanicës, ku viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    Policia thotë se rasti vazhdon në procedurë hetimore.

  • Liga e Kampionëve rikthehet me tetë ballafaqime interesante

    Liga e Kampionëve rikthehet me tetë ballafaqime interesante

    Gara më prestigjioze evropiane e futbollit në nivel klubesh, Liga e Kampionëve rikthehet me ndeshjet e radhës të fazës së grupeve ku sot do të zhvillohen tetë ndeshje.

    Sfidat e sotme janë të vlefshme për grupet A,B,C, dhe D, ku ndër duelet më interesante janë Galatasaray-Bayern Munih dhe Sevilla-Arsenal, raporton KosovaPress.

    Këto janë tetë duelet që zhvillohen sot:

    Galatasaray-Bayern Munih

    Inter-Salsburg

    Benfika-Real Sociedad

    Braga=Real Madrid

    Lens-PSV

    Manchester United-Kopenhaga

    Sevilla-Arsenal

    Union Berlin-Napoli

  • Vriten gjashtë punëtorë të agjencisë së OKB-së për refugjatët në Gazë

    Vriten gjashtë punëtorë të agjencisë së OKB-së për refugjatët në Gazë

    Gjatë punëtorë të agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRWA, janë vrarë në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës, njoftoi të martën Zyra e OKB-së për Çështje Humanitare (OCHA).

    Në përgjithësi, 35 anëtarë të kësaj agjencie janë vrarë qe nga 7 tetori kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit.

    Punëtorët humanitarë nuk janë kursyer nga bombardimet e pareshtura izraelite në dy javët e fundit në Gazë, të cilat Ushtria izraelite po i kryen pasi grupi militant Hamas e kreu njërin prej sulmeve më vdekjeprurëse në historinë 75-vjeçare të Izraelit.

    “Që nga fillimi i luftimeve, së paku 16 punëtorë shëndetësorë janë vrarë në detyrë, bashkë me 35 anëtarë të stafit të UNRWA”, tha OCHA në një komunikatë për media.

    “Gjashtë prej tyre u vranë vetëm në 24 orët e fundit”, tha ajo.

    UNRWA mbështet 5.6 milionë refugjatë palestinezë në Gazë, Bregun Perëndimorë dhe Jerusalemin Lindor, si dhe në Jordani, Liban dhe Siri.

    Më shumë se 5.000 njerëz janë vrarë nga bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamasi.

    Izraeli është duke kryer sulme ajrore si përgjigje ndaj sulmeve të Hamasit në qytetet jugore izraelite më 7 tetor, si pasojë e të cilave u vranë më shumë se 1.400 njerëz, sipas autoriteteve izraelite.

    Ushtria e Izraelit, e cila thotë se Hamasi po i mban 222 pengje, është duke u përgatitur për një pushtim tokësor të Gazës së mbipopulluar me palestinezë.

    UNRWA i nderoi punëtorët e vet të vrarë në Gazë qe nga 7 tetori përmes një postimi në rrjetin social X.

    “Ne jemi të pikëlluar dhe i kujtojmë ata. Ata nuk janë vetëm numër. Ata janë miqtë dhe kolegët tanë”, shkroi UNRWA.

    Gati 590.000 njerëz – pothuajse gjysma e 1.4 milion njerëzve që janë zhvendosur brenda Rripit të Gazës që nga fillimi i bombardimeve – janë strehuar në ndërtesat e UNRWA, sipas OCHA-s./REL/

  • Gjendet i vdekur një burrë në Istog

    Gjendet i vdekur një burrë në Istog

    Një person është gjetur pa shenja jete në Istog, njoftoi Policia e Kosovës.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë thuhet se vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    Tutje, Policia njoftoi se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

  • Gashi: Vetëm me trysni nga ndërkombëtarët Milan Radojiçiqi mund të gjykohet në Kosovë

    Gashi: Vetëm me trysni nga ndërkombëtarët Milan Radojiçiqi mund të gjykohet në Kosovë

    Avokati Tomë Gashi, është shprehur i bindur se pa një trysni nga ndërkombëtarët ndja Serbisë, Milan Radojiçiqi nuk mund të gjykohet në Kosovë.

    Ai i tha Ekonomia Online shtoi që është shumë e vështirë që institucionet vendës të bëjnë të mundur që ai të sillet në Kosovë, edhe pse thotë se kërkesa për flet-arrest ndërkombëtar është legjitime.

    “Pas sulmeve terroriste të 24 shatorit, institucionet tona respektivisht Prokuroria Speciale e Kosovës, duke  e ditur që Radojiçiq tani më është në Serbi me siguri që ka kërkuar apo do të kërkojë shumë shpejtë lëshimin e fletë-arrestit ndërkombëtare i cili do të kërkohet përmes Ministrisë së Drejtësisë dhe ne duhet të kërkojmë ndihmë nga institucionet ndërkombëtare, dhe besoje që duhet të bëhet vetëm një trysni ndërkombëtare që eventualisht ai të transferohet nga Serbia në Kosovë”.

    “…për t’u gjykuar këtu për krimet të cilat ai i ka bere jo vetëm me 24 shtator por sigurisht që ka edhe krime  të tjera duke e ditur invulvimin e tij edhe në vrasjen politikanit serbë Oliver Ivanoviqit, por edhe vepra të tjera kurroptive  dhe vepra tepër të renda penale, duke e  ditur që Kosova nuk ka marrëveshje me Serbinë për ekstradime të tilla atëherë do të jetë tepër vështire mos të thamë e pa mundshme që institucionet tona, t’iu dërgohet Rajdocic për tu u gjykuar në Kosovë”.

    Sipas avokatit Gashi, deklarata e kryeministrit që një Gjykatë Speciale te merret me sulmin e 24 shtatorit, është më shumë një deklaratë politike. Sipas tij, deri më tani askush nuk ka qenë kundër një hetimi ndërkombëtar, raporton EO.

    “Ne kemi par edhe deklaratën e kryeministrit tonë që kërkohet apo propozohet për një Gjykatë Speciale për t’u marruar me krime e 24 shtatorit, por ndoshta edhe krime të tjera por besojë që edhe krime të tjera por besoj që kjo është më tepër një deklaratë politike sesa që mundet realizohet, duke e ditur së bashkësia ndërkombëtare po e merr tepër me të mirë Serbinë, posaçërisht prej fillimit të luftës në Ukrainë dhe institucionet tona janë të fuqishme aq sa Serbia dëshiron të i respektojë ligjet ndërkombëtarë, neve na bëjnë të presim se a do të ketë trysni të mjaftueshme nga bashkësia ndërkombëtare, me qenë se mungon bashkëpunimi mes Kosovës dhe Serbisë për arsye politike me qenë se  Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës atëherë ekstradimi eventual i Radojiçiqit në  Kosovë mundë të behët vetëm me ndihmë të bashkësisë ndërkombëtare”.

    “Askush deri më tani nuk është shprehur qe ka kundërshtim për hetim, por të gjithë kanë kërkuar që hetohet edhe Serbia si shtet për involvimin në mënyrë shtetërorë të ngjarjeve të 24 shtatorit, ne kemi pasur fatkeqësisht edhe një polic tonë të vrarë nga ky grup”.

  • Moti për sot dhe nesër

    Moti për sot dhe nesër

    Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe vranësira gjatë pasdites.

    Temperaturën minimale për ditën e sotme do ta mbajë Mitrovica, Prishtina dhe Ferizaj me 10 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Gjakova dhe Prizreni me 24 gradë Celsius.

    Ndërkohë, dita e nesërme në vendin tonë parashihet të ketë mot me vranësira dhe reshje shiu.

    Temperaturën minimale për ditën e nesërme do ta mbajnë pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës me 10 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prizreni me 23 gradë Celsius.

    Ndërkaq, në Shqipëri do të ketë mot kryesisht të kthjellët. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 8 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Elbasani me 28 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

  • Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

    Në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon sot nga ora 09:30 procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.

    Dëshmitari i katërt i Mbrojtjes, Mark Shala, do të vazhdojë dëshminë edhe ditën e sotme, ku pyetjet pritet t’i parashtrojë Zyra e Prokurorit të Specializuar, trupi gjykues dhe mbrojtja e viktimave.

    Ndryshe dje Mark Shala, ka thënë se gjatë kohës së luftës janë takuar vetëm dy herë me Pjetër Shalën.

    “Gjatë luftës jam takuar dy herë. Hera e parë ka qenë kur kemi ardhë në Kukës dhe jemi vendos aty. Dhe aty sipas informatave që kam pas ai ka qenë në qendrën stërvitore në Burrrel. Ai ka ardhë në Kukës dhe jemi takuar aty. Unë datën nuk e di saktësisht, por mund të ketë qenë në fillim të prillit. E kam takuar konkretisht në Uzinë, për çka ai ka qenë në një objekt tjetër diku në periferi të Kukësit. Ka ardhë për t’u takuar me mua dhe kemi bisedu, e kemi pirë nga një kafe”, ka theksuar ai.