ATV

Category: Lajme

  • “Ishim vra të gjithë, po prapë e kishim tërheqë”, polici Fahri Shala rrëfen se si u bë tërheqja e trupit të heroit Afrim Bunjaku

    “Ishim vra të gjithë, po prapë e kishim tërheqë”, polici Fahri Shala rrëfen se si u bë tërheqja e trupit të heroit Afrim Bunjaku

    Sot bëhet një muaj nga sulmi terrorist serb ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Radio Televizioni ATV ka realizuar një dokumentar ekskluziv të titulluar “Dritëhijet e 24 shtatorit” kushtuar kësaj ngjarje, përmes të cilit ka vënë në dritë detaje të padëgjuara deri më tani, përmes rrëfimit të policit Fahri Shala, i cili mori komandën në natën kritike pas rënies së rreshterit Afrim Bunjaku.

    Ai tregon se pas shpërthimit, kishin një përleshje të armatosur me terroristët, ku këta të fundit kishin përdorur artileri të rëndë.

    “Jam dalë mbrapa kamionit, dhe kom shti në drejtim të tyre, për me parandalu gjuajtjen e tyre. Ata kanë përdorë artileri të rëndë, që është përdorë kundër autoblindave. Ka pasë pushkomitrolez dhe armatim të rëndë. Prej kamionit të parë, menjëherë kam dalë në kamionin e dytë, sepse pati shumë të shtëna në drejtim timin. Edhe Kur dola mbrapa, e kam vërejt rreshterin. Nuk kam dashtë me ba asnjë veprim tjetër, veç me e tërheqë rreshterin. Nuk e kishim lënë kurrë. Kanë mujt me na vra edhe neve, po nuk e kishim lanë aty. Qëllimi kryesor ka qenë me u tërheq rreshteri. Pika e parë tu shpresu që po shpëton, por pika e dytë, edhe me e ditë që ka vdekë, e kishim tërheqë prapë. Ishim vra të gjithë, po prapë e kishim tërheqë”, rrëfen Shala.

    Ai zbulon se kishte bërë një plan për tërheqjen e trupit të rreshterit Afrim Bunjaku, pa i menduar pasojat

    “E kam ba një plan shumë të shpejtë për me mendu qysh me tërheqë dhe mos me pasë pasoja më të mëdha. Më ka shku në mendje me e thy ndriçimin publik. Aty ju kam thanë kolegëve me i gjuajtë (dritat) kush afër. i kemi thy të trija dritat, dhe është bë erresim si për neve, edhe pë rata (sulmuesit). Ata kanë vazhdu me na gjujtë, por nuk kanë mundur ta vërejnë ku po gjuajnë. Më nuk kanë mundur të na marrin në cak. Atëherë kam kërku nga kolegtët, vetura e NJRSH-së (Njësitit të Reagimit të Shpejt), që ka qenë afër tyre, distancë rreth 15 metra. Janë mundu me e ndezë atë veturë. Por ajo është goditë nga predhat, dhe nuk është ndezë dhe ka mbetur në mes të udhëkryqit. Atëherë, kolegu që është mundu me e ndezë veturën, ka njoftu që çelësat janë në veturën tjetër, dhe mundësh me shku me i marrë. Ka vrapu, i ka marrë. Unë e kam ba mbulimin me zjarr, derisa kolegët, e kanë vendosë (Afrimin) në veturë për me u nisë”, rrëfen Shala. /atvlive.tv

    Për më shumë detaje se çfarë ndodhi në orët e hershme të 24 shtatorit, ndiqni dokumentarin e plotë në videon e mëposhtme:

  • “Kur ka ndodhur shpërthimi, kanë fillu të shtënat nga të gjitha anët”, polici Fahri Shala rrëfen momentet e fundit të rënies së Afrim Bunjakut

    “Kur ka ndodhur shpërthimi, kanë fillu të shtënat nga të gjitha anët”, polici Fahri Shala rrëfen momentet e fundit të rënies së Afrim Bunjakut

    Sot bëhet një muaj nga sulmi terrorist serb ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Radio Televizioni ATV ka realizuar një dokumentar ekskluziv të titulluar “Dritëhijet e 24 shtatorit” kushtuar kësaj ngjarje, përmes të cilit ka vënë në dritë detaje të padëgjuara deri më tani, përmes rrëfimit të policit Fahri Shala, i cili mori komandën në natën kritike pas rënies së rreshterit Afrim Bunjaku.

    Shala, në rrëfimin e tij në këtë dokumentar tregon se si filloi beteja mes njësisë patrulluese dhe sulmuesve, ku për këta të fundit ende nuk dihej se sa ishin në numër dhe si ishin të organizuar.

    “Rreth orës 02:40 ishim në stacion në Zveçan. Përmes radiolidhjes zyrtare kemi kuptuar se një patrullë e Policisë kufitare ka vërëjtë se dy kamionë kanë blloku urën që të shpie për fshatin Banjskë. Me të marrë këtë informatë, rreshteri i ndjerë, na ka caktu 3 policë edhe ai vet i 4, për me shku me përcjellë gjendjen. Jemi pajisë me antiblumb, helmeta, armatime me tytë të gjatë. Kemi dalë në oborr, kemi diskutuar për gjendjen e sigurisë. Kemi vendosë me i marrë dy automjete. Rreshteri i ndjerë ka qenë në një veturë Tojota, dhe unë me një Shkodë me një koleg, dhe jemi nisë për Banjskë. Helmetat i morëm në duar, për t’i lënë në veturë. (Afrimi) Na i dha 30 sekonda për t’i vendosur e për të vazhduar…”, rrëfen Shala.

    Ai tregon se atë natë, derisa ishin duke patrulluar në këmbë, te udhëkryqi kur kanë dalë përballë kamionëve, ka ndodh një shpërthim i befasishëm, i përcjellë me të shtëna nga të gjitha anët.

    “Duke shku rrugës jemi afru te fshati Banjskë. Në distancë ndoshta mbi 100 metra, e kemi vërejt se shtëpitë e fshatit Banjskë në përgjithësi ishin pa ndriçim. Unë isha me veturën e parë, e kam ndalë rreth 150 metra larg barrikadës. Ndërsa Rreshteri (Afrim Bunjaku) është ndalë pranë meje. Kemi dalë kemi diskutu se diçka është e çuditshme, se është errësim dhe munet me pasë diçka. Sepse ne kemi patrullu shpeshherë në fshatin Banjskë. Por ajo gjendje s’ka qenë kurrë. Edhe kemi vazhdu me shku në këmbë drejt urës. I kemi lënë çelësat në njërën veturë për me qenë në gjendje gatishmërie edhe jemi nisë në këmbë. Kur kemi shku tek udhëkryqi, jemi taku me njësitin (patrollën kufitare), që ka ardhë nga Izvori. Kemi bisedu me ta. Me njërin prej kësaj njësie, kemi vazhdu me dalë përballë kamionëve. Me këqyrë mos ka diçka afër. Gjatë lëvizjes kemi diskutu që mos me i hapë dyert e kamionëve, se mos ka eksploziv që munet me na shkaktu pasoja. Pasi kemi dalë para kamionëve, gjatë bisedës, i njëjti ka thënë se e ka hapë derën e njërit kamion. Duke buzëqeshë i kam thënë se paske shpëtu. T’u bisedu qysh me e ba largimin e tyre, për një moment ka ndodhë shpërthim prapa kamionëve. Në momentin që ka ndodhë shpërthimi, në të njëjtën kohë ka fillu gjuajtja nga të gjitha anët. Atëherë kemi fillu duke ju përgjigjë me automatikët që i kishim. Duke lëvizë mbrapa, duke u mbrojte”, rrëfen Shala. /atvlive.tv

    Për më shumë detaje se çfarë ndodhi në orët e hershme të 24 shtatorit, ndiqni dokumentarin e plotë në videon e mëposhtme:

  • Banjska, një muaj pas sulmit

    Banjska, një muaj pas sulmit

    Përgatiti: Nora Luta

    Në mëngjesin e hershëm të 24 shtatorit, në këtë vend, në krye të detyrës u vra rreshteri Afrim Bunjaku e u plagos polici Alban Rashiti, pas të shtënave nga një grup personash të nacionalitetit serb. Ky grup më vonë nga institucionet e Kosovës u quajt terrorist.

    Një muaj pas sulmit edhe dy kamionët e vendosur në hyrje të fshatit, dyshimet pas të cilëve e sollën Policinë aty, janë larguar. Aty, megjithatë, vazhdon të qëndrojë Policia e Kosovës e banorët i janë kthyer normalitetit.

    Policia është e vendosur në disa pika në Banjskë.

    Autoritetet e Kosovës vazhdojnë të thonë se do të kërkojnë ekstradimin e Radojicicit por, ende nuk kanë ndërmarrë asgjë. E vetëm disa ditë pas sulmit, si pjesë e një aksioni të Policisë dhe Prokurorisë Speciale, pasuria e ish-nënkryetarit të Listës Serbe është sekuestruar, përfshirë vila milionëshe buzë liqenit të Ujmanit.

    Ndërkaq, gjatë këtij muaji Policia kreu edhe disa aksione të tjera nëpër komunat veriore, që ndërlidhen me sulmin duke paralajmëruar të tjera ditëve në vijim.

    Situata e sigurisë tani është e qetë, ndërkaq Policia thotë se banorët e Banjskës e kanë kuptuar se ndodhet aty për të kryer punën e saj. Po ashtu, një polic serb që kishte dhënë dorëheqje, tash është kthyer në detyrë.

    Gjatë shkëmbimit të zjarrit në Banjskë, u vranë edhe tre sulmues, kurse disa të tjerë që s’ia dolën të arratisen, u arrestuan.

    Një ditë pas sulmit u sekuestrua sasi e madhe e armatimit, e cila u ekspozua në kampin “Enver Zymeri”, bashkë me shumë dëshmi të tjera, nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ndër të tjera kishte thënë se Serbia gjatë këtij sulmi tentoi ta aneksonte veriun.

    Hetimet Prokuroria Speciale është duke i vazhduar, megjithatë të dhëna në këtë fazë nuk janë publikuar për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

    Tre të arrestuarve muajin e kaluar, Dushan Maksimoviç, Vladimir Toliç dhe Blagoje Spasojeviç, nën dyshimet për pjesëmarrje në sulm terrorist, e vrasjen e rreshterit Bunjaku, u është vazhduar masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore e Prishtinës edhe për dy muaj.

  • BE e konfirmon ftesën për Kurtin dhe Vuçiqin, thotë së ka një “propozim evropian” për Asociacionin

    BE e konfirmon ftesën për Kurtin dhe Vuçiqin, thotë së ka një “propozim evropian” për Asociacionin

    Përgatiti: Fatlum Jashari

    Bashkimi Evropian ka përgatitur një propozim-model evropian për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

    BE-ja, po ashtu, u ka bërë ftesë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për një takim në Bruksel në margjina të punimeve të Këshillit Evropian këtë javë.

    Propozime të ndryshme janë diskutuar – disa prej tyre në formë të shkruar – dhe këto diskutime do të vazhdojnë. Kjo përfshinë një propozim modern evropian për (statutin) e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ne presim veprim të shpejtë nga palët, që ato të dëshmojnë se janë të përkushtuara për vazhdimin e procesit të normalizimit – duke përmbushur obligimet respektive të dialogut nga Marrëveshja për rrugë drejt normalizimit, e po ashtu, marrëveshjet e kaluara pa asnjë parakusht ose vonesë. Liderët e Kosovës dhe Serbisë janë ftuar në takime në mbështetje të dialogut në margjina të takimit të Këshillit Evropian më vonë këtë javë”, tha për ATV-në zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano.

    Ky njoftim vjen tri ditë pas vizitës së pesë emisarëve euro-amerikanë në Prishtinë dhe Beograd.

    Pa dhënë detaje, mundësinë e takimit e konfirmoi presidenti i Serbisë.

    “Pres që brenda 2 apo 3 ditëve të ardhshme unë e Kurti të shkojmë serish në Bruksel. Është detyrë e jona që të ruajmë Serbinë nga shkelja e interesave tonë. Se çfarë do të jetë agjenda besoj do të jetë në kuadër të asaj që biseduam me Pesëshen, e për çka tani s’mund të flasë sepse marrëveshja ishte e atillë që asnjëra palë të mos deklarohet. Pas kësaj do të kemi më shumë informata dhe do ta dimë më mirë për çfarë bëhet fjalë. Ne do ta ruajmë Serbinë nga masat e mundshme dhe besoj se do t’ia dalim”, tha Vuçiq.

    Por, Qeveria e Kosovës, nuk konfirmoi nëse kryeminsitri Kurti do të shkojë në Bruksel.

    Në fundjavë, pesë emisarët prezantuan një plan të ri për rrugën përpara në dialog, përmbajtja e të cilit nuk është bërë ende publike.

    Të enjten dhe të premten, liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, në takimet e Këshillit, do të shqyrtojnë draft-konkluzionet për raportet Kosovë-Serbi.

    Mes tjerash, në draftin e përpiluar nga ministrat e jashtëm të BE-së dënohen sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës, kërkohet që përgjegjësit të vihen para drejtësisë dhe që “Serbia të bashkëpunojë plotësisht”.

    Në draft kërkohet shtensionim i plotë i gjendjes në veri, organizim i zgjedhjeve të reja dhe pjesëmarrje e aktive e komunitetit serb në to – ndërsa theksohet se dështimi për diçka të tillë do të përcillet me pasoja.

    Këshilli Evropian, po ashtu, shpreh keqardhje për, siç thuhet, mungesën e vullnetit nga të dyja palët për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe shtojcës së Ohrit.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në ATV, në videon e më poshtme:

  • Rozeta Hajdari shpallet fajtore për aksidentin

    Rozeta Hajdari shpallet fajtore për aksidentin

    Rozeta Hajdari është shpallur fajtore për aksidentin që e ka shkaktuar në Prishtinë, si pasojë e të cilit ishte lënduar një fëmijë.

    Kjo është konfirmuar nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Njoftimi i plotë:

    Prishtinë, 24 tetor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni i Kundërvajtjes në procedurën kundërvajtëse, ka vendosur lidhur me çështjen kundër të pandehurës R.H, për shkak të aksidentit në komunikacion të kundërvajtjes nga neni 53 paragrafi 1 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor e ndërlidhur me nenin 255 paragrafi 2 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, në bazë të nenit 55 paragrafi 2 dhe nenit 77, 86, 119, 124, 127 të Ligjit për Kundërvajtje, si dhe në bazë të nenit 289 paragrafi 1 pika 1.2 të Kodit Penal të Repulikës së Kosovës.

    Gjykata duke vendosur ne bazë të neneve 3,7,8,9,17 paragrafi 1 pika 1.2,1.5.31 dhe te nenit 35 të Ligjit për Kundërvajtje me nr.05/L-087, të pandehures R.H i shqipton dënim me gjobë në shumën prej dyqind euro (200) €, obligohet e pandehura që gjobën e shqiptuar të paguajë në afat prej 15 dite, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

    E pandehura R.H obligohet që të paguajë shumën prej njëqind (100) € për mendimin e ekspertit të komunikacionit, po ashtu obligohet të paguajë shumën prej nëntëqind (900)€ për super ekspertizë dhe për ekspertizë mjeko – ligjore të paguajë shumën prej 50 €. Nëse e pandehura nuk e kryen pagesën e gjobës në afatin e paraparë me ligj, si dhe shpenzimet e procedurës kundërvajtëse, në të kundërtën ekzekutimi do te bëhet sipas dispozitave të Ligjit të Procedurës Përmbarimore.

    Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pronësore – juridike udhëzohet në kontest civil.

    Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, Divizioni i Kundërvajtjes, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

  • Aksident i rëndë në Leshan të Pejës, të përfshirë KFOR-i

    Aksident i rëndë në Leshan të Pejës, të përfshirë KFOR-i

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Leshan të Pejës, ku janë përfshirë një automjet i KFOR-it dhe një kamioni.

    Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    “Për momentin kemi inofrmacion vetëm për aksidentin. Nuk kemi informata për gjendjen e të aksidentuarve”, tha ai.

    Në fotot e siguruara nga KosovaPress shihen pjesëtarë të KFOR-it të lënduar rëndë.

    Sipas zëdhënësit të policisë, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:18 minuta.

    Lajmi në përditësim.

  • Presidenti francez propozon bashkëpunim ndërkombëtar për të luftuar grupet terroriste

    Presidenti francez propozon bashkëpunim ndërkombëtar për të luftuar grupet terroriste

    Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi të martën një koalicion ndërkombëtar për të luftuar grupet terroriste me një model të ngjashëm me luftën kundër ISIS.

    Macron tha se Hamasi është i krahasueshëm me ISIS-in dhe Al Kaeda-në “në veprim dhe qëllim”. Duke folur së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ai dënoi “urrejtjen e pastër” dhe “dhunën e pastër” të sulmeve të 7 tetorit ndaj Izraelit, raporton CNN.

    “Lufta [kundër grupeve terroriste] duhet të jetë pa mëshirë, por jo pa rregulla,” tha ai, duke bërë thirrje për akses humanitar dhe energji elektrike për popullsinë civile të kapur në luftime, pa një ndihmë të tillë për grupet terroriste.

    Presidenti francez theksoi se veprimet e Hamasit “kalojnë përtej çdo kuptimi”, duke shënuar “një faqe të zezë në historinë tonë”.

    Duke shprehur ngushëllimet e Francës ndaj Izraelit për sulmet, ai tha: “Dy vendet tona janë bashkuar nga e njëjta pikëllim”.

    Të paktën 30 qytetarë francezë u vranë në sulmet e Hamasit dhe nëntë qytetarë francezë janë “të zhdukur ose të mbajtur peng”, tha ai.

    Macron kërkoi që kauza palestineze të dëgjohet “me arsye”, duke shtuar se “kushti i parë” i një shteti palestinez në paqe dhe siguri duhet të jetë pranimi i ekzistencës dhe sigurisë së Izraelit.

    Macron tha se do të vizitojë Ramallahun në Bregun Perëndimor gjatë ditës së sotme.

     

  • “Më të forta se frika” – gratë mblidhen në Prishtinë në mbështetje të të prekurave me kancerin e gjirit

    “Më të forta se frika” – gratë mblidhen në Prishtinë në mbështetje të të prekurave me kancerin e gjirit

    Organizata “Have Hope Kosova” për nder të muajit të ndergjegjësimit për kancerin e gjirit ka mbajtur aktivitet para Teatri Kombëtar në Prishtinë me moton “Më të forta se frika”, raporton Ekonomia Online.

    Arnisa Osmani themeluese e “Have Hope Kosova”, tha se duhet të bëhen të bëhet më shumë në mënyrë që të vetëdijesohen gratë që të bëjnë kontrolle më të shpeshta.

    “Organizimi dhe aktiviteti i ditës së sotme ka të bëjë me vetëdijësimin, përveç kësaj për me u bë mamografia që e dëgjojmë çdo vit këtë gjë. Unë e potencojë si një e mbijetuar përveç mamografisë që e bëjnë për herë të parë edhe të mbijetuarat të shkojnë edhe të kontrollohen jo pas një viti po çdo  6 muaj ashtu siç e bëjë edhe unë për atë edhe jam aty ku jam”.

    Osmani falënderoi institucionet që po e mbështesin këtë organizatë.

    “Prej institucioneve shtetërore prej Onkologjisë së pari prej shoqatës së Onkologëve, Odës së infermierëve prej Ministrisë së Punëve të Brendshme i falënderojë shumë për zyrën që na kanë dhënë që një vit jemi me zyrë, nuk kemi ndonjë mbështetje tjetër përveç kompanive të ndryshme”.

    Ish-deputetja e PDK-së Besa Ismaili, tha se shteti duhet t’i bëjë obligative kontrollet e grave dhe se shtrirja e shërbimeve shëndetësore duhet të jetë më e madhe.

    Ish-deputetja e PDK-së Besa Ismaili, tha se shteti duhet t’i bëjë obligative kontrollet e grave dhe se shtrirja e shërbimeve shëndetësore duhet të jetë më e madhe. Ismaili u bëri thirrje komunave që të ndajnë buxhet që këtyre grave të i’u mundësohen kontrolle.

    “Në fakt jam munduar t’i mbështes të gjitha iniciativat që kanë ardh në shoqërinë tonë dhe që për synim kanë pasur vetëdijesimin. Unë  mendoj që janë disa punë të cilat nuk i kemi quar deri në fund. Duhet që ta bëjnë obligative kontrollet e grave dhe shtrirja e shërbimeve shëndetësore në Kosovë të jetë pa diskriminim  dhe  e përhapur në çdo vend “.

    “Ideja ime ka qenë që vetëdijesimi si ky që po e bëjmë sot të shkoj edhe në nivel tjetër që edhe Komunat të ndajnë një buxhet të caktuar që këto gra këtyre grave të ju mundësohet këto kontrolle. Nuk mendoj se është shumë e kushtueshme për çdo komunë që së paku një herë në muaj një autobusë ta paguaj ta sjellë në Prishtinë ose që të tjerët të i mundësojnë këto shërbime në komunat e veta”.

    Ish-deputetja e PDK-së Besa Ismaili, tha se shteti duhet t’i bëjë obligative kontrollet e grave dhe se shtrirja e shërbimeve shëndetësore duhet të jetë më e madhe. Ismaili u bëri thirrje komunave që të ndajnë buxhet që këtyre grave të i’u mundësohen kontrolle.

    “Në fakt jam munduar t’i mbështes të gjitha iniciativat që kanë ardh në shoqërinë tonë dhe që për synim kanë pasur vetëdijesimin. Unë  mendoj që janë disa punë të cilat nuk i kemi quar deri në fund. Duhet që ta bëjnë obligative kontrollet e grave dhe shtrirja e shërbimeve shëndetësore në Kosovë të jetë pa diskriminim  dhe  e përhapur në çdo vend”.

    “Ideja ime ka qenë që vetëdijesimi si ky që po e bëjmë sot të shkoj edhe në nivel tjetër që edhe Komunat të ndajnë një buxhet të caktuar që këto gra këtyre grave të ju mundësohet këto kontrolle. Nuk mendoj se është shumë e kushtueshme për çdo komunë që së paku një herë në muaj një autobusë ta paguaj ta sjellë në Prishtinë ose që të tjerët të i mundësojnë këto shërbime në komunat e veta”.

    Ndërsa aktorja Anisa Ismaili, tha se të gjitha duhet të jenë afër këtyre grave. Sipas saj, në këtë aktivitet do të duhet të ishin prezentë edhe më shumë persona, raporton EO.

    “Natyrisht këto lloj organizimesh gjithë ne jo vetëm gratë po edhe gratë dhe burrat duhet të jemi afër personave që kanë kaluar këtë sfidë e që ende e kalojnë. Atje shihni shumë gra të cilat disa e kanë mbijetuar po disa janë me kancer. Më vjen keq që nuk ka shumë njerëz do të duhet të ishin edhe më shumë edhe pse Anisa ka bërë edhe thirrje publike që të na bashkëngjiten edhe thjesht ta ndiejmë edhe në lëkurën tonë si është me pas këtë lloj sëmundje”.

    Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.

  • 12 shtetas britanikë të vrarë dhe pesë të zhdukur nga sulmet e Hamasit

    12 shtetas britanikë të vrarë dhe pesë të zhdukur nga sulmet e Hamasit

    Të paktën 12 shtetas britanikë u vranë pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, tha të martën një zëdhënës i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak.

    “Ne mund të konfirmojmë se të paktën 12 shtetas britanikë u vranë tragjikisht në sulmet terroriste të javës së kaluar”, tha zëdhënësi, duke shtuar se pesë britanikë ishin ende të zhdukur, shkruan CNN.

    Por ai “nuk mund të ishte më specifik” për numrin e shtetasve të Mbretërisë së Bashkuar që qeveria beson se mund të janë kapur nga Hamasi.

  • Abdixhiku: Minxhozi po largohet si një personalitet që la shenja të mira bashkëpunimi

    Abdixhiku: Minxhozi po largohet si një personalitet që la shenja të mira bashkëpunimi

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

    Sipas Abdixhikut, ambasadori Minxhozi po largohet si një personalitet që la shenja të mira bashkëpunimi.

    Pas 9 viteve shërbim, ambasadori Minxhozi po largohet si një personalitet që la shenja të mira bashkëpunimi, si një njeri që përkundër sfidave jo fort të zakonshme politike, mbajti politikën shqiptare në përfaqësim të denjë, të matur e me plot ekselencë. Për këtë dhe shërbimin e dhënë, i dhurova një Helmetë Ilire. Rrugëtim të mbarë ambasador. Paç gjithherë kujtime të mira për Kosovën”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.