ATV

Category: Lajme

  • Fli e turshi në ambasadën amerikane, Hovenier ndan fotografi nga “Darka e Lamës”

    Fli e turshi në ambasadën amerikane, Hovenier ndan fotografi nga “Darka e Lamës”

    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka treguar se bashkë me stafin e ambasadës kanë shijuar flinë, turshitë dhe ushqime të tjera tradicionale kosovare në një darkë speciale diku ne hapësirat e Ambasadës.

    Hovenier shkruan se “Darka e Lamës”, është ngjarje e rëndësishme kulturore që feston frytet e punës së palodhur dhe se është kujtesë e madhe e pasurisë dhe diversitetit që ka Kosova për të ofruar.

    “Komuniteti ynë i Ambasadës shijoi flija të shijshme dhe ushqime të tjera tradicionale në një darkë speciale të korrjes/Darka e Lamës në hyrjen tonë. Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore që feston frytet e punës së palodhur është gjithashtu një kujtesë e madhe e pasurisë dhe diversitetit që Kosova ka për të ofruar”, ka shkruar Hovenier.

  • Dëshmon Ivaniseviq, jep pretendime se ishte ndaluar nga UÇK-ja

    Dëshmon Ivaniseviq, jep pretendime se ishte ndaluar nga UÇK-ja

    Dragan Ivaniseviq, ka dhënë sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Ai u pyet nga prokurori rreth zhdukjes së Gjuriq Nebojsha dhe Petro Markoviq, ai ka dhënë disa pretendime, se ishin ndaluar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

    Ivaniseviq po merrej në pyetje rreth një dokumenti, listë e personave të zhdukur në luftë në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

    Madje ai ka pranuar se të njëjtin, Nebojsha dhe Markoviq, ishin parë në Fushë Kosovë.

  • Sulmohet Policia e Kosovës në Leposaviq, sulmuesi kishte në veturë 11 emigrantë

    Sulmohet Policia e Kosovës në Leposaviq, sulmuesi kishte në veturë 11 emigrantë

    Policia e Kosovës është sulmuar dje në Leposaviq nga një person që dyshohet se po i bartte 11 emigrantë.

    Sipas policisë, pas ndalesës, ai ka ikur vrullshëm nga Policia duke rrezikuar kështu jetën e zyrtarëve. Kështu për të ndalur sulmin, policia ka shtënë në drejtim të të dyshuarit.

    “Në vendin e ngjarjes si prova materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar 11 gëzhoja, ndërsa rasti është në procedurë hetimore nga të gjitha njësitet relevante”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Ndërkohë, zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, ka thënë se personat të cilët kanë tentuar të godasin me veturë zyrtarët policorë, janë në kërkim pasi ende nuk janë arrestuar, ndërsa 10 emigrantë janë dërguar në stacionin e Policisë për hetime të mëtutjeshme.

  • Ambasadori amerikan: Asociacioni s’do të ketë kompetenca ekzekutive, në përputhje me Kushtetutën

    Ambasadori amerikan: Asociacioni s’do të ketë kompetenca ekzekutive, në përputhje me Kushtetutën

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeffrey Hovenier, tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, raporton Ekonomia Online.

    Hovenier tha se draft-statuti i Asociacionit që diplomatët euro-amerikanë ia kanë prezantuar kryeministrit Albin Kurti duhet ta respektojë plotësisht Kushtetutën e Kosovës

    Madje sipas tij, qëndrimi i ShBA-së është që Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën.

    ““Draft-statuti është prezantuar nga Bashkimi Evropian me prezentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është konsideruar që është në respektim të plotë më Kushtetutën e Kosovës. Qëndrimi ynë është që duhet të jetë konsistent me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të kërkohet ndryshmi i Kushtetutës, nuk do të ketë autoritet ekzekutiv. Ne besojmë se ky draft-statut i përmbush të gjitha këto kritere. Si e tha Kurti të premten, një pikë duhet të shkojë në Gjykatë që të merret vendimi”.

    “Kryeministri e ka pranuar. Është trik impresim të flasin ata që nuk e kanë parë draftin. Duhet të formohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, entiteti që mund të vlerësojë këtë është Gjykata Kushtetuese dhe siç ka thënë kryeministri ka një klauzolë që e mundëson një gjë të tillë”.

    Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar “pakrahasimisht më të avancuar” draftin për Asociacionin të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sesa marrëveshjet e mëhershme. Megjithatë, ka shtuar se kjo s’do të thotë që Kosova është e kënaqur me përmbajtjen e draftit.

  • Gjenden mbetje mortore në Prekaz

    Gjenden mbetje mortore në Prekaz

    Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se kanë hasur në mbetje mortore/eshtrat, potencialisht të personave të zhdukur, në Prekaz, Skenderaj.

    “Pas gërmimeve në lokacionin Arbanë, Prizren, sot gjatë ditës, ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë vazhduar gërmimet edhe në lokacionin e varrezave në fshatin Prekaz, Skenderaj”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qeveritar.

  • Rritet numri i përdoruesve të drogave në Kosovë, dominon mosha e re

    Rritet numri i përdoruesve të drogave në Kosovë, dominon mosha e re

    Numri i përdoruesve të drogave në Kosovë është rritur në gjashtëmujorin e vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Deri në qershor të këtij viti, rreth 89 persona narkotikë janë trajtuar në Klinikën e Psikiatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ndërkaq, sipas qendrës “Labyrinth” janë rreth mbi 40 mijë përdorues të drogave, ku dominon gjinia mashkullore dhe moshat e reja. Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme thotë se është në prag të finalizimit të Strategjisë së re Shtetërore Kundër Narkotikëve 2023-2028.

    Drejtori i Klinikës Psikiatrike, Faton Kutllovci për KosovaPress thotë se ky vit ka shënuar një rritje në të gjitha çrregullimet psikike, derisa shtoi se në repartin e sëmundjeve të varësisë kryejnë vetëm detoksifikimin.

    Në këtë rast, detoksifikimi është procesi i pastrimit të trupit nga droga ose alkooli që një individ ka konsumuar, derisa qëllimi është të menaxhojë në mënyrë të sigurt simptomat e varësisë kur dikush ndalon marrjen e drogës ose alkoolit.

    “Viti 2023 ka shënuar një rritje në përgjithësi në të gjitha çrregullimet psikike, duke iu referuar kërkesave për trajtim në Klinikën e Psikiatrisë, qofshin ato ambulatore por edhe spitalore…Për vitin 2023 në gjashtë mujorin e parë kanë qenë 89 veta, që nëse ndajmë ose përgjysmojmë numrin e përgjithshëm të vitit 2022, kur kanë qenë 148, i bie që kanë shënuar rritje numri i personave që kanë kërkuar trajtim për shkak të abuzimit me substanca psiko aktive në Klinikën e Psikiatrisë, në ndërkohë që ne kemi edhe shërbimin për metadon. Në Klinikën e Psikiatrisë ne kryejmë në repartin e sëmundjeve të varësisë vetëm detoksifikimin, nuk kemi edhe protokole por edhe mundësi trajtimit për shkak të mungesës së hapësirave.Moshat më të prekura janë periudha prej moshës, dikur ka qenë prej 13-18 vjeç, tani ka rënë prej moshës 10 deri 18 vjeçare”, tha Kutllovci.

    Kutllovci thotë se ka rënë në sy rritja e numrit të gjinisë femërore që abuzojnë me droga të ndryshme. Ai shton se Klinika e Psikiatrisë është në mungesë të dy psikiatërve që do të angazhoheshin në Repartin e Urgjencës Psikiatrike, derisa potencon se ka nevojë edhe për rritje të numrit të infermierëve.

    Ndër të tjera, Kutllovci thotë se për herë të parë në Kosovë do të funksionalizohet reparti me shtretër për fëmije dhe adoleshentë, që sipas tij pritet të përfundoj në muajin nëntor.

    Ndërkaq, drejtori i Qendrës Specialistike Psikiatrike “Labyrinth”, Safet Blakaj për KosovaPress thotë se janë rreth 40 mijë përdorues të drogave, derisa potencon se rreth 10 mijë prej tyre janë përdorues problematik të drogave.

    “Në Kosovë, ne në Labirint mendojmë që janë rreth 40 mijë përdorues të drogave. Rreth 10 mijë prej tyre janë përdorues problematik të drogave. Definicioni i përdoruesve problematik të drogave është për ata persona që përdorin drogë dhe si pasojë e përdorimit të drogës, iu shkaktohen varshmëri si fizike si psiqike.Numri është gjithmonë më i madh i atyre që nuk kërkojnë shërbime mjekësore. Deri më tani janë 2700 e pak persona të regjistruar në bazën tonë…Që të gjithë janë përdorues problematik…Kërkesat e tyre janë të shpeshta që të mos regjistrohen. Marihuana është që më ë shumti përdoret në Kosovë, pastaj vjen kokaina menjëherë pas saj. Në këtë rast numri është në shpejtësi duke u rritur. Brenda tri viteve të fundit është rritur dukshëm, numri i përdoruesve të kokainës”, tha Blakaj.

    Blakaj potencon se kokaina është droga më e shtrenjtë, ku grami i saj shkon deri në 80 euro. Ai shton se heroina është rreth 35 euro për gram, ndërsa sipas tij drogat e tjera janë më të lira.

    Terapisti, Safet Blakaj vuri në theks se është shumë e nevojshme një strategji e re me një program gjithëpërfshirës kombëtar, për parandalimin e përdorimit të drogave.

    Lidhur me këtë, Ministria e Punëve të Brendshme thotë se është në prag të finalizimit të Strategjisë së re Shtetërore Kundër Narkotikëve 2023-2028.

    Përmes një përgjigje me shkrim, MPB-ja njofton se kjo strategji do të jetë e standardizuar me strategjinë e Bashkimit Evropian ( BE) duke ju përshtatur nevojave të vendit tonë dhe është strategjia e katërt me radhë.

    “Ministria e Punëve të Brendshme është në prag të finalizimit të Strategjisë së re Shtetërore Kundër Narkotikëve 2023-2028. Kjo strategji do të jetë e standardizuar me strategjinë e Bashkimit Evropian ( BE) duke ju përshtatur nevojave të vendit tonë dhe është strategjia e katërt me radhë. Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka qenë e angazhuar në veprimet e parandalimit, hetimit, përgjimit dhe arrestimit të personave që kryejnë të gjitha format e veprave penale që lidhen me substanca narkotike (drogave). Përgjatë territorit të Republikës së Kosovës, Drejtoria e Drogës ka qenë e vetmja drejtori përgjegjëse për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e substancave narkotike dhe po ashtu në luftën kundër grupeve kriminale”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

    Ndërkaq, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë arrestuar 102 përdorues të drogës, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë arrestuar 228 persona për këtë vepër.

  • Fillon dëshminë serbi Dragan Ivaniseviq në çështjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Fillon dëshminë serbi Dragan Ivaniseviq në çështjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i 34-të, Dragan Ivaniseviq me kodin (W04043) në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Dëshmitari i 34-të është dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të cilin ka filluar ta marrë në pyetje kjo e fundit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari do të zgjasë tërë ditën.

    Sipas trupit gjykues, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka paraparë 1 orë kohë për t’a marrë në pyetje këtë dëshmitar, mbrojtja e të akuzuarve ka paraparë dy orë e gjysmë, ndërsa mbrojtja e viktimave nuk do të parashtrojë pyetje.

    Disa deklarata të dëshmitarit, të dhëna pranë ZPS-së u pranuan si prova materiale të cilat u klasifikuan si publike.

    Seanca e sotme në çështjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve është duke vazhduar herë pas herë me mungesë të përkthimit në gjuhën shqipe.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi

  • Presidentja Osmani do të marrë pjesë në varrimin e Ahtisaarit

    Presidentja Osmani do të marrë pjesë në varrimin e Ahtisaarit

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Finlandë.

    “Me ftesë të qeverisë finlandeze, Presidentja Osmani krahas krerëve shtetëror nga vende të tjera të botës do të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të Finlandës dhe kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari.

    Në delegacionin shtetëror të Presidentes do të jetë edhe ish-Presidenti Fatmir Sejdiu” ka bërë të ditur Presidenca.

    Funerali i presidentit Ahtisaarit do të mbahet më 10 nëntor.

    Ahtisaari ka qenë i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i ngarkuar për organizimin e negociatave të procesit të statusit të Kosovës. Mbi planin që ai hartoi, u shpall edhe pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008.

  • Hovenier thërret konferencë për media, deklarohet për draftin e Asociacionit

    Hovenier thërret konferencë për media, deklarohet për draftin e Asociacionit

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, do të flasë sot në një konferencë për media në orën 10:20 mbi draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Njoftimi për konferencë ka ardhur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

    Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, po mbahet i fshehtë nga publiku.

    Ky draft-statut iu prezantua Kosovës dhe Serbisë më 21 tetor nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE), Shteteve të Bashkuara (SHBA), Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

    Më pas, dy palët deklaruan se dokumenti ishte “i pranueshëm” për to, por hollësitë rreth përmbajtjes së tij nuk janë bërë të ditura ende.

    Kurti dhe Vuçiqi e kanë arsyetuar ruajtjen e fshehtësisë së përmbajtjes së këtij dokumenti duke thënë se një gjë e tillë u është kërkuar nga pesë emisarët perëndimorë.

  • Firmat serbe e furnizojnë Rusinë me mallra të sanksionuara teknologjike

    Firmat serbe e furnizojnë Rusinë me mallra të sanksionuara teknologjike

    Kompanitë serbe janë duke eksportuar mallra të dypërdorshme në Rusi, të cilat janë cak i sanksioneve të Perëndimit për shkak se përdoren në armatimin rus në Ukrainë –përkundër zotimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se vendi i tij nuk do të shërbejë si përçues i anashkalimit të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara (SHBA) dhe Bashkimit Evropian (BE).

    Mallrat e dypërdorshme mund të përdoren si për qëllime ushtarake, ashtu edhe për qëllime civile.

    Në mesin e atyre që kanë pranuar mallra të tilla nga Serbia në Rusi është edhe furnizuesi i Teknologjisë Informative i cili u godit nga sanksionet amerikane në shtator. Kjo u shpjegua nga Uashingtoni si një përpjekje për ta privuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, nga “pajisjet, teknologjia dhe shërbimet për të cilat ai ka nevojë për ta kryer luftën e tij barbare në Ukrainë”, ka gjetur një hulumtim i REL-it, transmeton KosovaPress.

    Të dhënat doganore nga baza e të dhënave e tregtisë ndërkombëtare, të analizuara nga REL-i, tregojnë se kompanitë serbe kanë dërguar mallra të sanksionuara të dypërdorshme në Rusi prej se Putini e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

    Dërgesat e analizuara nga reporterët përfshijnë llojet e elektronikëve dhe pajisjeve të tjera të kategorizuara si të “prioritetit të lartë” nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, për shkak të përdorimit të tyre në armatimin rus që është gjetur në fushëbetejat ukrainase.